Pėrmet, hiqet kryqi, flamur nė Pallatin e Kulturės, Mitropolia: Klerikėt u rrahėn
Pėrplasje mes zyrės sė Pėrmbarimit dhe komunitetit Ortodoks nė Pėrmet. Nė bazė tė njė vendimi tė gjykatės zyra e Pėrmbarimit ka ekzekutuar sot vendimin e Gjykatės Kushtetuese, si dhe ka dorėzuar pranė Bashkisė sė Pėrmetit Pallatin e Kulturės, tė zaptuar 16 vite mė parė nga Kisha Orthodokse.
Por pėrmbaruesit kanė hasur nė rezistencėn e priftėrinjve ortodoksė, si dhe besimtarėve qė ndodheshin nė kishė.
Pėrmbaruesit tė mbėshtetur dhe nga policia private kanė ndėrhyrė me forcė, duke larguar nga Pallati i Kulturės, ikona tė Kishės, kėmbana, si dhe materiale tė tjera. Pėrmbaruesit kanė hequr kryqin nga godina e Pallatit tė Kulturės dhe kanė vendosur atje flamurin shqiptar.
Kryetari i zyrės Pėrmbarimore, Fatos Alimadhi, deklaroi se pėrfaqėsuesit e kishės kanė pėrdorur forcėn dhe presione pėr tė bllokuar punėn.
"Pėrmbarimi thjesht ka ekzekutuar njė vendim tė formės sė prerė tė Gjykatės Kushtetuese, veprim qė duhet tė ishte zbatuar 10 vite mė parė",- tha Alimadhi.
Pėrfaqėsuesit e Kishės ortodokse nė Pėrmet pretendojnė pronėsinė e truallit, ndėrkohė qė tė gjitha shkallėt e gjyqėsorit kanė rrėzuar pretendimet e saj. Ambientet nė Pallatin e Kulturės tashmė do t’i kalojnė Bashkisė sė Pėrmetit.
Godina dykatėshe, dikur krenaria e pėrmetarėve, ka heshtur sė funksionuari nė vitin 1997. Prej 16 vitesh objekti nė fjalė ėshtė bėrė "mollė sherri" midis Bashkisė sė Pėrmetit dhe Kishės Orthodokse.Tė dyja palėt kanė pretenduar pronėsinė, por askush nuk i ka dalė zot.
Pallati i Kulturės u ndėrtua 51 vjet mė parė, nė vitin 1962. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, nė truallin ky ėshtė ngritur Pallati i Kulturės dhe lulishtja e qytetit, jetonin nė baraka 30 familje. Nė vitin 1958 u shpėrngulėn, pasi sistemi komunist hartoi njė plan rregullues.
Nė nėntor tė vitit 1962 u inaugurua lulishtja e qytetit sėbashku me Pallatin e Kulturės. Gjykata Kushtetuese nė vitin 2002 ka vendosur nė favor tė pushtetit vendor, por prej 11 vitesh ky objekt u mbajt forcėrisht nga Kisha Ortodokse. Pallati i Kulturės funksionoi si objekt fetar prej 26 majit 1997, falė njė vendimi tė Komisionit tė Pronave tė rrethit tė Pėrmetit. Pallati i Kulturės, me sipėrfaqe rreth 6000 metra katror, figuron me nr. pasurie 16/9, ndėrsa Zyra e Pėrmbarimit ka tentuar 15 herė tė ekzekutojė vendimin e Gjykatės Kushtetuese, por fatkeqėsisht janė penguar nga pėrfaqėsuesit e Kishės.
sherr me priftinMITROPOLIA E SHENJTĖ E GJIROKASTRĖS: KLERIKĖT U DHUNUAN BARBARISHT
Mitropolia e Gjirokastrės dėnoi pėrdorimin e dhunės nė kishėn e Pėrmetit, ndėrsa theksoi e e gjithė kisha ėshtė nė krah tė besimtarėve tė Enorisė sė Hyrjes nė Tempull tė tė Tėrėshenjtės Mari.
“Sot nė Pėrmet, Komuniteti Orthodhoks u bė dėshmitar i shkeljes mė brutale tė ēfarėdo nocioni mbi demokracinė, tė drejtat e njeriut nė veēanti atij tė ushtrimit tė lirė tė besimit siē sanksionohet nė Kushtetutė si edhe tė kushteve elementare qė duhen garantuar pėr tė nė kuadrin e shtetit tė sė drejtės sė barabartė.
Qė nė mėngjes, sot e Premte, 16 Gusht 2013, dhe ndėrsa i tėrė Komuniteti Orthodhoks vazhdon pėrjetimin e sė Kremtes tė Fjetjes sė Tėrėshenjtės Mari, Pashkės sė Verės, grupe paramilitare (me ndihmėn e nėpunėsve tė Bashkisė dhe me mbėshtetjen e heshtur tė autoritetit bashkiak), me pretekstin se trajtonin njė ēėshtje gjyqėsore, ushtruan dhunė shumėformėshe nė dėm tė klerikėve dhe besimtarėve tė Pėrmetit.
E gjithė Kisha jonė ėshtė nė krah tė besimtarėve tė Enorisė sė Hyrjes nė Tempull tė tė Tėrėshenjtės Mari nė Pėrmet, proteston sepse sot:
- u rrahėn nė mėnyrė barbare klerikėt e atij qyteti
- u penguan nė mėnyrė tė dhunshme besimtarėt qė tė hyjnė nė kishėn e tyre dhe tė kryejnė detyrat e tyre tė besimit
- u grabitėn sende tė asaj kishe me pretekstin e pėrmbarimit tė vendimeve gjyqėsore tė cilat ndėrkaq janė parashkruar
- sakrilegje tė rėnda ngaqė u vu dorė mbi sende tė shenjta tė kishės (ikona, enė tė adhurimit etj)
- forca qė spekulojnė me procedura tė ndryshme ligjore faktikisht synojnė largimin e dhunshėm tė besimtarėve nga vendet e tyre tė adhurimit. Me ligjė tė posaēėm Shteti ka ratifikuar Marrveshjen midis Kėshillit tė Ministrave dhe KOASH ku i jipet prioritet pikėrisht garantimit tė lirisė sė tė gėzuarit tė vendeve tė shenjta dhe ceremonive tė adhurimit.
Ngremė zėrin e protestės dhe njėherėsh shprehim kėmbėnguljen tonė se nuk kemi pėr tė braktisur pėrpjekjen me ēfarėdo mjeti dhe metode qė e drejta e jonė e pronės dhe e pėrdorimit tė lirė tė Kishės sė Enorisė sė Hyrjes nė Tempull tė tė Tėrėshenjtės Mari tė realizohet plotėsisht.
Kėrkojmė qė forcat e errėta tė dala jashtė ēdo kontrolli tė shtetit tė sė drejtės dhe frymės sė tolerancės dhe kohezionit tė shoqėrisė qė kryen aktet e sotme tė dhunshme tė marrin dėnimin e merituar nga Ligji. Nga Klerikėt e Mitropolisė sė Shenjtė tė Gjirokastrės”- pėrfundon deklarata.
**************
Nuk e kuptoj redesine e kesaj godine primitive dhe te vjeter per bashkine, nderkohe qe po perdorej per kaq vite nga kisha???? Pse force, kur nga ana tjeter zaptohet i gjithe bulevardi deshmoret e kombit me "burra" dhe "politikan" me brapanice perpjete??? Apo kur miratohet shkaterrimi i nje nga pak lulishteve te mbetura ne kryeqytet per te ndertuar nje xhami GJIGANDE???? Per cfare Evrope flasin shqiptaret........!!!!!! Pardje ne Egjypt u dogjen 24 Kisha...te pakten ato a dine se kush jane, arabe, dhe nuk pretendojne te quhen evropian. Po shqiptaret cfare jane????
Krijoni Kontakt