Close
Faqja 0 prej 47 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 463
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Mbinjeriu
    Anëtarësuar
    10-09-2009
    Postime
    397

    3 nëntor 2013: Dita e zgjedhjeve lokale në Kosovë

    Zgjedhjet po afrohen...

    Zgjedhjet lokale po afrohen,fushata zgjedhore do fillojë zyrtarisht pas disa ditësh,edhe këtë radhë me gjasë skenari njejtë,politikanët do premtojnë shumë për të mos realizuar asgjë konkrete!
    Sigurisht premtimet parazgjedhore nuk janë risi ekzkluzive e këtyre zgjedhjeve,ne në kontinuitet e kemi këtë "luks"të dëgjojmë/lexojmë marrina të këtyre që tallen me popullin,duke premtuar aq shumë sa duket utopike implementimi i projekteve te tyre!
    Nëse shoqëria jonë do ishin qenie të vetëdijshme që të i gjykojnë dhe kuptojnë veprimet e partive politike,atëherë sigurtë nuk do e kishin këtë komoditet me u krekos politikanët sharlatanë!

    Gjatë dites lexova se mbi 2.000 zyrtarë akuzohen për korrupsion,pasi siç thuhet kanë abuzuar me detyren e tyre,dhe marrë ryshfet,në rrethana normale ky lajm të dëshpëron për nivelin e lartë të korrupsionit,kurse zhgënjimi më i madh është tek sa lexon në fund të lajmit se vetëm "disa"janë ndëshkuar,kurse të tjerët kanë vazhduar misionin e tyre(me avazin e njejtë).

    Edhe këtë fushatë zgjedhore subjektet kryesore në vend do drejtojnë gishtin tregues se ky është i "korruptuar",ani pse si për ironi të gjitha këto PDK,LDK-AAK-ja ishin në pushtet dhe asnjëra nuk mundet me pretendu se u tregua korrekte në raport me përgjegjësinë e tyre,sepse koha ka dëshmuar se asnjëra nuk doli e pastër nga petku i pushtetit.
    E dimë të gjithë se niveli i korrupsionit tek ne është shqetësues,pasi është prezentë në çdo segment,duke filluar nga pushteti lokal e deri tek ai qëndror,edhe atë në përmasa të mëdha,por derisa mungon vetëdija kolektive për të reflektuar atëherë kjo strukturë udhëheqëse do na rrjepë të gjallë(Mirë bën,derisa rrime urtë)!

    Në një shoqëri të korruptuar,ata që humbin më së shumti janë shtresa e të varfërve,sepse ato "para"qe ishin te destinuara për zhvillim,përdoren për qëllime të tjera,si mjete luksi per "eliten" drejtuese,si dhe fryerjen e llogarive bankare te tyre.
    Si mund të presim se do ndryshojë kjo situatë?
    Sistemi gjyqësor është i korruptuar,të pakten ashtu e tregojnë faktet,ja një tregues i qartë:Vetëm një numër i vogël zyrtarësh të akuzuar janë ndëshkuar, ndërsa pjesa tjetër është lënë e lirë. Gjatë vitit 2012, prokuroritë kanë pranuar 14 aktgjykime me urdhër ndëshkimor, 24 aktgjykime refuzuese, 15 aktgjykime lirues, 105 aktgjykime dënuese, 4 aktgjykime me masë të trajtimit të detyrueshëm.
    Me të drejtë shumë kanë humbur kredibilitetin tek organet gjyqësore,si dhe tek Agjencia Kosovare Kundër-Korrupsionit!

    Për fund ky është mesazhi:

    "E dini ate shprehjen, me genjeve nje here, e kam fajin une. Me genjeve dy here, je ti i zoti shume. Me genjeve heren e trete, jam une fajtor"
    Kjo goje nuk eshte per keta veshe

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Zgjedhjet po afrohen...(Kosovë)

    Kandidatja me emrin më të gjatë dhe karakteristik



    Ajo është në mesin e qindra kandidateve për Asambletë Komunale në zgjedhjet lokale që me 3 nëntor do të zhvillohen në Republikën e Kosovës. Por ajo çfarë e bënë të veçantë nga bashkëpretendentët e saj, është emri, transmeton reporteri.

    Kandidatja për Asamblenë Komunale të Gjakovës, nga radhët e Aleancës Kosova e Re, ka një emër të gjatë dhe karakteristik. Emri i saj është Gjylgjyzare Karaxhija Xharavina-Zarushi.
    http://www.zeri.info/artikulli/17115...-karakteristik

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Zgjedhjet po afrohen...(Kosovë)

    Haradinaj: Vitin e ardhshëm, unë kryeministër



    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, zgjodhi që në hapje të fushatës në Klinë të flas për PDK-në dhe LDK-në dhe koalicionin e mundshëm.

    Pasi bëri thirrje të votohet kandidati i tij në këtë komunë, Enver Berisha, i cili, sipas tij, është i duhuri për ndryshim, u shpreh i bindur se zgjedhjet e ardhme do të jetë kryeministër i vendit.

    Sikurse në Deçan edhe në Klinë tha se synon që në çdo familje të punësojnë nga një anëtar.

    Unë nuk jam argat i dikujt. S’kam qenë as më parë e as nuk jam. Jam i gatshëm të punojë, por jo që të jem argat e të hyj në koalicion qeverisës me parti që e kanë sjellë vendin në këtë gjendje. Nuk e bëjmë këtë. Unë vërtetë që do të jem kryeministër në vitin që vjen”, ka thënë ai, transmeton KP.

    Kandidati për Klinën nga AAK-ja, Enver Berisha premtoi të ardhme më të mirë dhe tha se ndryshimi po vjen, madje për gjithë Kosovën.

    Sipas tij, AAK-ja është e vetmja që në proceset demokratike dhe trajtimin ndaj qytetarëve mund të arrij të bëjë ndryshim. Premtoi arsim më të mirë, shëndetësi e shumë të tjera. /Telegrafi/
    http://www.telegrafi.com/lajme/harad...r-112-259.html

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Zgjedhjet po afrohen...(Kosovë)

    Premtime pa mbulesë




    Visar Rushiti nga Instituti GAP thotë se në Mitrovicë janë premtuar prej 100 deri 150 milionë euro investime. Mirëpo, sipas Kornizës Afatmesme Buxhetore, komuna e Mitrovicës do të ketë 14.6 milionë euro buxhet në vitin 2014, pak mbi 15 milionë në vitin 2015 dhe 15.3 milionë euro buxhet në vitin 2016.


    Zëri: Sa janë të zbatueshme në praktikë premtimet që kandidatët për kryetarë të komunave po japin gjatë fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit ?

    Rushiti: Nga ajo që është parë deri më sot, premtimet e kandidatëve për kryetarë të komunave do t’i ndaja në dysh: premtimet të cilat janë më lehtë të matshme dhe të mundshme për t’u realizuar, dhe ato premtime të cilat nuk mund të maten dhe janë kryesisht të parealizueshme.

    Në grupin e parë hyjnë ato premtime që kanë të bëjnë me probleme reale dhe praktike që hasin qytetarët në komunë, p.sh: furnizimi me ujë të pijes, menaxhimi i mbeturinave, shtrimi trotuareve, parkingjet, ndriçimi publik, derisa, në grupin e dytë të premtimeve hyjnë projektet që kërkojnë shuma të mëdha parash, dhe premtimet për investime qindramilionëshe. Këto të fundit janë të parealizueshme duke pasur parasysh buxhetin si të Kosovës në përgjithësi (1.6 miliard), ashtu edhe të komunave, në veçanti.

    Në përgjithësi, buxheti i secilës komunë përbëhet nga granti qeveritar që përbën 80-90% të buxhetit të komunës, dhe të hyrave vetjake që përbëjnë 10-20% të buxhetit të komunës në total. Pastaj, nëse shohim ndarjet apo kategoritë e shpenzimeve të buxhetit, ku bën pjesë edhe kategoria e shpenzimeve kapitale, dhe e krahasojmë me premtimet e tilla të dhëna nga kandidatët, vërehet fare lehtë se realizimi i atyre premtimeve është i pamundshëm.


    Zëri: A po i mashtrojnë qytetarët duke premtuar shuma milionëshe të fryra?

    Rushiti: Janë disa komuna në të cilat gjatë këtyre ditëve është premtuar investime kapitale deri në 100 apo 150 milionë euro që do të bëhen gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar, si komuna e Mitrovicës, e Prizrenit, Gjilanit dhe Vushtrrisë.

    Në Mitrovicë janë premtuar prej 100 deri 150 milionë euro investime, mirëpo sipas Kornizës Afatmesme Buxhetore, komuna e Mitrovicës do të ketë 14.6 milionë euro buxhet në vitin 2014, pak mbi 15 milionë në vitin 2015 dhe 15.3 milion euro buxhet në vitin 2016.

    Në këtë buxhet, granti i përgjithshëm qeveritar bën pjesë me mbi 12 milion, derisa të hyrat vetjake me mbi 2 milionë euro. Për më shumë, në Mitrovicë është premtuar krijimi i katër mijë vendeve të punës dhe renovimi i stadiumit të qytetit duke e krahasuar pastaj atë me stadiumin e famshëm Wembley në Londër i cili ka kushtuar rreth 894 milionë euro.

    Kështu vazhdon Prizreni me 33.6 milionë euro buxhet në vitin 2013 derisa janë premtuar 100 milionë euro investime, pastaj Gjilani, Vushtrria, ku në këtë të fundit janë premtuar 80 milionë euro investime derisa Vushtrria do të përmbyllë vitin 2013 me 12.6 milion euro buxhet, dhe sipas Kornizës Afatmesme të Buxhetit, do të ketë jo më shumë se nga 13 milion në vitet 2014 dhe 2015, dhe pak mbi 14 milion në vitin 2016.



    Zëri: Realisht cili do të jetë buxheti për investime kapitale gjate viteve ne vijim?

    Rushiti: Në vitin 2013 është planifikuar që komunat të kenë 127 milionë euro buxhet për shpenzime kapitale, ndërsa buxheti total për komuna është planifikuar të jetë 378 milion euro. Krahasuar me vitin 2012, buxheti i planifikuar për shpenzime kapitale është rritur për 2 milion euro që nuk paraqet ndonjë ndryshim të theksueshëm.


    Zëri: A keni bërë krahasime mes premtimeve dhe realizimeve gjate mandatit te fundit 4- vjeçar. Nëse po, në çfarë përqindje janë realizuar premtimet e zgjedhjeve te fundit?

    Rushiti: Si pjesë e raporteve mbi vlerësimin e qeverisjes së të gjitha komunave në Kosovë gjatë mandatit në përfundim katërvjeçar 2010-2013 (Letërnjoftimi i Komunës), Instituti GAP ka bërë edhe vlerësimin e përmbushjes së premtimeve të dhëna gjatë fushatës 2009.

    Megjithatë, është vështirë të matet sa i përket përqindjes për të gjitha premtimet në të gjitha komunat, por do të thosha që ka shumë premtime të bëra në 2009 të cilat nuk janë realizuar gjatë mandatit katërvjeçar 2010-2013.

    P.sh. në Prishtinë ishte premtuar por nuk është realizuar: bërja e Prishtinës qendër metropolitane, pastaj ndërtimi i kompleksit të fushave rekreative sportive në lokacionin e quajtur ‘Fusha e Pajtimit’ pastaj në Mitrovicë ishte premtuar dhe nuk është realizuar: ndërtimi i një Universiteti Evropian, dhe lirimi banesave të shqiptarëve të uzurpuara në veri të Mitrovicës, pastaj në Gjilan ishte premtuar por që nuk është realizuar: krijimi i katër mijë vendeve të reja të punës, etj.


    Zëri: Cilët kryetarë të komunave kanë arritur ta zbatojnë më së miri planin për investime kapitale e cilët jo?

    Rushiti: Nëse i marrin disa prej komunave më të mëdha shohim se në vitin 2012 komuna e Prishtinës ka përqindjen më të ulët të realizimit të shpenzimeve kapitale krahasuar me atë çka është planifikuar. Në anën tjetër, Gjakova dhe Gjilani prijnë sa i përket realizimit të këtyre shpenzimeve.

    Duhet pasur parasysh se komunat shpesh ulin qëllimisht shifrat e planifikuara me qëllim që të krijojnë “iluzione” se kanë qenë të suksesshëm në realizim të planeve. P.sh komuna e Gjilanit ka pasur realizim shumë të mirë të shpenzimeve kapitale mirëpo krahasuar me vitin paraprak, këto shpenzime kanë pësuar rënie prej afro 1.4 milion euro në vitin 2012.
    http://www.zeri.info/artikulli/17183...ime-pa-mbulese

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Zgjedhjet po afrohen...(Kosovë)

    Muaji i Rrenave



    Milaim Shefkiu

    Gjithë mileti tashmë e di se frazeologjitë e politikanëve gjatë fushatës janë kozmetikë demagogjike që përdoret vetëm për të mbushur thesin me vota. Shumica e premtimeve milionëshe e qindra milionëshe, janë vetëm llafe në çarshi, që nuk kanë kusure. Pra llafeve të kësaj natyre nuk i prehet dëm, sikurse nuk i kërkohet as llogari, sepse të gjithë e dinë se nuk janë të vërteta. Prandaj qytetarët sa të munden “të gjëmojnë” sikur ai plaku kur i ka dëgjuar njerëzit duke rrejtur ashiqare, e duke u munduar të mos lëshojë zë.


    Derisa 1 prilli botërisht njihet si Dita e Rrenave, muaji i fushatës në Kosovë mund të konsiderohet si Muaji i Rrenave.
    Qytetarët, pas një jave zgjedhjesh duhet të kaliten, sikur spartanët, qëkur t’i dëgjojnë premtimet e politikanëve gjatë fushatës të mos i marrin “afër zemrës”, sepse shpërndarja e milionave nuk ashtë asgjë tjetër, përveç “ëndërr e Nastradinit”.

    Ky i fundit kish pa njëherë ëndërr se një tregtar po i jep nëntë grosh, e i thoshte tregtarit se nuk i do nëntë, por i do dhjetë. Duke u shtyrë me tregtarin i del gjumi... Kur e sheh veten se është ëndërr, i mbylli sytë, e zgjati dorën mbi jorgan, duke i thënë... mi jep nëntë grosh se po i marr...

    Këta miliona që po i premtojnë politikanët për infrastrukturë, bujqësi, arsim, shkencë, e kulturë... janë irracionale, sepse që tash dihet sa do të jetë buxheti i vitit të ardhshëm dhe i dy-tri viteve pasuese. Gjithë buxheti i paraparë për investime kapitale nuk i plotëson premtimet e dhëna në fushatë. Prandaj mesazhi për ikje nga “alienët” vlen për njerëzit e rëndomtë, që e shohin fushatën nga distanca, ndërsa ata që u shkojnë pas liderëve të partive politike, natyrisht se duhet t’u besojnë “për hatër” sepse gjatë fushatave u bie në dhëmb “ndonjë sheqerkë”.

    Kjo është vetëm njëra pjesë e dramës zgjedhore, ndërsa pjesa tjetër lidhet me ndryshimet radikale të politikanëve ose, thënë ndryshe, metamorfozën politike të disa kandidatëve për kryetarë komunash.

    Po e nisim me kandidaten për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari, e cila shkoi në pazar dhe nuk hezitoi t’ia kapë karrocën një hallexhiu për t’i ndihmuar që t’i bartë disa thasë me speca. Në shikim të parë duket shumë humane dhe tepër emocionale, sepse keqpërdorimi i fëmijëve në Kosovë është relativisht i theksuar. Por, në anën tjetër, shtrohet pyetja se ku ka qenë Mimoza Kusari katër vitet e shkuara që asnjëherë nuk e ka çarë kokën për këtë kategori. Nuk është reale që një politikan i paprekshëm për katër vjet ose tetë vjet, të shndërrohet në hamall e lypsar vetëm atëherë kur ka nevojë për “kokrrën” e këtyre fatkëqijve.

    Nuk është vetëm Mimoza që u ka rënë në sy njerëzve në këto ditë zgjedhjesh. Është edhe kryeministri Hashim Thaçi, i cili shkon dyqan më dyqan për t’ua kërkuar votën. Fushatën “derë më derë” nuk e kanë zbuluar kosovarët, por është jashtë normales, që t’ua dëgjojë hallin hallexhinjve, vetëm kur politikani ka dobi nga ta.

    Ndërsa më së paku fushatë zgjedhore është vizita e Isa Mustafës dhe e Agim Çekut te shoqatat me nevoja të veçanta. U tha se nuk është fushatë, por këto lloj takimesh tejkalojnë fushatën. Të verbrit dhe ata me sindromin Down, kanë një mal hallesh dhe kërkesash, të cilat nuk i kanë të sotme, por i kanë trashëguar me vite. Mustafa është kryetar i Prishtinës ndërsa Çeku ministër në qeverinë aktuale. Të dy kanë pasur qindra mundësi që t’u ndihmojnë këtyre njerëzve me nevoja të veçanta e nuk e kanë bërë kurrë, ndërsa tani e kanë gjetur fushatën zgjedhore për t’u marrë me hallet e tyre.

    Fushata është marketing politik për t’i fituar zgjedhjet, por edhe në këtë shteg duhet ecur këmbëzbathur dhe nëpër tokë, jo qiellit sikur “hajnat e Bagdadit”.

    http://www.zeri.info/artikulli/17163/muaji-i-rrenave

  6. #6
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: Zgjedhjet po afrohen...(Kosovë)

    Cfare pritet nga keto zgjedhje?

    Jam shume kurioze te di se cfare presin qytetaret nga keto zgjedhje.Me aq pak sa ka pare une,nuk eshte se kam par ndonje risi ne skenen politike te Kosoves,pastaj as vete programet nuk me duket te rifreskuara,qe mos te them se ngjajn sikur ato programe po lexojn dhe vete per here te pare,sikur i kaN marr 'borxh' nga ndonje vend tjeter.

    Ajo qe me bene pershtypje eshte se as vete politikanet dhe partit politike nuk kan intuziazem fare,kjo bie dukshem ne sy,duke filluar nga slloganet qe ata kan zhgjedh e deri te hapja e kampanjes.
    Me se shumti bie ne sy Albin Kurti - VV,me duket shume i heshtur,dhe pothuajse duket vetem ateher kur jan te 'detyruar' dhe kur duken jan shume fjale-pak....sidomos sa i perket debatve jan cik te distancuar nga ajo cfare jemi mesuar te shofim.

    Kam ndjek 3 debate deri me tani,dhe me ka bere pershtypje sa pak flitet ne keto debate per korrupsionin apo per gjera qe jan thelbesore dhe madhore,me kete dua te them sigurisht qe ka korrupsion,por korrupsioni eshte rredhoj e te gjitha partive politike prandaj edhe nuk futen shume te hapin nje debat te mirfillt.

    Nga gjithe ajo qe pame,personalisht me beri te mendoj sikur keto zgjedhje jan te planifikuara ne kuptimin,jan te caktuara vendet kush ku do te fitoj,se ska mundesi te fillojn nje fushat kaq te lodhur,ku dihet se fillimi dhe fundi i fushates ka rendesin me te madhe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga zANë : 09-10-2013 më 09:43

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Zgjedhjet po afrohen...(Kosovë)

    Qytetarët indiferentë ndaj fushatës dhe premtimeve



    Mungesa e ofertave konkrete nga ana e kandidatëve për kryetar të komunave, të cilat do të lehtësonin jetën e qytetarëve, ka ndikuar që një pjesë e qytetarëve të jenë indiferentë ndaj fushatës zgjedhore dhe premtimeve të pretendentëve për kryetarë të komunave. Kështu vlerësojnë për Telegrafin ekspertë dhe analistë, sipas të cilëve politikanët po dalin me premtime dhe programe të njëjta.

    Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), ka theksuar se nga ecuria e deritanishme e fushatës zgjedhore, vërehet indiferencë qytetare për zhvillimet e fushatës dhe prezantimet e kandidatëve.

    Sipas tij, kjo indiferencë buron nga mungesa e platformave dhe programeve përmbajtësore, nga ana e subjekteve politike dhe nga kandidatët për kryetarë komunash, e sidomos nga qasja e nëejtë në fushatë zgjedhore, me premtime të njëjta, por me progres të vogël të dëshmuar.

    Megjithatë, vërejmë interesim nga grupe të tjera të qytetarëve, ithtarë të subjekteve të caktuara politike, të cilët duket se besojnë në ndryshime pozitive që premtohen në këtë mandat. Ndonëse, mungesa e elaborimit konkret për platformat dhe programet përmbajtësore, nga kandidatët për kryetarë të komunave dominon, kjo vazhdon ta pengoj kryesisht interesimin e qytetarëve”, ka shtuar Kryeziu.

    Selatin Kllokoqi, nga Instituti D4D, ka theksuar për Telegrafin se është vëeshtirë të matet interesimi i qytetareve në përqindje, për ofertat e kandidatëve për kryetar të komunave.

    Sipas tij, vetë fakti që bëhet prezantimi i kandidateve për kryetar komunash, zgjon interesin e qytetarëve që t’i shohin dhe vlerësojnë ofertat e kandidateve, që në fund të mund të bëjnë edhe zgjedhjen e tyre për alternativen me të mirë qeverisëse, duke shtuar se një faktorë tjetër në interesin e publikut, janë rastet kur gara ndërmjet kandidatëve për kryetar komune është e ngushtë.

    Në përgjithësi mendoj se është një trend mesatar i këtij interesimi qytetar. Ndërsa e gjitha varet nga mënyra se si i kanë artikuluar kandidatët ofertat e tyre. Ajo që mund të ndikojë në uljen e këtij interesimi është përsëritja e premtimeve që kandidatet bëjnë dhe shabllon premtimet që jemi mësuar tashmë të dëgjojmë, si: bursa për të rinjtë, vende pune, rrugë etj. Ndërsa përqendrimi i kandidatëve në ofertat konkrete, që prekin direkt jetën e qytetarit duke ofruar zgjidhje për problemet e tyre, do të mund të ishte një element i mobilizimit të masës për ti ndjekur prezentimet e kandidatëve për kryetar komune”, ka shtuar Kllokoqi.

    Ndërsa, Avni Zogiani, nga Organizata “Çohu”, tha se shumë pak i ka përcjellur debatet të cilat po zhvillohen në mes kandidatëve për kryetar të komunave dhe ky mosinteresim, sipas tij, është rrjedhojë e asaj së nuk pret zgjidhje të problemeve nga këto zgjedhje.

    “Krejt ajo që unë e kam diskutuar rreth zgjedhjeve është se këto zgjedhje janë duke na shërbyer si “Kali i Trojës”, për ta kthyer pranueshmërinë e institucioneve serbe brenda Kosovës.
    Nuk kam ndonjë koment rreth performancës së kandidatëve përgjatë fushatës, për shkak se refuzoj me u lëshu në debate kaq triviale, përderisa Serbia po futet brenda Kosovës”, ka theksuar Zogiani.
    (B.D) /Telegrafi/
    http://www.telegrafi.com/lajme/qytet...e-2-36943.html

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Zgjedhjet po afrohen...(Kosovë)


  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Zgjedhjet po afrohen...(Kosovë)

    Kandidatja me emrin më të gjatë dhe karakteristik

    gjylgjyzareAjo është në mesin e qindra kandidateve për Asambletë Komunale në zgjedhjet lokale që me 3 nëntor do të zhvillohen në Republikën e Kosovës. Por ajo çfarë e bënë të veçantë nga bashkëpretendentët e saj, është emri, transmeton reporteri. Kandidatja për Asamblenë Komunale të Gjakovës, nga radhët e Aleancës Kosova e Re, ka një emër të gjatë dhe karakteristik. Emri i saj është Gjylgjyzare Karaxhija Xharavina-Zarushi.

    Zëri

    http://mapo.al/2013/10/09/kandidatja...karakteristik/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776

    Për: Zgjedhjet po afrohen...(Kosovë)

    po bre ...shpetu na kane.....veq ne kosove e shqiperi presin nga zgjedhjet vend te pune e perfitime tjera....qfare vendi ore.....

Faqja 0 prej 47 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •