Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1

    PS nxit "nje grup te rinjsh" qe te kerkojne largimin e investitoreve te huaj.

    Tė rinjtė nisin fushatėn fushatėn ‘Bankers Out’: Nafta ėshtė pasuri, jo fatkeqėsi

    17 Shtator, 2013 | Postuar nė: Aktualitet,Ekonomia | Shkruar nga: TemA

    Njė grup tė rinjsh, kryesisht studentė dhe profesionistė tė rinj, banorė tė Fierit, nisėn fushatėn ‘Bankers Out’.

    Qėllimi i saj ėshtė qė tė sensibilizohet opinioni publik pėr dėmet e mėdha qė po i shkakton kompania Bankers ambientit dhe vetė banorėve tė Fierit.

    Tė rinjtė thanė se qė kur kjo kompani nisi tė operojė nė sektorin e nxjerrjes sė naftės, kjo e fundit ka nisur qė tė shihet si njė fatkeqėsi natyrore dhe jo si burim pasurie.

    Ata thonė se shteti shqiptar nuk pėrfiton asnjė qindarkė nga kjo kompani, pasi ajo nuk paguan taksat.

    Po ashtu dhjetėra shtėpi janė rrėnuar dhe qindra banorė janė frikėsuar nga lėkundjet qė shkaktojnė shpėrthimet e kompanisė.

    Ambienti i zonės pėrreth ėshtė shumė i ndotur dhe jashtė ēdo standardi jetese.

    Tė rinjtė thanė se fushata do tė zgjasė deri sa tė ketė njė veprim tė qartė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 17-09-2013 mė 13:54

  2. #2

    Pėr: PS nxit "nje grup te rinjsh" qe te kerkojne largimin e investitoreve te huaj.

    Reagimet e lexuesve te Temes:

    fieraku4u -- 17 Shtator, 2013 nė 6:26 pm

    BANKERS PETROLEUM ESHTE THJESHT NJE BANDE HAJDUTESH, PERVEC SE MERR NAFTEN NE FIER PA PAGUAR TAKSAT, POR SHKAKTOJN EDHE DEME TE MEDHA NATYRORE, EKONOMIKE EDHE INFRASTRUKTURORE NE ZONEN E FIERIT..

    KJO KOMPANI DUHET CUAR NE GJYKATE PER CESHTJE PENALE EDHE EKONOMIKE…

  3. #3

    Pėr: PS nxit "nje grup te rinjsh" qe te kerkojne largimin e investitoreve te huaj.

    Bankers Petrolium

    http://www.bankerspetroleum.com/

    Premtimi i Rames:


  4. #4

    Pėr: PS nxit "nje grup te rinjsh" qe te kerkojne largimin e investitoreve te huaj.

    27 Mars 2013

    Rama nė Patos: Nafta do tė bėhet pasuri reale e vendit

    TIRANĖ- Partia Socialiste zhvilloi tė mėrkurėn nė qytetin e Patosit Konferencėn rajonale pėr prezantimin e programit pėr njė Rilindje Shqiptare nė fushėn e naftės dhe hidrokarbureve.

    Duke marrė fjalėn nė takim kryetari i PS-sė, Edi Rama, evidentoi korrupsionin dhe praktikat abuzive tė qeverisė me njė pasuri kaq tė rėndėsishme tė nėntokės shqiptare, siē janė nafta dhe hidrokarburet. Ai premtoi se PS do tė ndėrtojė njė politikė qeverisėse qė nafta tė bėhet pasuri reale e vendit.

    "Pėr ne do tė kishte mjaftuar vetėm pseudoprivatizimi i Albpetrolit pėr tė ndėrmarrė njė nismė tė plotė hetimi dhe gjykimi dhe pėr tė parė mbrapa hekurave ata qė morėn pjesė nė kėtė mashtrim tė madh tė popullit shqiptar, qofshin ata qė e projektuan nga ana e qeverisė atė privatizim, qofshin ata qė pėrmes atij privatizimi nė emėr tė pushtetit si sekserė tentuan tė pėrfitojnė dhe qofshin ata qė mashtruan popullin shqiptar dhe shtetin shqiptar me njė ofertė fiktive dhe qofshin ata qė e garantuan ekzistencėn e asaj oferte", u shpreh Rama.

    Kryesocialisti renditi tė gjitha hapat qė do tė ndėrmarrė qeveria socialiste pas 23 qershorit pėr ta rilindur dhe vėnė nė efiēiencė kėtė sektor jetėsor pėr ekonominė e vendit.

    "Brenda 300 ditėsh ne do tė realizojmė njė ekspertizė tė plotė nė nivel qendror, tė gjithanshme, ekonomike, financiare, ligjore, administrative, pėr tė gjithė sektorin e naftės, nga njė grup ekspertėsh vendas dhe ndėrkombėtarė. Do tė kontrollojmė me rigorozitet se si janė zbatuar tė gjitha kontratat e hidrokarbureve, si janė dhėnė lejet pėr zhvillim-kėrkim dhe si janė marrė licencat dhe do tė zhbėjmė ēdo praktikė qė gjendet jashtė kuadrit ligjor tė Republikės sė Shqipėrisė", tha Rama.

    (d.b/BalkanWeb)

  5. #5

    Pėr: PS nxit "nje grup te rinjsh" qe te kerkojne largimin e investitoreve te huaj.

    Nafta jonė nė emergjencė

    10 Gusht, 2013 | Postuar nė: Opinion | Shkruar nga: TemA

    Nga ing. Ahmet Ēollaku

    Vite mė parė nė njė qytet jetonte njė njeri qė bėnte vetėm prapėsi. Kur ai ndjeu se po i vinte fundi, do vdiste, la amanet qė litarin e qivurit t’ia linin jashtė. Ai vdiq dhe me litarin u bė siē desh ai, gjysma nė gropė e gjysma tjetėr mbi tokė… Po megjithėse i vdekur, prapėsitė e tij nuk mbaronin. Aty pranė kalonte rruga dhe njerėzit sa herė qė ecnin, pengoheshin tek litari dhe rrėzoheshin. More, nisėn tė flasin njerėzia, nuk u ngop ky me prapėsitė kur ishte gjallė po edhe i vdekur nuk do tė na lėrė rehat? Kėshtu po ndodh edhe me Berishėn…

    Nafta jonė, tani pėr tani ėshtė njė ekuacion i vėshtirė. Si paratė, edhe tė dhėnat e naftės fshihen nėpėr xhepat e berishistėve, tė cilėt janė nga tė gjithė krahėt. Berishistėt i janė ngjitur edhe z.Rama dhe shtiren se do tė jetojnė si siamezė. Berisha me kompani po bėjnė gjithēka qė nafta tė mos dokumentohet, po jep viza pėr jashtė, po falsifikon grafikė, lė ca fotokopje gjoja si origjinale. Berisha duhet tė raportojė nė parlamentin shqiptar nė ē’gjendje po e lė industrinė e naftės, si janė katandisur studimet e naftės …

    Kėrdia mė e madhe po bėhet sidomos nėpėr administratat e kompanive tė huaja koncesionare, tė cilėt kanė vėnė nė lėvizje emra tė tjerė, tė dhėna tė tjera. Nafta po kalon nga politika demokratike, nė politikėn socialiste. Po cilėt do tė jenė ata qė do tė marrin kėta inventarė? Specialistėt, deputetėt, kėshilltarėt e z.Rama apo kėshilltarėt e ministrit? Apo asnjėri?! Nafta jonė ėshtė nė pavijonin e emergjencės, nuk pret mė. Ėshtė nė gramat e fundit! Ēfarė bėhet nė zyrat e AKBN-sė, AKHN-sė, nė METE-e? Tani kjo Shqipėri e uritur dhe e turpėruar para botės, qė vret nė mes tė ditės njerėzit e saj, nuk ka kohė tė presė Venizelosin e Greqisė. Nėse kjo qeveri do tė luajė ping-pong me detin tonė, atėherė mos ngelet shqiptarė nė kėmbė.

    Kompanitė e huaja nė Shqipėri, qė merren me naftėn, janė shtete autonome. Pa mė thoni, cilėt janė drejtuesit realė tė kėtyre kompanive? Klikoni nė internet, keni pėr tė gjetur disa gjoja specialistė super tė kualifikuar qė krekosen nėpėr ato faqet e lira. Asnjė lloj informacioni apo e dhėnė nuk po i jepet kėtij populli.

    Nėse z.Rama, kėto procese kontrolli dhe menaxhimi do nisė t’i bėjė pasi tė vėrė nė kokė kurorėn, Shqipėrinė e mori lumi. Ai duhet tė zgjedhė sa mė parė specialistėt qė do marrin kėto kontrolle, specialistė tė ndershėm, pa parti. Po fatkeqėsisht specialistė tė tillė janė tė rrallė, prandaj ai duhet te mendojė mirė ku tė vėrė dorė dhe t’i marrė sa mė shpejt. Nesėr do tė jetė shumė vonė, nesėr problemet do tė ngatėrrohen mė shumė. Tani pėr tani nuk ėshtė koha pėr CV, tani jemi nė njė luftė tė ftohtė, tė egėr, dinake, kush ta vjedhė Shqipėrinė mė shumė nga deti, nga qielli, ta lėrė pa njė pikė nafte, pa kandila dhe pa llamba vajguri. Kjo forcė e re politike dhe administrative me kohė tė kishte hapur rubrikėn OPINIONE, ku gjithė specialistėt e naftės, me titull e pa titull, me CV-i e pa CV-i, do tregonin rrugėt ēfarė duhet bėrė me naftėn shqiptare. Nėse ju nuk e hapni sa mė shpejt kėtė rubrike, ju do tė pėrfundoni si Berisha. Pra, ato CV-tė qė thoni ju, nuk i zgjidhin problemet e naftės, pėrkundrazi ato do ta komplikojnė punėn mė shumė. Nėse CV-tė do tė ishin zgjidhje, atėherė pėrse kėta tė huajit bashkė me tanėt me CV tė arta, pėr njėzet vite nuk kanė zbuluar asnjė vendburim nafte? Pėrgjigjen ua jep prof. Alfred Frashėri nė njė shkrim tė artė botuar tani afėr nė shtypin shqiptar. Po a e ka marrė z.Rama mundimin ta lexojė, apo ka nė agjendė vizitat jashtė shtetit? Problemet e naftės shqiptare janė mė tė rėndėsishme se vizitat e tij jashtė shtetit.

    Pra, kjo Shqipėria ime dhe e juaj, po vidhet si kurrė ndonjėherė tjetėr sepse, si komunizmi, edhe berishizmi nuk ka pėr t’u kthyer mė nė kėtė vend sado investime tė bėhen nga brenda dhe nga jashtė. Ēdo ditė nxirret dhe vidhet naftė. Kalimi nga PD nė PS ėshtė shkatėrrues, me pėrmasa tė mėdha, qė pa dyshim do tė lėrė shumė viruse tė tmerrshme. Kėshtu, nė kėtė kohė gjoja kalimtare, Berishės i jepet mundėsia tė bėjė kėrdinė, t’ia lėrė fajin zyrtarisht PS-sė, kurse ne popullit fletoret e borxheve tė brendshme dhe tė jashtme. Po shitet ARMO, bota po na hedh plehrat e VC-ve…

    Kryetari i ri i shtetit tonė nuk duhet te vijė rrotull nėpėr botė, nuk ka pėrse tė kėrkojė kredibilitet, sepse e gjithė bota na njeh mirė kush jemi. Nėpėr botė nuk ka panaire shqiptare, ka keqardhje. Ky shef i ri duhet tė veshė ēizmet, tė thėrrasė specialistėt dhe tė zbresė nėpėr vendburimet e naftės shqiptare, tė shikojė si funksionojnė mushkėritė e Shqipėrisė. Kjo ėshtė detyra e tij e parė!! Ajo e Toni Blerit, e Turqisė, Italisė, Greqisė dhe me radhė, janė pėr kohėn e lirė, nėse ka kohė tė lirė. Sikur lajmet shqiptare tė shkruanin se z. Rama vizitoi vendburimin e Cakranit, Gorishtit, Delvinės, Marinzės apo tė Kuēovės, gjithė shqiptarėt do t’i luteshin Zotit tė madh qė atij jeta t’i bėhej njė mijė, sepse nafta jonė ėshtė pasuri shqiptare nė tokėn shqiptare, ėshtė dhuratė qė na ka falur Zoti. Shqipėria do tė nisė tė ngrihet mė kėmbė nėse z. Rama do anulojė gjithė vizitat e planifikuara jashtė dhe ato marrėveshjet koncesionare, do tė anulojė ato bankete qeveritare, do tė shkojė tė shikojė ku ėshtė nafta, kromi, bakri, hekuri, floriri…

    Nė minierėn e Bulqizės ēdo ditė shuhet njė shqiptar, kurse nė fushat e naftės ēdo orė rrėzohet njė kullė nafte a boshatiset njė rezervuar nafte. PS-ja merret vetėm me konstatime, kurse ata tė graduarit e naftės tonė, profesorė, doktorė e me radhė, kanė rėnė nė gjumė tė rėndė.

    Pyesni Berishėn sa nuk ėshtė rrėzuar pėr tokė fizikisht, a ka parė ndonjė vendburim nafte shqiptare? Ai nė kohen e tij nuk pa asnjė vendburim nafte, lėshoi vetėm ca fjalė qė i mori era. Ju tė PS-sė i lini ato kostume tė reja, mos hidhni parfume, shkoni vizitoni vendburimet e naftės tonė, kėshtu ky popull do t’u mbajė nė krahė. Shkoni shikoni me sytė tuaj kush i administron ato vendburime, dėgjoni ulėrimėn e vulfave, dėshmitarė si vidhet nafta shqiptare.

    Ne duam qė kjo skuadėr e re tė na thotė sa naftė marrin tė huajt nga gjithė vendburimet e naftės shqiptare, tė gjejė sa mė parė specialistėt gjeologė-gjeofizikė-shpuesa-prodhuesa-pėrpunuesa, ata qė do tė hartojnė projektet e para pas komuniste dhe berishiste. Nafta nė Cakran, Gorisht e me radhė, nuk ra nga qielli… Ka vite qė pret nafta nė Pekisht, Galush, Elbasan, Papėr, Rovė, Petrelė, Tiranė, Depresioni i Tiranės, radhėn do ta vazhdojnė gjeologėt Dhimitėr Gjenerali, Engjėll Pėrrenjasi, Kadri Rama, Vangjel Kiēi, Telo Velaj, Alfred Frashėri, Ziver Meko dhe shumė tė tjerė…

    Problemi nė naftė nuk ėshtė aq i vėshtirė sa duket. Z.Rama tė shpallė nė rang kombėtar sa mė parė njė konkurs pėr zbulimin e vendburimeve tė naftės. Projekte me detyra dhe tė drejta pėr autorėsinė. Aty do tė shikojmė ata profesorė dhe doktorė me yje, dhe ata tė thjeshtit, aty ne atė konkurs do tė radhiten ato CV-tė sė bashku me objektet konkrete tė naftės. Sipas ligjeve, autorėt do tė marrin pjesėn e tyre. Problemi ėshtė cilėt do tė jenė nė komisionin qė do tė vlerėsojė kėto projekte dhe kondicionet qė do tė vendosen pėr to. Nė kėtė aplikim do tė shikojmė ata qė llomotitin pėrditė pėr vlerat e tyre tė mėdha. Do t’i shikojmė! Ky konkurs pėr naftėn do ta ngrinte mė kėmbė kėtė Shqipėri tė gjunjėzuar dhe kryqėzuar.

    Qeveria e Ramės duhet t’i gjejė sa mė parė ku janė interpretuesit tanė sizmikė me vlera tė testuara nė botė Ēaush Xhufi, Shkėlqim Muskaj, Edi Maili, kėta shkencėtarė shqiptarė kontemporanė, do t’i korrelojnė ato objekte perspektive. Mė pas kėrkoni shkencėtarėt apikativė Ramadan Perhatin, Fatmir Shehun, Maksim Shulin, Bashkim Ēelėn, Gjergji Foton…

    Z.Rama ka kohė qė mban nė raftin e tij librin “Nafta dhe politika”, shkruar nga ish- deputeti Maksim Shuli. Ndihem i trishtuar kur autori i kėtij libri mė thotė se z.Rama nuk i ka shkruar dy fjalė tė vetme pėr kėtė padi tė hapėt burrėrore. Akoma mė shumė, naftės i takon njė pushtet mė i madh, tė ketė ministrinė e vet, Ministrinė e Naftės. Shtetet e botės me dy pika nafte, lėshojnė satelitė dhe raketa, ndėrsa ne e administrojmė naftėn tonė me njė stan militantėsh, qė ndėrrojnė partitė ēdo legjislacion.

    Specialistėt shqiptarė janė mjekėt e pavijonit tė emergjencės sė naftės shqiptare, ata kanė vite qė presin tė projektojnė, tė nxjerrin naftė fontana si ajo e Cakranit. A e di kjo forcė e re politike sa specialistė gjeologė-gjeofizikė nafte dhe shpuesa i kanė ngelur kėsaj Shqipėrie? Shumė pak, prandaj vraponi t’i gjeni sa nuk ėshtė vonė, i kėrkoni, i takoni, i pyesni… Nėse ju nuk do t’i takoni ata, kjo ėshtė fatale pėr popullin shqiptar. Kėta gjeologė me rrudha qė e njohin nėntokėn tonė, duhet tė jenė deputetė, ministra, kėshilltarė, ambasadorė, sepse e njohin Shqipėrinė nga brenda dhe nga jashtė. Z.Rama duhet t’i takojė ata personalisht njė nga njė me radhė dhe t’u kėrkojė falje qė i ka nxjerrė pa punė se si forcė e madhe politike opozitare e kėtij vendi, me kohė duhet ta kishte fshirė berishizmin, tė mos i linit kėta specialistė tė merrnin rrugėn e kurbetit…

    Berisha dhe beniaminėt e tij nuk duan tė dorėzohen, ata do jenė gjithė kohėn hakmarrės dhe keqdashės ndaj shqiptarėve. Gjatė kėtyre ditėve tė fundit kjo skuadėr hajnash po shkatėrron ēdo gjė. Nafta ėshtė nė dhomėn e emergjencės, kurse Berisha livadhis si njė karagjoz, i mbrojtur nga forca tė errėta. E djeshmja iku, tė nesėrmen nuk e dimė, nė dorė kemi vetėm tė sotmen, thotė Nėnė Tereza. Tani e kemi nė dorė Berishėn, pėrse nuk e arrestoni? Mos vallė duhet tė marrim leje nga tė huajit?! Po, mbajeni mend mirė, Berisha dhe beniaminėt e tij do tė arratisen sepse me ta ėshtė lidhur nafta shqiptare. Kush e mbajti nė pushtet gjithė kėtė kohė Berishėn? Nafta shqiptare!

    17 Pergjigje per Nafta jonė nė emergjencė

    NjeQytetarOptimist -- 10 Gusht, 2013 nė 7:21 pm

    Pa vajtur Sali Berisha ne burg, s’ka per tu bere ndonjehere drejtesi ne ate vend..Rrum palle ka per te qene pa arrestuar keta gjakpiresa qe I shohin shqiptaret si skllever…

    Pėrgjigjjuni

    Naftėtari -- 11 Gusht, 2013 nė 6:59 am

    Saliu, zenėrat, gitėrat, lulėrat, rulėrat, medinjtė, faslliēėrat e tėrė kuliēėrat kriminelė tė Saliut duhet tė dalin para gjyqit pėr vjedhjet qė i kanė bėrė shqipėrisė.
    Le tė shpresojmė por me nasipnaēėra zor se vendoset drejtėsia.

    Pėrgjigjjuni

    Aleksandėr Matrėnga -- 10 Gusht, 2013 nė 7:30 pm

    Revolta per naften eshte e drejte,jo per ju qe keni kushtezuar jeten me naften,ju dhe shume naftetar qe jane heronj per punwn qe kane bere,por edhe per ne qe kemi jetuar e punuar me naftetare duhet te veme ndonese vone kujen dhe te ulerijme sikurse beni ju.POR ku ishit ju personalitete ,per keto 23 vjet qe naftes ju vu kazma dhe eshte shperfytyruar krejt.Kjo qe ka ndodhur me naften nuk filloj sot kur populli me vote rrezoj kete qeveri kriminale dhe te korruptuar deri ne palc.Beni mire qe i kerkoni llogari Rames,por qeveria nuk eshte ne detyre,alatrmi eshte paralajmerues dhe i drejte,por ajo qe ka ndodhur me naften ,por jo vetem duhet te paguhet me koke.

    Pėrgjigjjuni

    myzeqari -- 10 Gusht, 2013 nė 8:05 pm

    Me sa dime ne dhe qeverria qe do te vij nuk ka per te bere gje per naften. Ne nje kompani nafte te huaj qe punon ne Fier ka aksione dhe Ilir Meta keshtu qe mos prisni qe te behet dicka. Ata qe punojne ne kompanite e naftes tregojne gjera te tmerrshme ne drejtim te shfrytezimit te puseve dhe te shtresave naftembajtese. Tregojne poshtersite se si kompanite nxjerrin nafte me fitime kolosale dhe nuk paguajne asnje lloj tatimi shtetit por ato leke shkojne ne xhepat e Metes, Olldashit, Shekelzen Berishes dhe Tacit ketij limoni qe pasi u shtrydh fort u hodh ne rruge. Mjere ky popull ne dore te kujt ka rene.
    E po nese ky popull nuk ngrihet nena ti lerohet me shkop them une.

    Nje gje duhet te dini se nga shfrytezimi i nje pusi nafte ne Fier nga nje firme Kanadeze fitimi eshte 36 milion dollare ne vit.

    Pėrgjigjjuni

    Gjeologu -- 12 Gusht, 2013 nė 12:33 am

    KE PLOTESISHTE TE DREJT O MYZEQAR

    Pėrgjigjjuni

    al -- 10 Gusht, 2013 nė 9:03 pm

    kur vendet qe kane nafte ,po kalojne pa shqetsim krizen boterore, ne si shqiperi ja japin te tjereve pasurite tona. grushti i drejtesise te bie mbi matrapazert e tranzicionit qe e rropen shqiperine. pa marre pushtetin rama duhet te mbledhe te gjithe specialistet e naftes dhe te te konstatojne gjendjen qe eshte nafta dhe mineralet. te shikohen kontratat qe nga fillimi dhe te dalin para pergjegjesise penale shkaktaret. kompanive gjoja te huaja, te shikohen pagesat e taksave dhe ne rast abuzimi ti konfiskohen pasurite. ne rast se rama nuk ben kete, nuk do te bej hajer. frike mos te kete, se ka nje popull qe i ka duruar shume keta hajdute dhje di ti japi ate qe meritojne.rilindja fillon nga venia e drejtesise.

    Pėrgjigjjuni

    Kopi Kyēyku -- 11 Gusht, 2013 nė 3:13 pm

    Tė drejta, prekėse deri nė dhembje kėto dėshmi tė inxhinierit tė njohur atdhetar, publicistit tė talentuar, Ahmet Ēollakut! Sot o kurrė! Ēdo minutė e humbur ėshtė e pafalshme!

    Pėrgjigjjuni

    sabo -- 11 Gusht, 2013 nė 1:51 am

    I nderuari Collaku ,shkrimi juaj si gjithmon tregon se ju me gjithe qe jetoni larg atdheut tuaj ju cqetson me te drejte fatet e vendit ku ju punuat plot perkushtim si specialist i ndershem dhe i vertet ,ju pergezoj dhe ju uroj shendete dhe shprese se fjalet tuaja do te ndegjohen Sabo

    Pėrgjigjjuni

    sherifi -- 11 Gusht, 2013 nė 4:00 am

    Pershendetje z.Collaku;
    Po berisha si antishqiptare qe eshte,kte gje beri qe kur erdhi ne pushtet ne vitin 1992,qe gjoja per hire te reformave demokratike,te ndryshimit te sistemit,largoi nga puna gjithe ajken e specialisteve te naftes dhe gazit,qe kishin kontribuar dhe zbuluar disa vendburime nafte dhe gazi,qe shteti per ta kishte investuar aq shume dhe i zvendesoi me tifoze politike dhe partiake te partise demokratike dhe kte gje e beri ne te gjitha fushat edhe per minierat,energjitike,polici,shik,ushtri e tje dhe u pa ku e shpuri vendin ne v.1997, dhe po kte avaz ndoqi edhe me riardhjen ne pushtete ne v.2005.

    Pėrgjigjjuni

    Shkembi -- 11 Gusht, 2013 nė 9:06 am

    O ing. Ahmeti,edhe une kam qene naftetar dhe megjithese e kam vene re katrauren qe eshte bere ne nafte,dhe me qe nuk ja them per te shkruar si dhe nuk kam patur besim se gjerat qe do thoshja do ta ndryshonin gjendjen; kam heshtur. Te them te drejten me zgedhjet e fundit dhe mua me eshte rritur besimi se edhe Sektori i Naftes do te gjejeje vendin e tije.
    Ti bene mire qe e ngre me force problemin por me duket se e tepron rolin e kopetentit ne “Emerimin e Kuadrove”. Po tregon nje padurim te theksuar per te ” ndar postet” dhe jo vetem ne profesionin tend si sismik por dhe ne profesione te tjera ,(GJEOLOG ,PRODHUES ,CPUES ETJ..)per me teper qe disa nga emrat qe permend jane siper te 70-ave, dhe megjithese jashte shtetit, nuk kane punuar ne profesion.Ka plote shkencetar nafta dhe e vetmja rruge duhet te jet me konkurs,jo si militant partishe. A nuk e shikon ti qe sot Alb- petroli ka si drejtues nje mesues?

    Pėrgjigjjuni

    xhemal -- 11 Gusht, 2013 nė 11:53 am

    ceshtje e naftes ,gazit ,detit ,teritorit ,energjise ,minierave ,pyjeve ,liqeneve ,lumenjve ,burimeve ujore etj zgjidhet me nje ligj te vetem pa shume fjale dhe kushtetues nuk mund te shfrytezohen apo privatizohen pasurite publike pa u miratuar me 2\3 e votave ne parlament dhe marre perpara pelqimin e qytetareve te zones ku ndodhet pasuria publike pse jo te behen edhe referendume se keshtu si administrohet pasuria na shqiperi po krijohen grupe te pasurish pa pune e zotesi atehere ne po krijojme nje diktature te re me te keqe se e para keshtu gjithmone shteti dhe fuqia do jete e nje grupi

    Pėrgjigjjuni

    Lefter -- 11 Gusht, 2013 nė 2:40 pm

    Si gjithmon keto 22 vjete te ktheses del ky A.Collaku por me alternime sipas situatave duke u pagezuar mercenar kamelon me veprimtari te persosur.Para 1991 ki inekzistente nuk ekzistonte absolitishte,ai nxori koke ne tetor te vitit 1991 duke atakuar sistemin qe po ikte,institucionet e naftes dhe specialistet me kontribut te spikatur ne sismike dhe gjeologji.Ne vitet e mevonshem i eshte qurravitur sistemit te ri,Berishes dhe te tjereve se ndoshta do te kujtoheshin per kete te harruar e braktisur nga sistemi i kaluar.Meqense edhe sistemi i ri nuk u kujtua per te njelloj si i pari,ka rreth dy apo tre vjete qe anatemon se nuk po bente gje per naften por jo kaq hapur sa ne kete shkrim kunder Berishes dhe Berishizmit.Ne raste se neser kthehet Berisha ne pushtet ki Collaku e kthen pllaken se prandaj e ka emertimin mercenar kamaleon.Para disa kohe na thoshte qe t’i jepeshin tre sonda per te shpuar ne tre struktura dhe do te shperthente nafta si dhe dispononte edhe 20 struktura te tjera,ndersa sot kerkon te grumbullohen disa specialiste te degraduar shoke te tij qe nuk kane dhene gje per naften kur ishte kohe e saj e jo tani qe i kane ditet e numuruara mbi 70 e 80.Prandaj Rama e te tjere jini vigjilent e mos degjoni keshilla nga ki mercenar kameleoni.Na permend ketu nje shkrim te A.Frasherit.Shkrimi qe ka bere A.Frasheri me kerkese te ketij “miku”,eshte nje gje e zakonshme,jashte specialitetit dhe mundesise se tij megjithse i pa mjaftueshem.Pyeteni A.Frasherin nese do te zbulohej Cakrani po te degjohesh mendimi i tij apo i ndonje tjetri ne ato emra specialistesh qe na radhite.Te gjithe specialistet qe na permend kane punuar edhe ne kete sistem ekonomiko shoqerore dhe ndonjeri vazhdon ende te punoje por nuk na kane qullosur ndonje gje ne zbulimin e vendburimeve,dhe midis tyre te cudite “Terli verli” qe ku ka shkelur ai kripe e shellire ka rezultuar.Ne nje shkrim para disa kohesh ki trim i ketij shkrimi na thoshte: Ne sistemin e kaluar,”Une bera qindra armiq partiak dhe beniamin te tyre”.Keshtu thote por gjembe ne kembe nuk ju fut,ndersa te tjere qe nuk ben armiq edhe u denuan.Te flasesh per kete mercenar kameleon duhet nje kohe e gjate qe ja vlene edhe nuk ja vlene.

    Pėrgjigjjuni

    Kopi Kyēyku -- 11 Gusht, 2013 nė 3:15 pm

    Tė drejta, prekėse deri nė dhembje, kėto dėshmi tė inxhinierit tė njohur atdhetar, publicistit tė talentuar, Ahmet Ēollakut! Sot o kurrė! Ēdo minutė e humbur ėshtė e pafalshme!

    Pėrgjigjjuni

    Ai -- 11 Gusht, 2013 nė 4:21 pm

    Kush e ka pare Kontraten e ,Bankers Petroleum’ do te shohe se shpenzimet kapitale (CAPEX) mbulohen 99% si shpenzime, pra e njejte me shpenzimet operative ‘OPEX’. Kjo gje nuk ndodh askund ne bote. Pra ‘Banker’ I fryn maksimalisht shpenzimet kapitale duke I mbuluar me naften e prodhuar, pra pala shqipetare negelet pa pjesen e saj. Kjo eshte nje vjedhje e hapur por e kamufluar qe I behet pales shqipetare. Por pala shqipetare qe ka negociuar Kontraten ose ka qene e paafte ose e ka bere me qellim. Kjo eshte nje menyre qe vidhet nafta shqipetare.

    Pėrgjigjjuni

    punetori -- 11 Gusht, 2013 nė 6:52 pm

    Z.Collaku,kush te ka ndaluar te shkruash ne gazete me pare per kete sektor te rendesishem te ekonomis.A e dini zoteri qe sot ne Shqipri
    s’kemi asnje specialist nafte nen 40 vjec?Qeveria e re duhet te bej
    mire llogarit per ta ringritur sektorin e naftes ,zbulimin,nxierjen dhe
    perpuniminne nivelin qe e kerkon koha.S’ka vend ne bote qe te kete naft dhe te ardhurat nga ky sektor te jene zero ne arken eshtetit si tek ne.

    Pėrgjigjjuni

    Gjon kruja -- 12 Gusht, 2013 nė 12:47 am

    Problemet qe ngre personi i quajtur Ahmet ,jane shqetesuese dhe te drejta. Personaliteti i tij si specialist gjeofizik ( seizmik) ka qene dhe eshte nene nivelin e nje studenti. Si publicist mund te hyje ne ata qe dine te shkruajne. Emrat qe permend kane qene dhe jane shoke te Ahmetit me perjashtim te tre gjeofizikeve (Edit, Shkelqimit dhe Caushit). Ka dhe plote specialiste te tjere gjeologe dhe gjeofizike qe punojne ne kompanite e huaja ne Amerike dhe kanada apo ne Europe, por nuk jane shoke te Ahmetit dhe keshtu ai nuk i bene dora ti permend.Emrat qe permend ai jane ashtu sic i pershkruan Lefteri.
    Ne kete shkrim une mare anen pozitive te problemit qeai trajton.
    me respekt
    Gjeologu
    US

    Pėrgjigjjuni

    Shabani -- 12 Gusht, 2013 nė 5:00 am

    C’eshte nafta? Eshte, vec te tjerash energji dhe veshtrihet gjithandej si energji. Energji eshte edhe lumi. Lumin a’e vjedh dot kush. Por askush nuk u ka tundur kembet politikaneve, perse kjo energji e natyres shqiptare rrejeshh kot. Ndermarrja e ndertimit te Hidrocentralit te Banjes mbi Devoll, ishte nee fillimin e fazes se trete peer mbarimin e punimeve, u zhduk me personel me makineri dhe me gjitheshka ne sherbim te saj. Politikanet tane u futen me vrap ne demokraci qe nenkuptohet ne ekonomi kapitaliste te tregut te lire, u futen pra duke dredhur zinxhirin. Nuk foli askush qe kapitalizmi eshte ekonomi prodhimi, mandej tregu dhe mandej investimi. Ne jemi me keq se politikanet, neve na mungon informacioni qe kane politikanet, na mungon edhe horizonti qe u ofrohet politikaneve, por ama ndjejme ne kurriz pasojat e politikes antiekonomike qe bejne politikanet. Per Naften sensibilizohen kryesisht specialistet e saj, kurse politikanet Naften e kane vetem nje fushe te ekonomise. Si nafta jane te gjitha organizamat qe perbejne ekonomine e Shqiperise. Faji qendron, sic thot Ing. Ahmet Collaku tek litari qe Merhumi e ka lene jashte varrit. Litari jane pikerisht politikanet qe u futen ne kapitalizem si komunista si pronare te ekonomise se shtetit qe e trajtuan tamam ashtu sic e parashikoi disidenti i TGitos, Gjillasi ” Klasa e Re e Komunisteve e mbron pronen fuqimisht si prone shteterore dhe e grabit si pronen e askujt”. Politikanet tane zbatuan me konseguence pjesen e dyte te kesaj formule. Se fundi dua te them qe diskutimi i njerit qe i thot inxhinier hmetit “Nga na dole kaq vone”, nuk eshte vetem nafata por eshte ekonomia, per kete populli me voten e tij, pasi i humbi shpresat tek, Berish Kapetani, ia besoi shtetin Figures me te pershtatshme ne rradhet e Socialisteve.Pikerisht Edi Rama i ka te tera shancet dhe forcat, si nje nder politikanet me te rinj, qe shpresat e popullit t’i realizoj.

    Pėrgjigjjuni

    Lini njė Pėrgjigje

    Adresa juaj email nuk do tė bėhet publike. Fushat e domosdoshme shėnohen *

    Emėr *

    Email *

    Site Web

    Koment

    Mund tė pėrdorni kėto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Notify me of follow-up comments by email.

    Notify me of new posts by email.

    Tė fundit
    Mė tė klikuarat
    Komente

    Mbrojtėsi i Ajaksit: Do ta ha Mesin tė gjallė on 17 Shtator, 2013 by TemA Online - No Comment
    Majlinda Hoxha u vra gabimisht pėr borxhin 25 mijė lekė, prokuroria zbardh vrasjen nė Bllok on 17 Shtator, 2013 by TemA - No Comment
    Edhe Van Rompuy deklaron: Statusi ėshtė pranė (por kjo tėrbon Sali Berishėn) on 17 Shtator, 2013 by TemA - 6 Comments
    Si nė filma/ Anėtarėt e njė familje ‘tė zakonshme’ akuzohen pėr 30 vrasje on 17 Shtator, 2013 by TemA - 1 Comment
    Mark Wahlberg pėrfundon gjimnazin nė moshėn 42-vjeēare on 17 Shtator, 2013 by TemA - 1 Comment
    Kaēe, UĒK dhe absurditeti nė njė vend tė BE-sė! on 17 Shtator, 2013 by TemA - 10 Comments
    David Beckham,tatuazh dedikuar Victorias on 17 Shtator, 2013 by TemA - No Comment

    Kreu
    Letėr botuesit »
    Tema TV
    RSS

    © Gazeta Tema
    Mundesuar nga: mcn.al

  6. #6

    Pėr: PS nxit "nje grup te rinjsh" qe te kerkojne largimin e investitoreve te huaj.

    Rama: Nafta nė duar tė pushtuesve, pas 23 qershorit pėr qytetarėt

    Publikuar mė 2013-06-08 17:51:06

    Kreu i selisė rozė nė turin e tij elektoral nė qarkun e Fierit ėshtė ndalur edhe nė Ballsh, ku prezantoi dhe kandidatėt pėr deputetė. Kryesocialisti Rama ka kėrkuar votėn e ballshianėve mbi tė gjitha pėr tu kthyer naftėn, e cila sipas tij po grabitet nga njė grup pushtuesish.

    Nėse votohet e majta, pas 23 Qershorit, nafta do i kthehet popullit dhe nuk do tė pėrvetėsohet nė dorėn e njė grusht njerėzisht. Atė qė i ka bėrė naftės, familja e qeverisė nuk ia ka bėrė Shqipėrisė asnjė pushtues. Mė 23 qershor do votojmė pėr shpėtimin e pasurive nėntokėsore tė mos pėrfitojnė njė grup pushtuesish, por populli tha Rama.

    Kreu i PS deklaroi se shqiptarėt e kanė kuptuar se PD nuk ka mė program, ndaj mė 23 Qershor do tė votohet pėr Rilindje, ndėrsa ironizoi edhe deklaratat e Kryeministrit pėr taksėn e sheshtė.

    Programin e tij e ka marrė lumi me kohė, dhe mė 23 qershor shqiptarėt kanė vendosur pėr Rilindje e jo rrėnimin. Rritje tė punėsisė dhe jo papunėsisė. Do vendosin mbėshtetje pėr fermerėt dhe fshatin, jo braktisje tė fshatit. Taksa e sheshtė ėshtė taksa e Zotit, thotė katragjyshi dhe nėse paguani kaq sa paguani, sipas tij, kjo ndodh se e ka vendosur Zoti. Ėshtė taksė e drejtė, thotė ai se kush ka dhjetė paguan 10 e kush ka 100 paguan 10. Por ne i themi, nėse me taksėn e tij tė shtrembėr sot qė fiton 500 mijė lek, paguan 50 mijė lek do paguajė, nesėr do paguajė vetėm 10 mijė lek dhe kursen 40 mijė lekėtheksoi ai.

    Edhe nė kėtė takim nuk kanė munguar batudat e autobusit, ku sipas Ramės shėrben si mjet i pėrbashkėt mes rivalėve politikė, por pėr qėllime tė ndryshme.

    Saliu e ka merak tė madh autobusin mavi, edhe e dini pse? Sepse nuk i shkon njeri nėpėr mitingje. Nėse nuk i mbledh nė autobusa dhe i duket sikur i kemi marrė njė autobus. E donte dhe njė autobus mė shumė. E ka bėrė PD si agjenci transporti me mėsues e mjekė e administratė si pasagjerė. Ngarko nė Tiranė e co nė Shkodėr, ngarko nė Elbasan e shko nė Fier, dhe nė Patos kanė ardhur ku nuk e voton njeri katragjyshin me jelekpėrfundoi Rama.

    http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047388993/titulli/Rama-Nafta-ne-duar-te-pushtuesve-pas-23-qershorit-per-qytetaret

  7. #7

    Pėr: PS nxit "nje grup te rinjsh" qe te kerkojne largimin e investitoreve te huaj.


  8. #8

    Pėr: PS nxit "nje grup te rinjsh" qe te kerkojne largimin e investitoreve te huaj.

    Rama bashke me PS ka premtuar ndjekjen e rruges se ish-presidentit Hugo Chavez.

    Chįvez Seizes Assets of Oil Contractors


    By SIMON ROMERO
    Published: May 8, 2009

    CARACAS, Venezuela — President Hugo Chįvez asserted greater control over the country’s energy industry on Friday by seizing the assets of some foreign and domestic oil contractors while his government grapples with a sharp decline in oil revenue and mounting debts.

    http://www.nytimes.com/2009/05/09/world/americas/09venez.html?_r=0

  9. #9

    Pėr: PS nxit "nje grup te rinjsh" qe te kerkojne largimin e investitoreve te huaj.

    Hugo Chavez nationalizes oil and makes foreign investors accept his rules

    28.02.2007

    President of Venezuela Hugo Chavez signed a decree yesterday on the final nationalization of all oil deposits in the country. The decree will come into effect on May 1. “I signed the decree on the nationalization of the oil deposits controlled by foreign companies. We are recovering property and management in these strategic areas. The privatization of oil is over in Venezuela. This was the last area that we hadn’t recovered. This is the true nationalization of the oil. The oil belongs to all Venezuelans. If they [foreign companies developing Venezuelan oil wells] reject our offer then they can leave the country,” Chavez said.

    http://english.pravda.ru/world/americas/28-02-2007/87855-chavez_oil-0/

  10. #10

    Pėr: PS nxit "nje grup te rinjsh" qe te kerkojne largimin e investitoreve te huaj.

    Chavez’s nationalization of foreign-owned industries is part of global pattern

    February 9, 2007

    By Gerry Everding

    Venezuelan President Hugo Chavez’s recently announced plan to nationalize the telecommunications and electricity industries in his country sent shockwaves through boardrooms at Verizon, AES and other U.S.-based corporations with large holdings in Latin America.

    http://news.wustl.edu/news/pages/8723.aspx

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •