Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Rama, "Kodi Etik": Shkarkohen ministrat që s’marrin leje para se të flasin në media

    Zbardhet Kodi Etik i Qeverisë, shkarkohen ministrat që s’marrin leje para se të flasin në media

    Publikohet dokumenti me 41 nene. Anetareve te qeverise u ndalohet te shprehen kunder vendimeve.
    Qeveria publikoi dje Kodin Etik Ministror, i cili ndryshon rrënjësisht komunikimin e anëtarëve të qeverisë me publikun dhe me median.
    Siç ishte premtuar, Kodi u publikua i plotë dje, ndërsa u miratua në mbledhjen e parë të qeverisë, menjëherë pas betimit në Presidencë. Kodi i ndalon rreptësisht çdo ministri që të bëjë publike mendimet e tij për një vendim qeverie kur ai ka qenë kundër.
    “Anëtari i Këshillit të Ministrave, pas marrjes së vendimit duhet të shmangë në publik çdo shprehje mospajtimi dhe të mbrojë ose të përkrahë vendimet e arritura, si dhe duhet të ruajë konfidencialitetin e mendimeve, vlerësimeve të debateve e të raportimeve, të shprehura në Këshillin e Ministrave dhe komitetet ndërministrore, si dhe nëpërmjet korrespondencës”, thuhet në nenin 5 të këtij Kodi. Gjithashtu, sipas këtij Kodi, për çdo prononcim apo intervistë të anëtarit të qeverisë në media duhet më parë të marrë pëlqimin e Zyrës së Komunikimit pranë Këshillit të Ministrave.
    Madje Kodi e paralajmëron ministrin që “të bëjë kujdes që deklaratat e tij të përputhen me programin dhe qëndrimet politike të qeverisë”. Në lidhje gjithnjë me marrëdhënien që qeveria do të ketë me mediat, Kodi i Etikës së Ministrave përcakton që çdo padi penale e ministrit ndaj një gazetari apo medieje, duhet më parë të marrë miratimin e Kryeministrit. “Anëtari i Këshillit të Ministrave ndalohet të ngrejë një padi civile dhe/ose të bëjë një kallëzim penal kundrejt një medieje të caktuar apo përfaqësuesit të saj pa marrë më përpara miratimin e Kryeministrit ose të Këshillit të Ministrave”, thuhet në nenin 19 të tij.
    Kodi përcakton dhe detyrimin e ministrave që të mos jenë njëkohësisht deputetë. Përmes një kuadri parimesh, mbi të cilat është hartuar, Kodi i Etikës u kërkon ministrave që në punën e tyre të ndiqen nga zbatimi i Kushtetutës, nga parimi i besueshmërisë dhe solidarësisë, ku nuk duhet të dalë kundër vendimit të ekipit qeverisës, nga parimi i paanshmërisë, ndershmërisë, transparencës dhe shmangies së konfliktit të interesit.

    Aristir Lumezi
    Panorama
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama, "Kodi Etik": Shkarkohen ministrat që s’marrin leje para se të flasin në me

    PREAMBUL
    Qeveritarët përballen çdo ditë me vendime, të cilat, përveç aspektit ligjor, kanë edhe implikime etike e morale, si edhe kanë të bëjnë me çështje që kanë një interes të lartë publik. Publiku kërkon një qeveri me vendimmarrje të ligjshme, shërbim cilësor dhe që është i hapur, i aksesueshëm dhe i drejtuar si duhet. E shkuara ka dëshmuar për një cenim të rëndë të marrëdhënies së besimit ndërmjet qeveritarëve dhe qytetarëve. Për rivendosjen e besimit te sistemi ynë politik, nëpërmjet rikthimit të besimit publik në integritetin e qeverisë, hartohet ky Kod Etik, i cili është konceptuar si një mjet për të nxitur përmirësimin e vazhdueshëm të qëndrimeve dhe sjelljeve drejt standardeve më të larta të drejtimit dhe ridimensionimin e moralitetit të zakonshëm në sferën e çështjeve qeveritare.

    KODI ETIK MINISTROR I PLOTE
    KREU I
    DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
    Neni 1
    Qëllimi

    Kodi ka për qëllim të përcaktojë rregullat e etikës, që do të garantojnë një sjellje të anëtarit të Këshillit të Ministrave në ushtrimin e funksionit të tij si anëtar i organit kolegjial apo si organ individual, si dhe në cilësinë e tij personale, në përputhje me interesin e ligjshëm publik dhe me programin e qeverisë.

    Neni 2
    Fusha e veprimit

    Rregullat etike të këtij Kodi janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Ministrave.

    Neni 3
    Parime të përgjithshme

    1. Parimi i ligjshmërisë. Anëtari i Këshillit të Ministrave duhet të zbatojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe legjislacionin e brendshëm, në përputhje me kompetencat që ai mbulon dhe, sipas rastit, si pjesë e vendimmarrjes në organin kolegjial apo individual.
    2. Parimi i besueshmërisë dhe solidarësisë. Anëtari i Këshillit të Ministrave duhet të respektojë vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të ofrojë mbështetjen e tij në publik për të gjitha vendimet e qeverisë, pavarësisht nëse ai ka marrë pjesë ose jo në mbledhje apo nëse ka votuar “pro” ose “kundër” këtij akti.
    3. Parimi i mosdiskriminimit. Anëtari i Këshillit të Ministrave, gjatë ushtrimit të funksionit, me veprimet ose mosveprimet e tij, nuk duhet të favorizojë apo të diskriminojë një subjekt të caktuar për shkak të gjinisë, racës, ngjyrës, etnisë, gjuhës, identitetit gjinor, orientimit seksual, bindjes politike, fetare ose filozofike, gjendjes ekonomike, arsimore ose shoqërore, shtatzanisë, përkatësisë prindërore, përgjegjësisë prindërore, moshës, gjendjes familjare ose martesore, gjendjes civile, vendbanimit, gjendjes shëndetësore, predispozicioneve gjenetike, aftësisë së kufizuar, përkatësisë në një grup të veçantë ose për ndonjë shkak tjetër të ngjashëm.
    4. Mosabuzimi me funksionin. Anëtari i Këshillit të Ministrave e ushtron funksionin dhe kompetencat e tij vetëm për qëllimin që ato i janë dhënë nga legjislacioni në fuqi. Ai duhet të shmangë përdorimin e funksionit të tij për qëllime, të cilat nuk kanë bazë ligjore apo nuk janë të motivuara nga ndonjë interes publik.
    5. Paanshmëria, ndershmëria dhe pavarësia. Anëtari i Këshillit të Ministrave në ushtrimin e funksionit të tij duhet të jetë i paanshëm, i drejtë, i arsyeshëm dhe i pavarur. Ai duhet të shmangë çdo veprim, mosveprim arbitrar apo çdo trajtim preferencial, si dhe të jetë i pandikuar nga çdo interes tjetër, personal, politik, familjar dhe shoqëror.
    6. Objektiviteti. Anëtari i Këshillit të Ministrave, gjatë ushtrimit të funksionit të tij, duhet të marrë në konsideratë faktorët përkatës dhe t’i japë secilit prej tyre peshën e duhur në qëndrimin përfundimtar, duke përjashtuar çdo element që nuk i përgjigjet procesit konkret të punës.
    7. Transparenca dhe llogaridhënia. Anëtari i Këshillit të Ministrave, nëse e kërkon interesi publik dhe kur kjo nuk është në kundërshtim me ligjin, informon dhe përgjigjet kur është rasti për të gjithë veprimtarinë e tij si funksionar publik.
    8. Konflikti i interesit. Anëtari i Këshillit të Ministrave duhet të parandalojë, si dhe të marrë të gjitha masat për ndërprerjen e gjendjes së konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave të tij privatë.

    KREU II
    MBLEDHJET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE

    Neni 4
    Garantimi i paanshmërisë

    1. Anëtari i Këshillit të Ministrave nuk mund të marrë pjesë në shqyrtimin dhe vendimmarrjen e një çështjeje, nëse ka interes personal ndaj saj ose, në çdo rast tjetër, kur vërtetohen arsye serioze njëanshmërie.
    2. Nëse për anëtarin e Këshillit të Ministrave konstatohet njëri nga rastet e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, duhet të ndiqet procedura e përcaktuar në nenin 18, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, dhe në ligjin nr.9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar.

    Neni 5
    Shfaqja e mendimit, konfidencialiteti dhe solidariteti

    1. Për çështje të rëndësishme, ku gjen zbatim parimi i besueshmërisë dhe solidarësisë, çdo anëtar i Këshillit të Ministrave ka të drejtë të shprehë lirisht mendimin dhe pikëpamjet e veta dhe të ushtrojë të drejtën e votës për projektaktet, objekt shqyrtimi.
    2. Anëtari i Këshillit të Ministrave, pas marrjes së vendimit duhet të shmangë në publik çdo shprehje mospajtimi dhe të mbrojë ose të përkrahë vendimet e arritura, si dhe duhet të ruajë konfidencialitetin e mendimeve, vlerësimeve të debateve e të raportimeve, të shprehura në Këshillin e Ministrave dhe komitetet ndërministrore, si dhe nëpërmjet korrespondencës.

    Neni 6
    Shqyrtimi kolegjial i çështjeve

    Çështjet, që janë në kompetencë dhe nën përgjegjësinë e një ministrie të vetme dhe të cilat normalisht nuk sillen për shqyrtim në Këshillin e Ministrave ose në ndonjë komitet ndërministror, përjashtimisht mund të paraqiten kur ministri dëshiron të informojë kolegët e tij ose të këshillohet me ta. Kjo gjë lihet në diskrecionin e ministrit përkatës.
    Kur ndërmjet ministrive ka mosmarrëveshje, këto i referohen Kryeministrit vetëm pasi të jenë shteruar mjetet e tjera të zgjidhjes.

    Neni 7
    Pjesëmarrja në mbledhjet e Këshillit të Ministrave

    1. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave marrin pjesë anëtarët e Këshillit të Ministrave si dhe persona të tjerë sipas përcaktimeve të pikave 4 e 5, të nenit 13, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.
    2. Ministrat, të cilët për shkaqe të arsyeshme, nuk mund të marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave, duhet të njoftojnë paraprakisht Kryeministrin.

    Neni 8
    Deklaratat publike dhe dokumentet politike

    Anëtari i Këshillit të Ministrave nuk mund të bëjë publike mendimet në lidhje me çështje, të cilat paraprakisht janë ose mund të jenë objekt i shqyrtimit në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në mbledhjen e një komiteti ndërministror ose nga ndonjë organ tjetër në varësi të Këshillit të Ministrave.

    KREU III
    RREGULLAT GJATË USHTRIMIT TË FUNKSIONIT ZYRTAR
    Neni 9
    Garantimi i zbatimit të parimeve të fuksionimit të shërbimit civil

    Ministri garanton, nëpërmjet subjekteve të ngarkuara nga ligji, funksionimin e shërbimit civil të ministrisë që drejton dhe të institucioneve në varësi, në përputhje me parimin e profesionalizmit, meritokracisë, të pavarësisë dhe integritetit, të paanësisë politike, të transparencës, të shërbimit ndaj publikut, të vazhdimësisë së karrierës, të përgjegjësisë dhe korrektësisë në zbatimin e legjislacionit në fuqi.

    Neni 10
    Zbatimi i legjislacionit për shërbimin civil

    1. Ministri, për ministrinë dhe institucionet që ka në varësi, garanton me përgjegjshmëri të lartë, nëpërmjet subjekteve të ngarkuara nga ligji, respektimin dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi në lidhje me parimet, kushtet dhe procedurat e pranimit në shërbimin civil.
    2. Ministri duhet të nxitë ngritjen profesionale dhe sjelljen jopartiake të anëtarëve të shërbimit civil në ministrinë që ai drejton dhe në institucionet e varësisë.
    3. Ministri duhet të sigurojë që, në çdo rast, në ministrinë që drejton dhe në institucionet në varësi, emërimi në shërbimin civil, ngritja në detyrë, transferimi, pezullimi, marrja e masave disiplinore apo lirimi i nëpunësit prej shërbimit civil të mos ndikohen, favorizohen apo diskriminohen për shkak të bindjeve politike apo përkatësisë partiake të nëpunësit civil.

    Neni 11
    Sjellja e ministrit ndaj personelit që drejton

    Ministri, në marrëdhënie me personelin që drejton, duhet që:
    a. të jetë shembull i mirësjelljes si dhe t’u përmbahet me rregullshmëri, përveç legjislacionit, edhe këtij kodi, dhe kodeve/rregulloreve të etikës, veshjes dhe sjelljes, që do të miratohen në çdo ministri;
    b. të respektojë personalitetin, mendimet, si dhe të nxitë bashkëpunimin e personelit e, njëkohësisht, të ruajë edhe të drejtën e vendimmarrjes;
    c. të vlerësojë në mënyrë të barabartë, objektive dhe efikase, sjelljen e secilit prej anëtarëve të personelit;
    ç. të mbrojë të drejtat e personelit dhe në asnjë mënyrë të mos i kufizojë ato;
    d. t’i ofrojë personelit mundësi të barabarta të ngritjes profesionale dhe motivim për ngritjen e efektivitetit në punë.

    Neni 12
    Veprimet e ndaluara

    Anëtarit të Këshillit të Ministrave, në ushtrimin e veprimtarisë së tij, i ndalohet:
    a. të kërkojë apo të pranojë shpërblim apo premtim shpërblimi lidhur me vendime të marra gjatë ushtrimit të funksionit;
    b. të fitojë ndonjë të drejtë apo të pranojë premtim për fitimin e saj, në rastet kur shkelet parimi i mosdiskriminimit;
    c. të keqpërdorë autorizimet/delegimet të cilat rrjedhin nga ushtrimi i funksionit të tij publik;
    ç. të kërkojë, të përvetësojë, të pranojë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, dhurata, sende me vlerë apo shërbime, në kompensim të votës së tij në vendimmarrjen kolegjiale apo në vendimmarrjen e tij individuale;
    d. të ndikojë në vendimin e ndonjë zyrtari apo organi për arsye të përfitimit material personal, të familjarëve të tij apo të personave të lidhur me ta;
    dh. të premtojë punësim apo ndonjë të drejtë tjetër, në këmbim për dhuratë apo premtim dhurate;
    e. të ndikojë në dhënien e pasurive apo të fondeve publike të tretëve, për interes personal;
    ë. të shfrytëzojë për interes personal informacione të cilat ai i posedon për shkak të funksionit;
    f. të ndikojë në vendimmarrjen e organeve legjislative, gjyqësore apo ekzekutive, duke shfrytëzuar postin e tyre me qëllim të përfitimit personal, të familjarëve të tij apo të personave të lidhur me ta;
    g. të marrë vendime/të ndërmarrë veprime të cilat në ndonjë mënyrë do t’i vijnë përshtat interesit të tij personal, interesit të familjarëve të tij apo personave të lidhur me ta;
    gj. të marrë vendime/të ndërmarrë veprime të cilat do të ndihmonin apo do të favorizonin interesin privat të ndonjë personi tjetër, në dëm të interesit publik.

    Neni 13
    Përdorimi i pronës publike

    Anëtari i Këshillit të Ministrave nuk duhet të përdorë pasuritë publike që i janë vënë në dispozicion për ushtrimin e funksionit, për interesa privatë dhe/ose politike.

    KREU IV
    MARRËDHËNIA ME MEDIAN, PUBLIKUN DHE STATISTIKAT ZYRTARE

    Neni 14
    Publiciteti i veprave publike

    Veprat publike dhe çdo produkt i veprimtarisë qeveritare, që realizohet me fonde publike, mund të përdoren për publicitet dhe në reklamat e qeverisë, por nuk duhet të prezantohen si meritë e një apo disa partive politike.

    Neni 15
    Intervistat dhe fjalimet

    1. Në mënyrë që të garantohet bashkërendimi i efektshëm i punës së kabinetit qeveritar, për përmbajtje dhe kohën e të gjitha prononcimeve madhore, fjalimeve, deklaratave për shtyp dhe nismave të reja duhet, për sa është e mundur, të merret pëlqimi i Zyrës së Komunikimit, pranë Këshillit të Ministrave.
    2. Anëtari i Këshillit të Ministrave duhet të bëjë kujdes që deklaratat e tij të përputhen me programin dhe qëndrimet politike të qeverisë. Ai duhet të tregojë kujdes të veçantë gjatë trajtimit të tematikave, të cilat hyjnë te përgjegjësitë dhe kompetencat e ministrive të tjera. Në një rast të tillë, përpara se të prononcohet, ai duhet të informohet dhe të sqarojë çështjen me ministrin përkatës.

    Neni 16
    Botimet në media

    Anëtari i Këshillit të Ministrave mund të botojë mendime, komente, opinione në media të ndryshme, por me kusht që përmbajtja e tyre të mos bjerë ndesh me parimin e besueshmërisë dhe solidarësisë. Shpërblimet për këto botime u kalojnë organizatave sociale apo institucioneve që merren me zhvillimin e programeve të ndihmës dhe përkrahjes ose institucioneve të ndryshme arsimore.

    Neni 17
    Pagesa për fjalimet dhe artikujt në media

    Anëtari i Këshillit të Ministrave nuk duhet të pranojë asnjë formë pagese për fjalimet, komentet ose artikujt e natyrës zyrtare apo që lidhen drejtpërdrejt me përgjegjësitë apo përvojën e tij si anëtar i qeverisë, të cilat botohen në media të ndryshme.

    Neni 18
    Librat autobiografikë

    Anëtari i Këshillit të Ministrave nuk duhet, që, ndërsa është në detyrë, të shkruajë dhe të botojë një libër për përvojën e tij ministrore apo të hyjë në çfarëdo marrëveshje për të botuar kujtimet e tij pas largimit nga pozicioni i tij ministror.

    Neni 19
    Aktet kundrejt medias

    Anëtari i Këshillit të Ministrave ndalohet të ngrejë një padi civile dhe/ose të bëjë një kallëzim penal kundrejt një medieje të caktuar apo përfaqësuesit të saj pa marrë më përpara miratimin e Kryeministrit ose të Këshillit të Ministrave.

    Neni 20
    Takimet me organizatat

    Ministritë duhet të bëjnë publike, të paktën një herë në çdo tre muaj, të dhënat e hollësishme të takimeve të ministrave, që zhvillohen jashtë ministrisë me qytetarë apo organizata, vendase dhe të huaja.

    Neni 21
    Statistikat zyrtare

    1. Anëtarët e Këshillit të Ministrave nuk duhet të cenojnë pavarësinë profesionale të agjencive statistikore duke ndikuar mbi personelin e tyre, drejtpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë, në kryerjen e detyrave të tyre.
    2. Anëtarët e Këshillit të Ministrave mund t’u referohen statistikave zyrtare vetëm në formën e tyre përfundimtare. Ndalohet çdo deklaratë apo koment për shtyp përpara botimit zyrtar të statistikave.

    KREU V
    MARRËDHËNIA ME KUVENDIN
    Neni 22
    Prezantimi i politikave në Parlament

    Njoftimet më të rëndësishme të politikave programore të qeverisë duhet të bëhen në radhë të parë në Kuvend.

    Neni 23
    Anëtarësia në grupet parlamentare

    Anëtari i Këshillit të Ministrave, që gëzon njëkohësisht edhe mandatin e deputetit, duhet të heqë dorë nga anëtarësimi apo kryesimi i grupeve parlamentare, për të shmangur ndikimin e mundshëm mbi procesin parlamentar dhe që mund të krijojë përshtypjen e një konflikti (në dukje) të interesit.

    Neni 24
    Proceset ligjore

    Përpara fillimit të një procedimi apo procesi ligjor, anëtarët e Këshillit të Ministrave, të përfshirë personalisht/privatisht me këto të fundit, duhet të konsultohen me këshilltarët e tyre ligjorë, në mënyrë që të udhëzohen për të shmangur çfarëdo lloj forme të ndërhyrjes, përfshirë edhe atë të presionit politik, në trajtimin e çështjes, që mund të vijë si pasojë e postit që ata mbajnë.

    KREU VI
    INTERESAT PRIVATË
    Neni 25
    Mbrojtja e interesave privatë

    1. Nëse anëtari i Këshillit të Ministrave, në një procedurë vendimmarrëse të Këshillit të Ministrave, të një ministri apo të një institucioni në varësi të një ministrie, ka një interes privat, në kuptim të ligjit nr.9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar, ai duhet të njoftojë menjëherë Kryeministrin dhe/ose Këshillin e Ministrave.
    2. Në rast dyshimi për gjendjen në një situatë konflikti interesash, anëtari i Këshillit të Ministrave mund të këshillohet me Komisionin e Etikës dhe/ose Inspektoratin e Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), sipas përcaktimit të shkronjës “f”, nenit 42, të ligjit nr.9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar.
    3. Anëtari i Këshillit të Ministrave, për shmangien e konfliktit të interesit merr të gjitha masat dhe ndjek procedurat e parashikuara në nenin 37, të ligjit nr.9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, të ndryshuar, dhe, kur cenohet interesi publik, konsultohet me Kryeministrin për veprimet e mëtejshme, që mund të ndërmerren prej tij.

    Neni 26
    Kufizimet për anëtarin e Këshillit të Ministrave

    Anëtari i Këshillit të Ministrave nuk duhet:
    a. të jetë drejtues ose anëtar i organeve drejtuese në organizata fitimprurëse dhe jofitimprurëse, sindikata ose organizata profesionale dhe çdo organizatë tjetër, përjashtuar organizatat politike dhe shtetërore në rastet kur një pozicion i tillë diktohet për shkak të funksionit;
    b. të anëtarësohet apo të mbështetë organizata joqeveritare, objektivat e të cilave bien ndesh me politikat e qeverisë, duke krijuar kështu një konflikt interesi;
    c. të pranojë, si rregull, ftesa për të vepruar si përkrahës apo t’u ofrojë mbështetje grupeve apo organizatave të varura, tërësisht a pjesërisht, nga fondet publike;
    ç. të ushtrojë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme, si dhe profesione të lira të avokatisë, noterisë, ekspertit të licencuar, si dhe të konsulentit, agjentit a përfaqësuesit të organizatave të përcaktuara në shkronjën “a”, të këtij neni, si dhe nuk mund të jetë i punësuar, me kohë të plotë, në një detyrë tjetër;
    d. të zotërojë në mënyrë aktive aksione ose pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare, pavarësisht nga fusha e veprimtarisë së saj.

    Neni 27
    Ushtrimi i veprimtarive të tjera

    1. Anëtari i Këshillit të Ministrave, i zgjedhur si përfaqësues i partisë politike, e ruan të drejtën e ushtrimit të funksionit në parti, nëse me ligj të veçantë nuk parashikohet ndryshe.
    2. Anëtari i Këshillit të Ministrave, gjatë kohës së ushtrimit të funksionit publik, mund:
    a) të kryejë pa shpërblim veprimtari në fushën e shkencës, sportit, arsimit, kulturës dhe në ato të natyrës humanitare;
    b) të realizojë fitime, në bazë të të drejtave të autorit, patentave dhe të drejtave të ngjashme.

    Neni 28
    Dekoratat e huaja

    Pranimi i dekoratave nga një shtet tjetër mund të bëhet vetëm pasi të jetë marrë më parë miratimi nga Kryeministri, si dhe të jetë njoftuar paraprakisht Ministria e Punëve të Jashtme.

    Neni 29
    Dhuratat, favoret, premtimet dhe trajtimet preferenciale

    1. Është e ndaluar që një anëtar i Këshillit të Ministrave të kërkojë ose të marrë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, të cilat i jepen, për shkak të pozicionit të tij, nga një person, fizik ose juridik, privat.
    2. Anëtari i Këshillit të Ministrave, që ka dyshime nëse është në kushtet e ndalimit të përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, duhet të kërkojë këshillën e Komisionit të Etikës dhe/ose ILDKPKI-së.
    3. Dhuratat, që i jepen anëtarit të Këshillit të Ministrave, në ushtrim të funksionit të tij ministror, kalojnë në pronësi të shtetit. Përjashtohen nga ky rregull dhuratat me karakter simbolik.
    4. Anëtari i Këshillit të Ministarve mund të pranojë dhurata nga:
    a) të afërmit dhe familjarët, përveç rasteve kur ato implikojnë një detyrim/obligim, qoftë edhe në dukje (prima facia);
    b) vartësit dhe punonjësit e tjerë, për raste të veçanta dhe vetëm kur vlera e tyre është simbolike;
    c) miqtë me kusht që dhënia e dhuratës qartësisht të mos lidhet me ofrimin e një favori për dhuruesin.
    Në rastet kur anëtari i Këshillit të Ministrave ka dyshime nëse është në kushtet e lejimit të pranimit të dhuratës, ai duhet të konsultohet paraprakisht me Komisionin e Etikës dhe/ose ILDKPKI-në.
    5. Dhurata, që i jepet anëtarit të Këshillit të Ministrave, regjistrohet në një regjistër, i cili mbahet nga sekretari i Përgjithshëm i ministrisë përkatëse.

    KREU VII
    UDHËTIMET E ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

    Neni 30
    Parim i përgjithshëm

    Anëtari i Këshillit të Ministrave duhet të organizojë udhëtime efikase dhe me kosto efektive. Si rregull, transporti zyrtar nuk duhet të përdoret për udhëtimet që lidhen me çështje partiake apo qëllime private, me përjashtim të rastit kur ato justifikohen mbi baza sigurie.

    Neni 31
    Vizitat jashtë shtetit

    1. Anëtari i Këshillit të Ministrave duhet:
    a) të mbajë përgjegjësi personale në miratimin e madhësisë dhe të përbërjes së delegacioneve ministrore, për të cilat ministria e tij është përgjegjëse, duke i mbajtur delegacionet në numër sa më të vogël që të jetë e mundur.
    b) të informojë për shpenzimet për udhëtimet jashtë shtetit, jo më vonë se 30 ditë nga data e paraqitjes së kërkesës nga subjekti i interesuar.
    2. Kur anëtari i Këshillit të Ministrave udhëton për punë zyrtare, shpenzimet e udhëtimit duhet të përballohen nga fondet e përcaktuara në buxhetin e ministrisë. Si rregull, ofertat për udhëtim falas nuk duhet të pranohen. Përjashtim bën oferta për transport e një qeverie të huaj, me kusht që të mos krijohet asnjë detyrim i panevojshëm.

    Neni 32
    Fluturimet e paplanifikuara

    Vetëm anëtari i Këshillit të Ministrave ka të drejtë të autorizojë fluturime të veçanta, qoftë për vete apo zyrtarët e tjerë brenda institucioneve që ata drejtojnë. Fluturimet e paplanifikuara mund të autorizohen kur një shërbim i planifikuar nuk është i disponueshëm ose kur është e domosdoshme që të udhëtohet në rrugë ajrore, por që kërkesat e veprimtarisë zyrtare ose parlamentare, apo masat e sigurisë nuk lejojnë që udhëtimi të kryhet nga një shërbim i planifikuar.

    Neni 33
    Ministrat e thirrur nga jashtë

    Nëse një anëtar i Këshillit të Ministrave ndodhet jashtë vendit për qëllime zyrtare, me leje apo për arsye personale, thirret për t’u kthyer për çështje ministrore apo parlamentare, përfshirë procedurën e votimit, shpenzimet e udhëtimit shtesë drejt dhe nga destinacioni mund të paguhen nga fondet publike.

    Neni 34
    Vizitat brenda territorit shqiptar

    Anëtari i Këshillit të Ministrave, që ka programuar të bëjë një vizitë brenda territorit shqiptar, duhet të informojë paraprakisht deputetët dhe kryetarët e bashkive/komunave, zonat elektorale, territori i të cilave do të përfshihet në itinerar.

    Neni 35
    Përdorimi i makinave zyrtare

    1. Ndalohet përdorimi i automjeteve zyrtare për qëllime private, përveç rastit kur kjo lidhet me sigurinë personale dhe të familjes së anëtarit të Këshillit të Ministrave. Në këtë rast, kostot e përdorimit të automjetit paguhen nga anëtari i Këshillit të Ministrave.
    2. Kur është e mundur, ministrat nxiten që të përdorin transportin publik.

    Neni 36
    Shpenzimet e udhëtimit për bashkëshortët/bashkëjetuesit

    Shpenzimet për bashkëshortin/bashkëjetuesin e një anëtari të Këshillit të Ministrave, kur ata shoqërojnë ministrin për detyrat zyrtare të këtij të fundit, mund të mbulohen nga fondet publike, me kusht që të jetë e qartë se shoqërimi i ministrit nga ai/ajo është në interesin publik. Pëlqimi i Kryeministrit duhet të merret në çdo rast para udhëtimit.

    KREU VIII
    RREGULLAT ETIKE PAS MBARIMIT TË MANDATIT
    Neni 37

    Kufizimet e zyrtarit pas largimit nga ushtrimi i funksionit publik
    1. Anëtari i Këshillit të Ministrave, të cilit i përfundon mandati, përfshirë edhe ai i deputetit, nuk ka të drejtë për 1 (një) vit të emërohet në pozita drejtuese apo të përfshihet në kontrollin e shoqërive tregtare, publike apo private, nëse gjatë periudhës 2 (dy) – vjeçare para përfundimit të ushtrimit të funksionit publik, ka qenë drejtpërdrejt i implikuar me veprimtarinë tregtare të këtyre shoqërive.
    2. Përjashtimet nga kufizimet sipas pikës 1, të këtij neni, do të përcaktohen nga Komisioni i Etikës me akt të shkruar në formën e vendimit.

    KREU IX
    KOMISIONI I ETIKËS
    Neni 38
    Funksioni i Komisionit të Etikës

    1. Komisioni i Etikës, pas fillimit të çështjes qoftë edhe kryesisht bazuar në informacionet në media, në ankesat apo çdo burim tjetër të ligjshëm, nëpërmjet interpretimit të normave të Kodit Etik Ministror dhe të normave ligjore që rregullojnë sjelljen e anëtarëve të Këshillit të Ministrave, vlerëson nëse rasti përbën shkelje të këtij Kodi.
    2. Në çdo rast, anëtari i Këshillit të Ministrave ka të drejtë të kërkojë nga Komisioni i Etikës një opinion këshillimor lidhur me sjellje apo veprime të caktuara gjatë kryerjes së detyrës apo jashtë saj, nëse ato konsiderohen ose jo në përputhje me normat e Kodit Etik Ministror.
    3. Komisioni i Etikës ka të drejtë t’i propozojë Këshillit të Ministrave ndryshime në Kodin e Etikës.

    Neni 39
    Interpretimi

    Interpretimi i Kodit Etik Ministror, i bërë nga Komisioni i Etikës, me kërkesën e një prej subjekteve të fushëveprimit të këtij Kodi, lidhur me faktin nëse norma përkatëse e lejon një sjellje apo qëndrim të caktuar, mund të përdoret si mjet mbrojtjeje nga ana e tij në rast procedimi disiplinor, por ky interpretim nuk ka karakter detyrues për zgjidhjen/vlerësimin e rasteve të tjera të ngjashme.

    Neni 40
    Masat disiplinore

    1. Anëtari i Këshillit të Ministrave qëndron në detyrë për aq kohë sa gëzon besimin e Kryeministrit. Ky i fundit vlerëson standardet e sjelljes që pritet të mbahen nga ana e ministrit dhe vendos për masat, që do të ndërmerren në rast të thyerjes së këtyre standardeve.
    2. Komisioni i Etikës, pasi del në përfundimin se kemi të bëjmë me një thyerje të Kodit Etik Ministror, ia bën atë me dije Kryeministrit nëpërmjet një akti me shkrim. Në këtë rast, masat disiplinore që mund të japë Kryeministri janë:
    a. vërejtje;
    b. paralajmërim për shkarkim nga detyra;
    c. fillimin e procedurave për shkarkim nga detyra.
    3. Përveç shkeljeve veçanërisht të rënda, Kryeministri, përpara fillimit të procdurës së shkarkimit nga detyra, mund të lejojë anëtarin e Këshillit të Ministrave të japë dorëheqjen.

    KREU X
    DISPOZITA TË FUNDIT DHE KALIMTARE

    Neni 41

    Ngritja e Komisionit të Etikës
    Komisioni i Etikës ngrihet me urdhër të Kryeministrit. Në urdhër përcaktohen përbërja dhe organizimi i Komisionit të Etikës.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama, "Kodi Etik": Shkarkohen ministrat që s’marrin leje para se të flasin në me

    Ngrihet Komision Etike, si shkarkohen ministrat

    Shkelja e Kodit të Etikës mund të çojë deri në shkarkimin e ministrit nga detyra. Pasi përcaktohen në Kod të gjitha detyrimet dhe privimet që duhet të ketë anëtari i Këshillit të Ministrave, në nenin 40 të tij përcaktohen dhe masat disiplinore që merren në rast të shkeljes së tyre, që gjykohen gjithnjë nga kryetari i qeverisë. “Anëtari i Këshillit të Ministrave qëndron në detyrë për aq kohë sa gëzon besimin e Kryeministrit. Ky i fundit vlerëson standardet e sjelljes që pritet të mbahen nga ana e ministrit dhe vendos për masat që do të ndërmerren në rast të thyerjes së këtyre standardeve.

    Komisioni i Etikës, pasi del në përfundimin se kemi të bëjmë me një thyerje të Kodit Etik Ministror, ia bën atë me dije Kryeministrit nëpërmjet një akti me shkrim.
    Në këtë rast, masat disiplinore që mund të japë Kryeministri janë:
    a) vërejtje; b) paralajmërim për shkarkim nga detyra; c) fillimin e procedurave për shkarkim nga detyra.

    3. Përveç shkeljeve veçanërisht të rënda, Kryeministri, përpara fillimit të procedurës së shkarkimit nga detyra, mund ta lejojë anëtarin e Këshillit të Ministrave të japë dorëheqjen”, thuhet në nenin 40 të këtij Kodi. Në të përcaktohet dhe mënyra e ngritjes së Komisionit të Etikës. “Komisioni i Etikës ngrihet me urdhër të Kryeministrit.

    Në urdhër përcaktohen përbërja dhe organizimi i Komisionit të Etikës”, thuhet në nenin 41 të Kodit. Kodi i Etikës që miratoi Këshilli i Ministrave përcakton dhe sanksionin ligjor për lënien e mandatit të deputetit nga ana e ministrave. “Anëtari i Këshillit të Ministrave, që gëzon njëkohësisht edhe mandatin e deputetit, duhet të heqë dorë nga anëtarësimi apo kryesimi i grupeve parlamentare, për të shmangur ndikimin e mundshëm mbi procesin parlamentar dhe që mund të krijojë përshtypjen e një konflikti (në dukje) të interesit”, thuhet në nenin 23 të Kodit.

    Aristir Lumezi
    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama, "Kodi Etik": Shkarkohen ministrat që s’marrin leje para se të flasin në me

    New propaganda

    Java e parë e qeverisë “Rama” dhe rëndësia që ai i ka kushtuar imazhit dhe simbolikës. A është kjo një formë e re e komunikimit me median apo shfaqje e propagandës? Veprimet e para të qeverisë: Nga arredimi i zyrave, Kodi i Etikës, dhe përballja me skeptikët që shohin në këtë gjë vetëm kurim të imazhit

    Nga Vladimir Karaj

    ‘Katastrofë”, kështu shfaqet duke thënë në hyrjen e parë në sallën e mbledhjeve të qeverisë që do të drejtojë për 4 vjet kryeministri Edi Rama. Videoja që tregon Ramën t’u flasë Artan Lames dhe Artan Shkrelit, tregon kryeministrin e ri të shqetësohet për raportin e ngjyrave në sallën e mbledhjeve që ai e ndryshoi para se të hynte. Ajo u transmetua ekskluzivisht në “Top Story” –n e Sokol Ballës dhe kryeministri shpjegonte se si e shihte ai sallën duke përsëritur disa herë fjalën “katastrofë”. Lame në krah i përgjigjej se “e dinte” dhe i tregonte planet për ndryshimin.

    E gjithë kjo edhe pse nuk ka të bëjë mirëfilli me punët e qeverisë së re, ashtu siç nuk kanë të bëjnë edhe fotot e perdeve të palara dhe zyrat si mos më keq që Rama i publikoi dje si trashëgimi nga paraardhësi, është mënyra se si Rama po bën qeveri në ditët e tij të para. Duke u kujdesur deri mbi detaje për imazhin. Harta e vjetër e Europës, e shtrirë sa gjatë e gjerë në tavolinën e sallës së mbledhjeve, fotoja e Ismail Qemalit dhe madje deri ngjyra e mjekrës së tij ( me të cilën me gjasë duhej të përputheshin ngjyrat e pjesëve të tjera të mobilimit), heqja e gardhit rreth Kryeministrisë, janë vetëm pak prej imazhit që kryeministri i ri po u tregon shqiptarëve.

    Dilema në këtë rast është nëse kemi të bëjmë me propagandë të stisur mirë apo me një stil të ri komunikimi politik?! Rilindja në fakt që Rama e ka premtuar ka filluar pikërisht me këto ndryshime të vogla (s’dihet sa mund të quhen rilindje), që ishin shënuar që herët. Blogu, libri, marrja e këshillave nga një prej më të mirëve në fushën e marrëdhënieve publike Alastair Campbell, punësimi i një fotografeje ndryshe fushate, komunikimi përmes rrjeteve sociale dhe “editorialet” ku ai edhe një herë paraqitej si publicist i zoti, janë pjesë e tablosë dhe pamjes së kryeministrit që shqiptarët shohin tek Rama.

    …Shumë kundërshtarë dhe kritikë janë të bindur që kryeministri i ri nuk arrin të bëjë më shumë sesa provokimi me imazhin. Simboli i tyre janë pallatet e lyera në Tiranë gjatë kohës që ai drejtoi kryeqytetin duke mos bërë sipas tyre asgjë tjetër. Në këtë rast është e paqartë nëse faji është i kritikëve apo i vetë Ramës, i cili mund të ketë bërë edhe gjëra të tjera më të rëndësishme, por që në çdo shkrim të gazetarëve të huaj për vendin kujtohet pikërisht për këto ngjyra, pikërisht sepse vendosi t’i vendoste ato në plan të parë. Sarah Montague e “Hard Talk” në BBC, që e vuri jo pak në pozitë gjatë intervistës para disa kohësh kryeministrin e ri, nuk harroi të përmendte pikërisht këto dy gjëra: “Ai fitoi lavde nga ndërkombëtarët për transformimin e kryeqytetit kur ishte kryebashkiak, jo vetëm duke pikturuar me ngjyra të ndritshme ndërtesat gri të tij. A mund të ketë sukses një ish-artist aty ku politikanët kanë dështuar?”, thotë ajo në hyrje të intervistës me Ramën.

    Një mori artikujsh gjysmë-profilesh që vërshuan në mediat e huaja pas zgjedhjeve që po ashtu kishin Ramën në qendër dhe atë që ai duhet të bëjë për vendin, nuk kanë harruar thuajse në asnjë rast ta përmendnin pikturimin e pallateve gri të kohës së komunizmit. Mediat e huaja kanë qenë në fakt një nga shtyllat kryesore ku mbështetet imazhi i Ramës. Ato ngulmojnë ta shohin si transformues të kryeqytetit dhe rrallëherë gjen në to akuza për Ramën. Më i ashpri ndër ta një shkrim i Neue Zürcher Zeitung, edhe pse e akuzon Ramën për autoritarizëm, e quan atë “një mendje estetike” dhe para se kjo të ndodhë, e sheh të keqen te partneri i tij në bashkëqeverisje, Ilir Meta. Një temë të ngjashme kanë përdorur edhe “The Economist” apo media të tjera që veçse i kanë veshur Ramës detyrën e vështirë deri dhe nevojën për të qenë “superman”, kanë thënë edhe se një dështim do të vinte prej elementëve të tjerë të përfshirë në koalicionin qeverisës. Mjaft prej atyre që e shohin Ramën si demagog dhe atë që ai bën si propagandë, besojnë se mediat e huaja të tërhequra në këtë rast prej ekstravagancës së Ramës i kanë shërbyer ta bëjë këtë propagandë më të vlefshme.

    Përballë kësaj, ata që e përkrahin Ramën mund të shohin te gjithë kjo një formë të re komunikimi me publik, minimalisht më estetike se ajo e paraardhësit të tij. Mjaft tu hidhet një sy fotove që të dy ndajnë në Facebook. Berisha nuk ka ndonjë kujdes për fotot. Ato mbeten të thjeshta shpesh nuk thonë asgjë dhe as të bëjnë përshtypje. Që prej fushatës Rama ndërkohë përcjell foto që pavarësisht mendimit që ke për të janë mjaft më të mira për tu parë. Në të ashtuquajturat takime ‘town hall-i’ që bënë gjatë fushatës: Fotot e Ramës mes njerëzve në rreth apo diku buzë detit ishin sigurisht gjetje më të mira fushate se ato të rivalit që mbetej te pozimet klasike. Gjë që sigurisht vazhdoi edhe përtej fushatës. Veç fotove të tjera atyre zyrtare më shtrëngim duash në Bruksel, Rama ka ndër të tjera edhe një foto të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s duke e përshëndetur me dorë ndërsa makina me delegacionin shqiptarë largohet. Apo pamja tjetër që tregon kryeministrin në Bruksel me çadër në dorë dhe me shpinë, por shih duke parë pikërisht në një tabelë ku shkruhet në anglisht: “Ka të bëjë me Europën, ka të bëjë me Ju”

    E gjithë kjo mund të shihet si një PR i ndërtuar mirë, por mjaft janë të bezdisur nga e gjithë kjo javë e parë e mbushur me imazh dhe përtej kësaj pak përmbajtje të ndryshuar. Shumë e shohin të gjithën si teprim propagandistik dhe nevojë për të bërë zhurmë e për të qenë të pranishëm në media. I tillë mund të jetë për shembull akti i heqjes së fotos së Presidentit të Republikës me atë të kryeministrit të parë, Ismail Qemali. Debati që rrethon këtë dhe përfshirja e opozitës pikërisht në këtë qerthull duke lënë jashtë vëmendjes gjëra më të rëndësishme ndoshta është një nga shenjat e një propagande të suksesshme. Mesila Doda deputete e PD, pavarësisht se kreu i kësaj partie e ka cilësuar këtë si sulm dhe urrejtje, madje duke deklaruar se çështja do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese, e sheh si diçka periferike debatin dhe fton të fokusohemi te marrja e statusit për në BE. Shembuj të tjerë mund të jenë veprimi i ministrit Erjon Veliaj dhe transportimi i fëmijës rom në spital, përtej humanizmit apo mesazhit kundër diskriminimit është një gjest që shumë e shohin si propagandë. Të ngjashme me këtë mund të duken edhe vizitat në orët e vona në komisariate policie të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Gjasat që këto të kenë ndonjë efekt janë të pakta, përtej spektaklit. Sigurisht në ndihmë të kësaj janë edhe mediat. “Diferenca e gazetarisë së Montague me tonën është si ajo midis një mjeku që kërkon të diagnostikojë për të gjetur mjekimin e duhur dhe një xhambazi që kërkon të të vërë një diagnozë që të shesë ilaçet e padronit të tij”, shkruante Fatos Lubonja në një shkrim të fundit, ku vë theksin edhe për raportin dhe qëndrimin e medias ndaj kryeministrit të ri apo rivalëve të tij. Media një herë për shkak të pamundësisë për të prodhuar edhe së dyti edhe për shkak të animeve editoriale, i ka përcjellë thuajse në kohë reale dhe deri “mitizuar” gjithçka që bën qeveria e re dhe drejtuesit e saj. Për shumë ndërkohë, veprimet e para të qeverisë përfshi edhe miratimin e Kodit të Etikës synojnë ta censurojnë median dhe pengojnë atë të marrë informacion, duke lënë në dorë të kryeministrit dhe një zyre qendrore shtypi, atë që do të përcillet deri edhe duke penguar ministrat të shfaqin publikisht mendimet ndryshe në rast se i kanë për vendime të qeverisë. Për të thënë të vërtetën, një gjë e tillë nuk para ka ndodhur as gjatë këtyre viteve që nuk ka pasur një kod të ngjashëm.

    Në anën tjetër, gjithë kjo dëshirë për të përcjellë imazh nuk është dhe aq e mirëpritur nga njerëzit që presin ndryshimet thelbësore të premtuara dhe i duan ato menjëherë. Kështu, ndërsa Rama sulmoi Berishën duke dhënë për publikuan pamjet e mjaft pjesëve të brendshme të rrënuara apo të arnuara të Kryeministrisë, mjaft njerëz e kritikuan se ai mund ta kishte bërë në heshtje rikonstruksionin e saj. Për shumë, kjo nuk ka ndonjë vlerë. Andi Bushati ndërsa vlerësonte këtë javë të parë pune shumë të zhurmshme, thotë se këto janë simbolika me të cilat nuk kemi pse merremi dhe ftonte për të parë nga afër aktet dhe veprimet që do të vijnë. Sigurisht dilema e fillimit mbetet e hapur. E gjithë kjo mund të jetë një formë komunikimi përmes simboleve apo propagandë e re, e përpunuar me kujdes.

    MAPO

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: Rama, "Kodi Etik": Shkarkohen ministrat që s’marrin leje para se të flasin në me

    Po per te fjetur me,,,,,,,,,,,,,,,,,,si do ti behet,,,,,,,,,,,me leje
    Kur injoranca flet,urtesia hesht e qesh nen vehte !!

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Rama, "Kodi Etik": Shkarkohen ministrat që s’marrin leje para se të flasin në me

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Rama lyu pallatet me ngjyra te ndezura flashi qe ishte gabim i madh
    nje shije e keqe.Tirana nuk dukej me Tirane por si nje qytet ne Meksike.
    Pallatet duhet te lyheshin me ngjyra te buta dhe tone neutrale dhe jo tone flashi agresive.
    Ato ngjyra nuk tregojne modernizim por tregojne bote e trete,kulture
    meksikane nje perzierje jeshile portokall e kuqe.ngjyre pjepri lol..
    E transformoi Tiranen ne taco bell republike.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •