eshte dikush qe me duron, si babi.
por qe e dua jo si babin.
eshte dikush qe me duron, si babi.
por qe e dua jo si babin.
"Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)
Erdh Pranvera...
Shikoni si celin Lulet..
Tek njerzit ndodh fenomeni i Autoinduksionit qe ne elektro teknike ka lidhje me bashkveprimin elektromagnetik..
Nje force e jashtme shkakton nje kunderveprim..te brendeshem..qe kundershton te jashtmin..
Edhe pranvera me ndikimin e saje magjik tek njerzit shkakton reagime ne form kundershtuese..njerzit reagojne ndaj bukurise e madheshtise qe afron Natyra duke u vetmerzitur e duke u vet -anti-gezuar..
Le te bejme te kunderten.. Te gezohemi pak..e ashtu te gezojme dhe tjeret..
Cdo te mire te Gjithve..
Sa per poezite asnje fjale,jo se nuk me pelqyen,por nuk di c`te them pas dy personave qe aq shume i cmoj ketu ne forum;Dites dhe axhes Brar.Mua dicka tjeter me beri pershtypje:
"eshte dikush qe me duron, si babi.
por qe e dua jo si babin."
Ky qe shkrova ne thonjeza eshte shenim yti.Me shtyn dicka te besoj se ka njefare lidhje me ate qe:"ate" qe me fle si e vdekur ne parandjenjen time"....
Diku ne shkrimet e Frojdit(Zigmund Frojd),kam lexuar se dashuria e pare ose me sakte njeriu bie se pari ne dashuri me prindin;vajza me te jatin dhe djali me nenen,por ne menyre te pavetedijeshme ne moshen e pavetedijeshme.Sipas tije,kjo ndjenje lind bashke me njeriun dhe ne kete kohe eshte e pavullneteshme.Ne disa vajza (si dhe djem),me kalimin e kohes eshte e prirur te lere dhe pasoja.Por eshte me rendesi se ndjenjat,si dhe paranjenjat ne njefare menyre ushqehen.Ti ke shkruar nje poezi aq te bukur per babin dhe krejt cuditshem(per nje pjese te madhe),ne ate tem shkruan
"eshte dikush qe me duron, si babi.
por qe e dua jo si babin."Pse ky paralelizem?Pse kur ne paranjenjen tende dikush"fle si e vdekur "u kujtove ti shkruash leter babit?Mos deshe ti kerkosh aprovimin e nje te dyte?Mos tu kujtua se po te jetonte do ja kerkoje kete aprovim?Apo don te justifikosh veteveten?(uroj te te mos vonohet engjulli)!
Te pershendet Liridona qe se nga ju tek te shkruante.
Liridona
liridona... gjithe ajo qe ke shkruar ka rjedhur krejt mirkuptueshem dhe bute ne mendjen time.
Ne lidhje me ate qe ka thene e studiuar froidi eshte me se e vertet. Psh kur jemi te vegjel...duam babin.... (ne vajzat) e kemi pasi eshte edhe i vetmi burre qe njohim me se aferti. Me vone kur ritemi vazhdojme te duhemi me babin duke kerkuar nje model si te tij tek burri qe vec te dashurit edhe do ta dashurojme me vone. Une psh , nuk e di pse kam deshiruar te gjeje e kam besuar se nje burre ideal eshte ai qe do te qe si im ate(edhe pse im ate nuk qe i persosur, por qe me i mire burre qe njoha, ndoshta edhe qe mundesia me e vertete per ta njohur sak) megjitheate kam njohur plot burra , kam dashuruar njerin prej tyre , shume pak me kane ngjare me babin, ai i dashuri ka vertete dicka prej babit tim, ndoshta se me duron kur cmendem e me pranon prap pas cdo faji, por qe nuk e dua si babin kjo eshte e vertete. Eshte i dashuri dhe e dua si te dashur, duke me ndihmuar ngjashmeria e durimit te tij me durimin e tim eti , me ben ta adhuroj.
Si te them ne femrat jemi femije te perjetshem. TYe pakten une po, kam nevoje per nje dashuri te pertej burrit, nje dashuri qe te kete dicka prej babi ne te.
Sa per babin tim ( si babi i te gjitheve) mbetet idhull si ketu kur qe si atje ku eshte.
tjeter ajo e parandjenjes , nuk ka lidhja fare me poezite thjesht qe nje gjendje si e shkeputur qe me erdh ashtu. Jam ende nen presione jo te mira.
Po te tregoja shume ketu ku nuk eshte vendi ne lidhje me telepatite e mija ose me enderrat qe jo rralle me dalin do te zjgateshim deri pafundesisht.
Poezia eshte njera nga seret e telepative dhe e ndjenjave te mija. Nuk eshte se jam ne profesion Poezi shkruese , por eshte vertete ashtu si po mundohem te te them.
Liridone, edhe nje here flm , te pres gjithemone si do qe te vish, mjaft te vish.
Perqafime !
"Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)
E bukur perfundimisht poezia e fundit , te cmoj ne dashurine tende aq te brishte , si ka mundesi qe mund te duam kaq shume pertej barriaelave trunore .
Pervecse fjalet qe shkrova ketu me gezuan se i ndjeva si nje clirim, pervecse pritjen mire te tyre prej teje e ndjeva si nje gezim te dyte, nje gezim i trete me erdh ne menyre te terthorte, kur lexova fjaline e pare ne shkrimin e Liridones. Me bere te fitoj dhe nje mike ne shpirt Elinda. Ju falenderoj te dyjave, Ty e Liridonen...Dita!
Postuar mė parė nga macia_blu
Bishtin e kesaj reje te nendiellte qe na ndan
do te perdor si pende
e engjellin tone te perbashket
do ta ngarkoje rende
...
pasi prej kohe kaq te gjate
ne kemi pa u pare
c'mu be sikur harruam fare
c'u deshem me aq mall...
persh...
"Fytyra e prillit endet
ne endjen e sytheve e te zogjeve
te ri."
Ne kete muaj bulojne sythet e rinj por jo zogjte.
Te vjetrit,ata qe munden tu bejne balle ngricave dimerore fillojne te mbledhin ndonje pende te miqeve te tyre te shkuar per te ngritur nje fole te re.Pastaj,nese ndonje sorre nuk ua vjedh vezet
ca jave me vone do kete dhe te rinj.
Me mallengjeu poezia per babane.
Kam edhe une nje baba i cili per mua eshte idhull dhe ndaj e gjeta veten tek ndjenja jote dhe tek vargjet e tua.
As une nuk i kam thene sa duhet sa e dua dhe asnje poezi ,deri para ca ditesh, nuk i pata kushtuar, por me ne fund, pasi mora guximin t'i hap deren dashurise dhe trishtimit, mes lotesh shkrova edhe une nje poezi per te.
Te falenderoj per fjalet aq te ndjera dhe per faktin qe na kujton edhe nje here se sa afer i kemi njerezit me te rendesishem te jetes sone: thelle ne shpirt...
Laguna Blu
Mace, eshte e para here qe lexoj dicka nga ty(me duket) dhe me pelqeu shume. Gjynah qe nuk kam filluar te lexoj me pare.
poezite qene shume te bukura. te lumte.
Krijoni Kontakt