Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Ese:Arsyet e falimentimit te biznesit.Roli i menaxhimit

    Njė ese mbi shkaqet e falimentimit tė bizneseve dhe rolin e menaxhimit mbi kėtė proces.Gjithashtu kjo ese do tė mundohet ti pėrgjigjet pyetjeve si :Pse njė bisnez dėshton? Pse disa bisnese janė tė sukseshme dhe tė tjerat dėshtojnė? C'farė i bėri kėto bisneze tė dėshtojnė?


    Objektivat:
    1.Tė analizohen shkaqet qė ēojnė nė falimentimin e bizneseve
    2.Ti pėrgjigjet pyetjeve si: Pse njė bisnez dėshton? Pse disa bisnese janė tė suksesshme dhe tė tjerat dėshtojnė? C'farė i bėri kėto bisneze tė dėshtojnė?
    3.Tė vihet nė dukje roli i menaxherit nė procesin e falimentimit tė njė biznesi.

    ********

    Sipas Altman "Falimentimi ėshtė situata ku detyrimet e firmės tejkalojnė vlerėn ekonomike tė aseteve tė saj". Nė ditėt e sotme ka shumė kompani qė pėrballen me probleme financiare qė pėrfundojnė deri me falimentim.Dėshtimi i biznesit mund tė shkaktohet nga shumė arsye, megjithatė faktorėt kryesorė janė problemet e brendshme. Njė firmė mund tė falimentojė sepse ekipi menaxhues nuk ka ushtruar kontroll nė mėnyrė efikase nė operacionet e biznesit. Menaxhimi i dobėt mund tė si pasojė e njė pune tė dobėt nė kėto sektorė: menaxhimi i burimeve njerėzore, menaxhimi i marketingut dhe menaxhimi financiar.
    Njė rritje nė pagėn e punonjėsve mund tė ngadalėsojė rritjen e organizatės. Nėse kompania u ofron punonjėsve paga shumė tė larta, por nuk shton orarin e punės, kostoja e produktit do tė rritet dhe vetė kompania do tė ketė fitim tė ulėt. Jo vetėm paga e lartė e punonjėsve, por pėrfitimet shtesė, tė tilla si kujdesi shėndetėsor, sigurimet, pėrfitimet e daljes nė pension dhe shumė tė tjera, shkaktojnė rėnie nė tė ardhura.Kjo situatė mund tė sjellė nė njė falimentim tė mundshėm tė biznesit. Nė fillim bizneset kanė njė shkallė shumė tė lartė tė dėshtimit,1 nė 3 dėshtojnė qė nė tre vitet e para. Ana e kundėrt e medaljes ėshtė se rreth dy tė tretat mbijetojnė dhe disa raste shkojnė nė zhvillim dhe zgjerim.
    Arsyet kryesore pėr dėshtimin e biznesit pėrfshijnė:
    1.Marketingu i varfėr
    Bizneset e suksesshme moderne janė ato qė i kuptojnė dhe i pėrmbushin kėrkesat e klientėve tė tyre. Planifikimi i detajuar i tregut dhe hulumtimi rreth tij ėshtė thelbėsore pėr bizneset e reja, pėr tė gjetur detaje tė tilla si madhėsia potenciale e tregut, shkallėn e konkurrencės, si dhe preferencat e konsumatorit dhe shijet.
    2. Planifikimi i dobėt i biznesit
    Planifikimi i biznesit duhet tė mbulojė aspekte tė tilla si marketingu, financa, shitjet dhe planet promovuese. Shpesh ėshtė thėnė se "dėshtimi nė planifikim, ėshtė plan pėr dėshtim".
    3.Dėshtimi pėr tė pėrqafuar teknologjitė e reja dhe zhvillimet e reja
    Nė njė botė nė ndryshim tė shpejtė bizneset kryesore janė ato qė e bėjnė pėrdorimin mė tė mirė tė teknologjive tė avancuara bashkėkohore nė mėnyrė tė pėrshtatshme. Firmat qė operojnė me teknologjitė dhe metodat e vjetėruara shpesh e gjejnė veten nė njė disavantazh ndaj rivalėve mė dinamikė.
    4. Zgjedhja e dobėt e vendndodhjes
    Vendndodhja ėshtė njė vendim shumė i rėndėsishėm pėr biznesin. Njė vend i mirė ėshtė ai qė minimizon ankesat e klientėve, ndėrsa nė tė njėjtėn kohė ul kostot. Pėr shembull, nė pakicė shpesh bėhet njė gabim pėr tė zgjedhur njė vend me kosto tė ulėt,por qė nuk ėshtė e dukshme pėr konsumatorėt.
    5. Menaxhimi i dobėt
    Menaxhimi i dobėt dhe pa pėrvojė ėshtė njė nga shkaqet kryesore tė dėshtimit tė biznesit. Menaxherėt duhet tė punojnė jashtėzakonisht shumė pėr tė kuptuar nevojat e klientėve tė tyre dhe tė biznesit qė ata janė nė qoftė se ato duan tė jenė tė suksesshėm.
    6. Marrėdhėniet e dobėta me punonjėsit
    Shpesh shėrben si shkak i dėshtimit. Bizneset e suksesshme duhet tė motivojnė tė punėsuarit e tyre qė tė punojnė shumė pėr tė ndihmuar biznesin tė ketė sukses.
    7. Mungesa e objektivave tė qarta
    Organizatat e suksesshme janė fokusuar nė mėnyrė tė qartė pėr tė komunikuar objektivat qė i mundėsojnė tė gjithė nė organizatė pėr ti tėrhequr nė tė njėjtin drejtim.
    Shumica e bisnezeve mendojnė se duke punėsuar mė shumė njerėz nė filialet e tyre redukton pergjegjėsitė qė ata mbartin pėr cdo filial. Ata arrijnė tė lejojnė kėta njerėz madje edhe tė drejtojnė bisnesin qė ata kanė pa i kontrolluar shpesh herė se cfarė kėta njerėz bėjne. Tė menaxhosh bisnezin tėnd dhe tė kapėsh performancėn e njerėzve qė punojnė pėr ty janė celsat e biznesit tėnd. Ti mund tė ofrosh produktin mė tė mirė nė treg por kjo nuk ėshtė e mjaftueshme. Ju duhet tė kontrolloni cdo ditė cfare punonjėsit tėnd bėjnė nė orarin e tyre tė punės. Ata mund tė qėndrojnė gjatė gjithė kohės nė zyrė dhe nė tavolinat e tyre psh. duke parė website tė ndryshme nė vend tė websiteve tė punės qė duhet tė ndjekin vazhdimisht, ata mund tė jenė nė telefon me tė afėrmit e tyre gjithė kohės dhe ndėrkohė klientėt tuaj presin nė linjė pėr tė marrė informacione prej tyre. Asnjėherė nuk i dihet. Pėr kėte arsye ju duhet tė kontrolloni herė pas here punonjėsit tuaj, tė analizoni performacėn e tyre si dhe ti ndihmoni ata duke i motivuar pėr tė bėrė njė punė akoma mė tė madhe. Tė punėsosh njerėz tė pėrgjegjshėm qė nuk bazohen nė shprehjen "Nuk ėshtė puna ime, ėshtė e dikujt tjetėr", njerėz shumė punėtorė dhe qė e kanė me shumė dėshirė punėn qė ata bejnė zvogėlojnė problemet qė bisnezi ka.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Archon pėr postimin:

    zANė (18-09-2013)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •