Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Mblidhet Kryesia e PS, Vangjel Dule do propozohet për nënkryetar Kuvendi

    Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste, ku u diskutua për emrat që do propozohen për të drejtuar komisionet parlamentare. Burime nga selia rozë bëjnë të ditur se Vangjel Dule, kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut është propozuar për nënkryetar të Kuvendit.

    Ndërsa deputeti Fatmir Xhafaj, ashtu siç pritej, do të drejtojë Komisionin e Ligjeve, më të rëndësishmin e Kuvendit. Deputeti Erion Braçe do të drejtojë Komisionin e Ekonomisë, Arta Dade pritet që të drejtojë Komisionin e Jashtëm të Kuvendit, Eduard Shalsi do të jetë kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese.

    Ndërkohë pritet që kryesia në një mbledhje tjetër të vendosë për kryetarin e Komisionit të Sigurisë, nëse do ia japë LSI-së apo ndonjë aleati tjetër.

    Mbledhja e kryesisë zgjati për rreth një orë, ndërkohë që mësohet se nuk ka pasur debate.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mblidhet Kryesia e PS, Vangjel Dule do propozohet për nënkryetar Kuvendi

    Kryesia e PS: Postet në Parlament, Blushi refuzon Ramën

    Deputeti i PS nuk pranon për kryetar të Komisionit të Jashtëm. Dade, Xhafaj, Braho, Braçe e Shalsi në krye të komisioneve.

    Kryesia e PS vendos drejtuesit e komisioneve. Refuzojnë edhe Leskaj e Balla

    Xhafaj e Fino, debat me Ramën për nënkryetarin e Kuvendit.

    Mbledhja e parë e Kryesisë së PS pas betimit të qeverisë së re të majtë nuk ka kaluar pa debate dhe kundërshtime. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka komunikuar Kryesisë ndarjen që ai kishte vendosur për drejtimin e komisioneve parlamentare, të cilat do të miratohen në seancën e radhës. Në mbledhjen që zgjati rreth një orë, jo të gjithë anëtarët e Kryesisë ishin dakord me ndarjen që ishte përcaktuar. Ben Blushi, i propozuar nga Rama si kryetar i Komisionit të Jashtëm, e ka refuzuar dhe nuk ka pranuar që të jetë kryetar i asnjë komisioni parlamentar. Mësohet se Blushi ka thënë se nuk është i interesuar që të jetë kryetar komisioni, por preferon të jetë deputet i lirë. Po ashtu edhe deputetja Valentina Leskaj, e propozuar si nënkryetare e Komisionit të Medias, nuk e ka pranuar këtë post. “Kam qenë kryetare e këtij komisioni në opozitë, s’mund të jem nënkryetare tani në maxhorancë”, mësohet të ketë thënë Leskaj. Edhe anëtari i Kryesisë Taulant Balla nuk ka pranuar të jetë nënkryetar i Komisionit të Integrimit. Balla mësohet të ketë kërkuar drejtimin e Komisionit të Sigurisë, por kryetari i Partisë Socialiste është përgjigjur se kryesimin e këtij komisioni ia ka premtuar Spartak Brahos nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Kryetari i Partisë Socialiste i ka komunikuar Kryesisë se postin e nënkryetarit tjetër të Kuvendit do ta mbajë aleati i PS, Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-së, si vlerësim ndaj mandatit të marrë në zgjedhje. Rama u ka komunikuar anëtarëve të Kryesisë se është rënë dakord me aleatin strategjik që Kuvendi të ketë vetëm dy nënkryetarë, dhe jo tre, sa kishte legjislatura e kaluar. Sekretarët e Kryesisë, Bashkim Fino dhe Fatmir Xhafaj, kanë kërkuar që PS të përfaqësohet me nënkryetar në Kuvend, pasi Kryesia e Kuvendit është ndarë mes LSI-së, PD dhe PBDNJ-së dhe është hera e parë që PS, si në maxhorancë, ashtu dhe në opozitë, nuk ka një post nënkryetari. Rama e ka justifikuar këtë me zbatimin e marrëveshjes parazgjedhore me aleatët, si PBDNJ, që i ishte premtuar një post ministror. Kryesia ka miratuar kryetarët e komisioneve që PS drejton: Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit të Çështjeve Ligjore; Arta Dade, kryetare e Komisionit të Jashtëm; Erjon Braçe, kryetar i Komisionit të Ekonomisë; Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese. Kryesia miratoi dhe kandidaturën e PS për kreun e Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.

    Krerët e komisioneve
    Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit të Çështjeve Ligjore

    Arta Dade, kryetare e Komisionit të Jashtëm

    Erjon Braçe, kryetar i Komisionit të Ekonomisë

    Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese

    Spartak Braho, kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare

    Alfred Peza, nënkryetar i Komisionit të Medias

    Klodiana Spahiu, nënkryetare e Komisionit të Shëndetësinë


    Nënkryetar Kuvendi
    Vangjel Dule, nënkryetar i Parlamentit

    Delegacionet e Kuvendit
    Taulant Balla, Komiteti Ndërparlamentar Shqipëri-BE
    Valentina Leskaj, kryetare e Delegacionit të KiE-së
    Pandeli Majko, kryetari i Delegacionit të Kuvendit me NATO-n
    Arta Dade, kryetare e delegacionit të parlamentit në OSBE
    Namik Dokle, kryetar i Delegacionit të Detit të Zi

    Kryesia e Grupit të PS
    Kryetar
    Gramoz Ruçi

    Nënkryetarë
    Vasilika Hysi
    Taulant Balla
    Eduard Shalsi
    Erjon Braçe

    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •