Jeton Mikullovci
http://www.koha.net/?page=1,22
ideja eshte per zhvillim ekonomik ,kulturor,levizje te lir te njerzve dhe mallrave,Vete mali i zi eshte kunder nji ish sistemi federal ,ku zakonishte te vegjelit mbesin pas gugje...si ne lojen me stupca qe tradicionalishte eshte lujtur nder shqiptar.Ideja ka qen e serbve qe shqiptaret te mos e mbarojn as njiher lojen pa u ber dikush me vaje.
Kqyrne Hashen kure del kunder kesaj iniciative ose te pranoj te futet nen sqetull te majqina Serbija.
Galtung propozon konfederatën Kosovë-Shqipëri-Serbi
Ballkani i Ri do të duhej të ishte diçka çfarë ka qenë Jugosllavia, respektivisht të jetë i hapur ndaj të gjitha anëve të botës, kurse Kosova, Shqipëria dhe Serbia të jenë në një union konfederate.
Kështu tha dje Johan Galtug-themelues i institutit Norvegjez për Hulumtime Paqësore dhe themelues i disiplinës shkencore të studimeve të paqes dhe konflikteve, shkruan RTK.
Galtung, i cili ka marrë pjesë në Konferencën për Pajtim, Tolerancë dhe Siguri në Ballkan, e cila ka filluar dje në Beograd, ka thënë se kur bëhet fjalë për shtetet që dolën nga gërmadhat e ish-Jugosllavisë “është zgjidhur vetëm pozicioni i Sllovenisë, kurse Serbia, por edhe Kroacia, mbeten libra të cilat tek duhet të hapen”.
http://www.zeri.info/artikulli/17518...shqiperi-serbi
![]()
E po, përgjegje më të mirë nuk ka. Unë desha të shtoj edhe diçka, nga se z. Murati këte nuk e thot për shkak të gjuhës diplomatike, çdo nismë sllave duhet të mirret në dyshim, ka qenë nismë edhe e konfederatès ballkanike dikur, pastaj edhe ballkaniada e Demaqit e cila ishte e pa menduar mirë.Sidoqoftë tani fatlumnisht nuk jemi në periudhën e formimit të PK nga Jagosllavët e Titos dhe Enverit.
Ooooh Johan Galtug, o fytyre mmmbbuutaku, ku ishe deri tani, qe nuk tu paska kujtuar me heret ? hajde futi edhe Norvegjine dhe Sirine ne propozim e ta ndreqim Confederate ballkaniko-nordike e middle east, e te behet shopska sallate !
...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!
Modeli "Beneluks për Ballkanin", JO Shqipëri e Madhe
Ideja për integrimin rajonal ekonomik mes Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, sipas modelit të Beneluksit, promovohet me qëllimin e zgjerimit të tregut dhe jo për të ndryshuar kufijtë në Ballkan. Politikanë, profesorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga këto vende, thanë se askush nuk duhet të frikësohet nga ky lloj bashkëpunimi, i cili ka të bëjë me përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve dhe jo me krijimin e shteteve të mëdha.
“Beneluksi i Ballkanik nuk është ndryshim kufijsh, nuk promovohet një gjë e tillë. Ne promovojmë vetëm bashkëpunimin. Nuk është alternativë ndaj NATO-s, secili prej vendeve do të anëtarësohet në NATO, nuk është një koncept i Shqipërisë së Madhe. Deri sa nuk flasim për ndryshim kufijsh, është thjesht një koncept bashkëpunimi”, -tha Ardian Shehu, kryetar i AGREEI.
Përveç interesit ekonomik, bashkëpunimi i vendeve të rajonit, sipas modelit të një Benelux-i ballkanik, u mundëson atyre të përshpejtojnë edhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
“Ky sukses i bashkëpunimit në kuadër të rajonit do të ndikojë së pari për kushte më të mira ekonomike dhe gjithashtu do të japë një kontribut për të bindur BE-në, se rajoni është pjekur dhe i gatshëm për t’u bashkangjitur”, -u shpreh Izet Mexhiti, kryetar i komunës Çair në Shkup.
“Nuk ka asnjë dyshim për efektet pozitive të bashkëpunimit rajonal, që bashkëpunimi është një instrument i fuqishëm për përshpejtimin e procesit të integrimit në BE. Këtu kam parasysh edhe një proces të pajtimit dhe të forcimit të besimit reciprok në rajon, përmirësimit të jetesës së popujve në Ballkan dhe rritjes ekonomike të rajonit”, -deklaroi Edmond Hoxha, ish-zëvendësministër i Integrimit në Shqipëri./shekulli/
http://www.zeri.info/artikulli/21581...qiperi-e-madhe
![]()
Berisha kundër “Jugosllavisë së re” pasi dominohet nga serbët
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur sot për herë të parë për një projekt që është përfolur shumë muajve të fundit, atë që quhet “Jugosllavia e Re”.
Në deklarimin e tij në faqen e tij të Facebook, Berisha ka kujtuar se si vitin e kaluar në disa takime rajonale është diskutuar për krijimin e një nisme të re që përfshin 6 vendet e Ballkanit Perëndimor; Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën.
Kjo nismë, sipas Berishës, është iniciuar nga Mali i Zi dhe mbështetur fuqimisht nga komisioneri Stefan Fule, ndërkaq nisma ka institucionet e veta si Asamblenë Parlamentare dhe ekzekutivin (sekretariatin) e vet etj., etj., dhe synon lehtësimin e integrimit evropian të këtyre vendeve.
“Në Beograd nisma është pritur me ngazëllim dhe rëndom në qarqe politike, media, shoqëri civile flitet me nostalgji nga neo-jugosllavet për krijimin e Jugosllavisë së re. Nuk më duket se është rasti për një Jugosllavi të re por në të vërtet të gjitha rrugët e nismës të çojnë në Beograd. Ne, para zgjedhjeve, dhe Kosova, e kemi kundërshtuar këtë nismë e cila de fakto ka për kryeqendër të saj Beogradin dhe përjashton Kroacinë dhe Slloveninë”, ka thënë Berisha, transmeton Koha.net.
Ai mendon se kjo nismë do të zgjonte demonët e nacionalizmave. “Mirëpo ajo është pëlqyer nga vendet e tjera, të cilat për arsye të ndryshme duan të ndjehen më afër “Little big brother-it” të tyre. Pas zgjedhjeve, “kodi i heshtjes” ka mbuluar qëndrimin e qeverisë shqiptare si për çështje të tjera edhe për këtë çështje”.
“Problemi bëhet shqetësues sepse pas anulimit të papritur, mbasi ishte nisur, të vizitës së Ramës nga Beogradi, burime diplomatike njoftojnë se nisma do jetë në axhendën e diskutimeve Rama - Daçiç në shkurt, në Beograd. Gadishulli ynë mund të stabilizohet vetëm si rajon i shteteve të barabarta dhe jo nëpërmjet dominancës serbe, e cila është provuar tashmë si një nga eksperimentet më tragjike për vendet e tij. Vendet tona kanë nevojë të kenë si kryeqytet të dytë Brukselin dhe jo Beogradin. Nisma e Ballkanit Perëndimor 6 është thjesht nonstarter”, ka theksuar Berisha në postimin e tij në Facebook.
http://www.koha.net/?page=1,15,173279
Keto projekte jane gjera te kota, nuk na lidhe asgje me Serbine e me Bosnjen, perpos marrdhenie ekonomike. Kjo do te ishte tradheti e larte e interesave te kombit dhe kush e ben kete meriton nje plumb ne mes te ballit sikur Esat Pashe Toptani pasi po e dergon popullin si qengjin tek xhelati.
Po une do te isha per nje Jugosllavi nese do te plotesoheshin 3 kushte.
1. Bashkimin e shqiptareve te Kosoves e Shqiperise ne nje shtet te vetem.
2. Pajisjen e ketij shteti me 3 milione automatike te ushtrise amerikane, granatahedhes, anti tankse dhe raketa toke ajer Stinger, 1000 deri 1500 tankse, stervitjen e 1 milione shqiptareve me sherbim ushtarak me standarde te NATO-s, 100 helikoptereve dhe 50 aeroplaneve ushtarake moderne dhe gjithashtu nja 800 raketave qe do te mund te arrinin secilin kryeqytet ballkanik perfshire edhe Beogradin.
3. Nenshkrimin e nje marreveshje mbrojtje direkte ne mes ShBA-ve dhe ShSh per mbeshtetje ne rast lufte.
4. Shqiptaret te informohen qe ne fillim se ne rast prishjeje te kesaj organizate aty do te mund te kete kasaphane.
Krijoni Kontakt