TIRANË- Zëdhënësja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike , Jorida Tabaku e ftuar në rubrikën “Opinion” në TvNews24 gjatë një bashkëbisedim me gazetarin Denis Minga, akuzoi mazhorancën e re se po përpiqet të bëjë spastrimet e fundit në administratë para se të hyjë në fuqi ligji për statusin e nënpunësit civil.
Tabaku paralajmëroi se PS pritet të largojë rreth 90 mijë punonjës nga administrata, teksa i ka kujtuar zotit Rama shqetësimet që përfaqësues të lartë të BE-së i parashtruan për këtë cështje gjatë vizitës së tij në Bruksel.
“Zoti Bylykbashi ngriti sot një shqetësim i cili është një nga kriteret e BE, administrata publike. Ka qenë një nga 12 prioritet e BE dhe ka qenë miratuar me kompromis nga të dyja palët. Ligji pritet të hyjë në fuqi më 1 tetor, dhe kemi informacione nga të gjitha ministritë për presione të jashtëzakonshme duke i detyruar të japin dorëheqjen, dhe kur nuk është dhënë dorëheqja është dhënë urdhri”, tha Tabaku teksa përmendi rastin më flagrant sipas saj në ministrinë e Integrimit, ku sekretarja e përgjithshme ka marrë urdhër të largohet .
Gjatë 8 viteve në pushtet, Tabaku tha se PD nuk ka shkarkuar asnjë punonjës për motive politike përjashtuar rastet ku ka pasur mosmarrëveshje. “Ato janë punonjës me status janë rangu omë i lartë i nënpunësit civil, por do të vijojnë betejat ligjore, por cfarë të presim kur ndodh me zyrtarët më të lartë. PS po nxiton për të bërë spastrimet e fundit para se ligji për administratën të hyjë në fuqi në 1 tetor. Në do përpiqemi të jemi në mbrojtje të cdo punonjësi të administratës civile. Gjatë 8 viteve në pushtet kanë ndodhur për arsye detyre aspo mosmarrëveshje që janë pushuar. Por, për arsye politike të hiqen 90 mijë veta dhe të zëvendësohen me të tjerë! Sot lexoja lajmet dhe mu duk si kohë lufte”, shtoi Tabaku.
I pyetur nga gazetari Denis Minga, se cila është kritika më e madhe për qeverinë. Tabaku tha se ka mbetur e indinjuar nga sharjet dhe fyerjet personale të opozitës në Parlament.
“Kam pasur zhgënjim të madh ditët e fundit, se shkon në Parlament me një përgjegjësi të madhe dhe ndodhesh përballë sulmesh dhe sharjesh personale. Mendoj se sulmet ndaj opozitës Rama edhe pse premtoi politikë ndryshe besoj se do e vijojë të bëjë sulmet. Sulmi ndaj opozitës dhe presidentit tregojnë arrogancë në qeverisjen. Nëse kryeministri del nga zyra e presidenti dhe pas 10 minutash vendos dhe heq foton, kjo tregon sulmin ndaj institucionit”, theksoi Tabaku.
Edhe pse nuk dha një datë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të vendimit të qeverisë së re për heqjen e fotos së presidentit Nishani nga institucionet, Tabaku tha se Rama po merr ligje në shkelje me ligjin duke treguar se ‘nuk pyet njeri’.
“E deklaroi Basha dhe ka lidhje me sulmin që i bën institucionet. Ju e shihni cdo ditë se ka sulme. Mua më është krijuar përshtypja se ndoshta dilentantizëm apo arrogancë, por vendimet e qeverisë deri tani janë ndryshime ligjesh. Rama i ka ligjet për të vendosur për të në Parlament, por ai merr vendime jashtëligjore, pasi vendos vetë. Në të gjitha vendimet që ka marrë cdo gjë që ka bërë është e gabuar”, shtoi Tabaku.
Tabaku u ndal dhe tek deklaratat e Ramës të bëra pak ditë më parë me presidentin maqedonas, duke theksuar se “Rama bën gabime trashanike sa i takon politikës së jashtme. Mbase se ka disavantazh se është marrë me administrimin lokal, por Shqipëria është vlerësuar për raportet e fqinjësisë së mirë”.
“Zoti Rama e di kush është kundërshtari, ai që e mundi para 2 vitesh. Berisha mbete lideri historik dhe askush nuk do ja cënojë statusin”, komentoi Tabaku akuzat e mazhorancë se Berisha po lë në hije pasaardhësin e tij.
Ndërkohë sa i takon një ‘hakmarrje’ të mundshme të qeverisë “Rama” ndaj bashkisë së Tiranës tabaku tha: “Nuk e di nëse qeveria Berisha ka bllokuar ndonjëherë zotin Rama. Bllokimi ndodhi kur Rama pati kundërshtime me LSI. Këtu ka lindur problemi i zotit Rama me këshillin e mëparshëm bashkiak. Të paktën nga deklaratat që kanë mbajtur anëtarët e grupit të LSi kanë diskutuar se do votojnë cdo projekt të përbashkët. Ka një diferencë të madhe, sheshi “Skënderbe”, u vonua qëllimuisht”, tha Tabaku duke siguruar se Bulevardi i Tiranës pritet të përfundojë brenda afatit të përcaktuar nga Bashkia e Tiranës, përkatësisht 18 muaj.
Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së siguroi se opozita nuk do të bllokojë asnjë ligj për integrimin, ndërkohë që ka hedhur poshtë zërat që flasin për përplasje brenda të djathtës.
(e.m/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt