Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Punëtoret kosovare i pret skllavëria në Katar

    05/09/2013

    PRISHTINE-Një shkrim i portalit "Balkanist" ka bërë publike të dhëna shokuese për punëtoret që shkojnë për të punuar në shtetin e Katarit, si shtëpiake.

    "Balkanist" ka shkruar se Bosnja dhe Maqedonia kanë nënshkruar një marrëveshje problematike me Katarin dhe duket se një gjë të tillë do ta bëjë këtë muaj edhe Kosova. Por, me çfarë do të ballafaqohen punëtorët ballkanas kur të arrijnë në emiratin e pasur?

    Katari, që është një nga vendet më të pasura të botës, vazhdon të rekrutojë shtetase të Bosnjës dhe Maqedonisë, për të punuar dhe jetuar në mirëmbajtës shtëpie që shpesh janë karakterizuar si një skllavëri moderne.

    Politikanët nga Bosnja, Kosova dhe Maqedonia nuk i kanë adresuar këto probleme tashmë të ditura, por i kanë thënë publikut të tyre se Katari është një vend i shkëlqyeshëm për të punuar dhe krejtësisht i sigurt për punëtorë, shkruan "Balkanist".

    "Ankthi i punëtoreve zakonisht fillon kështu: Punëtorja që do të punësohet në të ardhmen nënshkruan për një pagë mujore. Pasi të mbërrijë, ia zvogëlon rrogën. Dhe, përderisa ndodhet në Katar, zakonisht është e pamundur të bëhet diçka tjetër, pos të pranohet rroga e vogël. Ajo nuk mund ta lëshojë vendin pa lejen e punëdhënësit. Punëtorët nuk mund ta lëshojnë vendin, të gjejnë banesë, ta lënë punën, të hapin llogari bankare ose të marrin një patentë shoferi pa lejen e sponsorit të tyre. Ky lloj shfrytëzimi zhvillohet nën sistemin Kafala, ku punëtori është pronë e punëdhënësit. Po ashtu, nëse e punësuara dëshiron të ikë për shkak të abuzimit fizik dhe rrogës së vogël, viza e saj automatikisht bëhet e pavlefshme dhe praktikisht shndërrohet në person ilegal që mund të ballafaqohet edhe me burgim", ka shkruar ‘Balkanist’.

    Në Katar nuk kanë hezituar as t'i vrasin të punësuarat. Madje, thuhet se një punëdhënës e ka vrarë me thikë kuzhine punëtoren e tij.

    "Si shumë punëtore në Katar, M. ka punuar për të mbështetur familjen e saj. Pas vrasjes së saj, ata kanë vendosur që nuk kanë zgjidhje tjetër pos të pranojnë ‘diyya’-n ose "paratë e gjakut". Jeta e M.-së ishte vlerësuar 40 mijë dollarë - më pakë se gjysma e GDP-së së Katarit për kokë banori. Vrasësi i saj ka bërë vetëm tre vjet burgim", thuhet në shkrim.

    Vendimi për të çuar gra nga Ballkani në Katar për punë pa dyshim se është influencuar nga papunësia e madhe në këto vende. Bosnja, Kosova dhe Maqedonia kanë papunësinë më të lartë në Evropë. Por, një influencë tjetër është rritja e shteteve të Gjirit në Ballkan. Katari ka investuar mjaft para në rajon.

    Debati se cilat janë shtëpiaket më të mira është obsesion në Katar dhe një temë e preferuar në vilat me kondicionerë. Por, çështja e shtëpiakeve nga Evropa ka qenë edhe kontroverse në Katar. Disa media lokale kanë raportuar se gratë e Katarit druajnë se martesat e tyre dhe stabiliteti social mund të kërcënohet nga "femrat e bukura evropiane".

    Denisa Magliq –Sarajliq, zëvendësministre për Çështje Civile thotë se Katari paraqet "mundësinë më të mirë për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës për punësim jashtë vendit".

    Sredoje Novic, ministër për Çështje Civile pajtohet me zëvendësen e tij, duke thënë se Katari është më i sigurt se të gjitha vendet tjera.

    "Arsyeja që e kemi nënshkruar këtë kontratë është që të mbrojmë punëtorët nga Bosnja dhe Hercegovina nga situatat negative me të cilat ballafaqohen duke kërkuar punë në vendet tjera", ka thënë ai.

    Në Kosovë, zëvendësministri i Punës, Fatmir Shurdhaj, thotë se Qeveria ka bërë përpjekje maksimale për të siguruar se punëtorët e parë do të arrijnë në Doha në fillim të vitit 2014.

    Vendet ballkanike kanë dështuar që të nxjerrin garanci për të siguruar gratë e Bosnjës dhe Maqedonisë që të mos përfundojnë të paguara më pak, të eksploruara, të abuzuara ose të vdekura.

    Sipas El-Awlawya Manpower Recruiting Agency në Doha, boshnjakët dhe maqedonët do të paguhen minimalisht 190 dollarë në muaj.

    Kosova është ende duke negociuar kushtet e ‘shtëpiakeve’ të tyre me Katarin me shpresë se nuk do të jetë pasive ashtu si vendet fqinje.

    Filipinet, Nepali dhe Indonezia kanë bërë përpjekje që të ofrojnë një nivel të mbrojtjes për punëtorët e tyre në Katar. Por, sipas "Balkanist", kur Kamboxhas i ishte ofruar që të nënshkruajë marrëveshje të ngjashme, kishte thënë jo.

    (d.b/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/kosova/2686...ar-147318.html
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Punëtoret kosovare i pret skllavëria në Katar

    Tre milion puntore shtepie , viktima te abuzimit ne boten arabe.



    [...]

    Sipas nje hetimi nga revista saudite Sayidaty, me shume se tre milion puntore shtepiake ne boten arabe jetojne ne kushte te mjerueshme dhe me incidente te shumta dhune ne te folur dhe fizikisht raportohet.

    Sipas hetimit te titulluar « te drejtat e sherbyeseve » qe do te shfaqet ne edicionin e se shtunes, ka rreth 2 milion sherbyese shtepiake ne Arabine Saudite. Ne Emiratet e Bashkuara Arabe, numri i tyre kalon madje edhe numrin e pjestareve te familjes, sepse puntoret e shtepise konsiderohen si nje shenje pasurie. Bahreini numeron me shume se 79 mije, puntore shtepish, Kuvajti ka rreth 660 000 sipas konstatimit. Egjipti ka 177 agjensi qe punesojne shtepiake dhe vetem tre agjensi kane leje.

    Hetimi tregon per raste dhune ne vende te ndryshme te botes arabe. Per shembull, nje femer i preu buzet, lekuren e kokes , dhe shume pjese te trupit te puntores se saj te shtepise. Redaksia e revistes gjithashtu ka takuar shume vajza te reja qe jane burgosur ne shtepine e punedhenesit ne Emiratet e Bashkuara Arabe ku ato ishin te ngacmuara seksualisht gjate gjithe kohes dhe ndonjehere te detyruara qe te kryenin akte seksuale.

    Sipas hetimit, puntoret e shtepise ne Egjipt torturohen me tela me korent nese thyejne nje gote; ne Liban, nje puntore e huaj vdes çdo jave; ne Bahrein, puntoret e shtepise hidhen ne rruge te madhe; dhe ne Kuvajt, ato arratisen per shkak te trajtimit te keq; voneses se pageses apo te nje pune sfilitese.

    Shume punedhenes manipulojne ligjin duke i bere te punojne puntoret e shtepise pa ju dhene pagese, deklaroi Abdul Wahab Haidar, ekspert i Zyres se punes ne ministrine saudite te Punes . « punedhenesit mund t'i marrin ne pune puntoret e shtepise dhe t'i perzene pa i paguar», tha ai.

    Sipas Dr Sherifa Abul-Foutouh te Egjiptit, sherbyeset jane perzene per arsye te drejta. « Punedhenesi mund te zbuloje se vajza e re ka probleme psikologjike apo eshte e perfshire ne marredhenie me nje pjestar te familjes; ose ne sitata te tjera qe kerkojne nje veprim te menjehershem», tha ajo.


    Per nje nga femrat e marra ne pyetje per anketen , probleme qendron tek mungesa e nje ligji qe rregullon pagesen e puntoreve te shtepise. « Kjo sjell qe shtepiaket kerkojne rritje rroge çdo dite. Duhet te kete nje ligj qe percakton rrogen.»

    Hetimi propozon zgjidhje te ndryshme per problemin e abuzimit te puntoreve te shtepise, si njohja zyrtare e profesionit ne vendet arabe, dhe miratimi i nje ligji qe garanton pagen e tyre si dhe nje sigurim ne rast semundjeje apo aksidenti ne pune. Hetimi gjithashtu nenvizoi nevojen per te vendosur masa ndeshkuese kunder abuzimeve nga punedhenesit e tyre.

    http://www.alarabiya.net/articles/20...20/134309.html
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  3. #3
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Punëtoret kosovare i pret skllavëria në Katar

    Nje nga i njejti vendi trajtonte si skllave disa sherbyese shtepiake ketu ne CA, imagjino cfare mund ti bejne ketyre te gjorave qe i shkojne ne shtepi.
    I LOVE GOD

    j&g

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Punëtoret kosovare i pret skllavëria në Katar

    Daniel une nuk di se a do te abuzohen apo do te behen milionere, por nje gje te jini te sigurte. Keto po shkojne tek njerezit me te keqinje ku ka gjasa te medha qe te perfundojne te abuzuar dhe te shfrytezuar ne maksimum. Por kjo na ndodhe neve shqiptareve qe nuk i kemi mendet ne koke qe jetojme me mentalitetin e skllavit. Rrnofte ky perendim me te mirat e te keqiat qe ka se sa per Arabi e Azi me mire te na merrte dreqi. Kurgje e mire sna ka ardhe prej atjehit, as qe do na vije ndonjehere. Tungat

  5. #5
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Punëtoret kosovare i pret skllavëria në Katar

    o debila..po ku i njihni ju arabeta apo arabistanet qe duhet tju beni moralin..apo ju kan ndersyer te shkruani emrin ne forum..mjerane..

    kushdo qe shkon diku ka nje koke mbi supe dhe nje mendje ne kete koke..duke e shfrytesuar kete mendje dikush pranon te kryeje nje pune e dikush nuk pranon..pra eshte qeshtje individuale e dikujt..pra eshte qeshtje e 1 apo 1 milion vajzave dhe grave qe pranojne kete lloj pune dhe kete apo ate shtet ku e ofrojne kete pune..pra gjithcka eshte qeshtje vullneti..dikujt nuk i ben pershtypje fare skllaveria e dikush e ka problem..c'fare mu.tin keni ju qe hani mu.t se cka duhet te beje njerezia o debila..shihni kur neser do te dilni me shkrime per ti mesuar njerezit se si duhet te pjerdhin apo a duhet te pjerdhin me by.the apo goje...jeni bere me keq se grate qe marrin neper goje tere dynjane..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Punëtoret kosovare i pret skllavëria në Katar

    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    05/09/2013

    PRISHTINE-Një shkrim i portalit "Balkanist" ka bërë publike të dhëna shokuese për punëtoret që shkojnë për të punuar në shtetin e Katarit, si shtëpiake.

    "Balkanist" ka shkruar se Bosnja dhe Maqedonia kanë nënshkruar një marrëveshje problematike me Katarin dhe duket se një gjë të tillë do ta bëjë këtë muaj edhe Kosova. Por, me çfarë do të ballafaqohen punëtorët ballkanas kur të arrijnë në emiratin e pasur?

    Katari, që është një nga vendet më të pasura të botës, vazhdon të rekrutojë shtetase të Bosnjës dhe Maqedonisë, për të punuar dhe jetuar në mirëmbajtës shtëpie që shpesh janë karakterizuar si një skllavëri moderne.

    Politikanët nga Bosnja, Kosova dhe Maqedonia nuk i kanë adresuar këto probleme tashmë të ditura, por i kanë thënë publikut të tyre se Katari është një vend i shkëlqyeshëm për të punuar dhe krejtësisht i sigurt për punëtorë, shkruan "Balkanist".

    "Ankthi i punëtoreve zakonisht fillon kështu: Punëtorja që do të punësohet në të ardhmen nënshkruan për një pagë mujore. Pasi të mbërrijë, ia zvogëlon rrogën. Dhe, përderisa ndodhet në Katar, zakonisht është e pamundur të bëhet diçka tjetër, pos të pranohet rroga e vogël. Ajo nuk mund ta lëshojë vendin pa lejen e punëdhënësit. Punëtorët nuk mund ta lëshojnë vendin, të gjejnë banesë, ta lënë punën, të hapin llogari bankare ose të marrin një patentë shoferi pa lejen e sponsorit të tyre. Ky lloj shfrytëzimi zhvillohet nën sistemin Kafala, ku punëtori është pronë e punëdhënësit. Po ashtu, nëse e punësuara dëshiron të ikë për shkak të abuzimit fizik dhe rrogës së vogël, viza e saj automatikisht bëhet e pavlefshme dhe praktikisht shndërrohet në person ilegal që mund të ballafaqohet edhe me burgim", ka shkruar ‘Balkanist’.

    Në Katar nuk kanë hezituar as t'i vrasin të punësuarat. Madje, thuhet se një punëdhënës e ka vrarë me thikë kuzhine punëtoren e tij.

    "Si shumë punëtore në Katar, M. ka punuar për të mbështetur familjen e saj. Pas vrasjes së saj, ata kanë vendosur që nuk kanë zgjidhje tjetër pos të pranojnë ‘diyya’-n ose "paratë e gjakut". Jeta e M.-së ishte vlerësuar 40 mijë dollarë - më pakë se gjysma e GDP-së së Katarit për kokë banori. Vrasësi i saj ka bërë vetëm tre vjet burgim", thuhet në shkrim.

    Vendimi për të çuar gra nga Ballkani në Katar për punë pa dyshim se është influencuar nga papunësia e madhe në këto vende. Bosnja, Kosova dhe Maqedonia kanë papunësinë më të lartë në Evropë. Por, një influencë tjetër është rritja e shteteve të Gjirit në Ballkan. Katari ka investuar mjaft para në rajon.

    Debati se cilat janë shtëpiaket më të mira është obsesion në Katar dhe një temë e preferuar në vilat me kondicionerë. Por, çështja e shtëpiakeve nga Evropa ka qenë edhe kontroverse në Katar. Disa media lokale kanë raportuar se gratë e Katarit druajnë se martesat e tyre dhe stabiliteti social mund të kërcënohet nga "femrat e bukura evropiane".

    Denisa Magliq –Sarajliq, zëvendësministre për Çështje Civile thotë se Katari paraqet "mundësinë më të mirë për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës për punësim jashtë vendit".

    Sredoje Novic, ministër për Çështje Civile pajtohet me zëvendësen e tij, duke thënë se Katari është më i sigurt se të gjitha vendet tjera.

    "Arsyeja që e kemi nënshkruar këtë kontratë është që të mbrojmë punëtorët nga Bosnja dhe Hercegovina nga situatat negative me të cilat ballafaqohen duke kërkuar punë në vendet tjera", ka thënë ai.

    Në Kosovë, zëvendësministri i Punës, Fatmir Shurdhaj, thotë se Qeveria ka bërë përpjekje maksimale për të siguruar se punëtorët e parë do të arrijnë në Doha në fillim të vitit 2014.

    Vendet ballkanike kanë dështuar që të nxjerrin garanci për të siguruar gratë e Bosnjës dhe Maqedonisë që të mos përfundojnë të paguara më pak, të eksploruara, të abuzuara ose të vdekura.

    Sipas El-Awlawya Manpower Recruiting Agency në Doha, boshnjakët dhe maqedonët do të paguhen minimalisht 190 dollarë në muaj.

    Kosova është ende duke negociuar kushtet e ‘shtëpiakeve’ të tyre me Katarin me shpresë se nuk do të jetë pasive ashtu si vendet fqinje.

    Filipinet, Nepali dhe Indonezia kanë bërë përpjekje që të ofrojnë një nivel të mbrojtjes për punëtorët e tyre në Katar. Por, sipas "Balkanist", kur Kamboxhas i ishte ofruar që të nënshkruajë marrëveshje të ngjashme, kishte thënë jo.

    (d.b/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/kosova/2686...ar-147318.html
    Nuk besohet cdo artikull gazete .. Katari nje nder vendet me te pasura te kete paga si ne vendet me te varfera eshte absurde e edhe me absurde qe femrat e Ballkanit te shkojne te punojne deri ne Katar per 150 euro ..une nuk e besoj !!

  7. #7
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Punëtoret kosovare i pret skllavëria në Katar

    po a shkohet ne Kataaarr te punohet ? atij typit ne pushime ne Durres edhe tha doli nje tjetri tipi me revole edhe "popushi mi do ushi" o te vrava plus edhe parate i ka marre... po aty ne katarr edhe po deshen te shkojne nga shtepia, i tregojne rrugen matane nga syria edhe çfiiiiips vijne komandot e Hashadit me spray-n e mizave dhe ua terrojne syte!
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Pirate of Love për postimin:

    Fehmikaciu (06-09-2013)

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Punëtoret kosovare i pret skllavëria në Katar

    New York Times Ane

    KATARI

    Ne mbreterine e skllaverise moderne

    Sherbyese shtepie, puntore te kualifikuar apo biznesmen : nuk eshte e lehte per te qene nje emigrant ne Katar ku kushtet e punes jane shpesh çnjerezore.



    Me 2012, Theresa M. Dantes firmosi nje kontrate me nje agjensi punesimi te Filipineve per te ardhur ne Katar si sherbyese shtepie. Ajo duhej te strehohej, ushqehej dhe te paguhej 400 dollare [305 euros] ne muaj. Por, kur ajo mberriti, punedhenesi i saj, e informoi se do t'i jepte vetem 250 dollare [190 euros]. Ajo pranoi sepse familja e saj, qe eshte ne Quezon City, do mbahej me ate rroge.

    Megjithate, gruaja e re nuk i kishte mbaruar surprizat. Theresa Dantes, 29 vjeç, pohon se ajo ha vetem nje vakt ne dite, qe perbehet nga mbetjet e drekes familjare. " Nese nuk mbetej asgje, atehere une nuk haja". Ajo punonte 7 dite te javes. Kur mbaronte punen ne shtepine e punedhenesit te saj, e detyronin te pastronte shtepine e vjerres e me pas te motres se vjerres. Tete muaj pas ardhjes se saj, Theresa Dantes deshi te ikte. Padroni i saj i qeshi ne fytyre : " Ti nuk mundesh ta lesh punen"

    Sipas sistemit kafala, qe eshte ne fuqi per gjithe te huajt qe punojne ne Katar, Theresa Dantes nuk mund te linte postin e saj pa miratimin e punedhenesit te saj. Ajo u arratis dhe u bashkua me 56 gra te tjera qe kishin gjetur ndihme ne zyren e Filipineve per punesimin jashte.

    Rreth 1.2 milion puntore te huaj - qe jane me se shumti njerez te varfer nga India, Pakistani, Bangladeshi, Nepali, Indonezia dhe Filipinet - perfaqsojne 94 % te punes se krahut ne Katar, nje monarki absolute.

    Nje numer i madh i ketyre personave punon ne kushte mesjetare, qe organizata Human Rights Watch e ka krahasuar me pune te detyruar. Padronet e Katarit jane pergjegjesit ligjore te puntoreve te tyre, per t'u siguruar atyre nje pune te paguar, nje vize pune, nje banese dhe shpesh ushqim. Ne shkembim, çdo puntor angazhohet ndaj punedhenesit per nje kohezgjatje te caktuar.

    Nga ana tjeter, nje puntor/e nuk mund te nderroje pune , te largohet nga Katari, te marre nje patente, te marre me qera nje banese apo te hape nje konto bankare pa autorizimin e pergjegjesit punedhenes, i quajtur me emrin kafil, qe vetem ai mundet qe te perfundoje pergjegjsine e tij ne çdo moment dhe ta ktheje personin ne vendin e origjines.

    Dhe viktimat nuk jane vetem puntore shtepie apo puntoret krahut : Nasser Beydoun, nje biznesmen arabo-amerikan, tregon se ai ka qene "peng ekonomik" ne Doha gjate 685 diteve dhe u lirua ne tetor te 2011. Pasi dha doreheqjen nga posti i menaxhimit te nje rrjeti restorantesh, punedhenesi i tij refuzoi qe t'i jepte lejen per t'u larguar nga Katari. " Puntoret e huaj jane skllavet moderne te padroneve te tyre katariot, shpjegon Nasser Beydoun, qe jeton tashme ne Detroit, ne Shtetet e Bashkuara. Puntoret e huaj jane prona e tyre."

    Vetem gjysma e puntoreve te huaj firmosin nje kontrate pune para se te vijne ne emiratin e Katarit, sipas nje sondazhi te kryer, pjesa tjeter mjaftohen me nje marreveshje me fjale.

    Megjithate edhe te firmosesh nje dokument zyrtar nuk ofron mbrojte. Sipas po atij sondazhi, 25 % te puntoreve qe kishin firmosur kontrata treguan se punedhenesit e tyre nuk i ishin permbajtur kushteve. Dhe ne rastin e puntoreve me nje rroge me te vogel se 275 dollare [209 euros]. shifra e abuzimeve shkon ne 42%.

    Mesatarisht nje familje ne Katar puneson tre persona, rreth 95 % e familjeve kane nje sherbetore shtepie , dhe me shume se 50% kane te pakten dy sherbetore. Nje sondazh i realizuar kohet e fundit nga i kerkimeve tregon se rreth 90 % e katarioteve nuk do qe kafala (ligji i punesimit) te zbutet, dhe 30 % e personave te pyetur madje kane deklaruar qe duan qe te ashpersohet duke u dhene me teper te drejta punedhenesve.

    http://www.nytimes.com/2013/04/14/su...anted=all&_r=0
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 05-09-2013 më 18:30
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Punëtoret kosovare i pret skllavëria në Katar

    Dubai, skllaveri nen hijen e Gradaçelave





    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 05-09-2013 më 18:56
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Punëtoret kosovare i pret skllavëria në Katar

    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •