Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 48 prej 48
  1. #41
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Po kërkohet “Jugosllavia e re”?

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin

    Po une do te isha per nje Jugosllavi nese do te plotesoheshin 3 kushte.

    .
    Shih Edhe politikes po i merr ere ? Ahahahaha

    Me ASNJË kusht, "JUGO SLLAVIA",... sepse s'jemi as Jugo e as Sllavë !!

    Sllavët dhe melezët, qafën e thefshin ne federaten e tyre artificiale, !
    … ///

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan Le dévoué për mendimin e shprehur në këtë postim:

    mesia4ever (29-01-2014),toni77_toni (31-01-2014)

  3. #42
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Po kërkohet “Jugosllavia e re”?

    Edi Rama pritet ta diskutojë në Beograd projektin e një jugosllavie të re.

    Kosova kundër bisedimeve Rama-Daçiq për jugosllavi të re

    Vitin e kaluar në disa takime rajonale përfshirë edhe ato ën Strasburg, Ohër, Budva, ishte diskutuar për një bashkëpunim rajonal që përfshin 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Kosovën, malin e Zi, Serbinë, Bosnjë Hercegovinën dhe Maqedoninë, që tani njihet si "Nisma Ballkanit Perëndimor 6" apo BP6 (WB6). Kjo nismë më tepër ishte iniciuar nga komisionari i BE-së për Zgjerim, Stefan Fule.
    Kështu ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka dënuar heshtjen e qeverisë shqiptare për nismën e Malit të Zi për krijimin e Unioni Ballkanik, apo ndryshe “Jugosllavia e Re”. Problemi bëhet shqetësues sipas Berishës sepse pas anulimit të papritur të vizitës së Ramës nga Beogradi, nisma do jetë në agjendën e diskutimeve Rama-Daçiq në shkurt, në Beograd. ...
    http://www.botasot.info/kosova/26891...lavi-as-te-re/

  4. #43
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Po kërkohet “Jugosllavia e re”?

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Shih Edhe politikes po i merr ere ? Ahahahaha

    Me ASNJË kusht, "JUGO SLLAVIA",... sepse s'jemi as Jugo e as Sllavë !!

    Sllavët dhe melezët, qafën e thefshin ne federaten e tyre artificiale, !
    Sme ka marre malli te flej ne shatorr jo si para 15 viteve. Kur te me merr malli atehere do te kerkoj Jugosllavi.

  5. #44
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Po kërkohet “Jugosllavia e re”?

    Fyle provokon Shqipërinë, kërkon futjen në Jugosllavinë e Re nën udhëheqjen e Serbisë!

    Fantazma e ish-Jugosllavisë së Sllobodan Millosheviçit, vijon të serviret në forma dhe trajta të kamufluara si rrugëzgjidhje për bashkëpunimin dhe stabilitetin në rajon. Ende pa u mbyllur plagët e shpërbërjes së Jugosllavisë famëkeqe, disa zyrtarë të Brukselit vijojnë t’i fryjnë rikthimit të Jugosllavisë së re me qendër në Serbi. Pasi humbi luftën me shqiptarët dhe SHBA për Kosovën, Serbia ka hequr dorë nga masakrat dhe genocidet, ndërsa po kërkon forma të tjera diplomatike dhe dhelpërake për të rikthyer perandorinë serbe në Ballkan.

    Edhe pse Kroacia, Kosova dhe Shqipëria i kanë thënë “jo” krijimit të Jugosllavisë së re me në qendër në Serbi, çuditërisht disa zyrtarë të Brukselit, ndoshta me naivitet, ndoshta me djallëzi, vijojnë t’i bëjnë fresk këtij projekti provokues dhe poshtërues. Bëhet fjalë për Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fyle, i cili mbështet idenë e krijimit të Jugosllavisë së re, i cili parashikon që Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bonje Hercegovina dhe Kroacia të jenë satelitë të Serbisë, për të zgjeruar influencën e Rusisë në Ballkan. Pasi Brukseli i refuzoi Shqipërisë statusin për të katërtën herë radhazi, duke shënuar një rast të paprecedentë në historinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian, Fyle ofron si mundësi anëtarësimin në Serbinë e Madhe me në qendër në Beograd. Në vend të aspiratave për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane, Fyle i mëshon idesë së Jugosllavisë së re.

    Kështu, Fyle ka shfrytëzuar forumin për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga BERZH në Londër, për nismën e re “Ballkani Perëndimor 6″, BP6, pas së cilës fshihet plani i serbëve për të ngjalluar kohën e Millosheviçit. Këtë nismë Fyle e paraqet edhe si një mundësi për rritjen ekonomike të vendeve që do të bëhen pjesë e grupit të ri. “Vendet e Ballkanit Perëndimor janë shumë të integruar ekonomikisht nëpërmjet marrëveshjes së tregtisë së lirë CEFTA. Prandaj duhet që të përgatisin së bashku disa reforma dhe të vlerësojnë zbatimin e tyre. Strategjia Evropa Juglindore e 2020 për Jobs dhe Prosperitet në një Perspektivë Evropiane mund të jetë një pikë kyçe referimi për Komisionin dhe Institucionet Financiare Ndërkombëtare. Unë ju bëj thirrje për të përqafuar dhe mbështetur një qasje të re të qeverisjes ekonomike që kam përshkruar. Ajo do të nxisë klimën e investimeve dhe promovimin e vendeve të punës, rritjen dhe konkurrencën në rajonin tuaj. Unë jam i sigurt se shumë prej investitorëve privatë dhe publikë do të monitorojë nga afër zhvillimet ekonomike në rajon dhe të kërkojnë mundësi të reja për të investuar”, ka deklaruar Fyle.

    Qasja e re
    Duke iu referuar nismës, Fyle kërkoi mirëkuptim mes liderëve të rajonit. “Në Dokumentin e Strategjisë së Zgjerimit, tetorin e kaluar, njoftuam synimin tonë për të zhvilluar një qasje të re në ekonomitë e rajonit. Sot, unë zyrtarisht nis këtë qasje të re, e cila ka të bëjë me ndërtimin dhe mirëkuptimin e përbashkët në mes të liderëve të këtyre vendeve dhe investitorëve të mundshëm mbi prioritetet për reformat ekonomike”, tha Fyle. Disa ditë më parë, Fyle ishte në Bosnje Hercegovinë, ku nuk ka anashkaluar edhe nismë e propozuar nga ministri i Jashtëm i Malit të Zi, me ndërhyrjen e Serbisë. Adriatik Doçi.
    http://www.botasot.info/shqiperia/27...jen-e-serbise/

  6. #45
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Po kërkohet “Jugosllavia e re”?

    Berisha heton komplotin Rama- Fuele për statusin e Shqipërsë

    Prishtinë, 2 mars - Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një shkrim të gjatë për procesin integrues të Shqipërisë në Bashkimin Evropian ka shpërthyer në kritika ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ndaj komisarit të BE-së për Zgjerim, Stefan Fule, duke e quajtur diplomat të shkollave ruse dhe serbofil., raporton KTV.

    Personalisht kam qenë i dyzuar në vlerësimin tim ndaj kushtit të tri ligjeve. Nuk dua ta fsheh. Dhe tani, pasi e kam denoncuar haptas në samite të EPP, por edhe në takime bilaterale me drejtues kryesorë të BE-së, dua t’i informoj shqiptarët se, ndonëse unë nuk besoj në teorinë konspirative, kushtin e tri ligjeve e kam konsideruar një kurth të Stefan Fules, komisar i Zgjerimit, një diplomat çek i shkollës ruse dhe serbofil, por i papërmbajtur dhe majtist i thekur, për të bllokuar me Edi Ramën Shqipërinë në procesin e integrimit.

    Madje, edhe sot mendoj se kjo mundësi nuk përjashtohet. Dyshimet e mia te ky kurth nuk ishin pa baza. Kjo sepse, ky ishte një kusht që nuk i ishte vendosur kujt ndonjëherë dhe në legjislacionin tonë nuk kishte boshllëk ligjor për këto tri ligje
    ’, ka thënë Berisha.

    Ai ka thënë se kjo që ka ndodhur me shqiptarët, nuk ka ndodhur me asnjë komb apo vend tjetër në Evropë.

    http://www.koha.net/?id=27&l=1625

  7. #46

  8. #47
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366

    Për: Po kërkohet “Jugosllavia e re”?

    Po beje nje sherbim per trojet shqiptare o, Salo, hajt shko lajmerohu ne Europe dhe tregoju se je tradhtari me i madh i shqiptarise!!
    Tregoju se t'i e ke varfenuar vendin qe te kesh mundesin te manipulosh me popullin me lehte!!
    Burri 1 X flet !

  9. #48
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Po kërkohet “Jugosllavia e re”?

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Fyle provokon Shqipërinë, kërkon futjen në Jugosllavinë e Re nën udhëheqjen e Serbisë!
    Stefan Fyle idiot shko bej Jugosllavi me Serbine kur ta ben shtetin tend si Recakun e 1999 dhe ta dergon krejt popullin me jetu neper tenda, pastaj ska me te ra ndermend te tallesh me fatet e popujve.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •