Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Porosia e Safet Butkės, patriotit dhe europianit

    Porosia e Safet Butkės, patriotit dhe europianit

    VISAR ZHITI

    Me rastin e 70-vjetorit tė vetėvrasjes

    Mė 19 shtator 1943, pra si sot 70 vjet mė parė, pedagogu Safet Butka patriot dhe europian, politikan i shquar, vrau veten. Arsye ishte njė e vetme dhe madhore: apel pėr tė ndalur vėllavrasjen. Ai akt tragjik ra si njė kambanė qė paralajmėronte Shqipėrinė pėr luftėn civile qė mund tė niste dhe pėr masakrat e ardhshme qė do tė ndodhnin. Kėrkonte bashkimin, tė luftohej sė bashku pėr atdheun, syēeltėsi nė kėtė drejtim dhe tė pėrparohej nėpėrmjet arsimimit dhe kulturės. Ėshtė detyrė ta kujtojmė. Siē paraqitet njė CV sot nė punė, po ashtu duhet dhe CV-ja sublime e Safet Butkės nė dosjen e ndėrgjegjes kombėtare si mėsim morali dhe t’i bėhet e njohur ēdo shqiptari, sidomos tė rinjve, institucioneve drejtuese.

    BIR I LUFTĖTARIT MITIK,
    i Sali Butkės, qė ishte ndėrkohė dhe poet popullor, strateg dhe diplomat kur nuk kishte ende institucione tė tilla, Safeti u lind nė Butkė tė Kolonjės mė 10 gusht 1901, nė vitin e parė tė shekullit XX. Pasi mbaroi shkollėn fillore nė fshatin e tij, kur vendi ishte ende nėn Perandorinė Osmane, ai shkoi pėr studime nė Austri, nė Linz, dhe mė pas nė Universitetin e Gracit. Gjė e rrallė kjo, kur Shqipėria nuk kishte universitete, por as shtet, familja e tij sakrifikonte dhe e pėrgatiste djalin jo pėr pasuritė e veta, pėr administrimin e tyre, por pėr Atdheun, pėr edukimin e shqiptarėve. Nė Austri Safet Butka ishte organizatori i “Shoqėnisė sė studentėve shqiptarė – Albania” bashkė me miqtė dhe bashkėpunėtorėt e tij qė do tė shquheshin nė shkencė dhe art mė vonė, si Aleks Buda, Eqrem Ēabej, Krist Maloku, Lasgush Poradeci, Skėnder Luarasi, Qemal Butka, kushėriri i tij arkitekt etj. Punė e Safetit ėshtė botimi i zgjedhur i poezisė sė Naim Frashėrit, udhėheqėsit shpirtėror dhe profetit tė shqiptarėve. U kthye nė Shqipėri nė vitin 1928 dhe u emėrua profesor nė Liceun Francez tė Korēės, mė pas nė Institutin Tregtar tė Vlorės e nė Normalen e Gjirokastrės, ku ishte dhe drejtor. Po kėshtu drejtor dhe nė Gjimnazin e Tiranės.

    Tė shumta janė bėmat e tij edukuese dhe patriotike, vendosje pllakash pėrkujtimore, sjellja e eshtrave tė Naim Frashėrit nga Stambolli, shkrimet pėr problemet jetike, si “Pėr tė nesėrmen shqiptare”, “Pėr zhvillimin e gjuhės”, “Mbi edukatėn kombėtare”, “Po shqiptarizmit dhe Perėndimit” etj., etj. U priu intelektualėve dhe studentėve nė demonstratat e para antifashiste nė prag tė pushtimit, teksa kėrkonin armė. Si antifashist u arrestua kur ishte mėsues nė Gjimnazin e Shkodrės mė 2 shkurt 1940 dhe u internua nė ishullin Ventotene nė Itali, ku do gjente intelektualė e patriotė si Abaz Ermėnji e Myzafer Pipa, Isuf Luzaj e Zai Fundo, si dhe federalistėt italianė Sandro Pertini, Presidenti i ardhshėm i Italisė dhe Altiero Spinelli, ideator i Europės sė Bashkuar. U miqėsuan me ta me idenė e Europės sė ardhme. Pasi lirohet, Safeti kthehet nė Butkė te familja dhe menjėherė del malit dhe bėhet njė nga udhėheqėsit e shquar tė lėvizjes sė Ballit Kombėtar. Me luftėtarėt e tij bėri beteja tė ashpra kundėr pushtuesit nė zonėn e Korēės. Nacionalist i flaktė, ai u pėrpoq pėr tė bashkėpunuar me Frontin Nacional-Ēlirimtar tė drejtuar nga komunistėt, realizon lidhje me ata, me anglezėt etj. Ishte njė nga nismėtarėt dhe mbėshtetėsit e Marrėveshjes sė Mukje. Dhe pas prishjes sė saj i trembej njė lufte civile midis shqiptarėve. Teksa kapitullonte Italia fashiste, mė 8 shtator 1943, forcat e Safet Butkės, sė bashku me forcat partizane vazhdonin betejat pėr liri.

    Nė Pocestė ēeta e Safet Butkės u rrethua pabesisht nga forcat komuniste. Sekretari juridik i tij, Xhevdet Kapshtica, shkruante: “Ishte mė tepėr se njė rrethim, njė grackė, njė provokim pėr luftė vėllavrasėse midis shqiptarėve… I thanė Safetit se kishte ardhur koha qė t’u pėrgjigjeshim kėtyre provokimeve siē e meritonin. ‘Kjo nuk do tė bėhet kurrė, sa tė jem gjallė unė. Vetėm po tė kalohet mbi trupin tim!’”. Por pėrpjekjet e pėrgjakura “mes shqiptarėve” nisėn dhe po ashpėrsoheshin. Dhe ndodhi ashtu siē kishte thėnė. Safet Butka vret veten nė fshatin Melēan. U vetėbė kurban nė moshėn 42-vjeēare, la gruan dhe fėmijėt dhe njė porosi sublime pėr gjithė popullin qė tė ndalte vėllavrasjen, kėtė aksion vetėshkatėrrues tė cilin s’kishte si ta duronte.

    PARALELE EUROPIANE:
    Njė akt i rėndė dhe i lartė vetėmohimi qė tė kujtonte atė qė bėri shkrimtari austriak, hebreu Stefan Z……ėeig (Stefan Cvajg) njė vit e gjysmė mė parė nė Rio de Zhanejro. Safeti patjetėr qė e dinte. Zweig po ndihej gjithnjė e mė shumė nė depresion nga rritja e intolerancės, autoritarizmit dhe nazizmit, dhe e kapi njė dyshim i frikshėm pėr tė ardhmen e Europės, asnjė shpresė pėr kulturėn e saj dhe tė njerėzimit nė pėrgjithėsi. Zweig u gjet i vdekur nga njė mbidozė barbiturati. “Unė mendoj se ėshtė mė mirė pėr tė pėrfunduar nė kohė normale dhe nė ereksionin e njė jetė ku puna intelektuale ėshtė gėzim i pastėr mes lirive vetjake, mė e mira dhe mė e larta mbi tokė”, shkruante ai. Nuk ka vetėvrasje, ka vetėm vrasje, sipas njė poeti tė njohur. Fitimtarėt e ardhshėm, nėpėrmjet komandės sė tyre, shpėrndanė traktet partizane ku bėnin me dije vetėvrasjen e profesor Safet Butkės e ndėr tė tjera shpreheshin me cinizėm: “… na kurseu njė plumb, se do ta vrisnim…”. Safet Butkėn e vrau koha, mosmarrėveshja, bashkatdhetarėt e vet, ata qė do tė instalonin diktaturėn mė mizore. Nė fakt, vrau veten pluralizmi politik, mendimi i lirė, vizioni perėndimor, vendi. Se Safet Butka, krahas vdekjes sė vet, aspak ballkanike, por “europiane”, do tė thosha, e shndėrruar nė njė testament epokal, na la pas ndėrgjegjen e lartė dhe bėmat pėr edukimin e shqiptarėve si pėrparėsi kombėtare, njė vepėr tė vyer arsimore. Porositė e Safetit janė si poezi zanafillėse nė mėsimin modern shqiptar. Jetėn dhe pėrmbledhje shkrimesh tė tij tashmė e gjejmė tė botuar nga i biri i tij, deputeti dhe veprimtari i njohur i demokracisė, Uran Butka.

    Ndėrkaq, do tė thosha se sheshet presin shtatoren e qytetarit tė lartė Safet Butka. Misioni i tij, sakrifica, vetėmartirizimi hedhin dritė tė shenjtė edhe mbi tė sotmen. Pėrballė tij do tė kujtohemi patjetėr qė tė shmangim pėrēarjet e dasitė politike, sherrnajėn tradicionale, t’i pėrkushtohemi bashkimit dhe arsimimit pėr njė Shqipėri rilindėse pėrherė, nė familjen tonė tė natyrshme, Europa e Bashkuar.

    http://www.panorama.com.al/2013/09/1...he-europianit/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Porosia e Safet Butkės, patriotit dhe europianit

    Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU
    5 Komente per “Porosia e Safet Butkės, patriotit dhe europianit”

    Veli Stafa
    19 Shtator, 2013 - 13:16

    Prof.Safet Butka, edukator i shquar i te rinjeve intelektuale te viteve 30 pavarsisht se rrymat politike dhe ideologjike te kohes i vendosen ne kahe te kunderta.Edhe sot e kesaj dite qysh nga viti i larget 1937,ruaj ne shtepi me fanatizmin me te madh firmen e tij me boje te kuqe ne punimet e gjeometrise deskriptive te babait tim Alaedin Stafa ,nxenes i tij ne Liceun e Tiranes.Prof.Butka ishte patriot dhe antifashist.Per kete Ai u internua nga fshiazmi italian.Fatkeqesisht,sic ka thene nje i ditur:”perpjekja per te miren shpesh bie ndesh me dimensionin tragjik te historise”.Keto dimensione duhen vlersuar ne kontekstin e kohes dhe per kete arsye,prof. Safet Butka meriton nje vend nderi ne altarin e ndritur te kombit shqiptar dhe per kete Varrin duhet ta kete ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit, ne Sauk.Babai me thoshte se me matematiken dhe gjeometrine e prof.Safetit, nuk patem asnje problem ne Universitetin e Firences duke deshmuar se Ai (Prof.Butka) kishte qene as me shume e as me pak,ne nivelet e kolegeve europiane te asaj kohe.
    Pėrgjigjjuni
    Kolonjar
    19 Shtator, 2013 - 13:46

    Jeni nje personalitet shembull per jeten publike te vendit tone Z ZHiti. I urte i mencur. Te ngrihet vlera akoma me teper kur respekton nje figure te ndritur e te shkolluar qe ne zemer kishte vetem lirine e Shqiperise dhe bashkimin eshqiptareve ne nje shtet te vetem.
    Kosove,Shqiperi jemi 1
    Pėrgjigjjuni
    lola
    19 Shtator, 2013 - 14:58

    kolonjaret tregojne ndryshe historine e tij qe ai ishte i rrethuar dhe ai e ka vrare veten ne wc ,por kur lexoj keto merita dhe keto histori them qe cdo pushtet politik i interpreton historite sic do
    Pėrgjigjjuni
    Krasjoti tp
    19 Shtator, 2013 - 18:08

    Z.Ish minister.I biri i intelektualit te madh dhe antifashistit dhe antikomunistit gjithashtu, nuk eshte deputet,ju jeni deputet? me falni per injorancen.Ka me dhjetra familje te shquara patriotike por qe kane nje cene ne biografi, kane pasur pasuri.Dhe pikerisht per kete nuk duet te jene te perfaqesuara ne parlament , nuk e kane dashur dhe e kane refuzuar ish sistemin, nje prej tyre jini edhe ju, prandaj dhe nuk duet te afroen ne politik e ne parlament.Por a duet te bashkohet e djathta, a ka nevoj per nje Mukje te re ne Shqiperi?Ku eshte fashizmi, kunder kujt duet te luftojme, do pyesin. Kete e dine te gjithe.Intoleranxa,korrupsioni kriminaliteti.Te forteve,mafies ti dalin para intelektualet,idealistet fisniket.Te behet funksional pluralizmi ne Shqiperi.Te riorganizohet e djathta sipas konceptit te ZOlldashi dhe mos te pritet sa ti bien dashit to…..Ose e thene ndryshe mos te ngelemi duke pare si gjynaqare mos ve doren ne zemer Z.Meta, e ne parlament te zihemi per mustaqet e celos nderkohe qe tranzicioni vazhdon, ndersa telenovelen tash e luan Z.Rama.
    Pėrgjigjjuni
    Lazarati zija basha
    19 Shtator, 2013 - 18:33

    Tek ka rrjedhur do pikoje -thote populli.Vejeni re djalin e tije si punon per evidentimin e krimeve te komunizmit duke punuar me mencuri pa egoizem pa ekstremizem.Qe te besh pune atdhetare duhet te jeshe i fisme Atdhetarizmi e humanizmi te te rrjedhin natyrshen neper damaret e gjakut shqiptar.Dhe butkajt e kane treguar vehten si rrace atdhetarene kohet me te errta qe ka kaluar memedheu.Poturegrisurit injorante e dembele qe krijuan shtetin komunist e qe dolen nga perenjte e ferrat kur gjermanet po iknin,duke shkelur edhe ne gjakun e deshmoreve qe luftuan dhemb per dhemb me nazi-fashizmin ,ju sulen patrioteve e familjeve te tyre per ti zhdukur si rrace sepse e kuptonin qe si kishin ne krahun e tyre prandaj i rane me kositjen e luftes se klasave duke menduar se do ta kishin pushtetin per jete te jeteve,por u gabuan se ”rron o rron e nuk vdes shqiptari”
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •