-
i/e regjistruar
Jeta në Shqipëri lëviz me shpejtësinë e dritës
Jeta në Shqipëri lëviz me shpejtësinë e dritës
Në shqipëri jeta lëviz me shpejtësinë e dritës, sot je në punë nesër nuk je më, sot ke një biznes nesër se ke më,sot je pa punë nesër je me punë, sot je polic nesër drejtor policie, sot je avokat ose duke hecur rrugës në trotuar të merr partia për dore dhe të bën president, sot je i gjallë nesër je i vdekur kshu papritur aksidentalisht.
Sot u bë nami për votat pas dy ditësh me zor kujtoheshin pas 3 ditësh u harruan se doli historia e plerave, që përfundoj edhe ajo brënda pak ditësh dhe sot duket si një vegim i largët, sidomos pas aksidentit të Olldashit që nuk zgjati më shumë se 3 ditë se u zëvëndësua shumë shpejt me arratisjen nga burgu i Korçës. Ndërkohë që TV-të merren me zhbirilimin e aksionit të burgosurve dhe me pezullimet nga puna të policëve dhe drejtorëve, falimenton Belle Air mijra qytetarë me mijra halle ndër tyre edhe unë mbetën me copa letrash në dorë. Shumë shpejt edhe kjo do harrohet diçka tjetër do ndodhë dhe vëmëndja shkon menjëherë atje tek lajmi më i ri më i freskët më tronditës, biles a ka mundësi ta bëjmë akoma më tërheqës dhe rrenqethës sepse kështu njerzit e këtij populli qëndrojnë të gozhduar pas televizionit pas lajmeve dhe ngjarjeve, dhe në fund çdo darkë vijnë Analistët më të zgjuarit e të zgjuarve ku japin mendimin e tyre të kulluar pres specialist analisti që të bën për të vjell.
Të gjitha televizionet çdo darkë vënë nga njëra anë ata pro dhe nga ana tjetër ata kundër, pastaj jepet sinjali për fillimin e emisionit ku ska asnjë rregull por kush të bërtasë e të ulërasë më shumë njësoj si ata qentë që pasi bie zilja fillojnë ndeshjen. Nuk kam parë ndonjëher vënd më të politizuar nga mediat, nuk kam parë ndonjëherë popull më të çuditshëm që të shohi vetëm lajme 24 orë, biles edhe të gjitha lokalet kanë televizor të fiksuar tek kanali i lajmeve 24 orë live prandaj del nga lokali me shpresë të mos dëgjosh më lajme dhe ecën në trotuar mes tavolinave të lokaleve dhe çadrave që shkojnë deri tek rruga, kur papritur të afrohet një vajzë simpatike me mikrofon në dorë dhe të pyet: Më falni zotëri çmund të na thoni ju për ngjarjet e fundit në vënd. Mos thash edhe ktu nuk të likan rehat ja e thashë se çmendoj unë e pastaj do zgjidhni gjë ju apo kshu kot sapër të mbushur një qoshe me thashetheme. Kanalet televizve Shqiptare nuk kanë asnjë emision kostruktiv merren vetëm me thashetheme dhe humore alla enveriane të batutave tip skeçesh, talljeve të njerëzve të ndryshëm, biles shpesh edhe të figurave kombëtare. Më në fund vjen darka shkoj të fle por muzika e lokaleve nuk të lë të flesh, edhe ata duan të tërheqin klientët e natës ske çi bën ka biznes tjetri sja ndalon dot se të heq kokën për atë bizmes ka investuar lekët miellit ai aty.
Mbas shumë peripecish arrij të flej kur sapo mendoj se sot paskam një gjumë të ëmbëj më në fund, por më çpohen veshët nga një autopolant ERDHI PESHKU, ERDHI PESHKU, ERDHI PESHKU, Kur vjen peshku dmth që ora është 6.30 min dhe duhet të zgjohesh që të blesh peshkun e freskët e kapur me dinamit gjatë natës apo ku di un sa nga vjen shitet në mes të rrugës kalon polici tatimori dhe nuk i thot asgjë. AAAA ka biznes tjetri se ndalon dot ka familje me mbajt.
Pak më vonë aty nga ora 7.30 kalon një tjetër pa autopolant por me një zë të fuqishëm HEKRA TVJETRA KUSH KA ME SHIT LAVATRIÇE, FRIGORIFERA, TELEVIZOR Kjo është Tirana, dhe Shqipëria ku lajmi i sotëm mbyt atë të djeshmin dhe asnjëherë nuk zgjidhet as njëri e as tjetri sepse i rëndësishëm është vetëm lajmi dhe jo zgjidhja e problemit. Nga njëra anë ska punë nga tjetra tokat rrinë djerë, frutat bien në tokë, etj....
Pse gjithë këto ?
Ndryshuar për herë të fundit nga dardajan : 25-11-2013 më 13:29
-
-
i/e regjistruar
Për: Jeta në Shqipëri lëviz me shpejtësinë e dritës
Ah se harrova kur të dilni natën nëpër Tiranë mbani çadrën me vete jo prej shiut se dihet që në Tiranë fillon kshu pa pritur por prej kopeve të qenve që po të panë vetëm të sulen si ato piranat, dhe me një çadër në dorë mund edhe të mbrohesh, sigurisht duhet të ushtrohesh pak që ta përdorësh si shpatë apo si heshtë.
-
Anetarët më poshtë kanë falenderuar dardajan për postimin:
-
Për: Jeta në Shqipëri lëviz me shpejtësinë e dritës
me shpejtesine e drites X 2,jo sot je neser s'je....po je tani polic...pastaj nuk je
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt