Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22

    Prof. Dr. Ismet Elezi

    INTERVISTA/ Flet Prof. Dr. Ismet Elezi: Njerėzit e diturisė duhen respektuar pėr sė gjalli


    -N.q.s duhet tė ndėrtojmė shtetin e sė drejtės, duhet tė sundojė ligji

    -Njė demokraci e mirėfilltė duhet tė pėrkrahė shtetin e sė drejtės

    -U martova me drejtėsinė, por kam dashuruar pedagogjinė dhe shkencėn

    -Nė shtetin e sė drejtės ligji ėshtė i barabartė pėr tė gjithė

    - Ka nevojė qė shkenca jonė tė arrijė kriteret dhe nivelet europiane

    - Reformat ligjore tė bėhen me njė bazė studimore jo spontane

    - Mosndėshkueshmėria politike nuk duhet tė ndikojė nė drejtimin e shtetit

    - Ata qė procedohen tė ndėshkohen dhe jo tė lirohen

    - Po i dhanė Kadiut paranė e kthen qitapin kokėposhtė

    Albert ZHOLI

    Dje Akademia e Shkencave e Shqipėrisė, organizoi ceremoninė e dhėnies sė medaljes “Nderi i Akademisė” Prof. Dr. Ismet Elezit. Nė kėtė takim morėn pjesė, akademikė, pedagogė tė Fakultetit tė Drejtėsisė tė Universitetit tė Tiranės, deputetė, miq dhe dashamirės sė Profesorit tė nderuar. Fjalėn e rastit e mbajti Kryetari i Akademisė sė Shkencave, zoti Muzafer Korkuti. Pėr 50 vjet si pedagog, ai mbetet unik nė profesionin e vet duke shkruar me qindra artikuj profesional. Gjatė dorėzimit tė medaljes ai u shpreh: “Kjo mėnyrė vlerėsimi ėshtė pozitive ndikon mė shumė nė psikologjinė e njerėzve qė t’i pėrkushtohen shkencės, punės, veprave, pasi e ndjejnė vlerėsimin pėr sė gjalli. Nė shtetin e sė drejtės ligji ėshtė i barabartė pėr tė gjithė, ndėrsa nė shtetin ligjor, ligji mund tė bėjė dhe privilegje disi tė veēanta tė klasės apo partisė nė pushtet”. Nė fund tė ceremonisė ekskluzivisht pėr “Telegraf” ne zhvilluam kėtė bisedė.

    Z. Ismet si ndjeheni sot me marrjen e kėsaj medaljeje speciale?

    Unė ndjehem i vlerėsuar, pasi nė kėtė rast vlerėsohen njerėzit e moshės sė tretė. Ndaj dhe vlerėsimi im merr njė kuptim tė veēantė, sepse vlerėsimi mė i mirė bėhet, kur personi ėshtė gjallė. Pra kur ėshtė gjallė, ai ndjen emocion, kėnaqėsi, vlerėsim , pasi i sheh personalisht kėto ndere apo falėnderimet dhe mirėnjohjet apo dhe pėrshtypjet pėr vlerėsimet qė i bėhen. Kjo mėnyrė vlerėsimi ėshtė pozitive ndikon mė shumė nė psikologjinė e njerėzve qė t’i pėrkushtohen shkencės, punės, veprave, pasi e ndjejnė vlerėsimin pėr sė gjalli. Kjo nuk do tė thotė qė tė mos nderohen dhe tė vdekurit, pėrkundrazi, shumė prej tyre kanė shumė vlera dhe duhej t’i merrnin pėr sė gjalli, ndaj dhe unė po bėj njė apel qė gjithė institucionet qė merren me nderimin e figurave duhet qė patjetėr tė kenė nė konsideratė autorėt dhe intelektualėt qė janė gjallė. Unė kėtė ditė e konsideroj si dėshirė dhe produkt, tė bashkėpunimit tė vazhdueshėm qė kam pasur me Akademinė e Shkencave. Kėto lidhje tė mia kanė filluar qysh nė vitet 1950.

    Si ka rrjedhur jeta juaj nė drejtimin shkencor deri nė kėtė ditė?

    Nė maj tė viti 1955 unė u emėrova Sekretar Shkencor, i Institutit tė Shkencave, i cili kishte nė varėsi tė gjitha ato Institute qė mė pas i trashėgoi Akademia e Shkencave. Pėr shkak tė detyrės si anėtar shkencor mora lidhje me tė gjitha Institutet e Shkencave. Me shkrirjen e Institutit tė Shkencave nė vitin 1957 me krijimin e Universitetit tė Tiranės, unė u caktova, Sekretar Shkencor i Universitetit dhe mbaja lidhjet me sektorėt e Institutit tė Shkencave. Kėto lodhje vazhduan gjatė pasi njerėzit bėnin pėrpjekje pėr studime tė ndryshme, pavarėsisht mundimeve dhe problemeve tė shumta ideologjike. Ata bėnin pėrpjekje tė mos shkėputeshin nga puna shkencore pavarėsisht sakrificave dhe problemeve tė kohės. Nė tetor tė vitit 1972, kam patur nderin dhe kėnaqėsinė qė sė bashku me Akademikun e madh Aleks Buda, tė ishim tė pranishėm nė Kėshillin e Ministrave, kur u vendos, krijimi i Akademisė sė Shkencave. Me dorėn time kam hedhur firmėn pėr projekt-dekretin pėr krijimin e saj. Kėtė moment e ruaj si thesar nė mendjen dhe zemrėn time, se ka qenė njė ndėr ngjarjet mė tė rėndėsishme pėr inteligjencėn shqiptare. Unė personalisht mora pjesė nė administratėn e kėtij institucioni tė veēantė, por nuk kam hequr dorė kurrė, nga ana pedagogjike pėr asnjė ēast. Mė kujtohen fjalėt e Dostojevskit: “U martova me drejtėsinė, por kam tė dashur letėrsinė”. Edhe unė pak a shumė nė kėto pozita kam qenė. Pra kam tė njėjtėn ndjesi u martova me drejtėsinė, por kam dashuruar pedagogjinė dhe shkencėn.

    Po pas krijimit tė Akademisė?

    Pas krijimit tė Akademisė, kam vazhduar lidhjet nė me Akademinė nė Konferencėn Albanologjike, nė vitin 1972. Mora pjesė nė komisionin pėr pėrgatitjen e fjalorit enciklopedik, me shumė tė tjerė. Mora pjesė nė enciklopedinė e Korpusit “Tė sė drejtės zakonore” dhe sė fundi kam kontribuar nė “Fjalorin Enciklopedik” nė vitin 2009. Natyrisht, krahas punės pedagogjike qė kam zhvilluar pėr 45 vjet, unė veprimtarinė time shkencore e kam zhvilluar, nė kėto drejtime kryesore, nė fushėn penale dhe nė fushėn e sė drejtės zakonore. Unė sot ndihem i emocionuar se nė kėtė takim pashė shumė ish- studentė tė mi, tė cilėt kanė arritur rezultate tė larta dhe kanė pozicione tė rėndėsishme nė administratė dhe nė shoqėrinė civile.

    Ku e zhvillove veprimtarinė nė fushėn penale?

    Nė fushėn penale e zhvillova veprimtarinė, nė tekstet universitare, nė artikuj shkencorė, nė tekste me autorė tė pėrbashkėt. Aktualisht bilanci i punės time shkencore, pėrmblidhet nė 400 (katėrqind) botime qė pėrmblidhen nė tekstet, referatet shkencore, artikujt shkencorė dhe artikujt profesionalė. Ky bilanc ėshtė pjesė pėrbėrėse e kontributit tim modest nė shkencėn e jurisprudencės shqiptare, pavarėsisht nga pengesat dhe vėshtirėsitė qė ka hasur brezi im. Por sot brezi ynė krenohet pėr kėto arritje, por megjithatė, duhet tė pranojmė se shkenca juridike, ashtu si gjithė shkencat e tjera, duhet tė zhvillohet mė shumė, ndaj si i moshuar qė jam, dhe pėr shaka tė pėrvojės sė gjatė pedagogjike, i bėj thirrje brezit tė ri, qė ta zhvilloj mė tej, nė sasi dhe nė cilėsi, shkencėn juridike, se pėr kėtė ka nevojė drejtėsia, ka nevojė konsolidimi i shtetit tė sė drejtės, ka nevojė sundimi i ligjit, ka nevojė respektimi i tė drejtave tė njeriut nė mėnyrė tė gjithanshme. Ka nevojė qė shkenca jonė tė arrijė kriteret dhe nivelet europiane. Ne duhet tė integrohemi nė BE, por duke ruajtur identitetin tonė kombėtar. Shpresoj dhe uroj qė tė forcohet Akademia e Shkencave, pasi kjo akademi pėrfaqėson denjėsisht, inteligjencėn shqiptare brenda dhe jashtė atdheut. Forcimin e saj e kėrkojnė interesat e mėdha tė kombit, pasi ajo do tė ketė mundėsi tė zgjerojė veprimtarinė e saj pėrfshi edhe shkencat juridike.

    Cilat janė problemet e drejtėsisė shqiptare sot?

    Problemet e drejtėsisė janė shumė, por nė radhė tė parė dhe mbi tė gjitha, tė kuptohet se n.q.s duhet tė ndėrtojmė shtetin e sė drejtės, duhet tė sundojė ligji. Pra tė sigurohet barazia e njerėzve, tė sigurohen tė drejtat e shtetasve, tė luftohet kriminaliteti, por nė radhė tė parė tė parandalohet kriminaliteti. Reformat ligjore tė bėhen me njė bazė studimore jo spontane dhe duke i marrė mekanikisht, nga jashtė. Ne do tė marrim nga BE-ja dhe nga gjithė shtetet e zhvilluara nė kėtė fushė, por t’i marrim ato nė mėnyrė krijuese duke i pėrshtatur pėr kushtet e vendit tonė, sepse pėrndryshe do tė mbeten pa zbatim. Mendoj se, reformat nė tė gjitha drejtimet duhet tė thellohen, por veēanėrisht duhet tė thellohet nė plagėn e drejtėsisė, nė gangrenėn e saj lufta kundėr korrupsionit. Ajo kėrkon njė pjesėmarrje tė gjerė tė shtypit, tė shoqėrisė civile, tė vetė qytetarėve, qė ta denoncojnė korrupsionin nė drejtėsi, sepse nuk mund tė luftohet korrupsioni vetėm me procedimin e njė personi. Dhe ata qė procedohen tė ndėshkohen dhe jo tė lirohen me lloj -lloj justifikimesh. Mosndėshkueshmėria politike nuk duhet tė ndikojė nė drejtimin e shtetit. Tė gjitha kėto janė probleme qė lidhen me zbatimin e ligjit, me konceptin qė shteti mund tė ekzistojė dhe mund tė funksionojė, nė bazė tė ligjit dhe tė Kushtetutės dhe jo tė dėshirave tė politikanėve apo njerėzve me pushtet.

    Ju thatė shteti ligjor dhe shteti sė drejtės. Ku ndryshon shteti i sė drejtės nga shteti ligjor?

    Sigurisht qė ka ndryshime. Terminologjia mė e saktė e kėtyre dy pėrcaktimeve ėshtė shteti i sė drejtės. Shteti ligjor ėshtė njė formė diktature, pasi ajo ka ligjet e saj ndoshta qė nuk lidhen me drejtėsinė, por anojnė nė kahe tė ndryshme. Kurse kur themi shtet i sė drejtės kėtu ne presupozojmė dhe pėrmbledhim tė gjitha tė drejtat themelore tė njeriut nė ēdo shtet, apo lloj qeverisje. Nė shtetin e sė drejtės ligji ėshtė i barabartė pėr tė gjithė, ndėrsa nė shtetin ligjor, ligji mund tė bėjė dhe privilegje disi tė veēanta tė klasės apo partisė nė pushtet. Ky ndryshim ėshtė esencial, dhe duhet tė kuptohet nė mėnyrė tė rregullt. Pra kėto janė ndryshimet midis shtetit tė sė drejtės dhe shtetit ligjor. Ne, apo njė demokraci e mirėfilltė duhet tė pėrkrahė shtetin e sė drejtės.

    Kjo terminologji gradualisht po hyn edh nė vendin tonė, ka shumė institucione qė e pėrvetėsojnė dhe e zbatojnė, por ne duhet tė jemi tė kėnaqur kur gjen zbatim tė pėrgjithshėm.

    Ku nuk ėshtė kuptuar mė shumė ky dallim?

    Tek politikanėt. Ata ende nuk e kanė kuptuar apo nuk duan ta kuptojnė kėtė dallim esencial, pėr njė shoqėri tė mirėfilltė demokratike. Pra ky dallim duhet evidentuar, duhet pėrhapur dhe zbatuar. Megjithatė po tė kenė koncepte, qė politikanėt tė gjithė duhet tė kuptojnė se duhet tė sundojė ligji, prapė ėshtė i pranueshėm dhe pse qė nuk pėrbėn pėrkufizimin apo pėrcaktimin mė tė saktė tė funksionimit nė njė shoqėri tė vėrtetė demokratike. Po tė kihet koncepti, qė tė sundojė ligji, shteti demokratik nė tė gjitha levat e saj, mund tė them se kemi arritur shumė dhe nuk mund tė kundėrshtohet, pasi po tė kemi arritur deri nė atė stad detyrimisht do tė vijė dhe zbatimi dhe funksionimi i shtetit tė sė drejtės. Nuk duhet tė kemi shtet ligjor nė pėrgjithėsi, shtet tė ligjeve demokratike ahere mund tė themi shtet ligjor me ligje demokratike.

    Ju diku i jeni referuar Ciceronit, ēfarė thotė Ciceroni nė lidhje me drejtėsinė?

    “Jo ēdo ligj ka brenda tij gjėra tė drejtat, sepse po tė pranonim se tė gjitha ligjet janė tė drejta, ahere do tė pranonim qė dhe ligjet e tiranėve janė tė drejta”. Prandaj kjo, ka njė pėrmbajtje tė caktuar. N.q.s ne themi termin shtet ligjor, nė kuptimin e ligjit demokratik, tė barazisė, tė ruajtjes tė sė drejtave tė njeriut, ahere mund tė themi se ka shtet ligjor, por mė saktė do tė themi shtet i sė drejtės.

    Tė gjitha partitė politike nė fushata propagandojnė tė ashtuquajturin shtet ligjor, pa e pėrmendur shtetin e sė drejtės, por kur vijnė nė pushtet vihet re se ligjet shkelen dhe korrupsioni pėr ēdo vit lulėzon mė shumė. Cili ėshtė komenti juaj?

    Nė kėtė rast faktorėt janė tė shumtė. Janė faktorė social, ekonomik, por mbi tė gjitha ėshtė faktori para. Kur flitet pėr para mendohet se tė gjithė tėrhiqen para ligjit. E ke dėgjuar atė qė po i dhanė Kadiut paranė e kthen qitapin kokėposhtė? Ja kjo ėshtė e vėrteta e politikės shqiptare. Pėrpara parasė ligjin e fshehin, e ulin kokėposhtė. Pra paraja tė korrupton, tė bėn ta degjenerosh ligjin. Ndaj puna jonė, sidomos e institucioneve tė drejtėsisė duhet tė drejtohet nė ato drejtime apo faktorė, qė mund tė parandalojė dhe tė luftojė korrupsionin. Kėtu ka shumė ēėshtje qė duhen trajtuar, si ēėshtje pėrzgjedhjesh, ēėshtje organizimi, ēėshtjen e seleksionimit tė individėve qė lidhen me kėtė sistem, tė zgjidhen nė kėto sektorė njerėz me integritet. Tė gjitha kėto masa duhet tė bėhen dhe tė zbatohen jo mbi baza militantizmi, por mbi baza tė shėndosha, ligjore, mbi baza tė shėndosha dhe me njė strategji, tė mirėcaktuar. Tė gjitha reformat, tė gjitha shinat mbi tė cilat duhet tė mbėshtetet lufta kundėr korrupsionit, duhet tė ketė njė strategji, tė detajuar, strategji afatshkurtėr, afatmesme dhe afatgjatė. Vetėm kėshtu mund tė zgjidhen kėto probleme qė shqetėsojnė dhe janė kthyer nė gangrenė nė shoqėrinė tonė.


    Somario 1

    “Jo ēdo ligj ka brenda tij gjėra tė drejta, sepse po tė pranonim se tė gjitha ligjet janė tė drejta, ahere do tė pranonim qė dhe ligjet e tiranėve janė tė drejta”.

    Ciceroni


    Somario 2

    Terminologjia mė e saktė e kėtyre dy pėrcaktimeve ėshtė shteti i sė drejtės. Shteti ligjor ėshtė njė formė diktature, pasi ajo ka ligjet e saj ndoshta qė nuk lidhen me drejtėsinė, por anojnė nė kahe tė ndryshme. Kurse kur themi shtet i sė drejtės kėtu ne presupozojmė, dhe pėrmbledhim tė gjitha tė drejtat themelore tė njeriut nė ēdo shtet, apo lloj qeverisje.

    Jeta dhe vepra

    Dr. Ismet Tahsin Elezi u lind nė Fterrė mė 5 prill 1920 . Mėsimet e para i mori nė vendlindje dhe i mbaroi nė Piqerras. Ka pėrfunduar Liceun e Tiranės (1942 ) dhe mė 1943 filloi studimet e larta nė Firence tė Italisė, tė cilat i ndėrpreu nė kushtet e luftės. Nga korriku i vitit 1943 mori pjesė aktive nė rininė antifashiste nė Kurvelesh. Nė vitet 1946-1951 kreu studimet e larta pėr drejtėsi nė Leningrad (Petėrburg) (ish- Bashkimi Sovjetik) me diplomė tė shkėlqyer. Po aty kreu studimet pasuniversitare (1957-1960) pėr marrjen e gradės shkencore. Gjatė viteve ka pasur detyra tė ndryshme: Prokuror Kasacioni pranė Gjykatės sė Lartė, Sekretar Shkencor i Institutit tė Shkencave, Sekretar Shkencor i Universitetit, Kryetar i Byrosė Juridike nė Kėshillin e Ministrave (1966-1985).Ka drejtuar katedrėn penale nė Fakultetin e Drejtėsisė (1957-1990). Pėr rreth 50 vjet punon si pedagog. Gradėn shkencore e ka marrė nė vitin 1961, kurse titullin “Profesor” mė 1972. Ka krijimtari tė gjerė shkencore (mbi 8000 faqe tė botuara). Vepra shkencore: "E drejta zakonore penale e shqiptarėve" ka marrė ēmimin e Republikės. Vepėr me vlerė tė veēantė ėshtė dhe "E drejta zakonore e Labėrisė”. Ėshtė autor i disa teksteve tė sė drejtės penale (Pjesa e Posaēme) si dhe bashkautor i teksteve tė tjerė. Ka marrė pjesė nė konferenca shkencore kombėtare e ndėrkombėtare. Nė vitin 1998, Qendra Ndėrkombėtare e Biografive nė Kembrixh (Angli) e ka shpallur "Njeriu Ndėrkombėtar" nė shkencė. Ėshtė veteran i Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Prof. Dr. Ismet Elezi

    FLET PROF. DR. AURELA ANASTASI (AKADEMIKE E ASOCIUAR)

    -Profesor Ismet Elezi ka hedhur bazat e para pėr zhvillimin e disiplinave tė reja mėsimore nė fakultet, si Kriminologjia, Politika penale

    -Profesor Ismeti ka dhėnė kontribute tė rėndėsishme pėr njohjen e ligjeve nga publiku i gjerė

    - Prof. Ismet Elezit kanė njė objektivitet shkencor tė qėndrueshėm


    Albert ZHOLI

    Profesor Ismet Elezi, ia kushtoi jetėn e tij, njėrės prej fushave mė madhėshtore e njėkohėsisht, mė sfiduese tė shoqėrisė sonė, Drejtėsisė, duke u shfaqur dukshėm, jo vetėm si njė praktikant kritik i saj, por edhe si njė shkencėtar i vėrtetė. Mė tepėr, kontributi i tij i vyer ėshtė dedikuar qartazi nė degėn e tė Drejtės Penale, por jo mė pak tė dobishme, janė veprat e tij edhe nė fusha tė tjera tė sė drejtės, si Historia e sė Drejtės Shqiptare dhe ajo e mendimit juridik shqiptar. Nė kėto vepra, studiuesit, studentėt, juristėt, sociologėt, psikologėt, historianėt etj., gjejnė dukshėm aksionin e njė njohėsi tė madh tė sė drejtės, pėrvojėn e njė dijetari ndėr vite dhe punėn fisnike tė njė juristi tė ndershėm.



    Si do t’i cilėsonit veprat e Profesor Ismet Elezit?

    Nuk ėshtė aspak e rastėsishme qė veprat e profesor Ismetit janė ndoshta, doktrina qė referohet mė shumė nga gjyqtarėt nė vendimet e tyre. Pėr aq sa kemi studiuar dhe monitoruar vendimet e gjykatave tė shkallėve tė ndryshme tė gjyqėsorit tė zakonshėm, por edhe vendimet e Gjykatės Kushtetuese, nuk kemi parė njė vepėr tjetėr tė doktrinės juridike shqiptare qė tė referohet mė shpesh, se sa “E drejta Penale. Pjesa e Posaēme” e autorit Ismet Elezi. Ky fakt, na bėn tė mendojmė se, vlera e analizės pėr figurėn e veprave penale, i ka kapėrcyer kufijtė e auditorėve tė fakulteteve tė Drejtėsisė. Ajo nuk mbetet e vlefshme vetėm pėr studentėt nė bankat e shkollės, por i ndihmon mė tej profesionistėt nė ushtrimin dhe dhėnien e drejtėsisė. Ne juristėt, teorikisht, pranojmė se, doktrina ėshtė burim material i sė drejtės dhe kjo ėshtė e vėrtetė sa kohė qė studentėt e drejtėsisė i brumosim me tė. Por, ky ėshtė shembulli i njė rasti tipik, kur njė tekst universitar pėr studentėt, merr dukshėm rolin e doktrinės si burim i tė drejtės, duke shėrbyer drejtpėrdrejt pėr arsyetimin e vendimeve gjyqėsore. Duke reflektuar mbi kėtė fakt, i kam bėrė shpesh pyetje vetes nėse ėshtė lartėsia e emrit tė Profesorit qė u jep gjyqtarėve siguri pėr tė mbėshtetur dhe argumentuar vendimet e tyre, apo ėshtė teksti qė e ofron kėtė siguri. Mendoj se janė tė dyja. Ėshtė vėshtirė tė ndash sot emrin e profesorit nga emri i veprės sė tij nė fushėn e tė drejtės penale. Mjaft tė pėrmendėsh njėrėn prej tyre dhe i nėnkupton tė dyja, njėkohėsisht.

    Cilat janė lidhjet e tua profesionale me Profesor Ismetin?

    Unė, personalisht, kam pasur fatin tė zhvilloj leksionet e tė Drejtės Penale, pjesa e posaēme, me Profesor Ismetin nė vitin akademik 1985-1986, por i ruaj tė gjalla kujtimet mbi origjinalitetin dhe stilin e tij tė veēantė tė tė shpjeguarit, saktėsinė e mendimit dhe zhdėrvjelltėsinė e diskutimit. Sot jam nė gjendje tė vlerėsoj mė mirė se, Prof. Ismeti i kishte flakur tej skemat e kohės, pedantizmin dhe ndėrlikimin e strukturės sė shqipes nė emėr tė shkencės. Ajo qė tė binte nė sy ishte ilustrimi me shembuj dhe vėshtrimi kritik, duke shpjeguar shkaqet qė shpinin njerėzit nė kryerjen e veprave penale dhe duke sintetizuar konkluzionet. Edhe sot e kam tė gjallė mėsimin e tij se qėllimi kryesor i legjislacionit penal mbetet parandalimi i veprave penale dhe vetė ashpėrsia e dėnimit nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė nga mjetet qė do t’i shėrbejė parandalimit tė tyre. I tillė ishte Profesor Ismeti, shembull i punės didaktike, kėrkimore dhe shkencore, qė e bėri atė tė aftė tė zhvillojė lėndėt ekzistuese nė kontekstin e ndryshimeve tė kohės, por njėkohėsisht tė hapė fusha tė reja studimore, duke mbėshtetur dhe nxitur punėn e bashkėpunimin me tė rinjtė. Ai ėshtė bashkautor me ta, nė shumė tekste e komentarė tė sė Drejtės Penale. Gjithashtu, profesor Ismet Elezi ka hedhur bazat e para pėr zhvillimin e disiplinave tė reja mėsimore nė fakultet, si Kriminologjia, Politika penale, etj..

    Ku mund tė ndalni tjetėr nė veprat e Profesorit?

    Nuk mund tė mos pėrmendim kėtu, edhe kontributin qė Profesori ka dhėnė nė fushėn e studimeve tė Historisė tė sė drejtės penale e nė veēanti, tė sė drejtės zakonore shqiptare. Nė kėtė fushė ka dhjetėra punime nė formėn e monografive dhe artikujve shkencorė, tė botuara nė revista shkencore kombėtare e ndėrkombėtare. Midis tyre spikasin: “E drejta zakonore e Labėrisė”, 2002, “Kanuni i Labėrisė”, 2006, “Zhvillimi historik i mendimit juridiko–penal”, 2010, “Historia e sė drejtės penale”, 2010, etj.. Duke studiuar tė drejtėn zakonore nė thellėsi, profesor Ismeti ka dhėnė kontributin e tij tė paēmuar nė studimin dhe evidentimin e vlerave kombėtare e kulturore tė sė drejtės shqiptare. Mendoj se, ky ka qenė edhe synimi i tij kryesor, gjė qė e ka arritur duke evidentuar ndjenjėn pėr drejtėsi tė lidhur ngushtė me shpirtin shqiptar. Sidoqoftė, edhe nė planin e pėrgjithshėm metodik, kjo ka qenė njė prirje tė shkollės sonė tė sė drejtės, e cila studimit tė sė drejtės zakonore i ka kushtuar njė rėndėsi tė veēantė, me qėllim qė tė evidentoheshin rrėnjėt e sė drejtės kombėtare. Kjo tendencė shfaqet edhe sot nė programet dhe Curriculat e fakulteteve tė drejtėsisė nė vendin tonė, gjė qė mė kujton metodėn Landgell sipas tė cilės “Ligji pėrfshin njė analizė shkencore, tė aftė pėr tė zbuluar parimet e tė drejtės zakonore”. Pavarėsisht nga debatet metodike qė po zhvillohen sot nė botėn akademike, kėto studime historike nė veprėn e Prof. Ismet Elezit kanė njė objektivitet shkencor tė qėndrueshėm. Aty ndodhen disa deduksione shkencore qė lidhen me ndikimet dhe trashėgiminė e sė drejtės, si dhe me ndjenjėn e sė drejtės dhe drejtėsisė si njė vlerė morale e popullit shqiptar. Sidoqoftė, qėndrimi i profesorit tonė si njė studiues dhe hulumtues, ėshtė i qartė: “Tė luftohet mentaliteti i trashėguar i sė kaluarės i nėnshtrimit ndaj Kanunit, aq mė shumė kundėr deformimit tė tij. Njėkohėsisht, tė mos mendojmė se ringjallja e Kanunit do tė na shpėtojė nga kjo e keqe”, thekson ai nė njė intervistė dhėnė tė pėrditshmes Telegraf, duke analizuar problemet e vrasjeve pėr hakmarrje e gjakmarrje. Kėtyre tė fundit u ka kushtuar edhe njėrėn prej veprave tė tij, “Vrasjet pėr hakmarrje dhe pėr gjakmarrje” 2000.

    Cila ėshtė njė nga pikat mė tė forta e tė gjithė veprimtarisė shkencore tė Profesor Ismetit?

    Njė nga pikat mė tė forta tė tė gjithė veprimtarisė shkencore tė Profesor Ismetit, ėshtė krijimi i rrethanave tė favorshme pėr ndryshimet e reja tė legjislacionit, sidomos atij penal, dhe gjetjes sė zgjidhjeve pėrmes sistemit ligjor. Ai ėshtė shembull i shkencėtarit qė nuk e ka zhvilluar veprimtarinė e tij studimore si njė qėllim nė vetvete, por e ka harmonizuar atė me veprimtarinė praktike tė zbatimit tė ligjit pėrmes institucioneve dhe gjykatave. Kėshtu, p.sh., Profesor Ismeti nuk ėshtė mjaftuar vetėm me konkluzionet e studimeve nė fushėn penale, por i ėshtė pėrkushtuar edhe metodave mė tė reja tė zgjidhjes sė konfliktit, duke u bėrė njėkohėsisht edhe aktivist i shquar pėr zgjidhjen e konflikteve nėpėrmjet ndėrmjetėsimit. Kėtij tė fundit i ka kushtuar edhe punimin e tij, “Ndėrmjetėsimi pėr pajtim nė konfliktet penale”, 2004. Pra, Ai ėshtė shembulli mė i mirė i studiuesit qė nuk rri mbyllur nė katedrat universitare, por krijon mjedisin studimor mė tė pėrshtatshėm pėr njė aktivizim shoqėror, i cili na shpie nė zbatimin e ligjeve. Duke folur pėr ligjet, duhet tė theksojmė se kontribute mjaft tė rėndėsishme Profesori ka dhėnė edhe nė hartimin e legjislacionit tė ri nė Republikėn e Shqipėrisė. Pas viteve 90-tė, ai ka qenė anėtar i komisionit pėr reformėn ligjore tė Kodit Penal tė vitit 2001, reformė e cila solli pėrmirėsime tė kėtij kodi. Por, pyetja qė shtrohet sot duke folur pėr raportin midis ligjeve dhe shkencės, ėshtė: a ka karakter shkencor veprimtaria pėr hartimin e ligjeve? Deri tani kjo veprimtari, mė tepėr se sa shkencore, ėshtė konsideruar veprimtari shoqėrore e shtetėrore, por mendoj se ka ardhur koha ta trajtojmė ndryshe. Kjo sepse, vetėm duke e trajtuar hartimin e ligjeve si veprimtari shkencore dhe duke pėrdorur metodat qė ofron shkenca, mund tė heqim dorė pėrfundimisht, nga metodat mekanike tė kopjimit tė ligjeve nga vendet e tjera dhe mund tė realizojmė ligje tė cilat padyshim, do tė kenė nė vetvete influencėn ndėrkombėtare, por njėkohėsisht do tė pėrfshijnė karakteristikat e zhvillimit tė vendit. Prandaj, ligjet nuk mund tė hartohen vetėm nga praktikantėt e sė drejtės, por as vetėm nga profesorėt universitarė. Profesor Ismeti i ka mėshiruar tė dyja kėto veti. Gjithashtu, vetėm duke pėrdorur metodat shkencore, ligjet do tė jenė tė pėrshtatshme pėr t’u bėrė realisht tė zbatueshme. Ky refleksion mė lindi njė ditė kur lexoja nė media fjalėn e profesor Ismetit, i cili theksonte: “Problemi i Gjakmarrjes nuk ėshtė Kodi Penal, por zbatimi i tij nga drejtėsia”. Nė kėtė kuadėr mendojmė se sa e rėndėsishme ėshtė qė, jo vetėm tė kesh ligje tė mira, por tė kesh tė pėrgatitur mirė tė gjithė infrastrukturėn objektive e subjektive pėr t’i zbatuar ato.

    Si do ta cilėsonit punėn e tij shkencore dhe publikimeve nė mediat e pėrditshme?

    Pėrmes punimeve tė tij shkencore dhe publikimeve nė mediat e pėrditshme, Profesor Ismeti ka dhėnė kontribute tė rėndėsishme edhe pėr njohjen e ligjeve nga publiku i gjerė, si dhe pėr zhvillimin e debatit juridik pėr ēėshtje mjaft tė mprehta tė drejtėsisė shqiptare dhe legjislacionit shqiptar. Ky i fundit, mendoj se, ka nevojė tė pasurohet ende dhe kėrkon pėrfshirjen dhe aktivizimin e njė numri mė tė madh juristėsh. E gjithė veprimtaria qė Profesor Ismet Elezi ka zhvilluar pėrmes botimeve shkencore nė revista prestigjioze ndėrkombėtare, debati konstruktiv dhe pėrballja e tij me teza tė reja qė hidhen nga studiues tė ndryshėm tė sė drejtės penale nė botė, pjesėmarrja dhe kumtimi nė konferenca tė ndryshme shkencore brenda dhe jashtė vendit, e kanė bėrė Profesor Ismetin njė studiues tė njohur veēanėrisht, nė qarqet akademike evropiane. Nė vitin 1998, Qendra Ndėrkombėtare e Biografive nė Kembrixh (Angli) e ka shpallur “Njeriu Ndėrkombėtar“ nė Shkencė dhe biografia e tij ėshtė botuar nė Fjalorin Ndėrkombėtar tė Biografive. Profesor Ismet Elezi ėshtė nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa”, nga Kolegji “Gjilani” nė Prishtinė. Natyrisht, dita e sotme e nderimit tė Profesor Ismet Elezit me Medaljen e Nderit tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, ėshtė njė ngjarje e veēantė, jo vetėm pėr jetėn e tij, por edhe pėr vetė Akademinė, si dhe pėr tė gjithė shkencėn juridike shqiptare. Kjo ditė ėshtė e shėnuar, sepse na bėn tė reflektojmė nė shumė aspekte, e veēanėrisht, nė pėrmirėsimin e metodave tė edukimit me ligjin, tė mėsimdhėnies nė fakultetet e drejtėsisė, tė veprimtarisė kėrkimore e shkencore nė drejtėsi, tė cilave Profesor Ismeti u kushtoi njė pjesė tė madhe tė jetės. Por, refleksionet mė tė mėdha lidhen me mbarėvajtjen e vetė Drejtėsisė, si dhe me marrėdhėniet qė ajo duhet tė ketė me shkencėn e sė drejtės, zhvillimi i tė cilės do ta ndihmojė qė tė pėrmirėsohet dhe tė forcohet vazhdimisht, duke u pavarėsuar nga pushtetet e tjera, si dhe nga fenomenet e paligjshme.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •