“Bëni njëherë seks, pastaj flasim”, reality show më i ri në Britani
“Bëni njëherë seks, pastaj flasim”, reality show më i ri në BritaniBRITANI – Një studio televizive, një grup ekspertësh dhe një kuti e padukshme ku tre çifte do të kryejnë marrëdhënie seksuale përpara se të intervistohen. Kjo është formula e programit të ri televiziv, "Sex box'', që do të nisë prej 7 tetorit në televizionin britanik Channel 4.
Programi është prezantuar përpara publikut si etapa e parë e një sezoni të ri televiziv, që do të synojë të revolucionarizojë mënyrën se si anglezët e perceptojnë temën e seksualitetit në televizion.
Sipas autorëve të programit, teleshikuesit mund ta dëgjojnë atë që ndodh brenda kutisë së vendosur në qendër të studios, por nuk mund t’i shohin çiftet në raporte intime. Seksi përpara bisedës, sipas autorëve, i ndihmon protagonistët që të flasin për seksualitetin më të lirshëm dhe pa ndrojtje.
Çiftet e spektaklit të parë do të jenë dy 20-vjeçarë, dy djem homoseksualë 30-vjeçarë dhe dy ish të dashuruar që tentojnë të rikthehen bashkë.
Programi do të prezantohet nga Mariella Frostup, në bashkëpunim me psikoterapistin Phillip Hodson, ekspertin e marrëdhëniev njerëzore Tracey Cox dhe gazetaren Dan Savage. Spektakli zgjat një orë dhe do të transmetohet në orën 22:00.
(er.nu/BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/metropol/26...ni-150787.html
Krijoni Kontakt