-
Fullani “këshillon” Ramën si të flasë…Dialogu i plotë jashtë kamerave (Fiks Fare)
Fullani “këshillon” Ramën si të flasë…Dialogu i plotë jashtë kamerave (Fiks Fare)
Emisioni investigativ “Fiks Fare” në Top Channel zbulon dialogun mes Kryeministrit Edi Rama dhe Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, gjatë konferencës me temë “Forcimi i lidhjeve në Europën Juglindore; piketat e politikave dhe perspektiva e biznesit”.
Dialogu mes tyre mund të dëgjohet për shkak se mikrofonat në tryezën e panelit ku ishin ulur Rama e Fullani ishin ende të hapur. Përpara se Kryeministri Rama të merrte fjalën për t’iu drejtuar të ftuarve në konferencë, guvernatori i Bankës së Shqipërisë i është afruar duke i thënë se do t’i japë disa të dhëna për t’i përdorur gjatë fjalimit. “Do të të jap edhe nja dy gjëra kryesore që t’i kesh parasysh për problemin që do të diskutojmë këtu”, i është drejtuar Fullani Ramës. Momenti i dytë i komunikimit mes tyre është në përfundim të fjalës nga ana e Kryeministrit. Pasi ka zënë vend në panelin e konferencës, kreu i qeverisë i ka kërkuar mendim guvernatorit se si i është dukur fjala. “Si t’u duka? Në rregull ishte?”, e ka pyetur Rama kreun e Bankës. Nga ana e tij Fullani i është përgjigjur me fjalët: “I papam fare”. Gjatë konferencës ka pasur, sipas “Fiks Fare”, edhe një moment të tretë të bisedës mes tyre. Guvernatori i ka kërkuar kreut të Ekzekutivit të gjente mundësinë të takonte për pesë minuta dy përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar që ndodhen në Shqipëri. “Në qoftë se dëshiron pesë minuta të takosh dy të FMN-së, është ky greku. Dy minuta”, i ka thënë Fullani Ramës. Sipas asaj që dëgjohet nga mikrofonat e hapur, Rama ka kërkuar të dijë nëse takimin do ta bënte në ato momente apo kur të përfundonte konferenca. Përgjigjja e guvernatorit ishte: “Kur të kesh kohë ti pesë minuta, nuk ka problem”. Në fjalimin e mbajtur në konferencë Rama ka ripërsëritur bindjen dhe angazhimin për një audit ndërkombëtar të financave të vendit. Kryeministri theksoi se ky auditim do të bëhet nga një prej katër kompanive më të mëdha ndërkombëtare dhe do të paraqesë pasqyrën reale të ekonomisë dhe të raporteve të shtetit me paratë publike dhe atë private.
Dialogu Rama-Fullani
Ardian Fullani: Do të të jap edhe nja dy gjëra kryesore që t’i kesh parasysh për problemin që do të diskutojmë këtu.
Edi Rama: Ok!
***
Në përfundim të fjalës në konferencë të Kryeministrit.
Edi Rama: Si t’u duka? Në rregull ishte?
Ardian Fullani: I papam fare.
***
Ardian Fullani: Në qoftë se dëshiron pesë minuta të takosh dy të FMN-së, është ky greku, Dy minuta.
Edi Rama: Tani apo pastaj?
Ardian Fullani: Kur të kesh kohë ti pesë minuta, nuk ka problem.
Shkrimi u botua sot në gazetën Panorama
-
-
Për: Fullani “këshillon” Ramën si të flasë…Dialogu i plotë jashtë kamerave (Fiks Fare
Berisha: Rama, axhami ne diplomaci, analfabet ne ekonomi
“Nje mik i imi i huaj, do te me shkruante nga salla, se mr. Rama jo vetem qe eshte analfabet, por dhe rrezik real per ekonomine e Shqiperise”. Keshtu ka pohuar ish-kryeministri Sali Berisha, permes nje komenti te posacem referuar konferences se pardjeshme per ekonomine, ku kryeministri aktual, Edi Rama, mbajti nje fjalim mbi gjendjen reale te ekonomise shqiptare dhe ate cka ai pretendon te permiresoje brenda saj ne vitet e qeverisjes se tij. “Ne konference, oratore te FMN-se, BQE-se, Universitetit te Oksfordit, etj, deklaruan se ekonomia shqiptare ishte e vetmja ne rajon qe nuk ra ne recesion. Dhe e paralajmeruan qeverine te mos prek modelin aktual ekonomik. Kurse biznesi kerkoi te mos preket taksa e sheshte. Mirepo keto e zemeruan shume Ramen, aq sa ai nuk lexoi dot as fjalimin e pergatitur nga Cani dhe keputi marrezira te tilla, se biznesi s’do jete armik, se kompanite e medha do te auditohen dhe nuk do te kene te bejne me autoritetet tatimore te vendit, se borxhin do ta mbaje Banka e Shqiperise (ndonese vetem ajo e mban etj). Ai i hutuar, sapo e mbylli fjalen, pyeti panelistet: “Si ju duk fjala ime? Por, prej tyre mori vetem disa shenja percmuese, rrudhje buzesh e te tjera...”, e perfundon komentin e tij mbi kete ceshtje, Berisha, te cilin ka preferuar qe ta titulloje “Rama axhami ne diplomaci, analfabet ne ekonomi”.
Koha Jone
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt