Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet nė Bllog
    22

    Kryehetuesi Qemal Lame: Ramiz Alia ishte agjent i ruseve

    Kryehetuesi Lame: Ramiz Alia ishte agjent

    DOSSIER - Kryehetuesi nė kohėn e diktaturės, Qemal Lame i dorėzoi Enver Hoxhės dosjen e plotė tė Ramiz Alisė ku jepen shenja se Ramiz Alia ishte agjent. Ky fakt jepet nė dorėshkrimin e ish drejtuesit tė hetuesisė gjatė viteve 1982-192, tė cilin po pėrgatitet ta nxjerrė nė treg shtėpia botuese Onufri. Nė intervistėn pėr tė pėrditshmen Mapo, vėllai i Qemal Lames thotė se Ramiz Alija dhe anėtarė tė tjerė tė Byrosė Politike ishin agjentė rusė. Kėto tė dhėna thuhet se Lame ia kishte pėrcjellė edhe Enver Hoxhės gjė qė solli pėrplasjen mes ish-kryehetuesit dhe vetėm Alisė, qoftė edhe pas vdekjes sė diktatorit. Nė kėtė intervistė, thuhet se dorshkrimi zbardh edhe momente kyce si hapja e ambasadave apo edhe anulimi i fletėarresteve pėr drejtuesit e policisė sė Shkodrės mė 2 prill 1991. Duke u ndaluar te eksodi nė ambasada, “ai jep njė pėrshkrim shumė tė gjallė tė asaj qė ndodhte. Tregon sesi sillej policia dhe ndaj kalimtarėve, tė cilėt zbriteshin nga autobusi, rrėmbeheshin nga flokėt dhe goditeshin”. “Se si ministri i Brendshėm, Hekuran Isai u thoshte vartėsve tė tij qė t’i merrnin e t’i qethnin zero. Qėndrimi i Zylyftar Ramizit qė ka qenė epiqendra e dhunės, ndaj reagimeve tė Qemalit pėr dhunėn qė po ushtrohej nė kundėrshtim me ligjin”, - thuhet nė intervistėn e publikuar nė gazetėn e pėrditshme. Nė intervistėn e publikuar sot jepen shpjegime tė detajuara edhe pėr ngjarjen e 2 prilliy 1992: “Qemali nxori urdhra pėr arrestimin e drejtuesve tė Policisė sė Shkodrės, me synim qė tė arrinte te drejtuesit e Ministrisė sė Mbrojtjes dhe tek njeriu qė dha urdhrin. Ramiz Alia, duke ndjerė kėtė kėrcėnim kaq tė afėrt, duke parė edhe klimėn politike shumė tė disfavorshme, po bėnte ēmos qė tė godiste Qemalin. Ai arriti t’i bėnte bllokadė korrektėsisė dhe seriozitetit qė po tregonte Qemali gjatė hetimit, gjė tė cilėn nuk po e bėnte kryetari i grupit tė hetuesisė Ferid Sula, i cili nuk po i pėrmbahej boshtit tė hetimit sepse merrte urdhra direkt nga Zylyftar Ramizi. Kur erdhi puna tek arrestimi i njerėzve dhe tek mbledhja qė ėshtė bėrė pėr tė diskutuar pėrfundimisht pėr arrestimet, Ferid Sula justifikohet se ėshtė i sėmurė me temperaturė tė lartė dhe nuk paraqitet, megjithatė Qemali pėrgatit fletė-arrestet qė kishin marrė dhe firmėn e prokurorit dhe i dorėzon nė Ministrinė e Brendshme. Kėto fletė-arreste nuk u miratuan. Por dhe pas kėsaj Qemali vendosi qė tė vazhdohen hetimet dhe tė thellohen, duke deklaruar se do t’i gjente fajtorėt. Kėtu ndėrpritet rrėfimi sepse ai shkarkohet pak kohė mė pas nga Kuvendi Popullor”. Shkak pėr shkarkimin e Lames ishte vrasja e 2 prillit 1992, ku u ekzekutuan nė mėnyrė misterioze Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka. Qemal Lame lindi nė vitin 1949 nė Elbasan dhe nė moshėn 29 vjeēare nė strukturat drejtuese tė Hetuesisė. Nė vitin 1981 u bė kryehetues, post tė cilin e mbajti deri nė vitin 1992, kohė nė tė cilėn u arratis drejt Gjermanisė pas ndryshimit tė sistemit dhe jeton ende nė emigracion.

    Dielli

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    pyja (29-09-2013)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Kryehetuesi Qemal Lame: Ramiz Alia ishte agjent

    Rrėfen i vėllai/ Qemal Lame i dorėzoi Enverit dosjen e agjentit Ramiz Alia

    Aida Tuci

    Hetimi, zbardhja dhe publikimi i krimeve tė komunizmit ėshtė njė proces qė nėse do ndodhė, do ta ēlirojė shoqėrinė shqiptare. Pėrballja me tė shkuarėn e errėt ėshtė mbi tė gjitha njė proces moral qė nis nga individi. Gjatė kėtyre 23 vjetėve nuk kanė munguar kujtimet e qindra ish tė burgosurve politikė qė na kanė prezantuar anėn mė mizore tė diktaturės. Zbulimi i tė vėrtetave tė krimeve tė komunizmit ēoi shumė prej kėtyre ish tė burgosurve nė arkivat e Ministrisė sė Brendshme, nga ku herė pas here “zbulonin” aktakuza, dėshmi e emra spiunėsh. Teksa rrėmonin tė shkuarėn e tyre mendonin se do tė mund tė gjenin pėrgjigje pėr shumė “Pse”. Por sa mė thellė depėrtonin, aq mė shumė u dukej se i largoheshin sė vėrtetės, sepse kjo e fundit duhet tė ballafaqohet edhe me anėn tjetėr tė medaljes; me dosjet qė pėrpiloheshin nė dhomat e hetuesisė dhe Sigurimit tė Shtetit. Por nė pamundėsi pėr tė patur anėn tjetėr tė medaljes, mund tė na vinin nė ndihmė dėshmitė e hetuesve tė kohės. Imazhi famėkeq i hetuesit tė diktaturės na ka shoqėruar gjatė nė kėto 23 vite. Emra qė lakohen, akuzohen, e tė tjerė emra qė tentohet tė mbyllen nė birucat e harresės. Tė pėrballur me opinionin publik (nė raste shumė tė rralla) hetues, gjykatės apo dhe oficerė tė Sigurimit qė kanė qenė pjesė e sistemit, na janė shfaqur me sindromėn e harresės kur janė pyetur pėr tė kaluarėn e tyre. Prandaj do kishte qenė pak e vėshtirė tė besoje se njė ditė do tė mund tė kishim nė duar edhe rrėfimin e plotė tė hetuesit Qemal Lame, i cili pėr 11 vjet (1981-1992) ka qenė nė krye tė Hetuesisė sė Pėrgjithshme. Dorėshkrimi i librit, (ende nė proces botimi nga Shtėpia botuese “Onufri”) u shkrua nė vitin 1992, kohė kur Qemal Lame u shkarkua nga detyra si kryetar i Hetuesisė sė Pėrgjithshme nga Kuvendi Popullor. Si pretekst u pėrdorėn ngjarjet e 2 prillit tė vitit 1992 nė Shkodėr, ku mbetėn tė vrarė Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka. Libri nis me demonstratėn e heshtur para bustit tė Stalinit nė Shkodėr dhe mbyllet me ngjarjet e 2 prillit tė vitit 1992, po nė Shkodėr. Por nė 1000 faqe dorėshkrim, Qemal Lame sjell pėr herė tė parė shumė ngjarje qė shenjuan periudhėn ku ai shėrbeu si kryehetues.

    Enver Lame:

    Qemali i dorėzoi Enverit dosjen e agjentit Ramiz Alia

    Nė libėr jepen fakte, pjesė e njė dosjeje sekrete qė implikonte Ramiz Alinė nė veprimtari agjenturore

    Qemal Lame jeton prej vitesh nė Gjermani. Kontaktet me Shqipėrinė i mban pėrmes vėllait, avokatit Enver Lame. Ky i fundit ka mbajtur pėr 21 vjet dorėshkrimin e tė vėllait, nė pritje tė kohės sė favorshme pėr ta botuar. “Ky libėr ėshtė shkruar qė nė vitin 1992 dhe Qemali donte ta botonte qė atėherė, por konkludoi se situata nuk ishte shumė e favorshme pėr ta botuar”, – shprehet nė intervistėn e tij pėr “Mapo”-n, Enver Lame. Tė gjitha ngjarjet dhe refleksionet sillen siē janė shkruar para 21 vjetėve. Asnjė retushim nuk ka bėrė autori gjatė kėtyre viteve. Riprodhimi i dialogėve me krerėt e lartė tė shtetit komunist ėshtė bėrė sipas ditarėve qė ka mbajtur kryehetuesi Lame. Libri na zbulon shumė skuta tė errėta ku konfliktohej institucioni i hetuesisė me pushtetin. Disa prej tyre i zbulon avokat Enver Lame nė kėtė intervistė…

    Zoti Lame, lexuesi do tė ketė sė shpejti nė duar tė parin rrėfim nė kėto 23 vjet, tė njė hetuesi qė ka qenė pjesė e institucioneve tė shtetit komunist. Ju jeni ai qė keni ndjekur hap pas hapi procesin e botimit tė dorėshkrimit tė vėllait tuaj, qė ju vetė e keni patur nė shtėpi. Ēfarė sjell ky libėr?

    Libri nis me demonstratėn e parė pėr heqjen e bustit tė Stalinit nė Shkodėr. Ky quhej provokacion shumė i rėndė. Qemali pėrshkruan mbledhjen e Komitetit tė Partisė pėr kėtė rast, marrėdhėniet qė krijoheshin nė kėtė situatė mes Komitetit Qendror tė Partisė dhe hetuesisė, masat qė merreshin, ēfarė bisedohej dhe ēfarė vendosej nė kėto takime. Por libri pėrshkruan disa ngjarje qė shenjuan kėtė periudhė, si demonstratėn para Pallatit tė Kulturės nė Tiranė, ngjarjet qė ndodhėn nė stadiumin e Kavajės, ku u hodhėn parullat e para antikomuniste, eksodin e shqiptarėve nė ambasada. Presionet e shteteve perėndimore dhe presionet qė vinin nga Rusia, nga ana tjetėr.

    Presione tė cilės natyrė bėheshin nga Perėndimi dhe Rusia?

    Sipas interpretimit tė Qemalit, bėheshin presione direkte ndaj udhėheqjes sė Partisė, dhe ai thotė se ishte tjetėr gjė presioni qė bėhej nga shtetet perėndimore dhe krejt tjetėr presioni qė bėhej nga Rusia. Ai aludon nė libėr, madje nė njė rast jep dhe fakte se anėtarė tė Byrosė Politike kanė qenė agjentė rusė, pėrfshi dhe vetė Ramiz Alinė.

    Jepen fakte, apo aludohet?

    Jepen dhe fakte. P.sh, ai flet pėr rastin e njė dosjeje qė Qemali i kishte dorėzuar Enver Hoxhės pak vite para se tė vdiste, ku jepeshin fakte pėr implikim tė Ramiz Alisė nė veprimtari agjenturore. Ai e pėrshkruan mjaft qartė kėtė episod nė libėr. Qė nė kėtė moment marrėdhėniet mes Ramiz Alisė dhe Qemal Lames filluan tė ishin konfliktuale. Mė vonė del se qėndrimi i Ramiz Alisė ndaj Qemalit ka qenė shumė djallėzor dhe agresiv. Libri fillon dhe mbaron me Ramiz Alinė, sjell dialogė tė pastėr mes tyre.

    Dialogėt janė riprodhuar nga kujtesa, apo ai ka mbajtur shėnime?

    Qemali ka punuar mirė me shėnime dhe ditar. Nė libėr, dialogėt jepen shumė tė gjalla. Ishte karakteristikė e tij qė tė mbante shėnime pėr ēdo gjė. Por nė libėr ka dhe interpretime, gjykime apo analiza pėr veprimet e Ramiz Alisė apo anėtarit tjetėr tė Byrosė Politike, Hekuran Isai, tė cilat janė bėrė nė momentin qė ėshtė shkruar ky libėr. P.sh, kur pėrshkruan eksodin nė ambasada, ai jep njė pėrshkrim shumė tė gjallė tė asaj qė ndodhte. Tregon sesi sillej policia dhe ndaj kalimtarėve, tė cilėt zbriteshin nga autobusi, rrėmbeheshin nga flokėt dhe goditeshin. Se si ministri i Brendshėm, Hekuran Isai u thoshte vartėsve tė tij qė t’i merrnin e t’i qethnin zero. Qėndrimi i Zylyftar Ramizit qė ka qenė epiqendra e dhunės, ndaj reagimeve tė Qemalit pėr dhunėn qė po ushtrohej nė kundėrshtim me ligjin.

    Ēfarė marrėdhėniesh ka patur mes Qemal Lames dhe ish-kreut tė Sigurimit tė Shtetit, Zylyftar Ramizi?

    Shumė konfliktuale. Nė libėr ai pėrshkruan gjithė marrėdhėniet mes tyre, natyrėn e Zylyftar Ramizit dhe biografinė nga kishte ardhur, dhe si ishte vėnė nė krye tė Sigurimit. Ēfarė pėrfaqėsonte, si dhe shėrbimet e tij ndaj pushtetit. Si arriti tė bėhej dora e hekurt e Ramiz Alisė. Ka aty dhe njė pėrshkrim tė nėnkryetarit tė Hetuesisė sė Pėrgjithshme, Ferid Sula, qė sipas pėrshkrimeve qė jep Qemali, i ka shėrbyer me zell dhe devotshmėri Ramiz Zylyftarit.

    Zoti Lame, sipas statistikave qė kanė dalė sė fundmi nė dritė, faktohet se nė vitin 1990-1991, nė kohėn kur ishte Ramiz Alia nė krye tė pushtetit dhe vėllai juaj kryetar i Hetuesisė sė Pėrgjithshme, numri i vrasjeve nė kufi ka arritur shifrėn rekord. A jepen tė dhėna pėr kėto vrasje nė libėr?

    Po, dhe ky ka qenė konflikti mė i madh qė ka patur Qemal Lame me ministrin Simon Stefani. Nė libėr jepen jo vetėm shifrat por edhe debatet dhe marrėdhėniet konfliktuale shumė tė rėnda qė u krijuan mes Qemal Lames dhe Simon Stefanit. Me ndryshimin e ligjit, arratisja nuk gjykohej mė si tradhti ndaj atdheut, por si kundravajtje administrative qė parashikonte dėnime nga dy deri nė tre vjet. Qemalit i vinin vazhdimisht informacionet pėr vrasjet nė kufi dhe ai nuk mund tė qėndronte indiferent pėrpara kėtyre fakteve. Nė libėr ai pėrshkruan bisedėn me Simon Stefanin, tė cilin e ka kėrcėnuar se do ta fuste nė burg, sepse po shkelte ligjin. Dhe pėrgjigjja e Simon Stefanit ndaj Qemalit ėshtė: “Ti po saboton Partinė, ti je armik i Partisė”. Pėrplasjet mes tyre pėr kėto ngjarje jepen me dialogė tė gjallė nė libėr.

    Nė ēfarė drite e sheh veten si kryehetues i asaj periudhe zoti Lame?

    Esenca e librit ėshtė pėrshkrimi i ngjarjeve, ēfarė ka ndodhur nė atė periudhė dhe gjykimet e Qemalit. Ai e shpjegon mjaft mirė pozicionim e tij qė nė hyrje tė librit. Qemali ėshtė njė kritik shumė i ashpėr i sistemit. Aty-kėtu kuptohet qė ai mezi priste qė ky sistem tė pėrmbysej. Por, tė kuptohemi… Ky libėr nuk ėshtė thjesht njė pėrshkrim policesk ku heroi ėshtė autori. Nuk ėshtė aspak kjo pėrmbajtja e tij, nuk ėshtė ky libri. Ai ėshtė shumė kritik dhe shumė njerėzor pėr ngjarjet qė kanė ndodhur ku ai ka qenė dėshmitar. Mban gjithashtu dhe njė qėndrim profesional, qė patjetėr duhej ta kishte.

    Ju thoni se libri mbyllet me ngjarjet e 2 prillit tė vitit 1992 nė Shkodėr, ku mbetėn tė vrarė katėr vetė. A sjell nė kėtė libėr rezultatet e hetimeve nga kjo ngjarje?

    Po, ai pėrshkruan gjithēka ndodhi atė ditė. Ferid Sula (nėnkryetar i Hetuesisė sė Pėrgjithshme) ka qenė kryetar i grupit tė hetimit. Libri mbyllet me vrasjet nė Shkodėr dhe qėndrimin qė ka mbajtur Qemal Lame si kryetar i Hetuesisė sė Pėrgjithshme. Qemali nxori urdhra pėr arrestimin e drejtuesve tė Policisė sė Shkodrės, me synim qė tė arrinte te drejtuesit e Ministrisė sė Mbrojtjes dhe tek njeriu qė dha urdhrin. Ramiz Alia, duke ndjerė kėtė kėrcėnim kaq tė afėrt, duke parė edhe klimėn politike shumė tė disfavorshme, po bėnte ēmos qė tė godiste Qemalin. Ai arriti t’i bėnte bllokadė korrektėsisė dhe seriozitetit qė po tregonte Qemali gjatė hetimit, gjė tė cilėn nuk po e bėnte kryetari i grupit tė hetuesisė Ferid Sula, i cili nuk po i pėrmbahej boshtit tė hetimit sepse merrte urdhra direkt nga Zylyftar Ramizi. Kur erdhi puna tek arrestimi i njerėzve dhe tek mbledhja qė ėshtė bėrė pėr tė diskutuar pėrfundimisht pėr arrestimet, Ferid Sula justifikohet se ėshtė i sėmurė me temperaturė tė lartė dhe nuk paraqitet, megjithatė Qemali pėrgatit fletė-arrestet qė kishin marrė dhe firmėn e prokurorit dhe i dorėzon nė Ministrinė e Brendshme. Kėto fletė-arreste nuk u miratuan. Por dhe pas kėsaj Qemali vendosi qė tė vazhdohen hetimet dhe tė thellohen, duke deklaruar se do t’i gjente fajtorėt. Kėtu ndėrpritet rrėfimi sepse ai shkarkohet pak kohė mė pas nga Kuvendi Popullor.

    Kush ėshtė

    Emri:  Qemal-Lame-150x150.jpg

Shikime: 1514

Madhėsia:  5.3 KB
    Qemal Lame ka qenė Kryetar i Hetuesisė sė Pėrgjithshme nė vitet 1981-1992. Ai ka lindur nė Elbasan, mė 11 shtator 1949. Ka kryer studimet nė Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike, Fakultetin Ekonomik, Akademinė Ushtarake, Shkollėn e Lartė tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, Doktor i Shkencave Juridike, Pedagog nė Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike nė Universitetin e Tiranės. Prej vitesh jeton nė Gjermani. Lame erdhi nė krye tė Hetuesisė sė Pėrgjithshme nė vitin 1981, kur ky institucion u nda nga Ministria e Brendshme dhe funksionoi si institucion i pavarur. Drejtuesit e saj emėroheshin nga Kuvendi Popullor. Ai ishte 28 vjeē kur u emėrua nė krye tė Hetuesisė sė Pėrgjithshme.

    MAPO

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,970
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Kryehetuesi Qemal Lame: Ramiz Alia ishte agjent

    Ish-kreu i hetuesisė: Arsyet pse u inskenua 2 Prilli ’91

    Ditari i Kryetarit tė Hetuesisė sė Pėrgjithshme, Qemal Lame, i cili ka shėrbyer nė kėtė detyrė nga viti 1982 deri mė 1992, sjell fakte pėr shumė ngjarje qė kanė ndodhur gjatė kėsaj periudhe vendimtare pėr Shqipėrinė. Dorėshkrimi i kėtij libri u mbajt pėr 21 vite me radhė nė sirtar, pėr tė parė dritėn e botimit vetėm tani. Sė shpejti Shtėpia botuese “Onufri” sjell para lexuesve rrėfimin e parė tė plotė tė kryehetuesit Qemal Lame, duke filluar me demonstratėn e heshtur nė Shkodėr nė vitin 1990, pėr tė vijuar me ngjarjet nė stadiumin e Kavajės, ku u hodhėn parullat e para antikomuniste, lėvizjet antikomuniste nė Tiranė, e pėr ta mbyllur rrėfimin me ngjarjet e 2 Prillit 1991 nė Shkodėr. A.T



    Pjesė nga dorėshkrimi i kryehetuesit

    ***

    Nė detyrėn shtetėrore si Kryetar i Hetuesisė sė Pėrgjithshme, veprimtarinė si anėtar i Plenumit tė Komitetit Qendror dhe me kontributin nė media, me tė drejtė mund tė thuhet se duhej tė isha mbrojtės tipik i interesave tė Partisė sė Punės dhe shtetit tė diktaturės sė proletariatit! Kjo mund tė shtrohet natyrshėm dhe me tė drejtė nė ēdo kohė. Por nė realitetin e qėndrimeve dhe veprimeve tė mbajtura, kanė dominuar mbėshtetja nė parimet e drejta politike dhe normat kushtetuese. Nuk pajtohesha me kėrkesat pėr veprime nė kundėrshtim me kėto parime, pėr tė ruajtur pozitėn qė kisha, ose pėr mė shumė. Qėndrimet qė mbaja krijonin natyrshėm distancime dhe reagime nga drejtuesit kryesorė tė atėhershėm tė partisė dhe tė shtetit. Me rėndimin e situatės politike dhe shtimin e presionit tė organizuar dhe dhunės shtetėrore pėr mbajtjen dhe ruajtjen me ēdo mjet tė pushtetit nga udhėheqja mė e lartė, binte mė shumė nė sy, ndryshimi midis funksionit politik e shtetėror qė kisha dhe mendimeve pėr njė sistem tė ri qė bėja tė njohura nė organet mė tė larta tė partisė, tė shtetit dhe nė media pėr opinionin publik…..

    Drejtuesit e Partisė sė Punės, reaguan me tė gjitha mjetet edhe kundėr mendimeve tė mia politike dhe qėndrimeve qė mbaja me veprimet e kryera, duke u bazuar nė interpretimin dhe zbatimin e drejtė tė Kushtetutės dhe tė ligjit. Puna ime me pėrkushtim u interpretua si devijim dhe u bė arma me tė cilėn filluan tė mė ndėshkojnė pėr sabotim tė politikės sė Partisė dhe shtetit. Akuzat u bėnė publike nga udhėheqja e Partisė, Sigurimi i Shtetit, Policia, u mbėshtetėn edhe nga drejtuesit kryesorė tė Prokurorisė e tė Gjykatės, si dhe nga fanatikėt e indoktrinuar.

    Duke mos pasur mundėsi pėr shkarkimin nga Kuvendi, inskenuan dhe shfrytėzuan kėrkesėn e opozitės pėr sqarimin e ngjarjes, sė 2 Prillit 1991, nė Shkodėr, si njė kusht pėr marrjen pjesė nė Kuvend. Kėshtu u ngrit padrejtėsisht dhe me qėllim tė paramenduar pėr herė tė parė njė komision hetimor. Nė bazė tė vendimit tė parapėrgatitur nga forca politike e PPSH-sė, e pėrfaqėsuar nė Parlament, pėrfundimisht u arrit qėllimi qė unė tė shkarkohesha nga detyra dhe tė bėhesha shembull pėr ata qė nuk mbronin me besnikėri “interesat e partisė”…. Drejtėsia bėri zbatimin teknik tė Kodit Penal dhe tė Kodit Procedurės Penale, aq sa lejonte dhe i interesonte udhėheqjes politike tė kohės. Vlerėsoj se nuk u arrit tė ēohej deri nė fund zbulimi i sė vėrtetės, veprimtaria e autorėve kryesorė, qėndrimi i organeve mė tė larta shtetėrore dhe partiake nė kushtet e situatės sė rėndė politike dhe shoqėrore, pėrgjegjėsia penale direkte dhe pėrgjegjėsia politike e personave mė tė rėndėsishėm nė krye tė Partisė dhe tė shtetit. Autorėt, ekzekutorėt, ndihmėsit dhe bashkėpunėtorėt qė realizuan vrasjet e katėr personave dhe arritėn tė fshehin gjurmėt e tyre, nuk u arrit tė vihen para pėrgjegjėsisė penale… Problemi themelor nė moszbulimin e plotė tė rrethanave tė ngjarjes dhe tė pėrgjegjėsisė sė fajtorėve, qėndron pikėrisht nė rėndėsinė politike qė kishte nė atė kohė inskenimi i njė ngjarjeje tė rėndė, derdhja e gjakut dhe acarimi i gjendjes politike dhe shoqėrore, pėr tė shpejtuar rėnien e sistemit politik socialist. Me gjithė ndryshimet demokratike, drejtėsia nuk arriti tė depėrtojė nė kulisat politike dhe gėrshetimin e tyre me veprimtarinė e fshehtė agjenturore tė brendshme dhe tė jashtme, tė pėrfshira nė kėtė luftė politike, siē ka treguar edhe pėrvoja e asaj kohe nė ndryshimet e bėra nė vendet e Europės Lindore. Presionet e mėdha nė formėn e persekutimit politik pėr ēėshtjen nė Shkodėr, ishin nė vazhdim tė terrorit psikologjik tė bėrė direkt, pasi urdhėrova lirimin e tė ndaluarve pėr rrėzimin e monumentit tė Enver Hoxhės. Pas lirimit tė tė ndaluarve pėr rrėzimin e bustit tė Enverit, ėshtė bėrė njė peticion nga “Shoqata e Enverit” me mbi 15 000 firma nga ushtarakė, punėtorė operativė dhe persona tė ndryshėm tė revoltuar nga lirimi i tė ndaluarve, ku i kėrkonin ndihmė edhe anėtarit tė Byrosė Politike dhe Ministrit tė Mbrojtjes, Kiēo Mustaqi, pėr arrestimin tim…Presionet e gjithanshme synonin pėr tė mė penguar nė zbulimin e sė vėrtetės, tė mė mbyllnin gojėn dhe pėr tė mė larguar sa mė parė nga funksionet shtetėrore. Propaganda mė vuri nė radhėt e kundėrshtarėve tė drejtuesve tė Partisė sė Punės. U pėrsėrit qėndrimi i njohur nė atė kohė, si armik, tradhtar etj. Nė Mbledhjen e Kėshillit Presidencial, qė nė fillim, Ramiz Alia deklaroi se kishte marrė nė mbrojtje kryetarin e Hetuesisė sė Pėrgjithshme dhe Prokurorin e Pėrgjithshėm, nė takimin me militantėt e revoltuar pėr rrėzimin e monumentit tė Enver Hoxhės dhe lirimin e tė ndaluarve. Nė kundėrshtim me kėtė deklarim, mbledhja tregoi menjėherė qėllimin e vėrtetė pėr orientimin e paramenduar pėr shkarkimin e kėtyre dy funksionarėve tė lartė. Nė situatėn e tensionuar politike tė ngritjes sė ushtarakėve kundėr rrėzimit tė monumentit tė Enver Hoxhės dhe urdhrit tė dhėnė prej meje pėr lirimin e tė ndaluarve tė akuzuar pėr rrėzimin e monumentit, ish-Kryetari i Presidiumit tė Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi, kėrkoi (nė mbledhjen e Kėshillit Presidencial) qė unė tė shkarkohesha dhe tė merreshin masa deri ekstreme, te arrestohesha…Mė erdhi keq se propozimi pėr shkarkim nuk u kundėrshtua nga kryeministri, Fatos Nano dhe nga Ministri i Punėve tė Brendshme, Gramoz Ruēi, pasi nė marrėdhėniet e pėrditshme, ata tregoheshin miqėsorė nė marrėdhėniet e pėrbashkėta dhe vlerėsonin punėn time. Anėtarėt e tjerė tė Kėshillit Presidencial nuk ishin dakord me atė propozim dhe reaguan menjėherė duke argumentuar kundėrshtimin e tyre. Nė kushtet qė anėtarėt e tjerė u shprehėn kundėr, Ramiz Alia donte tė ndryshonte mendimin e tyre dhe ndėrhyri duke thėnė se: “Thuhet se ti, Qemal, ke devijuar nga vija jonė e Partisė dhe duket se po i shėrben Partisė Demokratike!”. Nė atė kohė, unė isha anėtar i Plenumit tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės, ku Ramiz Alia ishte i zgjedhur dhe ushtronte funksionin e sekretarit tė parė tė Komiteti Qendror… Kėshtu u cilėsova, qartė dhe konkretisht, si tradhtar. Me kėtė motivacion u kėrkua padrejtėsisht shkarkimi dhe deri edhe arrestimi. Menjėherė pas kėrkesės pėr arrestimin tim, nė vazhdim tė mbledhjes, pa pushim, pjesėtarėt mė ekstremistė tė Kėshillit Presidencial, shtruan njė propozim pėr internime masive tė 200 deri 300 banorėve nė pjesėn veriore tė qytetit tė Kavajės, ku kishte mė shumė tensione dhe rezistencė kundėr politikės sė PPSH-sė dhe masave pėr mbrojtjen e rendit nga organet e punėve tė brendshme. Por nuk u pranua dhe nuk u argumentua se njė masė e tillė do tė shkaktonte pasoja tė tjera tė pamundura pėr t’u kontrolluar. Gjendja do tė rėndohej mė shumė. Pas kundėrshtimit tė qartė tė shumicės sė anėtarėve tė Kėshillit Presidencial, nė pėrfundim, nuk u vendos dhe u mjaftua me detyrėn pėr organet e punėve tė brendshme qė tė forconin kontrollin dhe evidenconin mė mirė masat pėr parandalimin nė kohė tė ngjarjeve tė rėnda.

    (25 gusht 1992)

    MAPO

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •