-
Miza dhe elefanti
Ajo qė po ndodh nė Siri duket komplekse. Ėshtė njė luftė civile? Ėshtė njė luftė fetare? Apo ėshtė njė luftė pėr liri? Ish-Kryeministri dhe Kryeministri i ri, nxituan tė nxjerrin kordhėn pėr luftė ndaj Assadit, duke na bėrė tė dukemi si ajo miza nė kurriz tė elefantit, qė lėshon klithma lufte dhe mė tė forta se tė tij. Njė gazetė konservatore amerikane (Washington Times, nė mos gaboj) kish bėrė dhe ironi me aleatėt e sulmit ndaj Sirisė (Shqipėria, Letonia, Maroku...). Por, mė e rėndėsishme se figura jonė luftėtare ėshtė pyetja, nėse ne do hynim nė luftė kundėr Assadit, do ndėrhynim nė njė luftė fetare? Apo nė njė luftė civile? Apo (sa cinike pėr njė vend parademokratik si i yni) do ndihmonim dikė tė fitonte lirinė?
Kjo, ka shumė tė bėjė me moralin politik (dhe jo vetėm) tė njė qeverie. Por, ėshtė dhe njė stampė qė do na duhet ta mbajmė tė gjithė si komb. Ushtarėt tanė nė Afganistan rrėfejnė se nuk i nget njeri, sepse atje ėshtė perceptimi se jemi komb mysliman, si ata. Pėr kėsi shtampash po flas. Edhe pėr Sirinė, ėshtė e vėshtirė tė gjejmė pozicionin tonė tė qartė, sepse nė politikėn botėrore ne lundrojmė pa mjete. Jemi, si me thėnė, marinarė pa tejqyrė.
Dylbia me tė cilėn shohim botėn
Si Perėndimi edhe vendet arabe janė ndarė mė dysh, pro e kundėr Assad-it, jo dhe aq pėr parime, sa pėr interesat e ndėrthurrura. Nga ana tjetėr, informacioni vjen pėrmes filtrave tė copėzuar. Aq mė tepėr nė vende si ky i yni ku informacioni vjen kryesisht prej kanaleve tė huaja tė informimit, pra, prej perėndimit. The Economist, nė numrin e vet tė radhės pas helmimit tė qindra civilėve me gaz sarin hapej me titullin: Hit Him Hard, mbi foton ku portreti i Assadit shkrihej me njė foto tė viktimave, duke e shndėrruar nė njė portret-pėrbindėsh.
Ne jemi tė varur nga media perėndimore, jo vetėm se mė tė kėnduarit ndėr gazetarė mezi dinė italisht e larg qoftė pak anglisht, por edhe se ende jemi nė kėrkim tė njė identiteti mediatik (jo se po kėrkon vėrtet njeri) dhe pėr momentin (dmth, pėr kėto 23vjet) mjaftohemi thjesht me njė imitim tė vobektė e satelit tė perėndimit. Vė bast qė (thuajse) asnjė prej jush nuk ka lexuar opinionin e njė analisti iranian mbi ēėshtjen siriane. As unė.
Der Spiegel arsyetonte se rreshtimi i Putinit me Assadin nuk ka tė bėjė me preferencė diktatoriale, por me njė gjeopolitikė precize - ai ka frikė se rėnia e Assadit do tė fuqizojė xhihadin dhe Al Kaedėn. Megjithatė moderatorėt tanė vazhdojnė e flasin pėr njė regjim diktatorial tė Assadit. A ėshtė mė regjimi regjim? Dhe kush po lufton nė Siri? Dhe, pyetja djegėse pėr njė komb bastexhinjsh, me kė duhet tė jemi?
A ka mė regjim nė njė luftė civile?
Nėse ajo qė ndodh nė Siri ėshtė njė luftė civile, atėherė, regjimi ka pushuar sė qeni regjim. Ai ishte i tillė deri nė momentin kur ajo qė (mbase) ishte luftė pėr liri u shndėrrua nė luftė asgjėsuese tė ndėrsjellė, kur protestat kundėr diktatorit u transformuan nė grupe tė armatosura qė ekzekutojnė njerėz, kur civilėve tė paepur tė Aleppos ua zunė vendin njėsitet xhihadiste. Media vazhdon ti referohet si regjim dhe kjo krijon shumė konfuzion te publiku shqiptar por dhe te kryeministrat e tij. Fakti qė regjimi nuk ėshtė mė regjim, as nuk e justifikon e as do tė thotė qė Assadi nuk ėshtė njė diktator.
Njė Diktator
Edhe pa njohur balancat politike brenda atij vendi, vetėm ideja e njė presidence tė trashėgueshme dhe jetėgjatėsia nė krye tė vendit mjaftojnė pėr tė identifikuar njė diktator. Ai ėshtė i tillė. I tillė ishte dhe Gedaffi. Pranverat arabe tė njėpasnjėshme mė kanė entuziazmuar pa masė. Kam besuar qė revolucioni nuk ka vdekur. Por, vjeshta erdhi shumė shpejt pėr secilėn. Rasti mė cinik ėshtė Libia, qė kaq vjet pas Gedaffit nuk duket mė mirė. Dhe lind pyetja, pse luftuan? Pse deshėm me shpirt ekzekutimin e Gedaffit? A janė arabėt tė pregatitur pėr atė qė vjen pas diktaturės? Jo rrallė, vijnė neo-diktatura. Gjithmonė, nė emėr tė popullit.
Nė emėr tė popullit
Kryeministri i vjetėr dhe ai i ri, nxituan tė flasin pėr njė diktator qė vret popullin e tij. Cilin popull? Dhe me kė ėshtė populli? Pėr tė kuptuar popullin, mund tė bėjmė njė ushtrim imagjinate. Imagjinoni popullin tonė. Njė milion votuan opozitėn, 500 mijė votuan pozitėn. Nėse, pozita e vjetėr do vendoste ta mbante pushtetin me forcė (dhe nė vendet parademokratike nuk ėshtė fenomen i pangjarė) do tė kishim njė luftė civile. Me aq sa e njoh popullin, nuk do habitesha qė kjo gjysma e milionit tė mbėshteste pozitėn nė luftėn kundėr atij milionėshit. Sjua merr mendja? Rikujtoni reagimet pėr 21 janarin. Sa njerėz thoshin mirė ua bėnė? Rikujtoni grevėn e urisė sė opozitės sė vjetėr. Sa vetė dolėn kundėr, me firma, me zė e me banderola. Rikujtoni 97-ėn. Bandat qė ishin ca me PS-nė e ca me PD-nė. Pra, populli, pasi lufta civile ka nisur, ėshtė pjesėmarrės nė mėnyrėn e vet. Derisa lufta bėhet mėnyrė jetese dhe nocioni regjim pushon pėrkohėsisht sė ekzistuari. Ose, mė e pakta ėshtė njė nocion lokal qė ndėrron kah me fituesin. Zonat e sunduara nga rebelėt janė nėn regjimin e tyre, zonat e qeverisė janė nėn regjimin e Assad-it.
Assad ėshtė njė diktator. Por, a ėshtė kjo njė luftė pėr liri ndaj diktatorit?
Lufta pėr liri kėrkon burra tė fortė
Para nja 2 vjetėsh isha shumė i entuziazmuar nga Pranvera siriane, si nga tė gjitha pranverat arabe. Liria, vjen shpesh pėrmes shtigjesh tė mundimshme, ku jo tė gjithė mund tė ngjiten. Shpesh, atyre shtigjeve u ngjiten mė tė fortėt. Por mė tė fortėt nė mė tė shumtėn e rasteve nuk janė as mė pėrfaqėsuesit, as mė tė drejtėt, as mė idealistėt, e as mė tė pėrgatiturit pėr atė qė do tė ndodhė mė pas. Ėshtė vėshtirė tė ndash luftėn pėr liri nga ajo pėr pushtet. Jo rrallė, njėra maskon tjetrėn. Ja, shihni Kosovėn. Informohuni, ju lutem, pėr komandantėt.
Nėse elefanti mbi tė cilin qėndron miza jonė do tė ndėrhyjė, ai mund tė jetė dhe nė krahun e atyre qė luftojnė pėr liri. Por, jo medoemos nė krahun e tyre qė do tė miradministrojnė lirinė. Sikur, elefantit ti bėhej vonė pėr barin e shkelur. Por, nėse kjo nuk ėshtė luftė pėr liri, atėherė ku po ndėrhyjmė? A mos jemi njė shtet laik e neutral, qė po ndėrhyn nė njė konflikt fetar?
Lufta si fe, pėr fenė e pėrtej fesė
Po tė dėgjosh shpjegimet e shumė tė interesuarve pėr luftėn siriane, e shpjegojnė si konflikt me sfond fetar mes sunive dhe alavitėve etj. Secila palė e konsideron tjetrėn krye-armikun e fesė e tė njerėzimit. Nuk mė takon mua tė ndaj davanė kėtu. Qindra shqiptarė kanė marrė rrugėn pėr tu rreshtuar tė gjithė kundėr Assadit sipas raporteve jo pėr lirinė e as pėr lidhje familjare. Janė atje, nė njė luftė fetare, madje jo me rebelėt por me njėsitet e xhihadit.
Qeveria shqiptare do duhej tė kishte njė qėndrim pėr kėtė. Pėrtej britmave pėr luftė, njė luftė qė mund tė jetė dhe fetare. Luftėrat fetare janė pasionante, sikurse feja vetė ėshtė njė pasion i fortė - mė i rėndėsishmi pėr shumė njerėz nė botė. Luftėrat pasionante, nuk mund tė pėrfshijnė njė vend pa pasione si Shqipėria. Njė vend tė vuajtur, qė pretendon tolerancėn fetare, e qė ka si pasion vetėm llogjet e kafeneve dhe bastoret. Kjo, ka lidhje me narrativėn politike tė kryeministrave narrativė politike, jo narracione netėsh dimri.
Mbi narrativėn politike
Kryeministri i vjetėr dhe kryeministri i ri nxituan pėr tė zhveshur kordhėn e pėr tė dalė pro NATO-s. NATO nuk ėshtė e jona, nuk e kemi krijuar ne. E as kemi ndikim nė tė. Nė rast se amerikanėt e turqit na e kėrkojnė, ne do tė rreshtohemi aty pėr hir tė konjukturave, por ne nuk mund tė udhėheqim e as tė bėrtasim mė fort se elefanti. Obama u tėrhoq pėrkohėsisht, sikurse britanikėt. Tė vetmit qė mbetėn me kordhėn zhveshur pėr luftė ishim ne, tė nxituarit.
Kryeministrat tanė, para se tė nxjerrin pallėn pėr njė luftė qė nuk dihet ēėshtė, bėjnė mirė tė ndėrtojnė njė ndjeshmėri publike. Bėjnė mirė tė ndėrtojnė gradualisht njė qėndrim, qoftė ky human, politik apo strategjik. Bėjnė mirė tė kenė njė filozofi tė vetėn dhe jo njė filozofi turke apo amerikane.
Edhe miza mund tė ketė dinjitetin e vet. Madje, dhe filozofinė e vet. Prej mize. Jo prej elefantėsh.
Koloreto Cukali
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt