-
Ragip Vajushi
ASGJE NUK NDODHI!
Ne fund te fundit asgje nuk u prish
Asgje nuk u zhduk apo u tjetersua
Por vec dicka kam deshire ta dish
se ti asnjehere s'me ke kuptuar.
Gjithmone jam perpjekur te ruaj vlerat
Qe duhet te kete njeriu ne jete
Por kjo perpjekje si gjithe te tjerat
Me duket se me doli shterpe.
Keshtu me ndodhi edhe me ty
Qe nuk e beson sado te shprehem
Me shqeteson fakti se nuk e di
Sec ndien nje dhimbje qe nuk perkthehet!
Ne fund te fundit asgje nuk u prish
Asgje nuk u zhduk apo u tjetersua
Por vec dicka kam deshire ta dish
se ti asnjehere s'me ke kuptuar!
-
-
Ragip vajushi
M'U KUJTOVE TI!
Mbi fytyren tende shi i imet ra
dhe rruga tere balte u mbush ate dite
Ti mbete ne krahet e mi duke pare
Peisazhin e bukur kaltersi dhe drite.
Dhe shiu papritur u kthye ne debore
ne floket e tu mbeti mardhesia
T'i mora ngadale t'i lemova me dore
Ti kishe deshire,qeshje si femija.
Ikem te dy bashke mes shiut e tufanit
ne rrugen e mbushur me uje e me balte
Sa hije te kishin pikat e fustanit
Shndriste fytyra jote porsi yll i zjarrte.
Disa fjale shkembyem,por tani s'me kujtohen
Se era po frynte ashtu si e marre
Po buzeqeshjet tona nuk mund te harrohen
se s'harrohet kurre,dashuria e pare.
-
-
Pėr: Ragip vajushi
Marrė nga libri me poezi "Asgjė nuk ndodhi"
VAJZĖS QĖ MĖ SHTOI DASHURINĖ PĖR VALĖT E DETIT!
O vajzė qė nė emrin tėnd ka hyrė deti
shiko zemrėn time mbushur me tallaz
Mbi kuvertė tė anijes sodis e buzėqeshi
Valėt qė godasin bregun me maraz
Si bregu jam unė qė pres veē goditje
Ndėrsa ti e pashpirtė je si vala e gjatė
Vjen e gėzuar dhe e madhėrishme
Veē sa mė shikon e ikėn me vrap.
O vajzė qė nė emrin tėnd ka hyrė deti
shiko mos pendohesh njė ditė nga kjo ikje
Se edhe pa ty i vetėm-s'ėshtė bregu
Se vijnė dhe e takojnė valėt e dobishme.
Prandaj mos ik kėshtu e rrėmbyer
Se po ike ti mua mė mbyt shkuma
Nė qoftėse ti pret erėn pėr t'u kthyer
Atėherė po pres edhe unė,u pa puna.
Mos ik valė e detit nga ky breg i lashtė
Se rėndė mė ke lodhur me ato goditje
Nė rast se ikėn tė lutem kthehu prapė
Se edhe unė si bregu ndiej pėr ty zhuritje.
-
-
Ragip Vajushi
KUR TĖ VDES
Kur tė vdes u lė njė porosi
mė vendosni mbi malin mė tė lartė
Tė bjerė mbi mua borė dhe shi
Sepse s'kam dėshirė tė mbytem nė baltė.
Kur tė vdes mos m'i mbyllni sytė
Dua tė shikoj si pėrpiqet njeriu
Tė shikoj si hanė e flenė bagėtitė
Tė shikoj si fryn me tėrbim veriu.
Tė shoh e tė mė shohin tė rrėnuar
Pa gjak e pa shpirt nė trup
Ndoshta nga kjo skenė kanė pėr t'u gėzuar
E dikush prej tyre do tė mė shtyjė me sup.
Por dikush patjetėr do tė ketė mėshirė
Do tė pėrpiqet ndoshta tė mė mbrojė
Kush e di mund tė bėrtasė e tė ulėrijė
E ndoshta me dhe do tė mė mbulojė.
Kur tė vdes mė lini derėn hapur
Tė shikoj fėmijėt duke vrapuar
Tė ndiej zhurmėn e kėmbėve tė zbathur
T'i shikoj gjithė njerėzit tė gėzuar.
Kur tė vdes s'do tė bėhet hataja
Prandaj nė paēi forcė kėndoni
Kur tė vdes le tė qeshė dynjaja
Se jeta vazhdon prapė, mė besoni.
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brisil pėr postimin:
-
Ragip Vajushi
PRITJA!
Kaluan shumė stinė
Vijnė shumė tė tjera
Ne presim pėrditė
Ne presim ngahera!
Ne presim njė fjalė
Dhe ne zjarr hidhemi
Ne presim njė gllėnjkė
Qė krejtėsisht tė pihemi
Ne presim me ditė
Ne presim me vite
Pritja na ka plakur
Nga pritja u rrite
Dhe kėshtu gjithmonė
Presim,presim,presim
Ndoshta kemi lindur
Vetem qė tė vdesim.
-
-
Ragip Vajushi
Marrė nga libri me poezi "Asgjė nuk ndodhi"
NĖNA
Kur qesh ajo,zemra mė ēel lule
Dhe balli mbledh yjet e qiellit.
Kur flet ajo,filizat e njomė rriten
Dhe damarėt e gjakut thithin fjalėt e saj.
Kur bėrtet ajo,zambakėt ulin kokėn
Dhe unė si fajtor rri i heshtur!
Kur qan ajo, lėndinat mbushen me vesė
Dhe e qara e saj rrjedh si gurrat e bjeshkėve!
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brisil pėr postimin:
-
Ragip Vajushi
ĒIKLAMINI IM!
Ē'bėhet kėshtu Ēiklamini im?
Ē'bėhet kėshtu?
Detin e mbuluan dallgė tė mėdha
shiko pulėbardhat si zhyten nė valė
Ato nuk kanė frikė pėr asgjė.
Ē'bėhet kėshtu me ne Ēiklamini im?
Kush na i trazoi ndjenjat tona?
Ē'u bė me rrahjet e zemrės?
Shiko nė rrugė tė qeshurat e njerėzve ziliqarė.
Ē'po bėhet me ne tė dy Ēiklamini im?
As tė bashkuar , as tė ndarė
Qėndrojmė si dy statuja.
I dėgjon thashethemet e ngritura?
hiē mos e kij mendjen tek ato
Ēiklamini im.
Ti ke tė drejtė tė jetosh e lirė!
Larg tė gjitha kotėsive
Edhe larg meje. Ēiklamini im!
-
-
Ragip Vajushi
ATDHEU
Toka yte ėshtė djepi im
Bari i livadhit- qerpiku i syrit
Lumenjtė e tu-damarė gjaku
Vesa e mėngjesit-pika djerse
Dwbora e bjeshkės ėshtė lėkura ime
Flladi yt ėshtė frymė pėr mua
Gurėt e malit ėshtė rrashta ime
Qielli i kaltėr-ēatia ku unė jetoj.
-
-
Ragip Vajushi
TĖ DASHUROSH
Tė dashurosh do tė thotė:
Tė shikosh nė njė pikė
Tė dashurosh do tė thotė:
Tė kalosh lumin me njė hap.
Tė dashurosh do tė thotė:
T'i biesh detit mes pėr mes pa frikė.
Tė dashurosh do tė thotė:
Tė flesh me sy endrre.
Tė dashurosh do tė thotė:
Tė zgjohesh me kengė zemre!
-
-
Ragip Vajushi
I PAFJALI
I miri, i bukuri, i urti,
I pafjali
I dashuri,i shtrenjti, engjėlli,
I pafjali
I rregullti,i ndershmi,i kudo ndodhuri,
I pafjali
Duke heshtur gjithė jetėn
U kthye nė njė njeri tė humbur,
I pafjali
Tė gjitha poezitė janė marrė nga vėllimi poetik "Asgjė nuk ndodhi" i poetit Ragip Vajushi
-
-
Ragip Vajushi
E di se kurrė bashkė s'do jemi
E gjith'sesi kam njė dėshirė
Ah, sikur edhe njė herė tė kthehemi,
Aty ku njėri-tjetrit i thamė: "Lamtumirė!"
-
-
Ragip Vajushi
VENDLINJES
Mė hyre nė sy, e mė mbete nė bebe tė tij
Pėrherė e bukur si drita e diellit
Pa u ndier hyre nė kapilarėt e gjakut tim
Nė damarėt e trupit.
E heshtur u fute nė skutat e shpirtit
E trazove ndjenjat e mia tė sinqerta
Duke mė shtuar njė det me dashuri.
E shtrenjta ime!
Nė zemėr thellė paske hyrė
Frymėmarrja jote shton ritmin e saj.
Emri yt bashkuar me timin
Kėtė e paskemi tė shkruar
-
-
Ragip Vajushi
LULĖKUQJA
E freskėt si marsi
E kuqe si gjaku
E pashė tek rritej atje
ku gruri zverdhonte nė arė.
Dhe papritur ndjeva
Flladitje flamuri
E kėngė nė damarė.
Dhe ngrita fort zėrin
Nė vargjet e kėngėve
Mbi to lashė lulėkuqen
Me gjakun e tė rėnėve!
-
-
Ragip Vajushi
GJYSHĖRIT
Mė tregonte gjyshja pėr jetėn e saj
E kujtoj tani e mbushem me mall
Zbathur , tė pangrėnė, gjithmonė nė errėsirė
E kaluan jetėn gjyshėrit e mirė.
Ajo kohė s'ėshtė mė, ėshtė veē njė vegim
Mė trazon nė shpirtė, mė ndez njė mendim
Gjyshėrit na vdiqėn, por pas na lanė ne
S'na lanė pasuri, na lanė njė muze!
Aty ėshtė njė mur nė shekuj ndėrtuar
Dhe ca rrasa guri nga vitet harruar
Kjo ėshtė historia, kjo ėshtė e verteta
Tek ky mur i vjetėr e ka fillimin jeta.
-
-
Ragip Vajushi
I BESOJ KOHĖS
Tani s'i besoj ėndrrės
Se ajo s'ėshtė e vėrtetė
Tani i besoj pemės sė blertė.
I besoj dritės sė diellit
Qė ngroh tokėn e lashtw
I besoj fjalės sė shkruar
I besoj ēdo gjėje qė prek.
Tani s'i besoj mė ėndrrės
As premtimeve boshe
Tani i besoj shiut qė lag tokėn
Pranverės qė gjelbėron gjithēka.
I besoj kohės qė pasqyron ēdo gjė.
-
-
Ragip Vajushi
GJYSHJA IME
Seē m'u kujtove tani kėto ēaste
Kur jashtė fryn erė me uturimė
Dhe emrin tėnd hodha mbi vargje
Se ishe pėr mua gjyshe e mirė.
Jo tė gjithė kanė kėtė fatin tim
Nė prehrin tėnd dėgjoja pėrralla
Me ėndrra flija gjer nė agim
Se ti i kishe shoqet e rralla.
At'herė kur ishe s'ta dija vlerėn
Tani qė s'je mė, tė vlerėsoj shumė
Dhe vijnė kujtimet m'a hapin derėn
Por t'a kthej kokėn s'mundem as unė.
Tė ishim bashkė edhe pak ēaste
Ti mė e re dhe unė fėmijė
Ēfarė po lajthis unė kėsaj nate
Askush nė botė nuk mund ta dijė.
Dhe si nė balada kėrkoj tė rri
Tė fluturoj si dallėndyshe
Tė flas me pleq e me tė rinj
Tė flas pėr ty e shtrenjta gjyshe .
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brisil pėr postimin:
-
Ragip Vajushi
NJERIU QĖ QESHTE
I thanė :- Ke fituar!
Ai qeshte
I thanė :- Ke mbaruar!
Ai qeshte.
I thanė :- Tė humbėn shpresat
S'ka ē'tė duhet jeta!
Por ai prapė qeshte!
Dhe la njė fjalė, tė provuar nga jeta.
Me gaz,vetėm me gaz
Trembet e keqja.
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brisil pėr postimin:
-
Ragip Vajushi
MJERIMI
Tek po vija rrugės
Rashė nga furra e bukės
Ktheva kokėn prapa
Nuk pashė radhė tė gjata.
Por nė bllok tė furrtarit
Shoh njė listė me emra
Seē ia dhashė tė qarit
Fort mė theri zemra.
Dhe veten e pyeta
Disi me dyshime
Ē'po ngjet kėshtu me ty?
Shqipėria ime?!
-
-
Ragip Vajushi
NĖ FUNDIN E BOTĖS
U shkrinė akujt
Bota po pėrmbyset
Njerėzit shtyhen si valė tė dėshpėruar
Ku do tė shkojnė?
Malet janė tė ulta pėr t'i mbajtur
Bota po pėrmbyset
Njerėzit i luten Zotit
por Zoti nuk ėshtė i marrė
Tė dėgjojė sot lutjet e tyre....
-
-
Ragip Vajushi
FALEMINDERIT!
Pėr kohėn,kohėn qė mė humbe,-faleminderit
Pėr buzėqeshjet,tė ėmbla qė mė dhe,-faleminderit
Pėr fjalėt pambarim,pėr humorin tėnd,-faleminderit.
Nga ti kam kujtimet mė tė bukura
Asnjėherė nuk i kisha imagjinuar
ato rrahje zemre tė ēakorduara
qė ngjasojnė me dashuritė platonike!
Faleminderit!Pėr shqetėsimet qė mė solle!
Pėr ėndrrat qė mė zgjove
Faleminderit,pėr tė gjitha ēfarė bėre pėr mua!
Oh!Ē'tė them mė shumė se kaq
Ti e kupton por nuk e beson
Qė mė ktheve nė vitet e hershme
At'herė. jo as at'herė nuk jam marrosur si tani
Pas teje....
Pra faleminderit. Nuk e kupton se pėr ēfarė?
Edhe pse u talle me mua,
Me gjitė shpirt tė them : Faleminderit!
Nuk dua ta besoj se isha hallkė e njė zinxhiri tė pafund.
Pėr ēfarėdo qė tė bėja, nuk mund t'a kthej
borxhin qė kam ndaj teje.Ku minutat,orėt,ditėt
shkruajnė emrin tėnd.
E shikon!Sa pak ėshtė pra tė them Ty,
Faleminderit!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt