Halil Bej i nudove
Nė enciklopedinė Shqiptarėt nė artin botėror tė prof. Ferid Hudhri botohet tabloja Banjo turke e piktorit D. Ingres, e porositur nga koleksionisti me origjinė shqiptare Halil Beu; Ky ishte njė nga koleksionistėt mė tė ēmendur tė shek. XIX, me sjellje ekstravagante, i famshėm nė qarqet franceze dhe turke, por njėkohėsisht porositėsi i pikturės mė tė diskutuar Origjina e botės, e G. Coubert, e parapaguar me njėzetmijė franga
ingres240Tabloja Banja turke e piktorit D.Ingres, para se tė vendosej nė Muzen e Luvrit ka qenė pronė e njė koleksionisti me origjinė shqiptare, Halil Bej, emri i tė cilit ėshtė bėrė i njohur nė gjithė botėn pėr koleksionin e tij me tablonė Origjina e Botės tė piktorit G. Coubert, tė cilėn e porositi vetė dhe e ruajti nė koleksionin e tij, derisa u ekspozua nė Museee dOrsay nė Paris
Kjo ėshtė quajtur njė prej pikturave mė tė diskutuara tė kėtij lloji.
Koleksionisti me origjinė shqiptare parapagoi mjeshtrin me njėzet mijė franga, njė shumė e lakmueshme pėr gjithė artistėt e asaj kohe. Pėr krijimin e kėsaj vepre dhe porositėsin Halil Bej, janė shkruar libra dhe artikuj nė Francė dhe vende tė tjera (Khalil Bey: un homme, une collesction, Paris 2000, Lorigine du Monde, Histoire dun tableau de Gustave Coubert, Paris 2006). Ky informacion vjen si ilustrim i perceptimit nė anėn tjetėr tė arteve pamore, jo vetėm mbi shqiptarėt si pasqyrė historike e frymėzimit, por dhe si njohje dhe vlerėsim nė rastin e koleksionistit shqiptar.
Nė enciklopedinė Shqiptarėt nė artin botėror, e vlerėsuar nga studiuesit si evropjane pėr nga pėrmbajtja dhe cilėsia, e njėkohėsisht e para pėr artin tonė figurativ, prof. Ferid Hudhri plotėson nė gjetjet e tij shkencore njė nga fondet me tė pasura tė historisė sonė kulturore.
Ska as mė tė voglin dyshim se puna e stėrmundimshme, kėmbėngulėse dhe plot pasion, prej mė shumė se 30 vitesh, e Prof. Dr. Ferid Hudhrit, do tė na ofronte diēka krejt tjetar nga puna krijuese e zakonshme e letrave. Ajo do tė na jepte njė dimension tė ri, tė panjohur mė parė tė botės shqiptare nė shekuj, do tė na ofronte imazhet e munguara tė kėtij trilli, do tė na zbulonte peizazhet reale tė maleve, grykave tė frikshme, rrafshnaltave dhe horizonteve gjeografike ku u lind dhe u formua kjo farė, do tė sillte pranė dimensionet reale dhe koloristike tė njeriut shqiptar, burrit dhe gruas arbėrore, nga koha e heroit tonė kombėtar e gjer tek pragu i tronditjeve tė mėdha politke tė kohėve moderne. Feridi do tė na sillte gjithashtu dimensione tė reja tė figurave tė ndryshme qė bėnė historinė e kėtij vendi , shkruan prof. Irakli Koēollari nė vlerėsimin e kėtij botimit tė parė.
Ndėrsa pasuria e informacionit mbi dukuritė dhe dimensionin e fenomeneve tė shfaqura nė periudha tė ndryshme lidhen nė rastin tonė, dhe me koleksionin shqiptar Halil Beun qė ka tėrhequr vėmendjen e studiuesve tė huaj, pėr nuhatjen e tij. Kėshtu na flet nė librin e botuar enkas nė Francė Michele Haddad, kur merr nė konsideratė pikturėn e shekullit tė XIX, duke e vlerėsuar Halil Beun, njė njeri, njė koleksion ajo flet pėr njė burrė shteti, njė koleksionist, njė dandy, pėr Halilbeun i cili kishte shėnuar dhe mbushė kronikat parisiene brenda viteve 1865 deri 1868, nė kulmin e e asaj qė quhet Perandorisė sė Dytė.
Lindur nė Egjipt nė vitin 1831. Ishte ambasador nė Perandorinė Osmane nė Shėn Petersburg dhe nė Paris. Ai vdiq 12 janar 1879. Ky Lindor turko-egjiptian nga lindja e shėrbimi, por shqiptar pėr nga origjina, pinjoll i familjes sė famshme mbretėrore tė Mehmet Alisė sė Egjyptit ka luajtur njė rol tė dorės sė parė nė jetėn politike tė vendit tė tij-Turqisė.
Referuar botimit, njihemi me Halil Beun pėr sjelljen ekstravagantė te tij, rreshtuar me tė famshmit e asaj periudhe. Thuhet se pėr Halil beun, autorja Michele Haddad ka shfrytėzuar burimet mė tė ndryshme si arkiva diplomatike, kronika tė kohės deri edhe memoare tė kurtizanave tė Parisit.
Njė karrierė e rrallė, vijnė tė dhėnat nga libri i Haddad pėr Halil Beun e mbushur me aventura dashurore, ndoshta mendohet nga prirjet tipike turko-arabe. Nė kėtė diskutim mund tė pėrfshihet edhe porosia e tablosė qė po botojmė, banjo turke tė D. Ingress, e pasqyruar nė enciklopedinė e prof. Hudhrit.
Prej kėtej marrim informacionin se Halil Beu ka qenė i dhėnė pas artit, vizitonte galeri tė ndryshme e porosiste piktorė tė mėdhenj, pa pyetur pėr ēmimin. Po ashtu ishte dhe njė i ēmendur pėr tablo tė vjetra dhe moderne. Nga njė artikull nė media mbi Halil Beun, referuar librit tė autores franceze, mėsojmė se ky koleksionist shqipar nė Paris e konsideronin i magjishmi i Bosforit, apo parisien i Stambollit.
Pėrgatiti: V.M
http://www.standard.al/halil-bej-i-nudove/
Krijoni Kontakt