Në jetë (jo pas vdekjes) ne vendet islamike, Ceni dhe co& duhet te ju tregojne shqiptareve se perse po ndodhin aq shume vrasje dhe dhune ne vendet me fene e tij, dhe perse kjo fe (qe njihet si fe e paqes) nuk ka mundur te kete pak ndikim keto 1400 vitet e fundit?! Perpara se te tru shperlaheni me propaganda 'jo u konvertu ky, jo u konvertu ai, jo u konvertu ajo, jo u konvertu kjo' hajdeni si burrat tregoni se cka po ndodhe ne vendet islame.


Lajmi i pare

http://www.koha.net/?page=1,16,159430

Publikuar: 20.09.2013 - 12:08

Manila, 20 shtator - Mbi 90 islamistë janë vrarë gjatë një operacioni dyjavor të trupave qeveritare në jug të Filipineve, raportojnë mediat vendore.

Humbjet në radhët e ushtarakëve arrijnë në 13 persona, humbën jetën edhe 7 banorë civilë. Edhe më shumë se 90 militantë janë kapur peng.

Sipas vlerësimeve të ushtarakëve, rezistencën e vazhdojnë 30-70 rebelë, të cilët mbajnë peng deri në 25 qytetarë paqësorë. Më herët u njoftua se grupi "Fronti Çlirimtar Kombëtar" ka marrë të paktën 200 pengje, të cilët u përdorën si "mburojë njerëzore".


Lajmi i dyte

http://www.koha.net/?page=1,16,159431

Publikuar: 20.09.2013 - 12:13

Sana, 20 shtator - Numri i të vrarëve në Jemen ka shkuar në mbi 30 policë dhe ushtarë pas sulmit në Jemenin jugor të premten. Sulmi thuhet se është kryer nga militantët e Al Kaedës së Gadishullit Arabik që për cak i kanë pasur një kamp ushtarak në krahinën Shabëa, duke vrarë disa policë.

Në të njëjtën kohë persona të armatosur kanë sulmuar dy pika kontrolli ushtarak 15 kilometra larg vendit të sulmit të parë, duke vrarë rreth 30 ushtarë.

Këto të dhëna, megjithatë nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Al Kaeda është duke kryer sulme të shpeshta në ushtrinë dhe policinë jemenase në jug dhe lindje të këtij shteti.

Forcat jemenase janë duke luftuar militantët me ndihmën e SHBA-ve.


Lajmi i trete

Publikuar: 20.09.2013 - 14:04

Niger, 20 shtator - Militantët e grupit islamist Boko Haram, të veshur me uniformën e ushtrisë, vranë 87 vetë dhe dogjën dhjetëra shtëpi në një qendër të banuar në verilindje të Nigerisë.

Ata qëlluan me armë zjarri mbi të gjithë ata që u përpoqën të shpëtonin, deklaroi sot përfaqësuesi i autoriteteve lokale. Sipas fjalëve të tij masakra ka ndodhur të mërkurën pasi ushtria e Nigerisë deklaroi në lidhje me likuidimin e 150 militantëve në shtetin Borno.



Para kësaj, sipas të dhënave të mediave, në një pritë të ngritur nga islamistët humbën jetën më shumë se 40 trupa të ushtrisë së qeverisë.