Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 48
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Po kërkohet “Jugosllavia e re”?


  2. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Po kërkohet “Jugosllavia e re”?

    Tradhëtia e fundit e Sali Berishës, firmosi në fshehtësi traktatin për krijimin e Jugosllavisë së re, Shqipëria republikë e 6 -





    Pak javë para largimit nga pushteti, Sali Berisha ka konsumuar skandalin dhe tradhëtinë më të rëndë kombëtare, skandal i cili për nga përmasat e tejkalon shitjen e Shën Naumit nga Zogu, shitjen e Shkodrës nga Esat Pashë Toptani dhe shitjen e detit Greqisë. Bëhet fjalë për ringjalljen e Jugosllavisë famëkeqe dhe kalimin e Shqipërisë si pjesë e saj. Në një takim sekret në Malin e Zi, të mbajtur në 16 korrik në Përzhno, Sali Berisha ka pranuar hyrjen e Shqipërisë në Federatën e Jugosllavisë së re. Ideja ogurzezë është gatuar në Beograd, por është hedhur për diskutim nga ministri i Jashtëm malazez, Igor Lukshiç, i cili ka propozuar formimin dhe ngritjen e një "Unioni Ballkanikoperëndimor", i ngjashëm me Federatën Jugosllave në vitin 1991. Pjesë e Federatës do të jenë Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova dhe Serbia. Kjo e fundit, pritet të jetë koka e federatës së re, siç ishte edhe e federatës së vjetër, e cila u shkatërrua nga luftëra të përgjakshme. Serbia kërkon të ketë një rol kyç në këtë federatë, siç edhe e ka pasur më parë. Ndërkaq, Sali Berisha, në mënyrë të fshehtë dhe pa asnjë shpjegim mbi përmbajtjen dhe parashikimet e nismës, ka dërguar një përfaqësues të Ministrisë së Jashtme në takimin e Malit të Zi, duke shprehur pëlqimin zyrtar për ta bërë Shqipërinë pjesë të Federatës së re Jugosllave. Në këtë kuadër, Berisha ka çuar më përpara marrëveshjen e Enver Hoxhës me Titon, në vitin 1946, marrëveshje e cila e bënte Shqipërinë të varur nga Jugosllavia, madje republikë të re të saj. Dihet tashmë nisma e Enver Hoxhës për të njësuar dinarin me lekun shqiptar. Ndërkaq, Berisha ka pasur edhe një strategji të qartë për ta kthyer Shqipërinë në Republikë të gjashtë të Jugosllavisë. Pas takimit në nivel drejtorësh, Berisha kishte planifikuar që të firmoste kalimin e Shqipërisë nën ombrellën e Jugosllavisë së re, duke shfrytëzuar punimet e Asamblesë së OKB në Nju Jork. Gjithçka do të kryhej në fshehtësi ashtu siç edhe u veprua me marrëveshjen e detit. Por, për fat të mirë, projekti i Berishës u rrëzua në zgjedhjet e 23 Qershorit, nga 1 milionë shuplaka të qytetarëve shqiptarë

    Projekti i rrezikshëm

    Projekti parashikon edhe ngritjen e një parlamenti të përbashkët, ku çdo vend do të përfaqësohet me nga 10 deputetë. Ky parlament do të marrë vendime, të cilat prekin të gjitha vendet e federatës së re. Skandali është i paprecedentë, pasi asnjë nga vendet në fjalë nuk është vend anëtar i NATO dhe i BE. Ndërkaq, Shqipëria është vend anëtar i NATO dhe ashtu si Kosova aderon të bëhet vend anëtar i BE. Federata në fjalë është një lojë e Beogradit dhe e Rusisë, si sfidë ndaj NATO dhe Bashkimit Evropian. Projekti është minues për të ardhmen e Shqipërisë, pasi nostalgjikët e Millosheviçit dhe Jugosllavisë po tentojnë të tërheqin në vallen e tyre edhe Shqipërinë dhe Kosovën, të cilat aleate kryesore kanë SHBA-BE dhe jo Serbinë me manovrat e saj për të ngjallur kohën e Millosheviçit. Por shpresat për përmbysjen e këtij plani nuk janë të vogla. Marrëveshja nuk është konkretizuar në formën përfundimtare dhe vula e fundit është në dorën e Edi Ramës dhe Hashim Thaçit. Takimi i radhës do të mbahet në fund të këtij muaji.

    Konfirmimi

    Gjithçka konfirmohet nga gazeta malazeze “DAN”, e cila pohon se takimi i radhës pritet në fund të shtatorit. Duke iu referuar një informacioni të Ministrisë së Jashtme dhe të Integrimit Europian të Malit të Zi, gazeta malazeze jep detaje rreth projektit. Ndërkaq, akoma pa dhënë një informacion të saktë se çfarë synon dhe sa mundësi konkrete ka që të realizohet nisma për krijimin e një "Unioni Ballkanikoperëndimor", Podgorica ka arritur të bindë kryeqytetet kandidate për një takim të posaçëm të udhëheqësve të gjashtë vendeve në Nju Jork, ku ata ndodhen në kuadrin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

    20 pikat e marrëveshjes së fshehtë

    1. Parlament i përbashkët me qendër në Serbi
    2. Çdo vend anëtar përfaqësohet me nga 10 deputetë
    3. Polici të përbashkët ballanike
    4. Politika të përbashkëta ekonomike
    5. Koordinim në sistemet arsimore të edukimit
    6. Luftë e përbashkët ndaj korrupsionit
    7. Luftë e përbashkët ndaj krimit të organizuar
    8. Qendër rajonale të luftës kundër korrupsionit
    9. Unioni u projektua si vazhdim i arsyeshëm i Forumit Parlamentar të Cetinës.
    10. Konsolidim të Iniciativës Rajonale për Migracionin
    11. Zbutje e efekteve negative të krizës ekonomike
    12. Plan për ruajtjen e tregut rajonal
    13. Financim i projekteve me interes rajonal
    14. Bashkëpunim për rrugët energjetike
    15. Zonë unike për shkëmbimin e njerëzve dhe kapitalit,
    16. Thjeshtësim i procedurave për kalimin e kufijve
    17. Leje të pasaportave
    18. Mbrojtje të të drejtave të njeriut
    19. Mbrojtje e pakicave
    20. Nxitja e nismave rajonale ekzistuese.

    Takimi i parë në Mal të Zi

    Diskutimi i parë për idenë e ministrit të Jashtëm malazez, Igor Lukshiç, i cili ka propozuar formimin dhe ngritjen e një "Unioni Ballkanikoperëndimor", është bërë në samitin e SEECP në Ohër, në 1 qershor 2013. Ndërkaq, një mbledhje e posaçme për këtë nismë është organizuar nga Ministria e Jashtme e Malit të Zi në 16 korrik në Përzhno, ku kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Ministrive të Jashtme të Serbisë, të Malit të Zi, të Maqedonisë, të Bosnjë-Hercegovinës, të Shqipërisë dhe të Kosovës, në nivel drejtorësh politikë. Sipas komunikatës zyrtare, të botuar për këtë takim nga MPJ e Malit të Zi në faqen e saj zyrtare, përfaqësuesit e gjashtë shteteve pjesëmarrëse kanë shprehur pëlqimin e shteteve përkatëse për krijimin e këtij "Unioni Ballkanikoperëndimor".

    Ringjallja e Jugosllavisë

    Ka një përpjekje permanente nga ana e qarqeve serbe për të ringjallur Federatën Jugosllave.
    Që nga shkatërrimi i Federatës Jugosllave në vitin 1991, ka pasur disa nisma për të rikthyer Jugosllavinë. Entiteti i ri "Ballkan Perëndimor" u krijua në vitin 2000, me samitin BE-Ballkani Perëndimor të Zagrebit, kur BE, për lehtësi organizimi të procesit të integrimit europian të vendeve ballkanike, i përkufizoi shtetet e ish-Jugosllavisë, ku futi edhe Shqipërinë, si shtete të Procesit të Stabilizim-Asocimit apo të Ballkanit Perëndimor. Ishin të gjitha shtetet e ish- Jugosllavisë, pa Slloveninë, vendin e së cilës ia atashuan Shqipërisë. Tani që edhe Kroacia u bë anëtare e BE, mbeten dy vende bosh nga Federata e dikurshme, dhe projektuesit e nismës nxituan për të zëvendësuar Slloveninë dhe Kroacinë me dy shtete shqiptare.

    Marrëveshja e Enver Hoxhës me Titon në ’46

    Në vitin 1996, Enver Hoxha bëri vizitën e parë në Beograd, kur Tito e detyroi të nënshkruante disa marrëveshje të rrezikshme. Marrëveshjet janë pranuar edhe nga Nexhmije Hoxha. “Enveri shkoi nё Beograd, diku nё korrik-gusht tё 1946. Vizita e parё e Enver Hoxhёs nё Beograd si delegacion qeveritar dhe, atje u nënshkruan shumё marrëveshje pёr kёtё miqёsi, qё ishin shumё tё rrezikshme: pёr doganat, pёr valutёn, pёr shoqёri tё pёrbashkёta etj, etj. Deri nё çёshtje tё ushtrisë. Enveri pastaj aty ngriti çështjen e Kosovës me Titon. Kokё mё kokё, vetёm dhe i tha si do bёhet çёshtja e Kosovёs, se Kosova na pёrket. Tito i tha qё ёshtё e vёrtetё qё Kosova ju pёrket, por ne nuk e bёjmё dot tani kёtё hap. Nuk jam duke e cituar fjalё pёr fjalё, por kjo ishte nё thelb, sepse kёtё nuk do ta lejonte Serbia dhe kjo do tё na krijonte problem. Mirёpo para kёsaj vizite dhe qё dihej se ai do tё shtronte çёshtjen e Kosovёs dhe u fol pёr nёnshkrimin e marrëveshjeve qё e bёnin Shqipёrinё shumё tё varur. Ky ёshtё dokument, qё ka folur me ambasadorin”, ka deklaruar ajo.

    Varësia e Enverit nga Tito

    Nga viti ´44 deri në vitin ´48, varësia e Komitetit Qendror të PKSH ndaj udhëheqjes komuniste të Beogradit u rrit. Në atë kohë çdo shqiptar do të kishte pritur që kreu i PKSH të shfrytëzonte takimin e tij me Titon për të ngritur të paktën pak çështje thelbësore të lidhura me statusin e ardhshëm të territoreve të banuara nga shqiptarët në Jugosllavi (në tokat e tyre në Kosovë, Rrafshin e Dukagjinit, Malësi, Anë e Malit dhe Maqedoninë Perëndimore e kudo tjetër). Hoxha në librin e tij “Titistët”, pretendon të ketë ngritur çështjen e së ardhmes së Kosovës. Madje, atje thuhet se Tito i është përgjigjur se problemin i Kosovës nuk mund të ngrihej për momentin, sepse, sipas tij, do të trazonte serbët. Tito nuk e kishte në plan të diskutonte Kosovën me Enver Hoxhën. Që këtej, i vetmi rast zyrtar për Enver Hoxhën që të ngrinte çështjen e Kosovës me “shpirtin vëllazëror ndërkombëtar” me udhëheqësin jugosllav nuk u shfrytëzua.

    .sot.com.al

  3. 2 antarët më poshtë falenderuan BLEDI_SH për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Doni-88 (27-09-2013),Llapi (27-09-2013)

  4. #13
    i/e regjistruar Maska e Doni-88
    Anëtarësuar
    09-02-2013
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    248

    Për: Po kërkohet “Jugosllavia e re”?

    Kesaj i vie era me te vertet federat Jugosllave ku padiskutim vetem shqiptaret do humbin.

  5. #14
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Po kërkohet “Jugosllavia e re”?

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    Tradhëtia e fundit e Sali Berishës, firmosi në fshehtësi traktatin për krijimin e Jugosllavisë së re, Shqipëria republikë e 6 -



    20 pikat e marrëveshjes së fshehtë

    1. Parlament i përbashkët me qendër në Serbi
    2. Çdo vend anëtar përfaqësohet me nga 10 deputetë
    3. Polici të përbashkët ballanike

    4. Politika të përbashkëta ekonomike
    5. Koordinim në sistemet arsimore të edukimit
    6. Luftë e përbashkët ndaj korrupsionit
    7. Luftë e përbashkët ndaj krimit të organizuar
    8. Qendër rajonale të luftës kundër korrupsionit
    9. Unioni u projektua si vazhdim i arsyeshëm i Forumit Parlamentar të Cetinës.
    10. Konsolidim të Iniciativës Rajonale për Migracionin
    11. Zbutje e efekteve negative të krizës ekonomike
    12. Plan për ruajtjen e tregut rajonal
    13. Financim i projekteve me interes rajonal
    14. Bashkëpunim për rrugët energjetike
    15. Zonë unike për shkëmbimin e njerëzve dhe kapitalit,
    16. Thjeshtësim i procedurave për kalimin e kufijve
    17. Leje të pasaportave
    18. Mbrojtje të të drejtave të njeriut
    19. Mbrojtje e pakicave
    20. Nxitja e nismave rajonale ekzistuese.


    .sot.com.al

    NQS KJO ESHTE E VERTET KEMI TE BEJME ME MEGA SKANDALIN E TE GJITHE KOHERAVE . DIKTATORI BERISHIAN , MERR PERSIPER TA FUS SHQIPERINE NEN SUNDIMIN SERB , KETU FLASIM PER DICKA QE AS NE ENDREN ME TE KEQE NUK MUND TA KISHA PARASHIKUAR PER KETE SHPELLAR I QUAJTUR BERISHA .

    SHPRESOJ TE JETE TRILLIM KY LAJM , SE NQS ESHTE E VERTET KETU FLASIM PER ZHBERJEN TOTALE TE KOMBIT SHQIPTARE .

    kjo eshte marezi absolute .

    A jemi serioz ? Eshte serioze kjo ?! Sinqerisht nuk harri ta kuptoj , si ka mundesi edhe artikullojne ide te atilla ?!

    Shqiptar zgjohuni se me sa duket paska dicka me shume ketu .

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar IllyrianPatriot për postimin:

    Doni-88 (27-09-2013)

  7. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Po kërkohet “Jugosllavia e re”?

    Citim Postuar më parë nga IllyrianPatriot Lexo Postimin
    NQS KJO ESHTE E VERTET KEMI TE BEJME ME MEGA SKANDALIN E TE GJITHE KOHERAVE . DIKTATORI BERISHIAN , MERR PERSIPER TA FUS SHQIPERINE NEN SUNDIMIN SERB , KETU FLASIM PER DICKA QE AS NE ENDREN ME TE KEQE NUK MUND TA KISHA PARASHIKUAR PER KETE SHPELLAR I QUAJTUR BERISHA .

    SHPRESOJ TE JETE TRILLIM KY LAJM , SE NQS ESHTE E VERTET KETU FLASIM PER ZHBERJEN TOTALE TE KOMBIT SHQIPTARE .

    kjo eshte marezi absolute .

    A jemi serioz ? Eshte serioze kjo ?! Sinqerisht nuk harri ta kuptoj , si ka mundesi edhe artikullojne ide te atilla ?!

    Shqiptar zgjohuni se me sa duket paska dicka me shume ketu .

  8. #16
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Po kërkohet “Jugosllavia e re”?

    O Bledi,po ce kishe kete shkrim,teori konspirative shkruan sa te duash po duhen prova jo llogje kavaje

  9. #17
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Po kërkohet “Jugosllavia e re”?

    Citim Postuar më parë nga Archon Lexo Postimin
    O Bledi,po ce kishe kete shkrim,teori konspirative shkruan sa te duash po duhen prova jo llogje kavaje
    Konspiracion apo jo ' formulimi i cdo ideje qe ka te beje me ri-ngirtjen e Jugoslavise , por thjesht me emer tjeter , edhe madje duke tentuar te fuse edhe shqiperine edhe kosoven' , eshte dicka e rrezikshme .

    Eshte dicka kaq idiote , sa nuk ka ku te veje .

    Ketu eshte e qarte qe ka nje levizje nga qarqet sllavo-serbe , per kete ide idiote .


    Eshte sikur TURKU ti thote GREKUT , ajde te bejme nje shtet te perbashket .... ?!

    Une nuk kuptoj si guxohen edhe artikullohen ide te atilla kaq mjerane . Sinqerisht nuk harri ta kuptoj .

    NQS DO SERBIA E 6 MILJON BANOREVE SERB , LE TI BASHKANGJJTET SHQIPERISE EDHE KOSOVES EDHE JO E KUNDERTA !!!! NUK MUND NJE SHTET SI AJ , TE BEJE PLANE TE ATILLA , ESHTE SHUME I VOGEL , EDHE MADJE INEKZISTENT

  10. #18
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Po kërkohet “Jugosllavia e re”?

    Nuk behet fjale per krijim te "Jugosllavise",por keshtu eshte interpretuar nga mediat.

    Megjithate eshte vetem nje ide,qe edhe mua me duket pak absurde,por me habit fakti se edhe BE ka folur per te.

  11. #19
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Po kërkohet “Jugosllavia e re”?

    Citim Postuar më parë nga Archon Lexo Postimin
    Nuk behet fjale per krijim te "Jugosllavise",por keshtu eshte interpretuar nga mediat.

    Megjithate eshte vetem nje ide,qe edhe mua me duket pak absurde,por me habit fakti se edhe BE ka folur per te.
    Po ne esence jugoslavia eshte , tamam ajo eshte , me emer tjeter .

    BE-ja thjesht ka folur per kete , pa mare asnje te dhene . BE-ja gjithmon mbeshtet iniciativat rajonale , pra duke e pare nga ky kend-veshtrim .

    Gjithsesi mos i beso aq shume as mediat e huaja , qe deklarojne qe BE-ja mbeshtet iniciativa te tilla .

    Ne fakt kam kerkuar tani , edhe nuk kam gjetur absolutisht asnje gje rreth BE-s qe del na favor te kesaj . Kam gjetur vetem nje artikul e ish presidentit kroat qe deklaronte ' qe kjo ide eshte per krijimin e jugoslavise se re . Cdo tentim i tille eshte treguar ne histori qe ka perfunduar 2 here ne gjak me shperberjen e jugosllavise' , keshtu thoshte aj .

    Edhe ka te drejte

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar IllyrianPatriot për postimin:

    Archon (27-09-2013)

  13. #20
    i/e regjistruar Maska e Doni-88
    Anëtarësuar
    09-02-2013
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    248

    Për: Po kërkohet “Jugosllavia e re”?

    Ky eshte nje propozim apo me sakte nje gjelle e felliqur qe e gatuajne fqinjet tane sllave ku padiskutim serbia eshte ne krye te gjithe kesaj qe dita dites do ta shohin shqiptaret se cfare politikanesh kurva e laviresh mbajne ne pushtet ne dy anet e kufirit.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •