Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Tabaku: PS pritet të shkarkojë 90 mijë punonjës, Rama s’pyet për njeri

    TIRANË- Zëdhënësja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike , Jorida Tabaku e ftuar në rubrikën “Opinion” në TvNews24 gjatë një bashkëbisedim me gazetarin Denis Minga, akuzoi mazhorancën e re se po përpiqet të bëjë spastrimet e fundit në administratë para se të hyjë në fuqi ligji për statusin e nënpunësit civil.

    Tabaku paralajmëroi se PS pritet të largojë rreth 90 mijë punonjës nga administrata, teksa i ka kujtuar zotit Rama shqetësimet që përfaqësues të lartë të BE-së i parashtruan për këtë cështje gjatë vizitës së tij në Bruksel.

    “Zoti Bylykbashi ngriti sot një shqetësim i cili është një nga kriteret e BE, administrata publike. Ka qenë një nga 12 prioritet e BE dhe ka qenë miratuar me kompromis nga të dyja palët. Ligji pritet të hyjë në fuqi më 1 tetor, dhe kemi informacione nga të gjitha ministritë për presione të jashtëzakonshme duke i detyruar të japin dorëheqjen, dhe kur nuk është dhënë dorëheqja është dhënë urdhri”, tha Tabaku teksa përmendi rastin më flagrant sipas saj në ministrinë e Integrimit, ku sekretarja e përgjithshme ka marrë urdhër të largohet .

    Gjatë 8 viteve në pushtet, Tabaku tha se PD nuk ka shkarkuar asnjë punonjës për motive politike përjashtuar rastet ku ka pasur mosmarrëveshje. “Ato janë punonjës me status janë rangu omë i lartë i nënpunësit civil, por do të vijojnë betejat ligjore, por cfarë të presim kur ndodh me zyrtarët më të lartë. PS po nxiton për të bërë spastrimet e fundit para se ligji për administratën të hyjë në fuqi në 1 tetor. Në do përpiqemi të jemi në mbrojtje të cdo punonjësi të administratës civile. Gjatë 8 viteve në pushtet kanë ndodhur për arsye detyre aspo mosmarrëveshje që janë pushuar. Por, për arsye politike të hiqen 90 mijë veta dhe të zëvendësohen me të tjerë! Sot lexoja lajmet dhe mu duk si kohë lufte”, shtoi Tabaku.

    I pyetur nga gazetari Denis Minga, se cila është kritika më e madhe për qeverinë. Tabaku tha se ka mbetur e indinjuar nga sharjet dhe fyerjet personale të opozitës në Parlament.

    “Kam pasur zhgënjim të madh ditët e fundit, se shkon në Parlament me një përgjegjësi të madhe dhe ndodhesh përballë sulmesh dhe sharjesh personale. Mendoj se sulmet ndaj opozitës Rama edhe pse premtoi politikë ndryshe besoj se do e vijojë të bëjë sulmet. Sulmi ndaj opozitës dhe presidentit tregojnë arrogancë në qeverisjen. Nëse kryeministri del nga zyra e presidenti dhe pas 10 minutash vendos dhe heq foton, kjo tregon sulmin ndaj institucionit”, theksoi Tabaku.

    Edhe pse nuk dha një datë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të vendimit të qeverisë së re për heqjen e fotos së presidentit Nishani nga institucionet, Tabaku tha se Rama po merr ligje në shkelje me ligjin duke treguar se ‘nuk pyet njeri’.

    “E deklaroi Basha dhe ka lidhje me sulmin që i bën institucionet. Ju e shihni cdo ditë se ka sulme. Mua më është krijuar përshtypja se ndoshta dilentantizëm apo arrogancë, por vendimet e qeverisë deri tani janë ndryshime ligjesh. Rama i ka ligjet për të vendosur për të në Parlament, por ai merr vendime jashtëligjore, pasi vendos vetë. Në të gjitha vendimet që ka marrë cdo gjë që ka bërë është e gabuar”, shtoi Tabaku.

    Tabaku u ndal dhe tek deklaratat e Ramës të bëra pak ditë më parë me presidentin maqedonas, duke theksuar se “Rama bën gabime trashanike sa i takon politikës së jashtme. Mbase se ka disavantazh se është marrë me administrimin lokal, por Shqipëria është vlerësuar për raportet e fqinjësisë së mirë”.

    “Zoti Rama e di kush është kundërshtari, ai që e mundi para 2 vitesh. Berisha mbete lideri historik dhe askush nuk do ja cënojë statusin”, komentoi Tabaku akuzat e mazhorancë se Berisha po lë në hije pasaardhësin e tij.

    Ndërkohë sa i takon një ‘hakmarrje’ të mundshme të qeverisë “Rama” ndaj bashkisë së Tiranës tabaku tha: “Nuk e di nëse qeveria Berisha ka bllokuar ndonjëherë zotin Rama. Bllokimi ndodhi kur Rama pati kundërshtime me LSI. Këtu ka lindur problemi i zotit Rama me këshillin e mëparshëm bashkiak. Të paktën nga deklaratat që kanë mbajtur anëtarët e grupit të LSi kanë diskutuar se do votojnë cdo projekt të përbashkët. Ka një diferencë të madhe, sheshi “Skënderbe”, u vonua qëllimuisht”, tha Tabaku duke siguruar se Bulevardi i Tiranës pritet të përfundojë brenda afatit të përcaktuar nga Bashkia e Tiranës, përkatësisht 18 muaj.

    Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së siguroi se opozita nuk do të bllokojë asnjë ligj për integrimin, ndërkohë që ka hedhur poshtë zërat që flasin për përplasje brenda të djathtës.

    (e.m/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tabaku: PS pritet të shkarkojë 90 mijë punonjës, Rama s’pyet për njeri

    PD: PS fushatë spastrimi në administratë, që të punësojë militantët


    TIRANË- Partia Demokratike denoncoi sot fushatën që sipas saj ka nisur Partia Socialiste për spastrimin e administratës publike.

    Në një prononcim për mediat, deputeti Oerd Bylykbashi i ka bërë thirrje mazhorancës të ndalë sulmet dhe presionet ndaj punonjësve të administratës, teksa i ka kërkuar këtyre të fundit që të denoncojë cdo rast abuzimi dhe largimi me pa të drejtë nga puna.

    “Moscënimi i administratës publike dhe shërbimit civil, ishte një nga çështjet që zotit Rama iu theksua në të gjitha takimet që pati në Bruksel. Kjo sepse takspaguesit europianë sikundër taksapaguesit shqiptarë kanë investuar miliona euro ne trajnimin dhe profesionalizimin e kësaj administrate. Partia Demokratike i bën thirrje Kryeministrit Rama të ndalë menjëherë këtë sulm antiligjor ndaj administratës publike dhe shërbimit civil që është një nga asetet më të vyera që ka vendi. Partia Demokratike u bën thirrje punonjësve të administratës publike të refuzojnë dhe denoncojnë cdo rast presioni dhe shkelje të të drejtave të tyre ligjore. Ne mbetemi të vendosur të qëndrojmë me të gjitha mjetet ligjore dhe politike përballë këtij sulmi që synon zhbërjen e Administratës Publike Shqiptare dhe zëvendësimin e saj me militantë partiakë”, theksoi Bylykbashi.

    (e.m/BalkanWeb)

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Tabaku: PS pritet të shkarkojë 90 mijë punonjës, Rama s’pyet për njeri

    C'fare mund te presesh nga Kaligula apo Neroni? Prisni kur te na dale ndonje dite te kendoje opera ky Ramasutra yne.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Tabaku: PS pritet të shkarkojë 90 mijë punonjës, Rama s’pyet për njeri

    kush e meriton le te qendroje ne vendin e punes, te tjerve fshesa dhe tropoje
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  5. #5
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Tabaku: PS pritet të shkarkojë 90 mijë punonjës, Rama s’pyet për njeri

    Ose fshesa dhe ne Progonat,apo keshe gje kondra?

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tabaku: PS pritet të shkarkojë 90 mijë punonjës, Rama s’pyet për njeri

    Nis fshesa në administratë, shkarkohet Sekretarja e Integrimit

    Në javën e parë të marrjes së detyrës së qeverisë së re, nis fshesa në administratën publike. Burime zyrtare bëjnë të ditur për gazetën “Panorama” se gjatë ditës së djeshme, ministrja e re e Integrimit, Klajda Gjosha, ka firmosur shkarkimin e sekretares së Përgjithshme të këtij institucioni, Elda Kalaja. Sipas statusit të nëpunësit civil, pozicioni i sekretarit të Përgjithshëm të një ministrie emërohet me konkurs dhe shkarkohet pas evidentimit të shkeljeve në punë. Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Integrimit është njëkohësisht edhe koordinator për IPA në bashkëpunimin ndërkufitar. Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i ka kërkuar Kryeministrit Edi Rama të ndalë sulmin antiligjor ndaj administratës publike. “Moscenimi i administratës publike dhe shërbimit civil ishte një nga çështjet që zotit Rama iu theksua në të gjitha takimet që pati në Bruksel. Kjo sepse taksapaguesit europianë, sikundër taksapaguesit shqiptarë, kanë investuar miliona euro në trajnimin dhe profesionalizimin e kësaj administrate. Partia Demokratike i bën thirrje Kryeministrit Rama të ndalë menjëherë këtë sulm antiligjor ndaj administratës publike dhe shërbimit civil, që është një nga asetet më të vyera që ka vendi”, deklaroi Bylykbashi. Sipas tij: “Partia Demokratike u bën thirrje punonjësve të administratës publike të refuzojnë dhe të denoncojnë çdo rast presioni dhe shkeljeje të të drejtave të tyre ligjore. Ne mbetemi të vendosur të qëndrojmë me të gjitha mjetet ligjore dhe politike përballë këtij sulmi që synon zhbërjen e Administratës Publike Shqiptare dhe zëvendësimin e saj me militantë partiakë”.

    Panorama

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: Tabaku: PS pritet të shkarkojë 90 mijë punonjës, Rama s’pyet për njeri

    Po c'fare ka per tu habitur moj sorosiania Tabaku, po c'fare priste zotnia jote ?! Po ju i keni lene njerezit ne mes te rruges dhe i thoni, "vrisni" veten se neve ke sorosi keshtu na e kane dhene porosine, te bejme sikur preokupohemi per ju. Po Edverit i kemi dhen karta bianke , te beje c'fare ti kete qefi atij dhe te gjithe B*the Q*rat e tij, vete sorosi dora vete ja konfirmoi atij edhe gjate "dasmes".
    Jeni as me shume e as me pak FELLIQESIRA, gjoja ne emer te Demokrateve !!!!!
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tabaku: PS pritet të shkarkojë 90 mijë punonjës, Rama s’pyet për njeri

    Kalaja: Urdhri i shkarkimit më erdhi gjatë takimit Gjosha-Sekui

    Ish-sekretarja e Ministrisë së Integrimit, Elda Kalaja, e shkarkuar pak ditë më parë nga ministrja Klajda Gjosha, tregon për “Panorama” se si ka marrë vendimin e shkarkimit. Sipas Kalasë, ishte specialistja e protokollit që i kishte çuar urdhrin e ministres Gjosha për largimin nga detyra, në momentin që Gjosha ishte në konferencën për shtyp me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Etore Sekui.

    Ajo shprehet se do ta ankimojë këtë shkarkim në Komisionin e Shërbimit Civil, pasi nuk aderon në asnjë parti politike, se është shkelur Ligji i statusit të nëpunësit civil, pasi nuk është njoftuar më parë për shkeljet e bëra dhe nuk është dëgjuar nga eprorët e saj.

    Ju jeni shkarkuar nga ministrja e re e Integrimit pak ditë më parë. Si e keni marrë njoftimin?
    Kam kryer funksionin e sekretarit të Përgjithshëm që nga viti 2009 dhe, përpos përgjegjësive të përcaktuara me ligjet përkatëse për këtë funksion, kam mbuluar dhe ndjekur, ndër të tjera, çështjet që lidhen me kriterin politik. Prej gati 4 vjetësh kam raportuar në Komisionin Europian mbi ecurinë e reformave për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe, për ironi të fatit, edhe zbatimin e reformës për administratën publike-ose prioriteti 6, siç njihet në gjuhen teknike. Puna intensive dhe përkushtimi që i është bërë këtij procesi nga gjithë stafi i Ministrisë së Integrimit, përfshirë edhe mua, çdo vit është vlerësuar në progres-raportet e Komisionit Europian. Këtë vit, ne kemi ngritur së bashku me Komisionin Europian një grup të përbashkët për monitorimin e reformës në administratën publike.

    Cili ishte motivacioni i këtij shkarkimi?
    Motivacioni i shkarkimit tim nga detyra mendoj se më shumë vjen nga mosnjohja nga ana e ministres e të gjithë bazës procedurale mbi të cilën funksionon Ministria e Integrimit Europian, pasi rregullimi i funksioneve të ndryshme dhe ecuria e punës në Ministri ka qenë shumë e detajuar. Personalisht, që në takimin e parë i kisha shprehur disponibilitetin tim, për ta informuar për të gjitha çështjet, qoftë organizative/ funksionale të Ministrisë, por edhe mbi çështjet kryesore që duhet të ndiqen nga Ministria, pasi jemi gati 20 ditë para daljes së progres- raportit të Komisionit Europian, nga i cili pritet rekomandimi i radhës për marrjen e statusit të vendit kandidat, i cili do të jetë fryti i punës intensive, që e gjithë administrata ka bërë përgjatë këtij viti për zbatimin e detyrimeve të përcaktuara në Planin e Veprimit. Në lidhje me vendimin për shkarkimin tim nga pozicioni i sekretarit të Përgjithshëm, kam njoftuar delegacionin e BE-së, përfaqësuesit e vendeve anëtare që mbulojnë dosjen e Shqipërisë, si dhe Njësinë për Shqipërinë në Komisionin Europian, me të cilët kam punuar gjatë gjithë këtyre viteve. Më vjen mirë që kam marrë mesazhe mbështetëse dhe vlerësuese nga ana e tyre për punën dhe performancën time gjatë gjithë këtyre viteve, dhe kjo nuk përbente asnjë surprizë, pasi stafi i Ministrisë se Integrimit është vlerësuar gjithnjë në dokumentet zyrtare të KE-së. Më kanë shprehur keqardhjen për lirimin tim nga puna, duke më premtuar se do të monitorojnë nga afër të gjithë procesin ligjor. Të gjitha këto mesazhe do të jenë pjesë e dosjes së ankimit për këtë shkarkim.

    Si jua komunikuan këtë vendim dhe cili ishte personi në stafin e ri të Ministrisë?
    Në fakt, në kohën kur isha duke ndjekur konferencën për shtyp që po zhvillohej në ambientet e Ministrisë së Integrimit, mes ambasadorit Sekui dhe ministres Gjosha, diku nga ora 15:30 (pra, pas orarit zyrtar të punës), njoftohem nga asistentja ime që specialistja e protokollit më kishte sjellë urdhrin për lirimin tim nga detyra.

    (Intervisten e plote marre nga Aristir Lumezi e lexoni sot ne “Panorama”)

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tabaku: PS pritet të shkarkojë 90 mijë punonjës, Rama s’pyet për njeri

    Tahiri “shkrin” Policinë Rrugore, hiqen 88 veta për shkelje, anulohet kontrata e karroatrecëve

    “Shkrihet” Policia Rrugore e Tiranës, ikin 88 efektivë.

    Luan Shehu rikthehet në krye të Rrugores, emërohet edhe shefi i Trafikut.

    Padi penale për korrupsion 4 drejtuesve e një oficeri.


    Gjysma e efektivëve të Policisë Rrugore janë larguar dje nga detyrat që mbanin, pasi janë gjetur me shkelje administrative dhe penale. Me urdhër të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, 88 punonjës, nga të cilët 11 oficerë dhe 77 policë, janë larguar nga detyra në Rrugore dhe janë transferuar në komisariatet e policisë në rrethe. Pasi mori detyrën, ministri Tahiri i cilësoi strukturat e qarkullimit rrugor si më problematiket dhe më të korruptuarat në radhët e Policisë, duke kërkuar masa efikase ndaj aksidenteve. Për këtë arsye, ministri urdhëroi Drejtorinë e Përgjithshme të Inspektimit dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm që të kryenin një hetim të gjerë lidhur me zbatimin e ligjshmërisë dhe procedurave standarde gjatë kryerjes së detyrës nga efektivët e Rrugores. Nga ky hetim, që zgjati një javë, u zbuluan shkelje të rënda në ushtrimin e detyrave funksionale dhe akte abuzive me dokumentacionin. Këto shkelje rezultuan të ishin kryer nga ana e 11 oficerëve dhe 77 policëve të rolit bazë, të cilët dje u larguan nga Komisariati i Qarkullimit Rrugor të Tiranës dhe u vunë në dispozicion të Drejtorisë së Personelit. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë thanë se 88 efektivët rrugorë të shkarkuar nga kjo detyrë janë transferuar në detyra të tjera në rrethe, duke mbetur sërish brenda radhëve të policisë.

    Tahiri njoftoi shkarkimet
    Dje rreth orës 13:30, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, zhvilloi një takim në Komisariatin e Policisë Rrugore të Tiranës. Përveç prezantimit të shefit të ri të Qarkullimit të kryeqytetit, Luan Shehu, i cili para dy javësh zëvendësoi në këtë detyrë Genc Pekën, Tahiri prezantoi edhe komandantin e ri të Trafikut, i cili është një prej oficerëve të lartë të këtij komisariati, Ramadan Kopani. Ndërsa pjesa tjetër e takimit u përqendrua te rezultatet e hetimit që nisi para një jave nga Drejtoria e Përgjithshme e Inspektimit dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Hetimi ka zbuluar shkelje të rënda administrative, por edhe vepra penale të kryera nga drejtues dhe efektivë të nivelit zbatues gjatë ushtrimit të detyrave. Për këtë arsye është vendosur largimi nga strukturat e Policisë Rrugore i 88 punonjësve, nga 150 që ka në total ky komisariat. Nga ky proces kanë shkuar për ndjekje penale pesë të tjerë. Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Brendshme mësohet se për katër oficerë të nivelit drejtues dhe një oficer të rolit zbatues, janë referuar materialet në prokurori për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Burimet thanë se mbrëmë rreth orës 22:00 është bërë prezantimi i punonjësve që kanë zëvendësuar të larguarit nga Komisariati Rrugor i Tiranës, të cilët janë përzgjedhur nëpër gjashtë komisariatet e kryeqytetit. Po ashtu u është komunikuar transferimi dhe vendi i ri i shërbimit 11 oficerëve e 77 policëve të rolit bazë, që janë larguar nga detyra.

    88 PUNONJES
    policie të Komisariatit Rrugor të Tiranës janë larguar nga kjo detyrë dhe janë emëruar në rrethe. Nga punonjësit e këtij komisariati, vetëm 62 i kanë shpëtuar transferimit si masë ndëshkimore e aplikuar ditën e djeshme nga Ministria e Brendshme.

    170 efektivë
    ka gjithsej Policia Rrugore e Tiranës. Më shumë se gjysma e personelit të kësaj strukture është gjetur me shkelje në një proces inspektimi dhe hetimi të zhvilluar javën e fundit me urdhër të drejtuesve të Ministrisë së Brendshme

    ETLEVA DELIA

    Panorama

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,978
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tabaku: PS pritet të shkarkojë 90 mijë punonjës, Rama s’pyet për njeri

    Shkarkimet në administratë, Halimi: Rama të distancohet nga cënimi i statusit të nënpunësit civil

    Partia Demokratike i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, të mos vazhdojë rrugën e konfliktit politik dhe të mos cënojë statusin e nënpunësit civil.

    Në një deklaratë për mediat,deputeti Eduard Halimi u shpreh se: “Nuk mund të pajtohemi dhe mund mund të japim pëlqimin tonë për këtë cënim të rëndë që po i bëhet statusit të nënpunësit civil. Kjo tentativë është më shumë së një kërcënim, madje është një kërcënim brutal ndaj opozitës”.

    Sipas deputetit Halimi: “kryeministri Rama është ai që për 2 vjet me rradhë bllokoi rrugën në marrjen e statusit të vendit kandidat. Rama është gati të zerojë konsensuin e arritur për 3 ligjet, akt i cili rikthen konfliktin me opozitën”.

    Eduard Halimi në emër të të gjithë Partisë Demokratike, i bëri thirrje kryeministrit Rama të qëndrojë larg prishjes së konsensusit për 3 ligjet dhe se opozita do ta mbrojë me forcë konsensusin e arritur

    MAPO

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •