Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 85
  1. #11
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    "Ja ku jam": rikthimi ndėrkontinetal i Gjebresė
    Kantautori i njohur shqiptar pas gjashtė vjetėsh mungese i thotė publikut "Ja ku jam". Albumi i ri i me 14 kėngė me tė gjitha stilet e muziikės, qė nga ajo klasike tradicionale, tek dance apo hip hop. Itinerari qė nisi nga Tirana pėr nė Romė, Athinė e Nju Jork, ku krijesa e re muzikore mori formėn e saj tė plotė. Tė veēantat, emocionet dhe suprizat e albumit, i cili do tė promovohet nė 14 shkurt nė Pallatit e Kongreseve

    Anduela NIKA

    "Sa herė dora ime prek trupin tėnd tė zhveshur dhe shtrati i djersitur ngjan me njė re, me duart qė tė dridhen me sytė e njė fėmije papritur mė pyet: 'a ka tė tjerė si ne'?".

    Poezia e Andi Bejtes nuk mund ti shkonte mė pėrshtat njė ēifti. Dy 5 vjeēarė qė eksperimentojnė sė bashku emocionin e parė, mė pas konfirmojnė maturinė e tyre, pėr tu ritakuar nė njė natė Krishtlindjesh me njė "Tė dua" tė ngrohtė. Ajo, njė Inva Mula mahnitėse; ai njė Ardit Gjebrea qė nuk e ka humbur ritmin e kohės, teksa deklarojnė ndjenjat e tyre pėrpara 40 mijė spektatorėve tė Teatrit tė Operas sė Parisit. Dueti i tyre ėshtė vetėm "njė rrėnqethje mbi rėrėn" e albumit tė ri tė kantautorit tė njohur. Me "Ja ku jam" (albumi qė ka dalė sot nė treg), Gjebrea kėrkon tė rikonfirmojė, madje tė kapėrcejė me hapa galopantė suksesin e dy albumeve tė mėparshme, "Vargje pėr veten" dhe "Projekt Jon". Njė album me tė gjitha stilet e muzikės, qė nga ajo klasike e tradicionale, latine e me nuanca hip hop, dance e deri tek arma e fortė e tij, baladat alternohen nė 14 kėngė. "Pėr njė artist ėshtė e rėndėsishme tė mbetet me kohėn, pėr ti afruar publikut produktin mė tė mirė tė mundshėm. Sot Shqipėria s'ecėn me duartrokitje por me shitje. Pėr mua ėshtė shumė e rėndėsishme ana komerciale, por nuk mund tė anashkaloj dhe kontributin qė jam pėrpjekur tė jap me realizimin tim muzikor, qė vjen pas 6 vjetėsh nga albumi i dytė", ka deklaruar kantautori nė konferencėn pėr shtyp tė mbajtur dje nė Hotel Sheraton, pėr promovimin mediatik tė albumit "Ja ku jam". Pėr kėngėt e tij Gjebrea ka zgjedhur bashkėpunimin me emrat mė tė spikatur dhe interesantė tė letrave. Dritėro Agolli, Timo Flloko, Tedor Keko, Xhevahir Spahiu, Jorgo Papingji, Andi Bejtja e Dr. Flori kanė "huajtur" vargjet e tyre pėr tu bashkuar nė njė simbiozė me krijimtarinė muzikore, qė mban firmėn e vetė kėngėtarit.

    Producenti artistik dhe realizuesi i tė gjitha orkestracioneve tė albumit, Paul Mazzolini ( i njohur ndryshe si Gaxibo) shfaqet me tė gjitha tendencat e kohės. Njė bashkėpunim i suksesshėm i nisur qė nė vitin 1991. Nė studion Softėorks nė Romė, Mazzolini ka mbledhur artistė nga mė tė njohurit nė Itali pėr tė interpretuar nė "Ja ku jam", "Pėr mua ėshtė gjithnjė njė emocion i madh tė vij nė Shqipėri dhe tashmė Arditin nuk e kam vetėm mik, por njė vėlla me tė cilin kam njė "feeling" shumė tė fortė artistike", ka pohuar Gaxibo. Bashkėpunimi shqiptaro-italian vijon nė studion e Erjon Zaloshnjės nė Tiranė, ku Gaxibo vjen tė regjistrojė back vokalet. Miqtė e Gjebreas, Elton Deda, Redon Makashi, Eneda Tarifa dhe Jonida Maliqi kontribuojnė me zėrat e tyre. Disa instrumentistė tradicionalė me fyell e lauri, zumare e tarabuk, dajre e llautė i japin albumit shijen mesdhetare. Pėr tu rikthyer sėrish nė Romė. Gjithēka nis tė miksohet nga Emanuele Donnini dhe vetė Mazzolini. Ndėrsa masterizimi realizohet nė studion e njohur "reference" nė Romė. "Ja ku jam" vjen si njė produkt me pretendimet mė profesionale dhe serioze qė ka tregu sot nė botė. Parametrat teknikė tregojnė nivelin e lartė tė tij, ku gjithēka ėshtė e kuruar nė detajet mė tė vogla. Nga Roma nė Athinė, ku kompania greke "Le Spot" merr pėrsipėr prodhimin e videoklipit tė kėngės qė mban dhe titullin e albumit, "Ja ku jam". Xhirimet nė Athinė dhe rrethinat e saj mbajnė firmėn e njė prej regjisorėve mė tė njohur grekė, Nikos Sulis. "Preferova qė videoklipin e kėngės, qė mban titullin e albumit ta realizoj nė rrugė, mes njerėzve. Eshtė mė interesante dhe e prekshme pėr ta, sesa njė hotel me pesė yje dhe njė makinė luksoze", ka deklaruar kantautori Ardit Gjebrea, i cili nga Ballkani niset nė drejtim tė kontinentit amerikan. Fotografi i njohur me origjinė shqiptare Fadil Berisha pasi dėgjon tė gjitha kėngėt e albumit, realizon fotot e tij nė Nju Jork, pėr tė konkluduar kėshtu cilki i "Ja ku jam" nga Tirana nė Romė, Athinė e Nju Jork, nėn njė mbėshtetje solide tė sponsorve tė klipit AMC dhe Memphis. Tė drejtėn e shpėrndarjes sė albumit pėr Shqipėrinė e ka blerė shtėpia diskografike "Supersonic", pėr Kosovėn dhe Zvicrėn "Zico Company", "Albanota" nė Maqedoni dhe "Eni Reisen" nė Gjermani". Nė 14 shkurt do tė bėhet promovimi i albumit, nė njė koncert live me tė gjitha kėngėt e reja tė tij. Nuk do tė mungojnė tė ftuarit e veēantė; si njė trupė baleti e ardhur nga Kievi (Rusi) apo instrumentistėt e talentuar italianė, qė e kanė shoqėruar Gjerbrenė nė kėngėn "Ja ku jam". Dhe ndoshta tė dashuruarit e kėsaj ditė tė veēantė do tė mund ti pėshpėrsin mė shumė njėri tjetrit "tė dua, tė dua, tė dua dhe ti e di sa herė s'ta kam thėnė, ta kam fshehur, je vetėm ti".




    --------------------------------------------------------------------------------
    01/02/2004

  2. #12
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Prap Arditi

    Pėr dy net me radhė, nė Pallatin e Kongreseve prezantohet albumi i ri i kantautorit Ardit Gjebrea, “Ja ku jam”. Dy net spektakėl me kėngė tė reja, tė ftuar dhe tė papritura

    Ardit Gjebrea: Nuk mė keni njohur


    Alma Mile

    Pėr tė kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr t’iu thėnė “Tė dua!”, tė gjithė njerėzve tė tij tė dashur, jo vetėm familjes, miqve, por edhe publikut. Pas 6 vjet mungese, Ardit Gjebrea kthehet sėrish nė Pallatin e Kongreseve, pėr tė promovuar albumin e tij tė tretė “Ja ku jam”. I planifikuar pėr tu zhvilluar vetėm natėn e Shėn Valentinit, pėr shkak tė interesimit tė madh tė publikut, i cili gjithashtu e ka konsideruar kėtė eveniment si njė dhuratė dashurie, do tė zhvillohen dy koncerte, nė datat 14 dhe 15 shkurt. “Dėshirojmė qė kėtė koncert t’ia dedikojmė tė gjithė tė dashuruarve dhe mendoj se Arditi ėshtė personi mė i pėrshtatshėm pėr ta bėrė njė gjė tė tillė”, - ėshtė shprehur kantautori i njohur italian Gaxibo, producent artistik i albumit “Ja ku jam”. Pėr italianin qė ka kuruar dy albume tė Gjebresė, ky i fundit ėshtė mė i miri. “Mendoj se ky ėshtė albumi i pjekurisė sė Arditit, njė album i cili pėrmbledh tė gjitha eksperiencat e tij, ato tė diskut tė parė, tė “Projekt Jon”, gėrshetuar me muzikėn e sė ardhmes. Ai ėshtė si vera e vjetėr, qė hapet nė kohėn e duhur”, - shton ai. Por duket se edhe vetė kantautori shqiptar, ėshtė i tė njėjtit mendim. “Nė kėtė album unė jam mė i pjekur, mė me kohėn, mė modern, mė i fuqishėm.”

    Pas njė shkėputjeje prej 6 vjetėsh, ēfarė pėrfaqėson pėr ju ky koncert?
    Shumė energji, shumė mund, shumė djersė, por pse jo edhe magji. Kam bėrė tė gjitha pėrpjekjet, kam shfrytėzuar tė gjitha njohjet e mia, pėr tė bėrė diēka tė veēantė, tė sjell kėtu instrumentistė italianė, balerinėt rusė, studentė tė Akademisė sė Arteve, Gaxibon, si producent artistik, etj. Por nuk mund tė mos pėrmend faktin qė pas spektaklit qėndron regjisorja, Vera Grabocka. Do tė jetė njė formacion prej 31 vetėsh nė skenė dhe 14 balerinė, njė ushtri e tėrė. Pėrsa i pėrket ndriēimit dhe fonisė, ajo u ėshtė besuar specialistėve tė ardhur nga Greqia, por edhe stafit shqiptar tė Gėzim Tufės. Njė bashkėpunim shqiptaro-greko- italiano-rus.
    Pse keni zgjedhur datėn 14 shkurt pėr promovimin e albumit tuaj?
    Nuk mund tė gjeja dot mėnyrė mė tė mirė pėr t’i thėnė “Tė dua!”, publikut tim. Por publiku mė ėshtė pėrgjigjur pėrpara se unė t’ia thosha njė gjė tė tillė, me interesimin e tij. I detyruar nga kėrkesat e tyre, por edhe nga dashuria qė kam, do t’u dhuroj dy netė spektakėl. Unė jam shumė i lumtur qė do tė jap njė tjetėr koncert nė datėn 15, sepse mendoj qė pas karikimit tė njė nate mė parė, koncerti i dytė do tė jetė njė shpėrthim. Do tė kisha dashur tė kishte dhe njė datė 16, por kjo ėshtė e pamundur, sepse ekipi grek dhe instrumentistėt italianė nuk do tė jenė. Por mendoj se do tė jenė koncerte shumė tė bukura, megjithėse nuk mė takon mua qė ta them njė gjė tė tillė.

    Ku ndryshon ky album nga dy tė parėt?
    Ky album jam unė. Jo se nė dy tė parėt nuk ka qenė kėshtu, por kėtė herė jam unė mė i pjekur, mė me kohėn, mė modern, mė i fuqishėm, jam unė ajo bisha artistike, nėse do ta quaj veten kėshtu. Kėtė herė, i kam tė gjitha pikėt e mundshme qė tė shpėrthej.

    Kujt ia dedikoni kėtė koncert?
    Ashtu si edhe e kam bėrė dedikimin tim nė album, kėtė koncert ua dedikoj familjes sime, nėnės, bashkėshortes, djalit, babait qė mė mungon, por qė ai ėshtė.

    Cila do tė jetė kėnga qė do tė hapė koncertin?
    Kėnga e parė qė do tė hapė koncertin ėshtė “Flas me hėnėn”, por se nga do tė dal nuk ua them, por do tė dal andej nga s’ka dalė askush deri mė sot.

    Pėrveē krijimeve tė albumit tė ri, do tė ketė edhe kėngė tė albumeve tė tjera?
    Krahas kėngėve tė reja, do tė kėndoj edhe 4 kėngė nga albumi im i dytė, sepse dėshiroj qė tė vendos njė kontakt mė tė afėrt me publikun dhe ai tė kėndojė bashkė me mua.

    Kė do tė veēonit si kėngėn mė tė bukur tė koncertit?
    Nuk mund tė veēoj se cila ėshtė mė e bukura, pasi pėr mua janė tė gjitha tė tilla…Por mendoj se kėnga mė e bukur e koncertit, do tė jetė publiku.

    Mund tė zbuloni ndonjė detaj…
    Nuk do tė doja tė zbuloja shumė detaje nga koncerti, sepse do tė doja qė i pari qė do ta shijojė kėtė koncert, tė jetė publiku i sallės. Do tė kėndoj, kėrcej…, tė jeni tė bindur qė do tė jem i paparashikueshėm. Ende nuk mė keni njohur.



    15/02/2004
    KATEGORIA: Kulturė

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e vagabondi1
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Where the bitches are...CaLiFoRnIa BaBY !
    Postime
    217
    Esht e vertet qe ka nxjer nje album Ardit Gjebrea kto kohet e fundit ?

  4. #14
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Albumin e ri mund ta dėgjoni kėtu

    Edi

  5. #15
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Edi, faleminderit ne lidhje me punen qe ben me faqen e muzikes dhe faleminderit shigjetes qe solli albumin e Arditit.

    Ne pergjithesi kenget me pelqyen. Kam vene re se artistet shqiptare te ketyre viteve po karakterizohen nga tendenca per eksperimentim me lloje te ndryshme muzikesh. Po ju jep te gjitheve mundesine te gjejne veten, por ne te njejten kohe po krijon nje vale "laje lulesh ".

    Arditi mu duk shume i moshuar, kisha kohe qe nuk ja kisha pare fytyren. Me beri pershtypje golfi, i semure ka qene kur ka bere foton



    Kenget qe me pelqyen me shume nga albumi jane Bota ime dhe Ja ku jam :


    Bota Ime

    Refreni
    Ti boten time nuk e njeh
    ne veten tende syte i fsheh
    s'te vret me fjala dhe e verteta
    eresire ti je, eresire nuk ke me ndjenja

    S'mund te jem une ky
    s'mund te jem drite une per ty
    pertej vetes tende nuk shikon
    une jetoj me ty
    me nje jete qe kurre s'me dhe
    tani me tremb dhe ti qe egziston
    heshtjet neper nate
    te vertetat, te fshehtat ne i ndame
    dhe lexonim fjale qe nuk i thame
    asgje nuk do kuptosh
    si fantazem me naten do te shkosh
    hija jote neper kembe te ngaterron


    Refreni - Dy here
    Ti boten time nuk e njeh
    ne veten tende syte i fsheh
    s'te vret me fjala dhe e verteta
    eresire ti je, eresire nuk ke me ndjenja


    S'mund te jem me ty
    nuk me sheh dot me ne sy
    me ty fillon gjithcka me ty mbaron
    e vertete nuk je
    veten tende ti e fsheh
    me puthje genjeshtare qe s'jetojne
    heshtjet neper nate
    te vertetat, te fshehtat ne i ndame
    dhe lexonim fjale qe nuk i thame
    asgje nuk do kuptosh
    si fantazem me naten do te shkosh
    hija jote neper kembe te ngaterron


    Refreni - deri ne fund
    Ti boten time nuk e njeh
    ne veten tende syte i fsheh
    s'te vret me fjala dhe e verteta
    eresire ti je, eresire nuk ke me ndjenja



    .........

  6. #16
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Jo me Fiori, Jo

    Golfi ėshtė pėr dy arsye: E para tregon se ai ėshtė munduar aq shumė me kėngėt sa i janė acaruar edhe kordat e zėrit, pra artist i vėrtetė, soprano. E dyta, golfi jep njė ndjenjė ngrohtėsie, dashurie, qė i pėrshtatet temės sė albumit dhe ngjall interes tek dėgjuesit e Arditit. Ti, si pe Korēe qė je nuk merr vesh nga kėto gjėra se ta ka ftohur zemrėn dėbora.

    Interesi i vizitorėve i ka rreshtuar kėngėt nė 40 mė tė dėgjuarat por vetėm koha do tregojė cilėsinė e vėrtetė tė kėngėve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 07-04-2004 mė 00:50
    Edi

  7. #17

    Ja ku jam

    Te kerkoj
    Te kerkoj e nuk te gjej
    Ne cdo vend ku kemba shkel
    Ti askund, askund nuk je

    Te kerkoj
    Si i cmendur te kerkoj
    Neper boten qe s’mbaron
    Sa dhe fryma me ndalon

    Pse, pse me torturon kete nate
    Pse thone une jam njeri pa fat?!

    Ref.
    TI,
    Dhe nje here po te kthehesh ti – une ja ku jam
    Dhe nje here te me duash prape – une ja ku jam
    Dhe nje here ti te jesh e imja – ja ku jam
    Parajsen te ta fal

    Dhe nje here te te mbaj ne duar – ja ku jam
    Dhe nje here te me besh te vuaj – ja ku jam
    Dhe nje here te me vrasesh mua – ja ku jam
    Dhe vdekja le t’me marre

    Me mungon
    Zerin tend nuk e degjoj
    Nje mesazh ne telefon
    Shpirti im sa me mungon

    Me mungon
    Prekja jote me mungon
    Trupi yt kur dritheron
    Dhe nje puthje qe s’mbaron

    Pres, pres te me vish kete nate
    Pres, cdo njeri e ka nje fat

    Teksti: Timo Flloko
    Muzika: Ardit Gjebrea
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #18

    Kur braktis ate qe do

    Ti
    Ti po kthehesh perseri tek une
    Me pendese edhe trishtim pa fund
    Ka shume kohe qe po te pres…sa shume…

    Vjen
    Permes eres neper nete, ti vjen
    Nostalgji dhe deshperim me sjell…
    Sa e huaj je tani, s’e ndjen?...

    Ku shkuan endrrat, ku
    Ke deshen syte e tu
    S’e di…!
    Ne heshtim qe te dy
    Na ndan nje ftohtesi
    Tani…

    Kur braktis ate qe do
    Vjen nje cast qe e kupton
    Se pa te, ti dot s’jeton…!

    Cfare me thuaj vlen ne bote
    Kur je vetem e ke ftohte
    Dhe nje zemer s’e gjen dot…?

    Ku shkuan pritjet, ku
    Ku ndali hapi yt
    S’e di…!
    Nje ndjenje ne fshehtesi
    Jam skllavi yt me thote
    Tani…

    Une
    Sa trishtim po ndjej ne shpirt, cudi…!
    Kur pendesen shoh ne syte e tu
    S’di…te dua a te humba pergjithnje?!

    Ti
    Ti u ktheve, lotin shoh te ngrire
    Jam i dobet dhe te fal?! S’e di…
    Mund ta kthejme ne jete dashurine?!...

    Teksti - Timo Flloko
    Muzika - Ardit Gjebrea
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #19
    me pelqen kenga e re e ardiitit Ja ku jam

    nese don dikush muj tja jap linkat me bere download albumin e ri
    duhet mire te shfrytezohet koha, sepse jeta nga koha perbehet

  10. #20
    Ja nje foto me 'verore' e Arditit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ramize Gjebrea
    Nga shigjeta nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 27-04-2014, 12:45
  2. Ke preferoni: Gjebrea apo Cako?
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-05-2011, 12:59
  3. Nderi dhe turpi i Vlorės
    Nga {FIGO} nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 28-10-2006, 12:51
  4. Ardit Gjebrea në Toronto
    Nga anabanana nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 04-12-2005, 03:33
  5. Ramize Gjebrea
    Nga erzeni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-2002, 03:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •