-
Sotiraq Stratobërdha kandidat i PD për Bashkinë e Korçës
Sotiraq Stratobërdha është kandidati i Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj për Kryetar Bashkie në zgjedhjet vendore që do të zhvillohen në Bashkinë e Korçës, më 3 Nëntor 2013.
Stratobërdha, një ish deputet në vitet 1992-1996 është propozuar nga shoqëria civile dhe qytetaria korrcarë dhe mbështetur fuqishëm nga të gjitha strukturat e Partisë Demokratike Dega Korçë dhe aleatët e saj, thuhet në një njoftim të PD-së.
Pas dorëheqjes së Niko Peleshit për të marrë postin e zv.kryeministrit, dy forcat kryesore të së majtës kanë zyrtarizuar kandidatin e tyre për postin e kreut të Bashkisë së Korçës që do të jetë Sotiraq Filo, i cili aktualisht është në postin e nënkryetarit të kësaj Bashkie.
Stratobërdha ka lindur në qytetin e Korçës në vitin 1961, në një familje qytetare dhe atdhedashëse. Është diplomuar në jurisprudencë në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer kualifikime pas-universitare në Kanada.
Sotiraq Stratobërdha është një nga qytetarët me një jetë aktive civile dhe profesionale që prej fillimeve të sistemit pluralist. Gjatë legjislaturës parlamentare 1992-1996 z. Stratobërdha u zgjodh deputet, përfaqësues i Korçës në Kuvendin e Shqipërisë.
Sotiraq Stratobërdha ëshë modeli i qytetarit të angazhuar korçar. Ai ka dhënë një kontribut maksimal në organizime të shoqërisë civile dhe lëvizjeve qytetare në mbrojtje të interesave të qytetit dhe qytetarëve të Korçës dhe në promovimin e traditës, urbanistikës qytetare dhe trashëgimisë së gjithanshme pozitive të qytetit të Korcës.
PANORAMA
................
Dy adashe ne gare,Sotiraq Stratoberdha VS Sotiraq Filo
Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 24-09-2013 më 15:33
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt