ky eshte problemi, une kam paguar para si te gjithe per te vizituar keto kisha te cilat jane prone e shtetit dhe jo e komunitetit kristian. Prandaj komuniteti ortodoks reagon dhe politikanet gjejne lloj lloj menyrash per te diskretituar komunitetit ortodoks si rastin e Permetit ku besimtaret nuk bene asnje veper penale, mgjth qellimisht u etiketuan si kriminele e antishqiptare qe te identifikohet si komunitet jo shqiptar dhe te fshehin te vertetat e hidhura te ketij komuniteti qe i kane konfiskuar mjaft objekte fetare dhe kisha te cilat ne emer te monumenteve te kultures po i lene te shkaterrohen duke mos pasur njerez qe te kujdesen sic ndodhi me kishen e Onufrit se fundi e sa te tjera qe ju ndoshta nuk i dini, por te siguroj qe nuk ka mbetur kishe ortodokse monument kulture nga rreth 180 te tilla pa u vene duart ne to nga grabitesit e ikonave apo pjeseve te tjera me vlere. Imagjino te gjithave u eshte grabitur dicka, ndoshta vetem Ardenica ka shpetuar sepse u arrit te merrej nga komuniteti ortodoks pas nderhyrjeve te komunitetit nderkombetar pasi e kishin kthyer ne motel dhe disko brenda mjediseve ne fillim te viteve '90.
Krijoni Kontakt