Peleshi: Do zhbëjmë çdo vendim pas 23 qershorit, edhe SHQUP
Zv.kryeministri: Reformë në çdo ministri.
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi është ftuar në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” në A1 Report. Gjatë emisionit, zv/kryeministri Peleshi i përgjigjet një sërë pyetjesh të gazetarit Ilir Babaramo mbi tri vendimet e para të qeverisë Rama; ekonominë, mënyrën se si do të shlyhet borxhi ndaj kompanive duke synuar uljen e borxhit publik.
Keni deklaruar se do i anuloni vendimet pas 23 qershorit. Gjasat tregojnë se nuk po shkoni në këtë hulli. SHQUP duket sikur është certifikuar tashmë. Ku e shikoni se jemi zmbrapsur?
Interesat e qytetarëve u prekën keqas në mënyrë të paprinciptë pas 23 qershorit. Ne do marrim vendime etike; do prekim çdo vendim pas 23 qershorit. Mund të jenë marrë vendime që nuk bien ndesh me interesa madhore. Por për etikë do t’i zhbëjmë të gjitha. Ky është qëndrimi ynë, në të cilin do qëndrojmë edhe pasi të jemi përpara zgjedhësve pas 4 vjetësh.
Do të anuloni çdo vendim?
Ne do anulojmë çdo vendim.
Përfshirë dhe SHQUP?
Çdo vendim.
Pse morët këto 3 vendime si të parat? Pse zgjodhët pikërisht këto? Nuk ka qenë përzgjedhje rastësore. Ne kemi pasur parasysh simbolikën e vendimeve të para. Mbledhje e shkurtër, por e rëndësishme për mesazhet. Vazhdoi me Kodin e Etikës. Ne mendojmë se rikthimi i integritetit të qeverisë, etika e qeverisë dhe gjithë institucioneve është shumë e rëndësishme, duhet rindërtuar. Nuk është thjesht një prej vlerave që një shoqëri duhet të ketë transparenca, llogaridhënia etj. S’është vetëm me këto, por janë edhe arsye që kanë të bëjnë me ekonominë. Në momentin kur do rindërtohet besimi, do zhbllokojmë edhe ekonominë shqiptare. Kur besimi i qytetarëve, biznesit, investitorëve të rritet.
Çfarë parashikon Kodi? Çfarë i ndalohet një ministri?
Kodi tejkalon detyrimet ligjore. Çdo ministër ka detyrime. I çliruar nga konfliktet e interesit, integritetit, llogaridhënies. I tejkalon Kodi. Më vjen keq që politika ende bazohet në spekulime, ku nuk kursejnë as Kodin e Etikës, sepse besimi i qytetarit është i dëmtuar. Publiku ka pikëpyetje të mëdha, si gjenerojnë taksat e tyre për shembull. Por ky Kod u sulmua me lloj-lloj përcaktorësh si “Kodi i Heshtjes”.
Ka një Kod mafioz të heshtjes në Sicili…
Cilit nen i referohen që e quajnë heshtje? Nuk bëhet fjalë për norma pa sens. Përkundrazi. Në një nen thuhet se ministrat, pavarësisht se s’janë dakord me një vendim, s’duhet të dalin të nesërmen e të thonë që “unë s’jam dakord”. Kjo ndodh në shumë qeveri të botës. Nëse merren me këtë dhe e zmadhojnë, është spekulative. Do reformojmë qeverinë në aspektin etik dhe estetikisht. Do komunikojmë ndryshe.
Pse të mos e bëjë publike votën e tij?
Nuk ka pse të mos ketë dakordësi, pasi shqyrtohen më parë.
Çfarë kufizimi tjetër ka?
Kufizon ministrat nga pranimi i dhuratave, favoret për të afërt kundrejt shpërblimit të paligjshëm. Kufizime dhe në ligj, por këtu të përkufizuara dhe shpallura më nominalisht. Në SHBA nuk refuzohet dhurata se përbën fyerje, por kalon në llogari të shtetit. Nuk bëhet fjalë për dhurata simbolike, por dhurata në këmbim të favoreve. Hap pas hapi do shkojmë drejt një etike të standardeve europiane. Nuk e kemi vetëm slogan integrimin. Nuk e përkthejmë në dokumente që duhen plotësuar, por sepse besojmë se në ato detyra shtëpie ndihmohemi për të asimiluar vlerat e BE.
Çfarë kufizimesh të tjera ka Kodi i Etikës?
Nuk ka asnjë kufizim tjetër. Nuk ishte një vendim ilegal në një mbledhje informale. Është dokument publik, që do dalë hapur në Fletoren Zyrtare.
Kur është mbledhja e ardhshme e qeverisë dhe çfarë vendimesh do ketë?
Do të jetë pas disa ditësh dhe ne do po përgatisim materialin për projektvendimet e qeverisë, për të amenduar vendimet e marra nga qeveria paraardhëse pas zgjedhjeve të 23 qershorit.
Do kalojnë emërtesat politike? Zv/ministrat, prefektët, drejtorët, kur do shqyrtohen këto?
Janë duke u përgatitur dhe s’besoj se kjo do të pengojë punën e qeverisë. Nuk kanë përfunduar negociatat me LSI që nuk ka një datë të qartë? Nuk mund ta them këtë, por ne do të respektojmë marrëveshjen me LSI, sa i takon koalicionit. Dhe do të ketë përfshirje në struktura të tilla.
Ju do keni një pozicion honorifik në qeverinë “Rama” apo do të keni kompetenca në qeverisje, me detyra që ju ka ngarkuar Kryeministri?
Zv/kryeministri ka pasur më përpara edhe një portofol ministror. Ne nuk është se do të ndryshojmë vetëm rolin apo detyrat që do të ketë zëvendëskryeministri i Shqipërisë. Ne kemi nisur një proces që do reformojë punën e qeverisë. Institucionet do të jenë shumë më efektive, duke dalluar punën e tyre nga rezultati. Reforma do të kapë çdo ministri. Unë do të jem së bashku me konsulentë ekselentë të huaj që do të punojnë me ne, për të instaluar këtë kulturë në mënyrën inovative me skema dhe qasje inovative, për t’u kthyer ministrive tona efektivitetin, për t’i dalluar ato nga rezultati. Do ndryshojë organograma, qasja, puna e përditshme, mënyra se si hartohen politikat, sesi zbatohen ato në plane veprimi. Ne kemi një strategji që e respektojmë. Ne do të jemi më të fokusuar te planet e veprimit, zbatimi i të cilave në fund të japë rezultate.
Sa u takon ish-pronarëve?
Ne do të jemi qeveria më miqësore me pronarët e tokës. Ne e refuzojmë termin ish-pronar, pasi jemi dakord që atyre t’u kthehet toka aty ku është e mundur dhe të dëmshpërblehen për rastet e tjera. Ne nuk kemi siguruar transparencën, nuk e kemi thënë me zë të lartë sa toka do të ndahen, sa familje përfitojnë prej saj dhe sa do të kompensohen në vlerë monetare.
Sa i takon reformës administrative, çfarë do të ndodhë?
Do të ketë një rindarje apo grumbullim të bashkive? Apo ndryshim të statusit të bashkive?
Kjo është një nevojë e shoqërisë shqiptare për një reformë territoriale administrative në funksion të rritjes së eficiencës. Mjafton të përmend një shifër tronditëse, nga 308 komuna në gjithë vendin, 105 nuk gjenerojnë asnjë të ardhur. Dhe shpërndajnë vetëm transfertën e pakushtëzuar që vjen nga qeveria për paga apo detyrime. Pikërisht kjo reformë synon reduktimin e numrit të komunave dhe bashkive dhe ndërtimin e bashkive të mëdha. Në një rreth të caktuar mund të ketë më shumë komuna dhe bashki, dhe nuk do të kemi disa komuna, por do kemi bashki të mëdha. Do të eliminojmë shpenzimet e tepërta.
Panorama
Krijoni Kontakt