Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 58
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,469
    Postimet në Bllog
    1

    Kisha Orthodhokse: Denoncojmë terrorin policor ndaj besimtarëve orthodhoksë në Përmet

    KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

    MITROPOLIA E SHENJTË E GJIROKASTRËS

    Lagja 11 Janari – Gjirokastër, tel. (00355)84264266, fax. (00355)84263773

    - Deklaratë e Përfaqësuesve Arkieratikë të Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës

    Përfaqësuesit Arkieratikë të të gjitha Periferive Arkieratike të Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës të mbledhur sot më 25 Shtator 2013, në veçanti i preokupoi situata e rëndë për Komunitetin Orthodhoks në qytetin e Përmetit.

    Pas ndodhive të rënda të datës 16 Gusht 2013, ku përmes dhunës dhe sakrilegjit iu grabit këtij Komuniteti, kisha e Hyrjes së Perëndilindëses në Tempull, që kanë tronditur mbarë opinionin, vazhdon të mbahet ndezur klima e terrorit psikologjik, dhunës dhe frikësimit të besimtarëve. Veçanarisht të Dielën, 22 Shtator 2013, besimtarët Orthodhoksë që ishin duke kryer Liturgjinë Hyjnore e panë veten të rrethuar nga forca të shumta policore, grupe të operacioneve speciale të ardhura nga reparte ku ndodhen të dislokuara dhe me synym pikërisht terrorizimin e besimtarëve.

    Një klimë e tillë e nderë konstatohet që nga dita e rishtetëzimit të Kishës në Përmet dhe synon haptazi të thyejë dhe dekurajojë komunitetin e besimtarëve Orthodhoksë nga këmbëngulja për të gjetur të drejtën duke u bërë njëherësh premisë e rrezikshme për bashkëjetesën paqësore aty. Në veçanti shteti është i ekspozuar në këtë rast sepse përveç pengimit të veprimtarisë së lirë shpirtërore po lejon edhe shtypje dhe diskriminim vetëm për arsye të besimit fetar.

    Duke denoncuar këtë klimë terrori dhe dhune psikologjike e fizike, edhe një herë tjetër përsërisim këmbënguljen tonë, e cila tanimë gjen edhe mbështetjen e fuqishme të institucioneve Europiane se:

    - duhet menjëherë dhe pa asnjë kusht t’i dorëzohet përsëri Kishës, objekti i adhurimit

    - të ndalohen lojrat e rrezikshme të frikësimit të Orthodhoksëve

    - të dënohen në mënyrë shembullore sakrilegjet, dhuna fizike dhe terrori i ndodhur në 16 Gusht 2013 në Përmet që raste të tilla të mos përsëriten

    Përsa kohë do të vazhdojë refuzimi i së drejtës bazë të lirisë së besimit, frekuentimit të vendeve të shenjta sikundër kisha e Hyrjes në Tempull të Perëndilindëse Mari, dhe terrorizmi për të mbyllur gojën ndaj kësaj padrejtësie, Komuniteti Orthodhoks nuk do të rresht së denoncuari me qëllim pikërisht realizimin e të drejtave kushtetuese.

    Gjirokastër, më 25 Shtator 2013
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #2
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Për: Denoncim publik për klimën e terrorit ndaj Komunitetit Orthodhoks në Përmet

    E turpshme! Skam tjeter koment
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,958
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Denoncim publik për klimën e terrorit ndaj Komunitetit Orthodhoks në Përmet

    Qeveria e re po e nxjerr koken qe ka qene pas ngjarjeve qe ndodhen ne Permet ne 16 shtator, dhe po e vazhdon skenarin e qeverise se vjeter ne Permet.

    Vazhdoni keshtu se po ia hapni me te thelle varrin vetes, qe nga kreu i SHISH, kreu i policise shqiptare, ministri i brendshem, e deri tek kryeministri i vendit dhe kryetari i Bashkise Permet. Pa harruar edhe presidentin e vendit nen autoritetin e te cilit jane SHISH dhe drejtesia shqiptare.

    Dhe ky terror vazhdon edhe pas deklarates se partive te djathta evropiane. Koketrashet nuk mesojne me fjale, mesojne vetem kur u shperthen bota para syve te tyre.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-09-2013 më 12:08

  4. #4
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Denoncim publik për klimën e terrorit ndaj Komunitetit Orthodhoks në Përmet

    Mos u beni tellalle te interesave dhe qarqeve shoviniste te cilat perdorin sinqeritetin tuaj prej besimtari per arsye tjera qe ne esence jane kundra kauzes dhe prosperitetit shqiptar. Lereni qeverine dhe gjykatat te bejne punen e vete. Mos u beni si ajo e reja budallaqe qe tha:

    " Per inat te sime vjehrre, shkoj e bej me mullixhine" dmth me Greqine..

    Ne jemi shtet sovran me tolerance te padiskutueshme nderfetare dhe tejet te afte per mirekuptim..
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Meriamun për postimin:

    IllyrianPatriot (26-09-2013)

  6. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,958
    Postimet në Bllog
    18

    Për: Denoncim publik për klimën e terrorit ndaj Komunitetit Orthodhoks në Përmet

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Mos u beni tellalle te interesave dhe qarqeve shoviniste te cilat perdorin sinqeritetin tuaj prej besimtari per arsye tjera qe ne esence jane kundra kauzes dhe prosperitetit shqiptar. Lereni qeverine dhe gjykatat te bejne punen e vete. Mos u beni si ajo e reja budallaqe qe tha:

    " Per inat te sime vjehrre, shkoj e bej me mullixhine" dmth me Greqine..

    Ne jemi shtet sovran me tolerance te padiskutueshme nderfetare dhe tejet te afte per mirekuptim..
    Lexon me lart se cfare ka ndodhur ne Permet apo jo 3 dite me pare? Police dhe reparte speciale te Ministrise se Brendshme kane rrethuar besimtaret orthodhokse te qytetit teksa ishin mbledhur paqesisht te benin liturgjine e tyre hyjnore. Dhe nese ti nuk ke kurajon qe te denoncosh kete terror policor e shteteror ndaj qytetareve te vendit tend, ti nuk e meriton ta quash veten shqiptar.

    Dhe orthodhokset jane te urte por nuk jane jetime, dhe as Zoti e as miqte e orthodhokseve ne bote, nuk do ti lene keta felliqesira pa marre pergjigjen qe meritojne. Dhe kur te dali tymi pastaj Permetit e Shqiperise, le te gjejne vrime miu ku te futen.

    Albo

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e Doni-88
    Anëtarësuar
    09-02-2013
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    248

    Për: Denoncim publik për klimën e terrorit ndaj Komunitetit Orthodhoks në Përmet

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Cdo postim i yti koheve te fundit me duken si kercenim per Shqiperine dhe shqiptaret gje qe eshte per keqardhje, sinqerisht dhe pastaj i thua vetit administrator dhe shqiptar me tilla komente qe bene ketu.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Doni-88 : 26-09-2013 më 13:00

  8. #7
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,469
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Kisha Orthodhokse: Denoncojmë terrorin policor ndaj besimtarëve orthodhoksë në P

    Paralajmerimi eshte i qarte, dhe s`ka aspak lidhje me ndonje kercenim, por perkundrazi thirrje qe qeveritaret t`i vene gishtin kokes dhe te kthejne URGJENT, Kishen e se Tereshenjtes dhe te pushojne menjehere terrorin ndaj Kishes Orthodhokse, se perndryshe do te perballemi me zemerimin e Perendise dhe mjere ai qe bie ne duart e Perendise se gjalle,..
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #8

    Ka ndonje video te forcave speciale qe rrethojne pa arsye besimtaret qe po luteshin paqesisht?

  10. #9

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin

    Po sikur ti bejne thirrje dhe myslimanet qeverise per te njejten godine e te kerkojne qe tu jepet atyre URGJENT... Cfare te bejne qeveritaret?

  11. #10
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,469
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Kisha Orthodhokse: Denoncojmë terrorin policor ndaj besimtarëve orthodhoksë në P

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ka ndonje video te forcave speciale qe rrethojne pa arsye besimtaret qe po luteshin paqesisht?
    me demek ti hedh dyshime per deklaraten e Mitropolise se Gjirokastres???
    Duaje te afermin tend si veten

  12. #11
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Denoncim publik për klimën e terrorit ndaj Komunitetit Orthodhoks në Përmet

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Lexon me lart se cfare ka ndodhur ne Permet apo jo 3 dite me pare? Police dhe reparte speciale te Ministrise se Brendshme kane rrethuar besimtaret orthodhokse te qytetit teksa ishin mbledhur paqesisht te benin liturgjine e tyre hyjnore. Dhe nese ti nuk ke kurajon qe te denoncosh kete terror policor e shteteror ndaj qytetareve te vendit tend, ti nuk e meriton ta quash veten shqiptar.

    Dhe orthodhokset jane te urte por nuk jane jetime, dhe as Zoti e as miqte e orthodhokseve ne bote, nuk do ti lene keta felliqesira pa marre pergjigjen qe meritojne. Dhe kur te dali tymi pastaj Permetit e Shqiperise, le te gjejne vrime miu ku te futen.

    Albo
    E kuptoj shume mire indinjaten e besimtareve ortodoks shqiptare dhe sinqeritetin e tyre, ashtu sic kuptoj dhe konjukturat greke qe duan t'a perdorin kete ngjarje per qellime shoviniste ne dem te integritetit dhe sovranitetit shteteror te Repuplikes se Shqiperise.

    Mos valle policet shkuan dhe terrorizuan besimtaret ne Kishe? Me thoni mua, mos valle ju perzuri kush prej kishe?

    Persa i perket pallatit te kultures, duhet te respektojme ligjet, duke pasur parasysh qe jetojme ne nje vend demokratik me te drejte ankimimi dhe apelimi. Mos mbaj meshe aty ku ligjerisht je i paligjshem. Behu i ligjshem dhe pastaj pretendo qe ligji te mbroje.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  13. #12
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,469
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Kisha Orthodhokse: Denoncojmë terrorin policor ndaj besimtarëve orthodhoksë në P

    Une jam i ligjshem prej 300 vjetesh ne ate vend ku ti shtet i rames me terrorizon
    Duaje te afermin tend si veten

  14. #13
    i/e regjistruar Maska e Doni-88
    Anëtarësuar
    09-02-2013
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    248

    Për: Kisha Orthodhokse: Denoncojmë terrorin policor ndaj besimtarëve orthodhoksë në P

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Paralajmerimi eshte i qarte, dhe s`ka aspak lidhje me ndonje kercenim, por perkundrazi thirrje qe qeveritaret t`i vene gishtin kokes dhe te kthejne URGJENT, Kishen e se Tereshenjtes dhe te pushojne menjehere terrorin ndaj Kishes Orthodhokse, se perndryshe do te perballemi me zemerimin e Perendise dhe mjere ai qe bie ne duart e Perendise se gjalle,..
    Mjaft me se jeni be bajat me thirrjet e juaja a se kupton qe po silleni me zi se femijet kur nuk n'degjojne prinderit ne kete rast gjykatat dhe ligjet e shtetit shqiptar.

  15. #14
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,469
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Kisha Orthodhokse: Denoncojmë terrorin policor ndaj besimtarëve orthodhoksë në P

    Citim Postuar më parë nga Doni-88 Lexo Postimin

    "ligjet" e shtetit shqiptar nuk zbatohen, vec kur eshte puna per te sulmuar Kishen Orthodhokse, ...ne keme vetem Nje Perendi At te Terefuqishem dhe Nje Zot Jisu Krishtin,..s`kemi nevoje per "prinder"
    Duaje te afermin tend si veten

  16. #15
    i/e regjistruar Maska e Doni-88
    Anëtarësuar
    09-02-2013
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    248

    Për: Kisha Orthodhokse: Denoncojmë terrorin policor ndaj besimtarëve orthodhoksë në P

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Une jam i ligjshem prej 300 vjetesh ne ate vend ku ti shtet i rames me terrorizon
    Pse rama cka eshte?! Mysliman???? Jo zotrote ai eshte i njejtes fe me ty si shume ministra dhe deputet ne qeverine e re te Shqiperise.....ortodoksi terrorizon ortodoksin hajde logjik hajde.

  17. #16
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,469
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Kisha Orthodhokse: Denoncojmë terrorin policor ndaj besimtarëve orthodhoksë në P

    Citim Postuar më parë nga Doni-88 Lexo Postimin
    Pse rama cka eshte?! Mysliman???? Jo zotrote ai eshte i njejtes fe me ty si shume ministra dhe deputet ne qeverine e re te Shqiperise.....ortodoksi terrorizon ortodoksin hajde logjik hajde.
    ku e di c`eshte rama,..une te pakten e di qe vetem orthodhoks nuk eshte,...,"rama" eshte mbiemer tipik mysliman
    Duaje te afermin tend si veten

  18. #17
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Kisha Orthodhokse: Denoncojmë terrorin policor ndaj besimtarëve orthodhoksë në P

    Kjo nuk eshte teme e shtypit te dites te pakten ne Shqiperi spo merret me njeri me budallaliqe te tilla.Ngelet duke hap tema koti nuk shifet me me sy ky forum vl.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  19. Anetarët më poshtë kanë falenderuar shitesi për postimin:

    IllyrianPatriot (26-09-2013)

  20. #18
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,469
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Kisha Orthodhokse: Denoncojmë terrorin policor ndaj besimtarëve orthodhoksë në P

    Nuk eshte teme e shtypit sepse shtypi eshte i shitur tek politika
    Duaje te afermin tend si veten

  21. #19

    Për: Kisha Orthodhokse: Denoncojmë terrorin policor ndaj besimtarëve orthodhoksë në P

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    "ligjet" e shtetit shqiptar nuk zbatohen, vec kur eshte puna per te sulmuar Kishen Orthodhokse, ...ne keme vetem Nje Perendi At te Terefuqishem dhe Nje Zot Jisu Krishtin,..s`kemi nevoje per "prinder"
    Vella Ilia,

    Une para disa koheve hapa nje teme lidhur me zhvillimet e pritshme gjate vitit 2014, vit qe perkon me 100 vjetorin e Marreveshjes se Korfuzit.
    Mos e kisha gabim?
    Shprehuni me qarte çfare kerkoni?

    http://www.forumishqiptar.com/threads/150780-Shqip%C3%ABri-2014-Epiri-i-Veriut-dhe-%C3%87am%C3%ABria!

    Pse gjithmone "incidentet" zhvillohen ne zona te percaktuara?
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 26-09-2013 më 14:02

  22. #20
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Kisha Orthodhokse: Denoncojmë terrorin policor ndaj besimtarëve orthodhoksë në P

    Ilia, perderisa me dy vendime gjykate je i paligjshem, AB ABSURDO kembengul ne paligjshmerine tende duke provokuar incidente. Nuk zgjidhen gjerat keshtu sic e keni nisur juve AB IRATO. Ka nevoje per dialog dhe mirekuptim. Duhet te jeni shembull i dialogut dhe tolerances. Une duhet te marr shembull prej priftit Permetit meqe eshte njeri i fjales dhe frymes se Perendise. Cfare shembulli me jep ai mua?
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •