Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Selia e PS-së pushtohet nga “hallexhinjtë” që kërkojnë punë

    Punësimet, selia e PS-së pushtohet nga “hallexhinjtë”

    Majko i mirëpret militantët, ministrat mungojnë në mbledhje grupi

    Emri:  militantet-te-ps-320x240.jpg

Shikime: 1731

Madhësia:  23.2 KB

    Mbledhja - Dy deputetët që janë parë në ambientet e selisë rozë ishin Arben Ndoka dhe Anduel Xhindi, më pas kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi
    Majko - Deputeti i Tiranës, Pandeli Majko, ishte deputeti që pritej të takohej nga shumica e militantëve të majtë, i cili nuk iu shmang asnjërit deri sa u largua nga selia
    Shkodrania - Pjesë e ndalesave nga militantët këtë herë u bë edhe vetë Kryeministri, i cili dëgjoi për pak çaste shqetësimin e një qytetareje nga Shkodra
    Zhurmat - Nuk munguan as tonet e larta mes militantëve dhe punonjësve të selisë rozë për bllokimin që ata i bënë derës kryesore të selisë nga ky hyjnë të majtët
    Qarqet - Mbledhja me deputetët e grupit të majtë zgjati rreth 30 minuta, ndërsa ajo me deputetët e Qarkut të Durrësit zgjati rreth një orë
    Peza - Me ardhjen e deputetit Dashamir Peza, militantët nuk ngurruan që të thonë me njëri-tjetrin “erdhi çuni i Bab Myslymit”

    ARTEMISA HOXHA

    MAjko me militantet Është kthyer në traditë tashmë që kush kërkon punë, çdo të hënë të shkojë para selisë së Partisë Socialiste dhe të presë të takojë ndonjë deputet apo ministër socialist para se ata të hynë në mbledhjen e grupit apo dhe në përfundim të tij. Kështu ndodhi edhe dje në selinë rozë. Edhe pse nuk munguan dyndjet e militantëve të majtë, të cilët ndryshe nga çdo herë më parë, ku në këtë seli nuk kanë munguar që nga ardhja e PS-së në qeveri, dje ka pasur përplasje dhe replika të ashpra mes tyre dhe punonjësve të selisë rozë. Drejtoheshin pranë çdo deputeti me dosje në duar e letra pune duke mbajtur dhe teserat e partisë për të vërtetuar që ishin të majtë dhe kishin kontribuuar në parti. Por jo të gjithë deputetët dhe ministrat u treguan të gatshëm për të ndaluar dhe për të dëgjuar hallet e një pjese të popullit. Ai që mezi pritej nga të gjithë, kjo edhe për shkak të dashamirësisë së tij me çdo kënd që e ndalon përpara selisë, ishte deputeti i Qarkut Tiranë, Pandeli Majko. Si ndër të vetmit, që para mbledhjes së grupit, por edhe pas tij, nuk ngurronte të dëgjonte çdo qytetar në lidhje me ankesat e tyre, madje edhe kur komisionerëve të majtë të partisë në zgjedhjet e shkuara i kërkonin punë. Kërkesat ishin të ndryshme, ku dominonin ato për një vend pune. Këtë herë, pjesë e shqetësimeve të elektoratit të majtë u bë edhe vetë Kryeministri, i cili në dalje të selisë u ndalua nga një zonjë shkodrane. “Zoti Kryeministër, jam ende pa shtëpi. Kam tre vjet që më është djegur, çfarë do të bëhet me mua? Ku do të jetoj unë në Shkodër pa shtëpi?” – ishin thirrjet e zonjës shkodrane, e cila kishte marrë rrugën si çdo të hënë për të takuar Ramën apo deputetë të qarkut në lidhje me shqetësimin për djegien e shtëpisë. Pjesë e ndalesave të pakta në radhët e deputetëve të majtë, ishte dhe deputetja e Qarkut të Korçës, Olta Xhaçka, e cila, edhe pse shtatzënë, nuk ngurroi që të dëgjojë ankesat e qytetarëve korçarë. Por zhurma e madhe që u krijua nga militantët e majtë, të cilët nuk largoheshin nga selia pa takuar ata pak deputetë dhe ministra që ishin në takim me Ramën, u bë edhe shkak për shtyrjen e konferencës për shtyp të deputetit Ervin Bushati, i cili reagoi në lidhje me aksionin e INUK-ut në Tiranë dhe akuzave të opozitës për prishjen e ndërtimeve që kanë zënë hapësirat publike. Por nuk munguan as batutat, ku me ardhjen e deputetit të Tiranës, Dashamir Peza, militantët nuk ngurruan që të thonë me njëri-tjetrin “erdhi çuni i Bab Myslymit”. Takimit me militantët e majtë dje i “shpëtoi” ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, i cili nuk u pa të merrte pjesë në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar, teksa mbledhja e një jave më parë ishte në fokus të pritjeve nga ana e militantëve të majtë.

    Mbledhja me deputetët e Durrësit

    Zgjati vetëm 30 minuta mbledhja mes kreut të PS-së, Edi Rama, me deputetët dhe ministrat e majtë, mbledhje të cilën nuk e drejtonte që prej tri javësh. Menjëherë pas mbledhjes me dyer të mbyllura, ku u ra dakord për propozimin e dy kandidaturave për anëtarë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Kryeministri Rama, së bashku me ministrat, si dhe nënkryetarin e grupit parlamentar të majtë, deputetin Taulant Balla, janë takuar me deputetët e Qarkut të Durrësit. Në takim, përveç një pjesë të ministrave, siç ishte Sajmir Tahiri, Eglantina Gjermeni, Bledi Çuçi, Lindita Nikolla, Milena Harito, Emonela Felaj apo dhe numri dy i qeverisë, Niko Peleshi, ishin dhe deputetët e Qarkut të Durrësit, Blendi Klosi njëherësh dhe sekretari organizativ në PS, si dhe deputetët Klodiana Spahiu, Esmeralda Shkjau dhe Gentian Bejko. Takimi me deputetët e Durrësit, që zgjati rreth një orë, mësohet të jetë fokusuar në dëgjesat e kreut të qeverisë për shqetësimet e transmetuara të elektoratit të majtë durrsak te deputetët që i përfaqësojnë në Kuvend. Mbeten ende të larta kërkesat, sipas tyre, për militantë që duan të punësohen. Por pjesë e diskutimit të djeshëm ishin pikërisht edhe përgatitjet zgjedhore të degëve të partisë në këtë qark në lidhje me zgjedhjet e ardhshme vendore. Këto takime me kreun e qeverisë dhe deputetët e çdo qarku, do të jenë edhe në mbledhjet e ardhshme, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar. Ndërkohë që pas përfundimit të mbledhjes së grupit është parë që deputeti i parë që u largua nga mbledhja ishte Arben Noka, i cili është parë dhe ndër deputetët e parë bashkë me Anduel Xhindin dhe Gentian Bejkon në ambientet para selisë para se të niste mbledhja e grupit.

    Shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 31-10-2014 më 13:10
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Selia e PS-së pushtohet nga “hallexhinjtë” që kërkojnë punë

    cne qe shqetesohet nje Demokrat APO si rri bitha
    JO SEKS PARA MARTESE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •