Apostujt tregojnė: “Teksa varrosėm njė xhenaze, profeti (a.s) ishte brenda nė varr dhe po bėhej gati tė fuste kufomėn. Ai filloi tė qajė dhe tha tre herė: “Kėrkoni mbrojtje tek Zoti nga dėnimi i varrit”. Pastaj tha: “
Kur besimtari ėshtė nė pragun e largimit nga kjo botė, i vijnė atij melekėt e Zotit me fytyra tė qeshura e tė gėzuara. I afrohen pėrpara syve dhe askush nuk i shikon pėrveē atij. Pas pak vjen meleku i vdekjes dhe i thotė: “O shpirt besimtari! Dil nė mėshirėn dhe kėnaqėsinė e Zotit tėnd”. Nė kėto momente shpirti i njeriut del mė lehtė se ē`del pika e ujit nga ena. Sapo del shpirti, melekėt shoqėrues e mbėshtjellin menjėhere me qefina nga qefinat e xhenetit dhe e parfumosin me parfum nga parfumet e xhenetit. Pas kėsaj nisen pėr tek Zoti i gjithėsisė. Trokasin nė dyert e qiejve. Melekėt qė janė roje tė dyerve tė qiejve pyesin: “Shpirtin e kujt keni sjellė”? Ata pėrgjigjen: “Kemi sjellė shpirtin e filanit tė birit tė filanit”, duke e thėrritur atė me emrat mė tė bukur, qė ai njeri ka pasur dėshirė ta thėrrasin. Atėherė melekėt thonė: “Mirė se vjen o shpirt i pastėr, shpirt besimtari dhe nė shenjė respekti melekėt roje e shoqėrojnė deri nė qiellin tjetėr. Kėshtu vazhdon deerisa ata afrohen tek qielli i shtatė dhe pastaj Zoti thotė: “Kthejeni robin Tim nė varr dhe shkruajeni emrin e tij tek libri i tė nderuarve”. Pasi varroset kufoma, nė ēastin qė largohemi, profeti na porosit qė tė bėjmė lutje pėr tė vdekurin, sepse ai i degjon hapat tanė teksa largohemi.
Profeti (a.s) vazhdon: “Pastaj i vijnė atij dy melekė, Munker dhe Nekir, tė cilėt e ngrenė njeriun dhe e pyesin: “Cili ėshtė Zoti yt, cila ėshtė feja jote, cili ėshtė profeti yt”?
Dikush mund tė pyesė: “Si mund ta ngrenė njė person qė ka vdekur”? E thashė edhe njėherė qė llogjika nuk e shpjegon dot kėtė gjė. Ne shohim njė ėndėrr dhe nuk arrijmė ta shpjegojmė dot. Po ashtu ėshtė edhe bota e varrit, e cila ka ligjet e saj.
Hadithi vazhdon: “Njeriu pėrgjigjet: “Zoti im ėshtė Allahu, feja ime ėshtė Islami dhe profeti im ėshtė Muhamedi (a.s). Atėherė Zoti flet: “Shtrojeni varrin e robit Tim me shtroje prej xhenneti dhe hapni atij njė dritare nga xheneti”. Pak mė vonė i vjen atij njė person i veshur me tė bardha. Fytyra i shkėlqen dhe i vjen erė e mirė. Njeriu e pyet: “Kush je ti”? Personi pėrgjigjet: “Unė jam puna jote e mirė. Gėzohu pėr ēfarė vjen mė pas”. Atėherė i vdekuri thotė: “O Zot bėje sa mė parė Kijametin”.
Kur profeti (a.s) po i thoshte kėto, i pranishėm aty ishte edhe Umeri (r.a). Profeti (a.s) i tha: “O Umer! Si do t`i pėrgjigjesh kėtyre pyetjeve?” Umeri u pėrgjigj: “Unė do t`u them melekėve: “Ju mė thoni kush ėshtė Zoti juaj, kush ėshtė feja juaj dhe kush ėshtė profeti juaj, sepse unė jam i sigurtė pėr kėtė”. Atėherė profeti (a.s) qeshi.
Profeti (a.s) vazhdoi tė tregonte pėrsėri: “
Kur i vjen vdekja atij qė nuk ka besuar nė Zot, i afrohen melekėt, tė cilėt tė fusin frikėn kur i shikon. Ata mbajnė me vete qefin nga zjarri dhe parfum nga zjarri i xhehenemit. Menjėherė afrohet meleku i vdekjes dhe i thotė: “O shpirt jobesimtari, dil tek zemėrimi i Zotit Tėnd”. Ky lloj shpirti kur shikon melekun e vdekjes dhe kur ndjen erėn e zjarrit tė xhehenemit nuk del, por futet thellė nė trupin e njeriut. Atėherė melekėt e tėrheqin shpirtin e tij me disa ēengela dhe e nxjerrin atė pjesė – pjesė, ashtu siē mund tė shkėputet leshi i lagur nga ferrat. Melekėt shoqėrues e marrin shpirtin e kėtij personi e qefinosin me qefinat e xhehenemit dhe e parfumosin me parfumet e zjarrit. Pastaj nisen pėr nė qiell. Trokasin por melekėt qė ruajnė qiellin e parė pyesin: “Kush ėshtė ky”. Pėrgjigja vjen: “Ėshtė shpirti i filanit i biri i filanit”. Melekėt thonė: “Ai person nuk mund tė hyjė nė dyert e qiellit”. Atėherė profeti (a.s) lexoi ajetin kuranor: “Nuk hapen pėr ta dyert e qiellit dhe nuk hyjnė nė xhennet derisa tė hyjė deveja nė vrimėn e gjilpėrės”. Atėherė Allahu (xh.sh) jep urdhėr: “Shkruajeni robin Tim tek libri i tė dėnuarve, dhe kthejeni shpirtin e tij nė varr”. Pastaj i vijnė atij dy melekėt, qė i bėjnė tė njėjtat pyetje: “Cili ėshtė Zoti yt, cila ėshtė feja jote, cili ėshtė profeti yt”? Ai nuk pėrgjigjet, por pas ēdo pyetje thotė: “ah, nuk e di, nuk e di”. Atėherė Allahu (xh.sh) thotė: “Shtrojeni varrin e robit Tim me shtroje nga zjarri”. Varri i tij fillon e ngushtohet derisa atij i futen kockat tek njėra – tjetra. Pastaj i hapet njė dritare nga zjarri i xhehennemit ku shikon vendin e tij nė zjarr. Pak mė vonė i vjen atij njė burrė me rroba tė zeza, me fytyrė tė zezė, qė i vjen erė e keqe. Njeriu pyet: “Kush je ti qė mė shqetėson”. Ai pėgjigjet: “Unė jam puna jote e keqe”. Pastaj i vdekuri thotė: “O Zot mos e bėj Kijametin”.
I lutemi Zotit (xh.sh) tė na e lehtėsojė vdekjen dhe atė qė vjen pas saj.
Per me shume
http://ardhmeriaonline.com/artikull/.../#.VvdLvuIrLIU
Krijoni Kontakt