-
i/e regjistruar
Sadik Prishtina, Hoxha ne kujtesen e pukjaneve.
.png)
Hoxhė Sadik Prishtina ( 1892-1977)
Jeta nė Kosovė
Imam Sadik Prishtina u lind mė 25 shkurt 1892 nė fshatin Kraishtė qė ndodhet nė perendim tė Lipjanit nė Kosovė rreth shtatėkm larg. Babai i Sadikut quhej Hasim ndersa nėna Qerime. Familja Prishtina nga pesė fėmijė qė kishin, Sadiku ishte mė i privilegjuari pasi ndryshe nga fėmijet e tjerė Sadiku ndoqi rrugen e diturisė. Sadiku i pėrkrahur nga i ati u rregjistrua nė shkollen fillore, pikėrisht nė Mejtepin e Janjevės. Sadiku nga dashuria pėr dije islame bėnte ēdo ditė rreth 20 km udhetim drejtė mejtepit pa asnjė ankesė. Me pėrfundimin e mejtepit, Sadiku u regjistrua nė shkollen Ruzhdije tė qytetit tė Shkupit pėr tė vazhduar studimet para gjimnazit.
Mė pas ai u regjistrua nė medresen e Prizrenit.
Gjatė qėndrimit nė Prizren ai pėrveē aktiviteteve fetare merret edhe me aktivitete tė tjera. I ndikuar nga kultura islame Sadiku sėbashku me disa shokė bashkėmoshatar formuan organizaten Bashkimi Kombetar Shqiptar.
Aktivitetet e shumta atdhetare tė kėsaj organizate bėri qė nė pranveren e vitit 1912 pikėrisht nė muajin qershor dy nga bashkėmoshatarėt e Sadikut nė menyrė ilegale u arrestuan nga trupat serbe dhe radhen e kishte edhe imam Sadiku. Pasi mėsoi mbi urdherin e arrestit qė kishin lėshuar trupat serber imam Sadiku emigroi pėr nė Shqipėri.
Gjatė udhetimit pėr nė Shqipėri ai fillimisht ndalon pėr pak ditė nė disa fshatra tė Kukėsit dhe pėr tė vazhduar rrugen drejtė rrethit tė Pukės.
Ai u prit nga pukjanėt me dashuri duke i hapur dyert e shtėpive tė tyre. Puna qelloi ta dėrgonte imam Sadik Prishtinen nė fshatin Kabash tė Pukės ku u strehua nė shtėpin e Smajl Laci [1].
Familja Laci ishte njė familje e varfer qė jetonin nė njė kasolle tė vogel dhe nė njė gjendje tė rėndė ekonomike. Smajli e konsideronte Sadikun si antarė tė familjes madje edhe mė tepėr. Besimi i fortė qė e karakterizonte Sadikun bėri qė ai tė interesoshesh pėr xhamin e fshatit Kabash. [2]
Jeta nė Pukė
Punėsimi dhe martesa
Kabashasit duke shikuar kulturen dhe besimin e palekundur tė imam Sadik Prishtinės bėri qė Myftinia e rrethit tė Pukės ta emronte Sadikun fillimisht myezin tė Xhamisė sė fshatit Kabash. Nuk kalon shumė kohė qė ai tė bėhet edhe imami i parė i xhamisė sė fshatit Kabash. Pikėrisht nė vitin 1914 Myftinia e rrethit Pukė emrohet imam i xhamisė sė fshatit Kabash. [3]
Sadik Prishtina mbahet mend si imami i parė i xhamisė sė fshatit Kabash. Nė vitin 1914 Sadik Prishtina hap pėr herė tė parė Mejtepin e fshatit Kabash. Me hapjen e mejtepit Myftinia e Pukės e emron imam Sadik Prishtinėn edhe mėsues tė Mejtepit.
Mejtepi u hap fillimisht nė ambjentet e Xhamisė sė fshatit Kabash. Mė vonė Mejtepi i Kabashit u ndėrtua karshi hyrjes sė Xhamisė sė Kabashit rreth 10 apo 15 m larg. Nė mejtepin e Kabashit u regjistruan nxėnės nga fshati Kabash, Meēe, Krovė, Lajthizė etj. Nė mejtepin e Kabashit jepej mėsim nė kėto lėndė:
1. Mėsim islam (Ilmihal)
2. Kėndim nė gjuhen shqipe
3. Kuran (mėsim i Kuranit)
4. Shkrim shqip
5. Kėndim turqisht [4]
Nga mejtepi i fshatit Kabash dolen myezin, imam dhe mėsues. Nga ky mejtepi dolen imam me emer siē ishte Shaban Rexha dhe Sahit Hoxha. [5]
Me hapjen e mejtepit tė Kabashit shėnohet fillimi i shkolles shqipe nė kėtė fshat. Nė lidhje me mejtepin e Kabashit imam Sahit Hoxha tregon: Nė mejtepin e Kabashit mėsuam edhe shqip qė kur u hap mejtepi mė 1914 prej Sadik Prishtinės. [6]
Duke qenėse Sadik Prishtina ishte i specializuar pėr shėrbimet dhe lėndet islame, nevojat bėnė qė Sadik Prishtina tė ndjek studimet pėr pedagogji nė qytetin e Elbasanit. Pasi pėrfundoi pedagogjin nė Elbasan Sadik Prishtina u emrua zyrtarisht nga kryemesuesi i Pukės Migjeni mėsues i shkolles fillore Kabash.
Sadik Prishtina pėr punen qė kryente me vullnet dhe dėshirė tė madhe, linte njė pėrshtypje tė njė edukatori dhe pedagogu tė respektuar nga pukjanet. Pėrveē shkollės sė Kabashit ai punoj mėsues edhe nė disa shkolla tė tjera tė rrethit tė Pukės.[7]
Sadik Prishtina ishte bashkėpuntor i ngushtė me eliten intelektuale tė Shqipėrisė si: Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Migjeni e Zenun Halil Bajraktarin. Kjo miqėsi bėri qė Sadik Pershtina tė martohet me Nadire Quku. Nga kjo martesė ata paten gjashtė fėmije, tre djem qė quheshin Rasim, Selim dhe Skender, dhe tre vajza qė quheshin Naile, Aishe dhe Sanije.
Kalimi i viteve bėri qė Sadik Prishtina tė blej tokė nė Kabash e tė ndertonte shtėpin e tij. Ai punoj plot 36 vjet si imam i xhamisė sė fshatit Kabash si dhe mėsues nė shkollen e Kabashit si dhe nė disa zona tė tjera tė rrethit tė Pukės.
Kthimi nė Kosovė ( 1941)
Ministria e Arsimit tė Shqipėrisė, Ernest Koliqi kishte urdheruar qė 60 mėsues tė shpėrndahen nė vendet e Shqipėrisė lindore dhe veriore, pikėrisht nė ato vende ku nuk kishte shkolla tė hapen dhe populli tė edukohet. Nė mesin e kėtyre mėsuesve ishte edhe Sadik Prishtina ku kishte marr njė udhėzim tė veēante pėr hapjen e shkollės shqipe nė Kraishte.
Me vetėfinancim Sadiku ndėrtoi dy dhoma banimi pran shkollės ku banonte me familjen e tij. Shkolla shqipe nė Kraishtė kishte filluar me mesuesin e parė Sadik Prishtina. Hapja e kėsaj shkolle nuk u prit mirė nga organet serbe tė cilat nė vitin 1946 larguan nga puna Sadik Prishtinen si dhe e dėnojnė me 15 vite burgim. Sadiku vuajti burgun nė burgun e Nishit. Presekutimi serb i ndaloi punen pėrjet nė arsim si dhe edukator edhe pas kthimit nga burgu. Pas gjithė kėtyre tortuarave qė ju bėnė Sadikut nga serbėt, imam Sadiku lirohet dhe vazhdoi shėrbimin si imam i fshatit Kraishte. Edhe pse kishte vuajrut shumė nė burgun e Nishit, jeta i kishte sjell shumė moment tė vėshtira. Ai asnjė herė nuk u thye. Gjithnjė kishte moral tė forte dhe besim nė vetvete. Ai deri nė momentin e fundit tė vdekjes ka qenė i fuqishem si nga ana shėndetėsore por edhe intelektuale. Dihet qė janė tė rallė njėrzit qė lindin e vdesin nė po tė njejten ditė e muaj. Kėshtu pra nė moshen 85 vjeēare pikerisht mė 25 shkurt 1977 ndėrroi jete imam Sadik Prishtina. [8]
Mbajtėsi i urdherit
Naim Frashėri
Pėr aktivitetin e tij atdhetarė mė 11 prill 1994 me dekret tė Presidentit tė Shqipėrisė Sali Berisha dekorohet hoxhė Sadik Prishtina me urdherin: Naim Frashėri i klasit tė I-rė, si veteran i arsimit qė shėrbeu nė shkollat shqipe jashtė kufive politik.
Pėrgatiti:
Gezim Kopani ( http://gezim-kopani.blogspot.com/201...urce=BP_recent )
______________
Bibliografi:
[1] Gezim Kopani
[2] Gezim Kopani dhe Musa Lluka (ish antar i Kėshillit tė Xhamis Pukė, 2004)
[3] Nexhmije Luma Prishtina(Mbesa e imam Sadik Prishtines)
[4] Nexhmije Luma Prishtina
[5] Gezim Kopani
[6] Xhemal Meēi, libri Kabashi Puka qė nė lashtėsi 2 fq.101
[7] Gezim Kopani
[8] Nexhmije Luma Prishtina
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt