Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Zëdhënësja e Arben Ahmetaj, nga puna në parfumeri te zyrat e Ministrisë

    Zëdhënësja e Arben Ahmetaj, nga puna në parfumeri te zyrat e Ministrisë

    14 tweet
    Panorama Plus e Shtunë, 21 Shtator, 2013 | 14:34 pm

    Deri tani e ka prezantuar veten në rrethet e ngushta të Tiranës si “vajza e parfumeve”, ndërsa servir fragrancat më të reja për femra e meshkuj në dyqanin “Jardin de Paris” apo e “La vie en rose”. Ajo quhet Oriola Kuçi dhe sapo ka nisur punën si këshilltare për Median pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, që drejtohet nga Arben Ahmetaj. Ori ka dhënë deklaratat e para në media si këshilltare pranë ministrit Ahmetaj, ndërkohë që ngjall kuriozitet për të mësuar më shumë rreth eksperiencave të saj reale në këtë treg dhe kontributin që ka dhënë ajo në këtë fushë duke prekur çdo gjë nga afër. Në fakt, nuk dihet nëse emërimi i saj në këtë pozicion pune në Ministri ka qenë një zgjedhje personale e ministrit Ahmetaj apo ajo është përzgjedhur gjatë aplikimit me CV-në e saj personale, një mënyrë konkurrimi që u shpall nga Kryeministri Edi Rama si strategji e re punësimi në bazë të meritave dhe jo miqësive. E, për sa i përket znj.Kuçi, eksperienca e saj në media lidhet vetëm me një program argëtues në radion “NRG”, ku ka moderuar një emision të mërkurave dhe të enjteve të titulluar 2OR=1 Or. Në vetë prezantimet e saj, në intervistat që ka dhënë në ndonjë gazetë, ajo ka deklaruar se origjina e saj është nga Durrësi dhe se u kthye nga Italia pas shtatë vitesh studime në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Medias në Firenze (Itali). Përveç studimeve në Itali, ajo ka pohuar vetë se ka punuar si kryeredaktore e një reviste studentësh atje, si dhe në Bashkinë e Firences, ndërkohë që e vetmja eksperiencë që e lidh me median dhe realitetin shqiptar është emisioni argëtues i sipërpërmendur në radion “NRG”, kur për shkak të miqësive të hershme brenda kësaj radioje, dyert i kishte pasur gjithmonë të hapura. Por sërish puna në radio ishte veç një impenjim për hobi, pasi puna me kohë të plotë e Kuçit ka qenë ajo në dyqanin e parfumeve. Të gjithë të pasionuarit e aromave e kanë fiksuar portretin e saj në ekran duke folur me pasion për to. Ajo shquhet për natyrën ekzibicioniste, pasi ka pasion fotografitë, ku bëjnë përshtypje pozat duke tymosur cigare, me fustanet sensuale dhe grimin e theksuar, si aktoret italiane të viteve ’70-’80-të. E në një portretizim të saj, ajo shfaqet si një femër që preferon të tregojë anën e saj të egër dhe maskiliste, pasi në disa foto ka pozuar me këmishë meshkujsh, ndërsa në këshillat e saj në ekran ka deklaruar se preferon të përdorë parfumet e forta për meshkuj, të cilat ua sugjeron dhe femrave të tjera që dëshirojnë të ndihen të pushtetshme. Gjithsesi, për të shfaqur aftësinë e saj si këshilltare për median, ajo deri tani e ka treguar veten vetëm në ndonjë deklaratë, ku ka cituar për gazetarët miratimin e Kodit të Etikës dhe një modeli të ri të komunikimit me median, që sipas saj do të aplikohet këtej e tutje. “Ministrat do të flasin atëherë kur kanë diçka për të thënë”, ka qenë deklarata e parë dhënë për mediat nga Kuçi. E, për të zbuluar më shumë për jetën e saj private, deri tani mund të themi se ajo është 30 vjeç dhe nëna e dy fëmijëve binjakë.
    14 tweet

    Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Panorama Online. Moderatori

    Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU
    3 Komente per “Zëdhënësja e Arben Ahmetaj, nga puna në parfumeri te zyrat e Ministrisë”

    reformer
    21 Shtator, 2013 - 21:30

    Eshte nje shprehje e vjeter ” Pellumbeshe moj pellumbeshe nga punetore na u bere Drejtoreshe” Keshtu e nisen pune ministrat e Rames??? Ku jane ato premtimet qe na tha per te derguar CV, qe do ti marim ne pune ne baze te aftesive nuk po shoh asgje nga keto premtime . Megjithate po pres akoma
    Përgjigjjuni
    Arbri
    22 Shtator, 2013 - 22:57

    E c’do na keshilloka zonja ne fjale? Ku mesoi. Kot nuk thone rrasa kasa, vorbja trajsja. Njelloj si rama si sala. Vec se njerezit ishin lodhur shume me salen dhe besuan cdo fjale te rames. Pas 8 vjeteve do jemi ne te njejten situate e do besojme salen qe do na sjelle ndonje te re qe natyrisht ka aplikuar si gjithe te tjeret me CV
    Përgjigjjuni
    Marsi
    23 Shtator, 2013 - 08:20

    Edhe une kam cuar CV. Sme mori njeri ne pune. Me duket se nuk plotesoj kriteret, kam mbaruar nje shkolle ( ne shqiperi e skam lene pergjysem ndonje ne Itali), kam mbaruar nje master (ne amerike). Ta dija qe funksiononte keshtu nuk isha lodh kaq shume

    http://www.panorama.com.al/2013/09/2...-e-ministrise/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Zëdhënësja e Arben Ahmetaj, nga puna në parfumeri te zyrat e Ministrisë

    lol vetem ne Shqiperi i kapercen shkallet e karrieres nga 10 njehershe. Jam kurioze te di cfare cilesi kane keta rob qe jane kaq te favorshem per punesim??? Nuk besoj se eshte edukimi sepse dikush ne komente po thote qe ka master nga USA, edhe askush nuk e ka marre ne konsiderate resumen.
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Zëdhënësja e Arben Ahmetaj, nga puna në parfumeri te zyrat e Ministrisë

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    lol vetem ne Shqiperi i kapercen shkallet e karrieres nga 10 njehershe. Jam kurioze te di cfare cilesi kane keta rob qe jane kaq te favorshem per punesim??? Nuk besoj se eshte edukimi sepse dikush ne komente po thote qe ka master nga USA, edhe askush nuk e ka marre ne konsiderate resumen.
    perdor parfum mashkullor prandaj,...lol

    dhe i pelcen shefit
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Zëdhënësja e Arben Ahmetaj, nga puna në parfumeri te zyrat e Ministrisë

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    perdor parfum mashkullor prandaj,...lol

    dhe i pelcen shefit
    Po kane ato cilesi, ler ta mbajne punen se e meritojne lol.
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #5
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Zëdhënësja e Arben Ahmetaj, nga puna në parfumeri te zyrat e Ministrisë

    Rrini rrini ju duke bere nga 2 universitete e mastera. Po nuk qe coben tek opingat e ke vendin..
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  6. #6
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Zëdhënësja e Arben Ahmetaj, nga puna në parfumeri te zyrat e Ministrisë

    cja fusni kot edhe ju..dashkeni me e dite cfare shkollimi dhe experience ka keshilltarja dhe zedhenesja..nuk se dini qe rrofte biqa per keto pune.. e ngre ujin perpjete ajo..oh harrova..ngre dicka tjeter po nejse ..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  7. #7

    Për: Zëdhënësja e Arben Ahmetaj, nga puna në parfumeri te zyrat e Ministrisë

    Emri:  thumbnail.php?file=untitled_456018809.jpg

Shikime: 1616

Madhësia:  2.0 KB

    Nuk qeka e keqe goca, plus dhe shkollen e paska. Ca keni qe sju pelqen?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Zëdhënësja e Arben Ahmetaj, nga puna në parfumeri te zyrat e Ministrisë

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    lol vetem ne Shqiperi i kapercen shkallet e karrieres nga 10 njehershe. Jam kurioze te di cfare cilesi kane keta rob qe jane kaq te favorshem per punesim??? Nuk besoj se eshte edukimi sepse dikush ne komente po thote qe ka master nga USA, edhe askush nuk e ka marre ne konsiderate resumen.
    Ne Shqiperi sado e afte te jesh, po s'pate mikun apo lekun s'gjen dot pune te mire ne shtet. I shikoj ca qe vijne tani ne USA, nuk kane besim se arrihet ndonjegje me forcat e veta.
    . Jane mesuar nga Shqiperia qe vetem miku leku i ka fut ne pune.
    Feelings change - memories don't.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Zëdhënësja e Arben Ahmetaj, nga puna në parfumeri te zyrat e Ministrisë

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Ne Shqiperi sado e afte te jesh, po s'pate mikun apo lekun s'gjen dot pune te mire ne shtet. I shikoj ca qe vijne tani ne USA, nuk kane besim se arrihet ndonjegje me forcat e veta.
    . Jane mesuar nga Shqiperia qe vetem miku leku i ka fut ne pune.
    pse ju ne amerike si futeni ne pune?
    nje durmen jep 5 mije dollare
    nje fshesaxhi 7 mije dollare per te filluar pune

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Zëdhënësja e Arben Ahmetaj, nga puna në parfumeri te zyrat e Ministrisë

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    pse ju ne amerike si futeni ne pune?
    nje durmen jep 5 mije dollare
    nje fshesaxhi 7 mije dollare per te filluar pune
    Po ku i gjeni keta njerez qe pranojne leke ne Amerike aman? Per fshesaxhi 7 mije dollare?! Kaq shume per nje pune te rendomte?! Te ishte aq kollaj per ca vende pune! Mik dhe pranojne keta por leke vallahi ja ty po te degjoj. Sic duket shqiptaret i gjejne vrimat ku duhen te futen per mik e per leke. E kane fituar nga Shqiperia kete cilesi.
    Feelings change - memories don't.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •