Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Rama rikonstruktoron ambientet e Kryeministrise me "kontribute vullnetare"

    TIRANĖ - Kryeministri Edi Rama, nėpėrmjet njė postimi nė faqen e tij nė 'Facebook', ka bėrė sot njė pasqyrim tė gjendjes aktuale tė ambienteve tė ndryshme tė godinės sė kryeministrisė.

    Nė njė set fotografish tė ekspozuara nga kryetari i qeverisė, vihet re amortizimi dhe lėnia pas dore e ambienteve tė ndryshme, si zyra, salla tė pritjes, salla konferencash etj.

    Ndėrkaq fotot flasin edhe pėr njė ndėrhyrje tashmė konkrete pėr rikonstruksion tė kėtyre hapėsirave.

    E para qė i ėshtė nėnshtruar ndėrhyrjes, ėshtė salla e mbledhjeve tė qeverisė, e cila, sic e tregojnė dhe pamjet, ka pėsuar thuajse njė tjetėrsim, jo nė fizionomi, sa nė detaje.

    Pamjet tregojnė se puna pėr pėrmirėsimin gjendjes sė atyshme po vazhdon dhe se kėto punime i inspekton edhe vetė Kryeministri.
    Nė krah tė Ramės vihen re arkitektė tė njohur dhe bashkėpunėtorė tė ngushtė tė tij.
    (e.m/BalkanWeb)

    https://www.facebook.com/media/set/?...4771522&type=1

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Kryeministria, siē nuk e keni parė

    Punimet nė Kryeministri, Mėhilli: Si u siguruan fondet? Rama: Zero lekė nga buxheti i shtetit


    TIRANE - Kryeministri Edi Rama iu pėrgjigj deklaratės sė ish-zėdhėnėses sė kryeministrit Berisha nė lidhje me shpenzimet qė po bėhen pėr tė kryer punimet nė godinėn e kryeministrisė.

    Pėrmes rrjetit social “Facebook”, Rama sqaron se punimet po kryen mbi planin origjinal italian dhe pėr to nuk ėshtė shpenzuar asgjė nga buxheti i shtetit.

    “Kontribut vullnetar = zero lek nga buxheti i shtetit, Punimet sot para kryeministrisė mbi planin origjinal italian.”- shkruan Rama nė albumin fotografik tė publikuar nė “FB”, ku tregohen disa nga punimet qė po kryhen nė godinėn e Kryeministrisė.

    ISH-ZĖDHĖNĖSJA E BERISHĖS: MJERĖ SHTĖPIA KUSH KA HYRĖ BRENDA
    Ish-zėdhėnėsja e KM, Erla Mėhilli reagoi “ashpėr” mbi fotot e publikuara dje nga kryeministri Edi Rama, njė album i titulluar “Kryeministria siē nuk e keni parė".

    Nė njė reagim nė “Facebook”, Mėhilli pėrgėnjeshtron fotot e kryeministrisė, pasi sipas saj gjendja nė kryeministri nuk ka qenė aspak e tillė, por ėshtė “katandisur” kėto ditė.

    Erla Mėhilli shkruan se: “Gėnjeshtra ėshtė bėrė bashkėudhėtare e pandarė e gjysėm piktorit tashmė edhe gjysėm fotograf. Kjo Kryeministri, qė ka pritur njerėz tė mėdhenj tė kėsaj toke, si Xhorxh Bush e Hillary Clinton etj, e qe u hap pėr qytetarėt mė 28 nėntor, duhej tė rrėnohej vetėm qė dikush tė mbushte xhepat qė nė ditėt e para pa filluar mirė punėn”.

    Mė tej, ish-zėdhėnėsja, Mėhilli shkruan:” Eshtė e lehtė tė rrėzosh njė stemė republike, tė shkulėsh kangjellat, tė grisėsh perdet e sallės sė mbledhjeve, apo tė ndėrrosh kolltuqet e zyrave pėr tė mbushur xhepat. Por, si u siguruan fondet? Kush i financoi punimet? Me ē'proēedura u prokuruan materialet dhe shėrbimet e kryera? Sa kushtoi e gjithė kjo? Gjithēka jashtė ēdo lloj proēedure ligjore dhe pa transparencė, pėrveē pėrfitimit apo favoreve. Duke parė fotot qė kishte publikuar kryeministri i fasadave, mė erdhi nė mend shprehja: "Mjerė shtėpia kush ka hyrė brenda". Rama qimen e nderron por fasadat s'i harron!!"- pėrfundon Mėhilli.

    (m.s/er.nu/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Kryeministria, siē nuk e keni parė

    “Kontribut vullnetar = zero lek nga buxheti i shtetit, Punimet sot para kryeministrisė mbi planin origjinal italian.”- shkruan Rama nė albumin fotografik tė publikuar nė “FB”, ku tregohen disa nga punimet qė po kryhen nė godinėn e Kryeministrisė.
    O Majmun Kryeminister.

    Je i detyruar me ligj qe te deklarosh origjinen e "kontributeve vullnetare", duke publikuar emrat e atyre qe i kane dhuruar keto leke shtetit shqiptar. Po c'na duhet ligji ne? Eshte turp per nje shtet te beje rikonstruksionin e godines se vete me para te dhuruara. Po edhe turpin ti e ha me buke, nuk te ben pershtypje.

    Albo

  4. #4
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Rama rikonstruktoron ambientet e Kryeministrise me "kontribute vullnetare"

    I ka bere me parate e Anetes..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Njė foto nga… Edi Rama

    Njė foto nga… Edi Rama

    Armand Shkullaku

    armand shkullakuQeveria e re po ia del ta zhvendosė debatin publik nė tema krejt tė parėndėsishme, ndėrkohė qė ēėshtje mjaft tė ndjeshme qė lidhen me emėrimet e nivelit tė lartė, qėndrimin ndaj administratės civile, premtimet elektorale dhe transparencėn nė vendimmarrjet e para tė ekzekutivit, po kalojnė pa vėmendjen e duhur. Vetė Edi Rama po e aplikon me aq zell kėtė strategji, sa nė afshin e nxehtė tė fotomanisė po i bėn bashkė presidentin Obama, minjtė e bodrumeve, Bonon e U2-ve dhe bagėtitė e oborrit tė spitaleve. Nėn shembullin e tij, herė me foto e herė me aksione leifeniste, ėshtė pėrfshirė gjithė ekipi qeveritar duke e sjellė prezantimin e qeverisė sė re nė kufijtė e qesharakes. Dhe kjo strategji do tė kishte mbetur vėrtet njė naivitet i ēunave tė qeverisė, sikur tė mos merrte pėrmasat e njė debati, madje konflikti, qė po mbizotėron politikėn nė vend. Nė kėtė kuptim, kryeministri Rama, njė lojtar i sprovuar nė lojėn e figurave, e ka arritur nė njė farė mase qėllimin e tij.

    Gjithė kėto ditė, qytetarėt qė presin shenjat e para tė ndryshimit tė premtuar, janė bombarduar me foto gjithfarėsoj qė tregojnė kaosin e “tė kėqijve” dhe stėrmundimin e “tė mirėve” pėr tė vėnė rregull. Ky bombardim e ka kaluar masėn, aq sa pėr shumė njerėz kryeministri nuk pėrfytyrohet mė nė karrigen e tij duke u marrė me malin e punėve qė e presin, por si njė arush fotograf qė bredh me aparat nė dorė nga njė ministri nė tjetrėn. Pasi ndėrroi mustaqet e Nishanit me mjekrėn e Ismail Qemalit, tani ka dalė vetė nė terren pėr tė plotėsuar ekspozitėn e Rilindjes. Nė gjurmėt e tij, pėrsėri me foto e video, shfaqen dy Artanėt mėngėpėrveshur e ēorapezbathur qė po ia zbardhin faqen kryeministrit. Kur ai tė kthehet nga pėrtejdetit gjithēka do tė shkėlqejė. Njė tjetėr ministėr, qė nuk ka talent nė punėn e meremetimeve, nxiton pėr tė ēuar me krahėt e tij nė urgjencėn e spitalit njė fėmijė rom tė lėnduar, por nuk harron tė thėrrasė pėrsėri kamerat e fotografėt pėr tė fiksuar kėtė akt human. Ndėrsa njė tjetėr, kur ndėrhyrja ndaj krimit po bėhet emergjencė, shkarkon policėt rrugorė dhe demonstron forcėn (gjithnjė vizualisht) ndaj ndėrtimeve pa leje qė vetė kryetarėt e bashkive socialiste i kanė ēuar nė prokurori pėr bllokim. Situata bėhet gjithnjė e mė komike. Njė deputet i zgjedhur nga populli deklaron se po merret me rregullimin e kryeministrisė vullnetarisht, njė tjetėr thotė se ka gjetur njė burrė qė pret hekurat me 7 mijė lekė, njė tjetėr se njeh njė shofer qė ia bėn transportin e gardhit falas deri nė Butrint. Kolegu Sokol Shameti i bėn thirrje ministrit se vuan nga rrufa dhe kėrkon ta shoqėrojė nė spital, ndėrsa njė oficer i policisė rrugore thotė se e kanė larguar pasi i ka vėnė gjobė dikur ministrit aktual. Dhe kulmi arrin kur kryetari i bashkisė sė Vlorės, Shpėtim Gjika, deklaron i habitur se Policia e Shtetit po bėn show pėr mediat duke bllokuar ato ndėrtime qė i ka bllokuar ndėrkohė Inspektorati Ndėrtimor i Bashkisė.

    Kėto reagime krejtėsisht qesharake janė pasojė e politikės sė fotove dhe spektaklit mediatik. Ato do tė mbeteshin aty sikur strategjia e Ramės tė mos i zhvendoste nė qendėr tė debatit publik. Megjithėse e njohin stilin e tij, tashmė tė pagėzuar si stili i fasadės, nė kėtė lojė hynė thuajse tė gjithė. Kryetari i opozitės, ish kryeministri, ish ministra e ish funksionarė tė administratės sė shkuar, ia nisėn publikimit tė fotove, statuseve nė facebook, konferencave tė shtypit e intervistave nė media, duke e shndėrruar lojėn e Ramės nė njė fenomen politik. Emisione televizive, debate, faqe tė para tė gazetave, editoriale e analiza, e kanė kthyer nė ēėshtjen kryesore tė ditės fotomaninė e qeverisė sė re. Bodrumet e ministrisė zėnė mė shumė vend se sa aksionet e policisė. Nėse nuk do tė fliste Shpėtim Gjika askush nuk do ta kuptonte bllofin e ndėrtimeve pa leje nė Vlorė. Minjtė dhe plehrat e spitaleve mbuluan lajmin pėr emėrimin e mė pas pezullimin e drejtuesve nė QSUT. Fotot qė Edi Rama postonte nga SHBA pėr tė denoncuar qeverinė e shkuar, kaluan nė heshtje transparencėn pėr shpenzimet e delegacionit tė stėrmadh tė qeverisė sė sotme nė Nju Jork. E kėshtu pėr shumė raste tė tjera qė kanė humbur nga vėmendja e publikut pėr shkak tė kapjes nė ēarkun e aparatit propagandistik tė Edi Ramės.

    Me shumė gjasė kjo strategji do tė shndėrrohet nė boshtin e qeverisjes qė sapo ka nisur. Zelli me tė cilin po aplikohet nga mjeshtri kryeministėr dhe fanatizmi me tė cilin po e ndjekin disa ministra imitues tė tij, janė shenja tė qarta se Rama do tė kėrkojė ta mbajė nė kėto nivele debatin rreth qeverisjes sė tij. E pėrsa kohė edhe opozita edhe media e ndjekin nė kėtė lojė, ai nuk ka arsye tė heqė dorė. Mėnyra e vetme pėr ta bėrė kryeministrin e ri tė pėrgjigjet pėr angazhimet qė ka marrė dhe jo pėr pastrimin e bodrumeve, ėshtė tė mos bėhesh pjesė e ekspozitės sė tij. Vetėm ashtu ai do ta lėrė aparatin dhe do tė kapi shatin. Pėr tė treguar jo me foto, por me punė se sa i aftė ėshtė tė qeverisė Shqipėrinė.

    http://mapo.al/2013/09/27/nje-foto-nga-edi-rama/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e kriskulli
    Anėtarėsuar
    16-08-2013
    Vendndodhja
    Europė
    Postime
    62

    Post Analizė nga Preē Zogaj: Fotot e postuara nga Rama, njė tallje me zgjedhėsit

    Analizė nga Preē Zogaj: Fotot e postuara nga Rama, njė tallje me zgjedhėsit

    Fotot e postuara nga Rama, njė tallje me zgjedhėsit

    Analizė nga Preē Zogaj

    Megjithėse fizikisht nė SHBA, kryeministri Edi Rama ka qenė i pranishėm gjatė gjithė javės nė Shqipėri Prec-Zogajme publikimin prej tij tė fotove me pamje “rrėnimi” nga bodrumet e Kryeministrisė, apo nga Qendra Spitalore Universitare “Nėnė Tereza”. Deputetja e PD-sė, Jonida Tabaku ėshtė kundėrpėrgjigjur me foto tė tipit “Tirana dje”(me Ramėn) dhe “Tirana sot” (Me Bashėn). Ē’do tė thotė kjo? A mos zoti Rama po e tėrheq opozitėn dhe median nė debate periferike pėr tė larguar vėmendjen nga gjėrat mė thelbėsore tė qeverisjes sė tij?

    Nuk ka arritur dot nė Nju Jork

    Kushdo qė informohet sadopak pėr kėtė lojė kalamajsh, e para gjė qė mendon ėshtė ajo se kryeministri nuk ka arritur dot nė SHBA. Nuk ka arritur mendėrisht, shpirtėrisht, kulturalisht, pasi fizikisht atje ėshtė. Avioni tė merr dhe tė ēon nė Nju Jork, nė Londėr, nė Paris dhe nė ēdo qytet tjetėr tė perėndimit, por asnjė avion, asnjė disk fluturues, asnjė mjet tjetėr nuk tė ēon dot nė destinacionin kulturor dhe etik qė mishėron ky Perėndim nėse nuk ke predispozitat e brendshme pėr tė qenė i tillė. Se si mė vjen kur mendoj se njėherėsh me foton e parė qė ka bėrė me presidentin Obama, kryeministri i vendit tim ka postuar pėr publikun e tij edhe njė foto me plehra, tė shkrepur nė njė si pubelė tė Qendrės Spitalore “Nėnė Tereza”. Madje duke e ditur tashmė se fotoja me Obamėn nė takimet e tij tė kortezisė me dhjetėra kryetarė shtetesh e qeverish tė botės, edhe pse njė kujtim i bukur, ėshtė prapėseprapė rutinė dhe nuk thotė asgjė tjetėr, kėtė foton e plehrave e ka porositur e dėrguar me njė gėzim tė shtuar duke qenė se sipas mendjes sė tij, njė foto e tillė turpėron qeverinė e mėparshme dhe cakton pikėnisjes e startit tė Rilindjes! Pėrveēse njė gjest i padenjė pėr njė burrė shteti, kjo ėshtė pikėsėpari njė tallje me zgjedhėsit e sė majtės, tė cilėt kanė votuar pikėrisht sepse sipas bindjes sė tyre punėt nuk shkonin mirė me qeverinė e mėparshme. Jo thjesht kėto tė plehrave tė harruara apo tė hedhura vend e pa vend, se plehra mund tė fotografosh sa tė duash nė territorin tonė dhe kudo gjetkė madje, por punė shumė mė tė rėndėsishme. T’u postosh foto tė tilla pasi u ke marrė votėn, ėshtė t’i trajtosh ata si injorantė, pėr tė mos thėnė njė gjė edhe mė tė rėndė. Por kemi kėtu edhe njė spekulim tė ulėt nga ato qė nxjerrin nė pah natyra tė prishura. Qendra Spitalore Universitare “Nėnė Tereza” ėshtė njė kompleks ku gjen ishuj perėndimorė dhe ishuj socialistė. Ka pavijone ku gjen standarde bashkėkohore, ka tė tjera ku nuk ėshtė vėnė dorė prej vitesh. Gjatė katėr viteve tė kaluara, shėndetėsinė e kanė qeverisur ministrat e LSI-sė, qė sot ėshtė sėrish nė qeveri me zotin Rama dhe me ministrin e ri tė Shėndetėsisė, zotin Beqja. Do tė dėshiroja shumė qė zoti Beqja tė mos ketė dorė nė historinė perverse tė fotove; integriteti i tij do tė merrte njė goditje tė rėndė nėse do tė ishte i pėrfshirė. Vetėm vogėlsia do tė tundohej tė bėnte kauzė me njė foto plehrash, apo me mobilje qė qenkan zbuluar nė bodrumet e Kryeministrisė. Kėtu as intrigė pėr tė intriguar kureshtjen e publikut nuk ka. Qeveria “Berisha” ka ikur. Nėse Rama po i bėn zyrat nga e para sipas shijes sė tij, me vullnetarė apo me projekt tė huaj, me paratė e qeverisė apo me donacione, e vetmja gjė pėr tė cilėn kėrkohet transparencė ėshtė sa kushtojnė kėto ndėrhyrje, kush po i financon. Nėse ka njė projekt tė vjetėr italian pėr kthimin nė identitet tė godinės, qė nuk ėshtė pėrfillur fjala vjen nga kryeministrat e mėparshėm, Rama mund ta pėrfillė, por me transparencė dhe kryesorja pa u marrė me tė tjerėt.

    Kryebashkiaku i Vlorės, Shpėtim Gjika ka dalė ‘kundėr qeverisė’ duke deklaruar se Policia e Shtetit po pėrsėrit punė tė bėra nga inspektorėt lokalė tė ndėrtimit, duke dekonspiruar kėshtu aksionin pėr show tė strukturave qendrore tė qeverisė sė re…

    Vendorėt mė pranė sė vėrtetės

    Nuk mendoj se ka dalė kundėr qeverisė pėr kėtė ēėshtje Shpėtim Gjika, edhe pse nuk do tė befasohem po ta dėgjoj ndonjė ditė tė kundėrshtojė kryeministrin apo ministrat nė emėr tė interesit publik tė bashkėqytetarėve tė tij. E njoh zotin Gjika si njė kryebashkiak me integritet. Por kėsaj radhe ai ka mbrojtur tė drejtėn e autorit, siē themi nė art, pėr punėt e kryera nga Bashkia, tė cilat autokombajna propagandistike e qeverisė kėrkon t’i bėjė tė vetat pėr show. Nuk dua ta lexoj ndryshe zotin Gjika, por lejohem tė them se jemi nė njė linjė nė lidhje me qasjen propagandistike qė ka zoti Rama. Unė kam opinionin tim, tė shprehur tashmė, se parimi i kėsaj qeverie ėshtė “puna diēka, propaganda gjithēka”. Pa hyrė nė tė thella dhe pa kaluar nė pėrgjithėsime, zoti Gjika, socialist njėzet e katėr karatėsh, u thotė tė vetėve nė Tiranė: Zotėrinj, nuk mund tė dubloni punėn tonė pėr t’u dukur sikur po punoni, nuk mund tė shisni dy herė tė njėjtėn punė, se njė herė shitet si punė ajo e shkretė, herėn e dytė vetėm si show mund tė shitet. Kjo ėshtė. Por nė xixat e para qė po lėshon marrėdhėnia e Ramės me kryebashkiakė tė ndryshėm del nė pah, tashmė nė njė dritė tjetėr, se realiteti qė ka krijuar nė mendjen e tij kryeministri nuk ėshtė ai qė njohin e prekin me dorė prej vitesh drejtuesit e pushtetit lokal. Kėta janė mė pranė sė vėrtetės. Kryeministri duhet tė afrohet gjithashtu pranė saj. S’ka gjė se duhet tė rikonsiderojė pėrbetimet dhe stilemat e tij propagandistike.

    Ėshtė shtyrė ligji i nėpunėsit civil, njė prej ligjeve qė u bė pengesė pėr marrjen e statusit pasi opozita e atėhershme, e mazhoranca e sotme, refuzonte ta votonte. Ligji u votua nė maj, por pengohet tani. Opozita ka reaguar ashpėr ndaj kėsaj duke lexuar te ky vendim dėshirėn pėr tė shtyrė marrjen e statusit qė kreditet mos t’i marrė qeveria paraardhėse.

    Njė shaka me shumė tė panjohura me nenin e fundit

    Do tė ishte njė shaka tepėr e hidhur me shumė tė panjohura po tė ishte kėshtu. E bllokuan njė vit statusin pėr tė mos i dhėnė kredite politike qeverisė, tani paskan nevojė ta bllokojnė prapė pėr tė mos i dhėnė kredite ish-qeverisė! Jo, jo, nuk mund tė jetė kjo. Qeveria vėrtet ka interesa konkrete qė kėrkon t’i realizojė duke dribluar ligjet apo konsensusin me opozitėn, por nuk mund tė ketė rėnė kaq poshtė sa tė provokojė me dashje njė shtyrje tė dytė tė marrjes sė statusit. Unė mendoj se shtyrja e afatit tė hyrjes nė fuqi tė ligjit ka vetėm njė qėllim: tė mundėsojė spastrimet “me duar tė pastra” nė administratė, nė funksion tė punėsimit tė sa mė shumė militantėve dhe kandidatėve qė kanė dorėzuar CV-tė e tyre nė Partinė Socialiste. Militantėt kėrkojnė gjithmonė, ne kemi qenė vetė deputetė dhe e dimė kėtė. Po ashtu edhe tė diplomuarit qė kanė filiacion socialist apo kanė aplikuar pranė kėsaj partie pas ardhje sė saj nė pushtet. Nė kėtė rast, PS dhe LSI kanė nė dispozicion postet politike tė ēdo niveli qė demokratėt i kanė lėnė apo po i lėnė. Kanė nė dispozicion gjithashtu mundėsi tė tjera nė vende pune qė nuk janė pjesė e shėrbimit civil. Vetė ligji nuk pengon ripėrtėritjen e administratės konform rregullave tė qarta. Pra ekzistojnė hapėsira. Por kėta me sa duket, e duan gjithė hapėsirėn, duke rrezikuar kėsisoj gjėra tė mėdha. Po rrezikojnė ta kthejnė vendin nė pikėn zero nė lidhje me statusin e nėpunėsit civil. Do tė thotė “le tė vijė zoti nė kėtė vend, lė tė bėjmė ligje qė nuk i ka kush, qeveritė ia gjejnė gjithnjė anėn ta bėjnė administratėn njė bisht tė partive respektive”. Po rrezikojnė ndoshta edhe marrjen e statusit. Kjo duhet verifikuar mirė. Me statusin nuk mund tė luhet mė. Asnjė justifikim, asnjė synim tjetėr, asnjė alibi nuk vlen kėtu. Opozita ėshtė nė misionin e saj tė mbrojė ligjin dhe konsensusin. Nė mos opozita, kush tjetėr?

    PD ka hapur njė portal pėr ata qė pushohen nga puna padrejtėsisht…

    Opozita e ka detyrim mbrojtjen e nėpunėsve civilė

    Mendoj se ka bėrė mirė. Po fryn njė erė spastrimesh qė rrezikon tė bėjė viktima edhe nėpunės civilė me status. Ky veprim i opozitės me tė madhe mund tė ndikojė qė tundimet atavike tė fshesės tė frenohen. Nga ana tjetėr, PD ka mundėsi tė njohė mė mirė, me fakte konkrete, gjendjen reale dhe mbi ketė bazė tė ndėrtojė opozitėn e saj tė argumentuar e tė fortė. Sė fundi, PD ka ofruar asistencė ligjore pėr tė larguarit padrejtėsisht dhe kjo do tė jetė njė ndihmė konkrete qė ata tė ankimojnė nė rrugė ligjore padrejtėsinė e pėsuar.

    Z. Meta e ka ‘tėrhequr’ mazhorancėn duke thėnė se SHQUP nuk ėshtė ēėshtje kryesore e mazhorancės dhe ai gjithashtu i ka dhėnė njė zyrė nė Kuvend ish-kryeparlamentares Topalli. A duket sikur pushteti i madh njė njeri tė paktėn e bėn mė tė mirė?

    Kur s’flas pėr Metėn, jam duke e lavdėruar

    Meta nuk ka qenė ndonjėherė njeri i keq. Kundėrshtarėt e tij politikė, pėrfshirė mua, kanė kritikuar apo denoncuar nė kohė tė ndryshme akte dhe veprime konkrete tė tij nė postet qė ka mbajtur nė ekzekutiv. Nuk ėshtė fisnike t’i rikujtojmė sa kohė qė si kryetar Kuvendi ka mbajtur disa qėndrime dhe ka bėrė disa gjeste qė shkojnė nė favor tė klimės bashkėpunuese qė duhet tė karakterizojė jetėn institucionale dhe politike nė vend. Ndoshta ėshtė posti specifik i kryetarit tė Kuvendit dhe roli i kingmaker-it qė ia mundėsojnė pozicionin qė po mban. Unė nuk dua tė shtyhem mė tej nė kėtė trajtim. Meta e di me kohė se kur nuk flas pėr tė, jam duke e lavdėruar. Kėtė e thashė pėr shaka.



    Ndėrkohė, rendi dhe qetėsia kanė qenė temė kryesore e medias. Ka patur disa atentate me bomba tė telekomanduara dhe ėshtė ironike qė z. Sajmir Tahiri qė ironizonte z. Flamur Noka si ministėr pėr uljen e krimit kėmbėkryq, tani po e pėrjeton vetė kėtė situatė…

    Nė rend prin inteligjenca, pastaj vjen forca

    Jemi akoma nė javėt e para. Dėshiroj qė kjo tė shihet nė tė dyja anėt e medaljes. Do tė thotė se ministri nuk ka patur ende kohė ta tregojė vetėn. Do tė thotė gjithashtu se “rutina” apo pėrkeqėsimi nė rend mund tė kthehen pas debutimit plot vrull, pasion e pėrkushtim tė ministrit Sajmir Tahiri. Unė uroj tė parėn, sigurisht. Nė ēdo pozicion politik qė kam patur, e kam konsideruar tė shenjtė mbėshtetjen e forcave tė rendit, mbėshtetjen e forcimit tė rendit. Nė parim- dhe kjo tezė nuk ėshtė imja- kam besuar e besoj se rendi ėshtė pasojė e bashkėveprimit tė shumė faktorėve shoqėrorė, ekonomikė, kulturorė, trashėgimorė e tjerė, pra nė thelb as pėrmirėsohet, as pėrkeqėsohet nė vetvete, si ishull i izoluar. Sė dyti, konceptimi i rendit si forcė, apo vetėm si forcė, ėshtė naivitet. Nė rend, sidomos nė rend, prin inteligjenca. Nė kėtė kuptim, nuk mė kanė pėlqyer disa fjalė tė zotit Tahiri kur mblodhi krerėt e policisė, me grada tė larta dhe pėrvojė tė madhe shumica prej tyre dhe u tha me ton dhe me njė nėntekst tė dukshėm mosbesimi “nga ky moment jeni nė provė tė gjithė”. Kjo ishte njė e folur pa respekt e njė ministri politik pėr kuadrot e lartė tė policisė dhe unė po e them tani se pa respekt nuk bėhet as lufta, pale rendi nė njė vend demokratik si Shqipėria e vitit 2013. Po ashtu, edhe pse nuk mund tė vė dorėn nė zjarr pėr asnjeri, shkarkimet kaq masive me psikologjinė e tabula rasa, e ngrenė shumė lart stekėn e pritshmėrisė nga ky ministėr. Ai ka marrė shumė zotime. Shoh se i ėshtė lėnė fusha e hapur. Kjo ėshtė shumė interesante. Nė kėto kushte, pėrgjegjėsia e tij do tė jetė e dyfishtė nėse realiteti i rendit nuk i pėrgjigjet me shifra dhe tregues tė matshėm.


    Ish/anėtarja e KQZ, Albana Shtylla, e dorėhequr nga ky institucion si e ‘depolitizuar’ ka pranuar njė emėrim politik nga mazhoranca e re duke u bėrė Sekretare e Pėrgjithshme e Kuvendit


    Depolitizimi ka qenė politik

    Nuk kam ndonjė tė dhėnė specifike pėr rastin nė fjalė. Depolitizimi, me sa duket, ka qenė politik kur zonja ka dhėnė dorėheqjen. Gjithsesi, unė sė paku nuk dėshiroj t’i kundėrshtoj socialistėt pėr ēfarė kam pranuar nga demokratėt. Fituesit e marrin edhe kėtė post. Nuk ka ndonjė tė keqe.

    Burimi: Mapo.al
    Nė republikėn e mediokritetit gjeniu ėshtė i rrezikshėm

  7. #7
    i/e larguar Maska e ionian
    Anėtarėsuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    *
    Postime
    200

    Pėr: Analizė nga Preē Zogaj: Fotot e postuara nga Rama, njė tallje me zgjedhėsit

    Edhe ti , O Prec...?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e kriskulli
    Anėtarėsuar
    16-08-2013
    Vendndodhja
    Europė
    Postime
    62

    Pėr: Analizė nga Preē Zogaj: Fotot e postuara nga Rama, njė tallje me zgjedhėsit

    , vetėm kaq? Duket sikur po qan pėr pak qumėsht...
    Analisti Preē Zogaj ka folur me argumente dhe ka dhėnė mendimin e tij, qė jo domosdoshmėrisht ėshtė yti. Ti mund fare mirė tė zgjedhėsh qė tė rrish nė errėsirėn e shpellės tėnde.
    Nė republikėn e mediokritetit gjeniu ėshtė i rrezikshėm

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •