Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Gjakprishurit

    Kur mendon qė anembanė Europės, kombėtarizmi ka mė se dy shekuj qė ngul kėmbė pėr dobinė e pastėrtisė racore dhe tė disiplinės nė gjak, tė duket paradoksale se shumė prej individėve tė shquar, qė kanė ngritur themelet e kombeve dhe u kanė ushqyer krenarinė, nuk i pėrmbushin kriteret e rrepta tė racės, tė gjakut dhe tė prejardhjes.

    Pa folur pėr prejardhjen frėnge tė kontit Cavour, qė udhėhoqi pėrpjekjen pėr bashkimin e Italisė; ose atė korsikane tė Napoleonit, qė ia ndryshoi historinė botės mbarė nė emėr tė Francės, dukuria ėshtė tipike mu pėr ato kombe, tė cilat janė, si me thėnė, ende nė kėrkim tė mustaqes sė dirsur.

    Te njė libėr relativisht i moshuar, Myths and Realities in Eastern Europe (nga Walter Kolarz, Lindsay Drummond LTD, London, 1946) gjej tani njė thesar tė vogėl faktesh qė, tė mbledhura nėn strehėn e njė kasolleje tė vetme, tė bėjnė sė paku tė buzėqeshėsh.

    Kėshtu, duke filluar nga Hungaria, edhe Janosh Huniadi, edhe biri i tij, Matias Korvini – qė tė dy tė kremtuar si kampionė tė Krishterimit nė luftė kundėr Gjysmėhėnės – kanė qenė gjysmė rumunė, pėr nga prejardhja; dhe, njėlloj nė Hungari, poeti kombėtar Petöfi e kish tė jatin serb, ndėrsa tė ėmėn slovake; ndėrsa kompozitori i mirėnjohur Franz Liszt, qė thoshte se e ndiente veten hungarez, edhe pse nuk fliste asnjė fjalė hungarisht, ishte me prejardhje gjermane dhe e kish gjermanishten gjuhė tė nėnės.

    Duke kaluar nga Hungaria nė Rumani, poeti kombėtar rumun, Eminescu, ishte turk-tartar nga prejardhja, me mbiemrin Emin, tė cilin mė pas e sllavizoi nė Eminoviē dhe mė pas akoma e rumanizoi.

    Edhe udhėheqėsi i “Gardės sė hekurt” rumune nė vitet 1930, ultra-nacionalisti Cornelius Codreanu, ishte fėmija e njė babai gjysmė hungarez e gjysmė ukrainas nga Bukovina dhe njė nėne gjermane; njėlloj si Henelin-i, i njohur edhe si “Führer-i i Sudeteve”, qė ishte gjysmė ēek (nga e ėma); dhe Hubay, udhėheqėsi i organizatės fashiste hungareze “Kryqi me shigjeta”, qė i pėrkiste njė familjeje gjermane-shvabe, tė ngulitur nė Hungari.

    Nė Kroaci, babai i kroatishtes moderne Ljudevit Gaj ishte gjerman nga tė dy krahėt (njėlloj si Sami Frashėri ynė, qė kontribuoi aq shumė pėr turqishten); ndėrsa nė Serbi, politikani i njohur Nikolla Pashiē, ndonjėherė i mbiquajtur “Bismarku i Ballkanit”, vinte nga dy prindėr bullgarė, dhe fliste nė parlament njė serbishte tė pėrzier me bullgarishten.

    Nė Greqi, pa folur pėr rolin e arvanitėve gjatė revolucionit dhe mė pas nė krijimin dhe mirėmbajtjen e shtetit, institucioneve dhe tė kulturės kombėtare greke, vlen tė pėrmendet Marko Boēari, tė cilin e mbajnė, sipas rastit, pėr grek, arvanit, shqiptar, arumun (kucovllah) dhe bullgar. Rumunėt thonė se u dhanė grekėve njė udhėheqės tė kryengritjes anti-osmane, Rigas Feraios (si arumun); por edhe grekėt ua kthyen nderin, duke u dhėnė rumunėve Apostolos Margaritis-in, krye-propagandistin e kauzės (a)rumune nė Maqedoni.

    Dihet pastaj edhe se Aleksandrin e Madh e pretendojnė si tė tyrin jo vetėm grekėt dhe shqiptarėt, por edhe sllavo-maqedonasit dhe bullgarėt (gjendet njė letėr e gjeneralit Kirkov, komandantit tė ushtrisė bullgare gjatė Luftės I Botėrore, ku ai u bėn thirrje ushtarėve tė vet “tė ringjallin famėn e bullgarit tė shquar, Aleksandrit tė Madh.”

    Kolarz sjell edhe shembuj tė tjerė, njėlloj pikantė, pėr popuj tė tjerė tė Lindjes, qė kushedi na interesojnė mė pak.

    Sa u pėrket shqiptarėve dhe Shqipėrisė, historianėt tanė dhe njerėzit e kulturės kanė vėnė nė dukje me tė madhe kontributin e tyre nė Perandorinė Osmane, Itali, Austro-Hungari dhe Greqi; mė pak ėshtė folur pėr kontributin e tė tjerėve, jo shqiptarėve, nė ēėshtjen tonė kombėtare.

    Kėtu vlen tė pėrmendet ndonjė figurė si Dora d’Istria, me prejardhje tė pėrzier shqiptare-rumune (Gjika), por qė luajti rol tė dorės sė parė nė promovimin e ēėshtjes kombėtare shqiptare, pa ēka se vetė nuk dinte asnjė fjalė shqip; sikurse vlejnė tė pėrmenden vllehėt qė mbajtėn peshė kritike nė organizimin dhe lulėzimin e Rilindjes sonė kombėtare; dhe mė nė fund, poeti mė i madh shqiptar i viteve 1930, Migjeni, tė cilit disa biografė i kanė gjetur prejardhje sllave.

    E gjithė kjo, pa zbritur nė Mesjetė dhe pa u ndalur nė ēėshtjen aq kontroversiale tė nėnės sė Skėnderbeut, Vojsavės, e cila mund tė ketė pasur edhe ajo prejardhje sllave (bullgare).

    Kėto tė dhėna biografike, kurioze nė vetvete, nuk kanė ndonjė rėndėsi, pėrveēse nė sytė e atyre qė e konsiderojnė gjakun si pėrcaktues, pėr rolin dhe misionin social tė individit – ose kombėtaristėve. Qė kėtej edhe ironia e faktit qė, disa prej heronjve, themeluesve dhe kontributorėve mė tė mėdhenj nė historinė e kombeve nė mos tė kombėtarizmave, kanė qenė vetė me prejardhje tė pėrzier.

    Arsyet pse ndodh kėshtu nuk mund t’i analizojmė siē do tė dėshironim; mund tė veprojė ajo qė nė statistikė e quajnė selection bias, ēka do tė thotė se ne vėrejmė mė lehtė shmangiet nga norma, sesa pėrkimet; por mundet edhe qė, nė kushtet kur njė komb ėshtė i nėnshtruar, ose ende pa historinė dhe elitat e veta, tė parėt qė i dalin zot janė pinjojtė e pakicave ose tė familjeve tė pėrziera, tė cilėt falė prejardhjes dhe gradimit social qė u jep krahu tjetėr i familjes, i ekspozohen mė shumė dhe duke rrezikuar mė pak emancipimit.

    Mund tė jetė edhe qė trashėgimia e pėrzier u jep kėtyre individėve mundėsi tė reja, pėr ta parė botėn mė kthjellėt dhe lirshėm; ndėrsa statusi i tyre nė zgrip t’i bėjė mė tė vetėdijshėm pėr nevojėn e ndryshimit.

    Sa i pėrket jetės shqiptare sot, ne pėrjetojmė njė fazė aq tė ulėt dhe aq primitive tė diskursit publik, sa pėrcaktime si “serb,” “shkije” ose “grek” pėr kėtė apo atė figurė, zakonisht politikan, ende pėrdoren pėr tė poshtėruar; dhe ku liderėve tė ndryshėm u kanė gjetur, sipas rastit, elemente joshqiptare nė biografi: herė greke, herė turke, herė ēerkeze, herė vllahe, herė evgjite, herė shule. Njė nga akuzat “shkatėrruese” pėr kombėtaristin skenik Kreshnik Spahiu ishte se kėtij i dilte nė pemėn e familjes njė degė “etnike turke” nga Prizreni; dhe akuza tė ngjashme kemi dėgjuar edhe pėr Thaēin dhe Kurtin nė Kosovė, Nanon dhe Moisiun nė Shqipėri, e kėshtu me radhė. Vetėm pak ditė mė parė, “serbi” Berisha iu drejtua nė greqishte “vllahut” Rama nė parlament…

    E megjithatė, asgjė nuk do t’ua priste dot mė mirė hovin detraktorėve, sesa konfirmimi qė ky apo ai politikan, i pėrkushtuar me sukses ndaj ēėshtjes publike dhe, drejtpėrdrejt ose tėrthorazi, edhe zhvillimit tė kombit, tė rezultonte me prejardhje “joshqiptare”, tė plotė a tė pėrzier.

    Xha Xhai

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Gjakprishurit

    Permbledhje nga Respublica

    “Serbi” Berisha i drejtohet nė greqishte “vllahut” Rama nė parlament…

    Sa i pėrket jetės shqiptare sot, ne pėrjetojmė njė fazė aq tė ulėt dhe aq primitive tė diskursit publik, sa pėrcaktime si “serb,” “shkije” ose “grek” pėr kėtė apo atė figurė, zakonisht politikan, ende pėrdoren pėr tė poshtėruar; dhe ku liderėve tė ndryshėm u kanė gjetur, sipas rastit, elemente joshqiptare nė biografi: herė greke, herė turke, herė ēerkeze, herė vllahe, herė evgjite, herė shule - shkruan Ardian Vehbiu nė Peizazhe tė Fjalės, duke analizuar "kombėtarizmin".

    Shkruan Vehbiu ndėr tė tjera: "Njė nga akuzat “shkatėrruese” pėr kombėtaristin skenik Kreshnik Spahiu ishte se kėtij i dilte nė pemėn e familjes njė degė “etnike turke” nga Prizreni; dhe akuza tė ngjashme kemi dėgjuar edhe pėr Thaēin dhe Kurtin nė Kosovė, Nanon dhe Moisiun nė Shqipėri, e kėshtu me radhė. Vetėm pak ditė mė parė, “serbi” Berisha iu drejtua nė greqishte “vllahut” Rama nė parlament… E megjithatė, asgjė nuk do t’ua priste dot mė mirė hovin detraktorėve, sesa konfirmimi qė ky apo ai politikan, i pėrkushtuar me sukses ndaj ēėshtjes publike dhe, drejtpėrdrejt ose tėrthorazi, edhe zhvillimit tė kombit, tė rezultonte me prejardhje “joshqiptare”, tė plotė a tė pėrzier..."

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Ura e Cekajve
    Anėtarėsuar
    02-07-2013
    Vendndodhja
    Galaktika Andromeda
    Postime
    344

    Pėr: Gjakprishurit

    Po te ky libri perse nuk eshte shkruar qe shumica e shqipetareve te sotem jane me prejardhje Turke, Iraniane, Siriane dhe Arabe?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011

    Pėr: Gjakprishurit

    Citim Postuar mė parė nga Ura e Cekajve Lexo Postimin
    Po te ky libri perse nuk eshte shkruar qe shumica e shqipetareve te sotem jane me prejardhje Turke, Iraniane, Siriane dhe Arabe?
    me ket ceshtje meru ti si expert

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Ura e Cekajve
    Anėtarėsuar
    02-07-2013
    Vendndodhja
    Galaktika Andromeda
    Postime
    344

    Pėr: Gjakprishurit

    Citim Postuar mė parė nga MARGUS Lexo Postimin
    me ket ceshtje meru ti si expert
    Une merrem, por historianet shqiptare bejne sikur nuk e dine qe shqiptaret jane nje konglomerat rracash.

  6. #6
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Pėr: Gjakprishurit

    Citim Postuar mė parė nga Ura e Cekajve Lexo Postimin
    Po te ky libri perse nuk eshte shkruar qe shumica e shqipetareve te sotem jane me prejardhje Turke, Iraniane, Siriane dhe Arabe?
    A ke qene ndonjehere ne shqiperi ti or kapsoll? Mos ndoshta ke rene gabimisht ne brrake apo ne ndonje lagje minoritare greke?

    Shqipove tu vish anes ti bashke me uren e shpifur qe mund te kete bere ndonje bajloz prej fisit tend..
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  7. #7

    Pėr: Gjakprishurit

    Citim Postuar mė parė nga Ura e Cekajve Lexo Postimin
    Po te ky libri perse nuk eshte shkruar qe shumica e shqipetareve te sotem jane me prejardhje Turke, Iraniane, Siriane dhe Arabe?
    po ti, e di ti prejardhjen tende?
    Nėse dėshiron ta dish tė vėrtetėn duhet tė jesh i gatshėm ta pranosh.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Ura e Cekajve
    Anėtarėsuar
    02-07-2013
    Vendndodhja
    Galaktika Andromeda
    Postime
    344

    Pėr: Gjakprishurit

    Citim Postuar mė parė nga optimus.prime Lexo Postimin
    po ti, e di ti prejardhjen tende?
    Po, e di. Kam verifikuar qe kam me shume se 500 vjet ne token shqiptare, pra perpara pushtimit Osman. Kam gjetur edhe Arberesh me te njejtin mbiemer te familjes time.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Ura e Cekajve
    Anėtarėsuar
    02-07-2013
    Vendndodhja
    Galaktika Andromeda
    Postime
    344

    Pėr: Gjakprishurit

    Citim Postuar mė parė nga optimus.prime Lexo Postimin
    po ti, e di ti prejardhjen tende?
    Po ti ēa provash ke qe te bejne ty me prejardhje shqiptare?

  10. #10
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Pėr: Gjakprishurit

    Pse vuani nga keto komplekse te tmerrshme?
    Hapeni mendjen ore budallenj..

    Nuk eshte rraca dhe as prejardhja qe ka rendesi, sepse jane gjera qe I ka Zoti ne dore..

    Behuni njerez te mire, respektoni prinderit, duani te afermit, mbillni miresi kudo qe shkelni..

    Nuk te ben fisnik ngjyra e lekures dhe prejardhja..

    Secili komb ka prejardhjen dhe historine e vet te lavdishme..

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •