-
Ish-korrespondenti i RAI, Kristaq Janushi
INTERVISTA/ Flet ish- Drejtori i Shtėpisė sė Kulturės nė Tropojė, ish -korrespodent i RAI-, Kristaq Janushi
Enver Hoxha i dhuroi Fatime Sokolit njė radio dore me bateri
Puna me RAI-1, shumė profesionale, ai mbetet ajka e televizionit botėror
Albert ZHOLI
Afėrisht njė dekadė nė Tropojė, ai solli njė frymė tė re nė koncertet, organizimin, Festivalet dhe aktivitetet e ndryshme kulturore nė kėtė qytet verior. Puna e tij ra nė sy nė dy aktivitetet madhore tė kohės, nė atė tė 40-vjetorit tė krijimit tė Ushtrisė dhe tė Kongresit tė VII-tė tė Rinisė qė i lavdėroi Enver Hoxha. Kristaqi ka qenė Drejtor i disa televizioneve shqiptare nė fillimet e tyre, por puna e tij spikati kryesisht, kur u bė korrespodent i RAI-1, me tė cilin realizojė disa emisione speciale.
-Kur shkove nė Tropojė pėr herė tė parė dhe ēfarė organizimi gjete?
Nė Tropojė kam shkuar pėr herė tė parė nė vitin 1975 kur sapo mbarova Institutin e Lartė tė Arteve. Kisha mbaruar shkollėn e Kulturės i profilizuar pėr regjisurė dhe atje u emėrova si Drejtor i Shtėpisė sė Kulturės nė Tropojė tė vjetėr dhe jo nė Bajram Curri. Gjendja qė gjeta atje ishte katastrofike, ku nuk gjeta as shtėpi kulture dhe as muze dhe as teatėr dhe ajo pjesė e skenės sė teatrit qė kishte qenė si pjesė rrotulluese ishte jashtė funksionit. Unė kur shkova pata vėshtirėsi se unė shkova direkt nga Shkolla dhe shkova me mendimin se kultura ėshtė e para dhe pata pėrplasje dhe me kryetarin e kooperativės dhe me kėshillin pėr tė ecur puna pėrpara. Tropoja kishte pasur njė grup shumė tė mirė teatri, ku kishte aktorė tė nivelit shumė tė mirė. Nė atė kohė kam vėnė nė skenė Cucėn e maleve nė vitin 1977. Kėtė shfaqje e dhamė nė Tropojė dhe nė Bajram Curri dhe kishte shumė njerėz. Rregullova skenėn rrotulluese tė kinemasė qė funksiononte edhe si skenė teatri dhe me tė gjithė perdet lėvizėse. Nė atė kohė kisha njė grup shumė tė mirė folklorik duke pasur edhe njė ndihmės timin Shaban Mula (i cili tani ka vdekur) qė ishte njė nga folkloristėt mė tė mirė, i cili kėrcente, kėndonte dhe i binte sharkisė. Me atė grup ne fituam disa herė ēmimin e parė nė Tropojė dhe u paraqitėm edhe nė Festivalin Folklorik tė Gjirokastrės nė vitin 1978 dhe nė vitin 1982. Edhe Fatmira Breēani ka pas ardhur nė grupin e Tropojės sepse bashkėpunonte me Bashkim Gjyriēin (qė ishte shef i muzikės sė Bajram Currit), Shaban Mulėn.
-Kur shkove nė Tropojė nė atė kohė si ka qenė gjendja ekonomike dhe si kanė qenė njerėzit?
Gjendja ekonomike atėherė ka qenė shumė e mirė aq sa kur vinin grupet e teatrove dhe grupet e xhirimit tė filmit tė gjithė shkonin nė dyqanet e Tropojės dhe gjenin gjėra qė nuk i gjenin nė Tiranė. Edhe mua mė kanė pritur mirė dhe e kam kaluar pėr bukuri. Tropojanėt janė njerėz mikpritės, punėtorė dhe korrekt.
-Po nė Gjirokastėr me ēfarė kėngėsh keni marrė pjesė dhe cilėn kėngėtare do tė veēoje?
Kėngėt kanė qenė nga mė tė ndryshmet, si patriotike, figura historike, por edhe kėngė pėr punėn, dashurinė dhe udhėheqėsit e kohės. Nė Gjirokastėr ne kemi zėnė vetėm vende tė treta.
Pėr lėvizjen kulturore interesoheshin shumė udhėheqėsit e kohės, sepse ishin edhe disa figura tė mėdha tė muzikės nė atė kohė, si Fatime Sokoli qė ishte njė nga kėngėtarėt mė nė zė sė cilės Enver Hoxha i kishte dhuruar radion e parė tė vogėl me bateri. Radio dore qė bėri bujė nė atė kohė. Fatime Sokoli ishte njė nga kėngėtaret e para qė kur ka shkuar nė Kosovė i kanė fikur dritat nė mes tė koncertit, dhe ajo me atė zėrin e saj brilant vazhdoi kėngėn dhe ata u detyruan qė ti ndiznin dritat pėrsėri. Duke pasur kėto artistė si Fatime Sokoli qė ishte njė personalitet nė rrethin e Tropojės, por edhe valltarėt e jashtėzakonshėm, dua tė them se arti nė Tropojė pati njė zhvillim tė madh. Vallet e Tropojės edhe sot janė nga mė tė pėlqyerat.
-Ju keni organizuar koncertin e 40- vjetorit tė themelimit tė ushtrisė dhe tė Kongresit tė 7-tė tė Rinisė. Ēfarė mund tė na thoni pėr to?
Sapo u ktheva nė Tiranė dhe po prisja emėrimin e ri ish- pedagogu im dhe ish shefi i kulturės nė atė kohė nė Tiranė Spiro Gjikondi mė aktivizoi nė kėto dy koncerte madhėshtore qė u bė nė atė periudhė qė ishin Kongresi 7-tė i rinisė dhe 40-vjetori i ushtrisė. Kongresi i 7-tė i rinisė u mbajt nė Pallatin e Kulturės dhe u shfrytėzuan tė trija sallat e koncerteve qė jepeshin shfaqje dhe njėkohėsisht bėhej edhe kongresi. Nė atė kohė ky ka qenė njė nga koncertet mė tė mėdha, ku ka ardhur edhe Enver Hoxha. Pati jehonė tė madhe. Koncertin Enveri e falėnderoi nė mėnyrė tė veēantė. Koncerti i 40-vjetorit tė Ushtrisė u zhvillua nė balloren e Universitetit ku atje ishte njė grup afro 10 mijė vetash, kėngėtarė dhe instrumentistė nga tė gjitha grupet e Tiranės. Ishin tė gjithė grupet amatore siē ishte Migjeni, Josif Pashko etj
Nga tė gjitha kėto grupe u morėn kėngėtarė dhe valltarė ku grupi i Teatrit i Operės dhe i Baletit qė ishte primarė. Nuk pati asnjė incident dhe Enver Hoxha pati shumė vlerėsime pėr to. Ėshtė shumė e vėshtirė tė organizosh koncerte masive. Sot si zor tė bėhen.
Pėr njė kohė keni qenė Drejtor i Shtėpisė sė Rinisė nr.1 nė Tiranė. Ēfarė do tė veēonit?
Po, kam qenė drejtor i Shtėpisė sė Rinisė Nr.1 Tiranė. Kjo ishte me qendėr tek Ali Demi. Duke qenė i inkuadruar me Pallatin e Kulturės organizuam grupet e para muzikore sidomos mbas fjalės sė Ramiz Alisė pėr vetėfinancim dhe unė krijova njė grup shumė tė mirė me instrumentistė dhe me kitarė, saks dhe me firzamonikė, xhez. Ky grup njihej si grupi i Shtėpisė Nr.1. Nga kėngėtarėt me emėr mund tė pėrmend Artiola Toska, Fail Grillo, nga instrumentistėt kanė qenė: Bledar Sejko, Redon Makashi, Alban Lisi, Ilir Balla. Unė arrita tė krijoj njė grup, i cili konkurronte denjėsisht me grupin e Kulturės tė fuqishme nė Tiranė. Nė atė kohė krijuan, kompozuan pėr ne emra tė mėdhenj siē ishte Piro Ēako, Avni Mula Mbas 2-3 vjetėsh ky grup u shkri sepse ishte koha e demokracisė dhe shikohej mė shumė interesi.
-Po ditėn e shembjes sė pėrmendores sė Enver Hoxhės ku ke qenė?
Kam qenė nė Shtėpinė e Rinisė duke bėrė pėrgatitjet e radhės. Kam qenė i pėrditshėm nė grevėn e studentėve. Kur ra busti shkova nė momentin kur ai tėrhiqej zvarrė. Me thėnė tė drejtėn kam qenė ndėr demokratėt e parė, por jam kundėr tėrheqjes zvarrė tė pėrmendoreve. Ishte ndjesia midis emocionit dhe tėrheqjes. Pėrmendore tė tė gjithė diktatorėve ka nė tė gjitha vendet e botės, pasi ata tėrheqin shumė vizitorė.
Si do ta komentoni punėn tuaj si administrator i PD-sė nė degėn e Tiranės?
Njė punė qė mu kėrkua nga udhėheqėsit e asaj kohe. Njė punė, ku njėkohėsisht ushtroja dhe profesionin e operatorit dhe tė fotografit, tė cilat kisha vite qė i ushtroja. Kam takuar edhe Sali Berishėn. Me tė gjitha kam pasur takime dhe marrėdhėnie tė mira. Mbas vitit 1997 financat ishin shumė tė dobėta te PD. Mbas 1997 mezi po e mbaja administratėn dhe dhashė dorėheqjen.
Drejtor i disa televizioneve shqiptare
Qysh me hapjen e saj mė thirrėn si: Drejtor i Pėrgjithshėm i Tele Arbėrisė. Madje emrin ia kam vėnė unė duke marrė pėr bazė pamjen e mozaikut tė Muzeut Kombėtar. Kur ndodhėn trazirat unė pata pėrplasje me drejtuesit dhe dhashė dorėheqjen. Pasi u largova prej aty shkova Drejtor i Nesėr TV. Edhe tek Nesėr, si fillim hapėm shumė emisione speciale qė kishin tė veēantat e tyre. P.sh kėtu do veēoj emisionin e kuzhinės, ku mė vonė e hapėn dhe shumė televizione tė tjerė. Nė vitin 2000 u largova dhe shkova nė Real TV nė Durrės qė ishte njė televizion i ri dhe me perspektivė dhe i kishte tė gjitha aparaturat e kohėve tė fundit, moderne. Atje erdhi studio e ngritur nga Italia, por mentaliteti i pronarėve nuk ishte nė lartėsinė e teknikės. Nuk dėgjohej zėri i specialistit dhe arriti qė ky TV tė shkojė nė degradim sa tani jep vetėm muzikė, nga programe tė mirėfillta. Televizioni i fundit qė ngrita ishte Adriatiku. Ishte eksperienca e fundit nė televizion, pėr tė filluar njė rrugė tė re, qė kisha kohė qė e kisha shkelur, por nuk e kisha bėrė tė pėrditshme.
Nė botėn e filmit dhe bashkėpunimi me RAI
Nė jetėn e filmit unė u futa mbas vitit 2006 mbasi u shkėputa nga Adriatik TV. U lidha si korrespondent i RAI-1 pėr 6 vjet. Kryesisht realizonim emisione pėr kanabisin, klandestinėt, nga 2000-2008. Nė kohėn e luftės sė Bin Ladenit RAI erdhi nė Tiranė se mos gjente ndonjė bazė tė fondamentalistėve tė Bin Ladenit pasi ata kishin burimet e tyre mė tė sakta se tė tonat. Nė Librazhd ėshtė njė fshat Dragoshtun, i cili ka dy xhami, xhamia e Traditės qė ishte mė e njohur dhe xhamia e re, e cila ishte me 36 hoxhallarė. Ata ishin tė interesuar tė intervistonin kėta 36 hoxhallarėt. Shkuam nė Dragoshtun dhe kemi bėrė njė emision special si me hoxhėn tradicional dhe me kėta 36 hoxhallarė qė kishin bėrė njė xhami moderne. Kjo kohė pėrket dhe me fillimin e filmave dokumentarė me Ilia Terpinin si regjisor me tė cilin bėmė 3 dokumentarė, ku njėri ishte me Viktor Gjikėn. Filmi quhej Tirana nė Europė ku regjisor dhe producent ishte Viktor Gjika, kameraman ishte Ilia Terpini dhe unė isha nė anėn organizative. Deri tani jam pjesė e 15 filmave dokumentarė dhe ndihem mirė nė kėtė rrugė tė re, herė si Drejtor organizativ, herė si asistent/ regjisor, herė si operator.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt