-
Tiranë: Zbulohet punishtja e dokumenteve false, shiteshin në Greqi
Zbulohet punishtja e dokumenteve false, shiteshin ne Greqi
Klodiana Kotorri
Policia e Shtetit organizoi nje operacion i cili u finalizua me shkaterrimin e nje punishteje ku falsifikoheshin dokumente zyrtare. Operacioni u zhvillua diten e djeshme nga antikrimi ekonomik-financiar i Policise se Shtetit ne bashkepunim me policine e Tiranes. Zyrtarisht policia deklaroi se punishtja eshte ne pronesi te 45-vjecarit Azem Tahiri te arrestuar rreth nje jave me pare ne shtetin grek. Sinjalizimi per nisjen e hetimeve erdhi pak dite me pare nga autoritetet greke te cilet kishin arrestuar Tahirin dhe dy persona te tjere per falsifikim dokumentesh. “Ne kuader te nje operacioni te perbashket me autoritetet policore greke per dokumentimin e veprimtarise kriminale te nje grupi te falsifikimit te dokumenteve, gjate dites se djeshme, forcat e policise se Tiranes kane ushtruar kontroll ne ambientet ne pronesi te shtetasit Azem Tahiri, vjec 45, banues ne Tirane, tek Kodra e Diellit, i akuzuar nga policia greke per falsifikimin e mijera dokumenteve”, thuhej ne deklaraten per shtyp te leshuar diten e djeshme nga Policia e Shtetit. Gjate kontrollit te ushtruar ne garazhin e ketij shtetasi u gjeten dhe u sekuestruan 16 makineri shtypshkronje, qe sherbenin per stampime te ndryshme dhe njera prej tyre lazer print ofset, qe te gjitha pajisje profesionale. Gjithashtu u gjeten dhe sekuestruan dhe tre paleta me letra format A4 dhe A3 e plastifikuar, si dhe plastike. Policia beri te ditur se Azem Tahiri eshte arrestuar ne Greqi, me date 12 shtator 2013, se bashku me shtetasit Panajot Bare, 46 vjec, banues ne Berat dhe Eduard Zeneli, 46 vjec, banues ne Ksamil Sarande. Ne momentin e arrestimit ketyre shtetasve u jane gjetur nga policia greke mijera dokumente te falsifikuara ne cilesi mjaft te mire, si karta identiteti te vendeve te ndryshme europiane, viza europiane, modele te reja patentash dhe pasaportash, vulash etj. Burime nga policia thane per gazeten “Koha Jone” se Tahiri shperndante dokumentet e falsifikuara ne shtetin grek kundrejt shumave te ndryshme parash. Ai i prodhonte ato ne nje punishte te improvizuar ne nje banese ne pronesi te tij ne Tirane dhe me pas i shiste ato ne Greqi. Policia e shtetit fqinj ne saje te hetimeve kishte mundur te identifikonte dhe te arrestonte falsifikatorin ndersa kerkoi ndihmen e policise per zbulimin e punishtes pas informacioneve se ndodhej ne Tirane. “Ne bashkepunim me autoritetet policore greke, per nje periudhe nje javore, nga strukturat e Policise se Shtetit jane kryer veprime intensive per te dokumentuar aktivitetin e ketyre shtetasve. Nga hetimet paraprake te zhvilluara ka rezultuar se shtetasi Azem Tahiri prodhonte dokumente te falsifikuara ne ambientet ne pronesi te tij tek Kodra e Diellit, Tirane”, thuhej me tej ne deklaraten e Policise se Shtetit.
Dokumentet
Gjate kontrollit te ushtruar ne garazhin e ketij shtetasi u gjeten dhe u sekuestruan 16 makineri shtypshkronje, qe sherbenin per stampime te ndryshme dhe njera prej tyre lazer print ofset, qe te gjitha pajisje profesionale. Gjithashtu u gjeten dhe sekuestruan dhe tre paleta me letra format A4 dhe A3 e plastifikuar, si dhe plastike. Policia beri te ditur se Azem Tahiri eshte arrestuar ne Greqi, me date 12 shtator 2013, se bashku me shtetasit Panajot Bare, 46 vjec, dhe Eduard Zeneli, 46 vjec.
KJ
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt