Nderi dhe nderet

Edmond Tupja

Nėse i besojmė pėrkufizimit qė “Fjalori i gjuhės shqipe” (Tiranė, 2006) na jep pėr fjalėn “nder”, sipas tė cilit kjo fjalė, falė vetė konceptit qė bart, ka sė pari kuptimin “tėrėsia e vetive morale tė ēmuara tė njeriut, qė shfaqen nė sjelljet dhe nė veprimet e tij; cipa e njeriut nė shoqėri; pastėrtia morale e dikujt, ndershmėria dhe besnikėria”, pa diskutim qė, si njerėz qė jemi (pėrjashto tė ashtuquajturit homines albanicos, numri i tė cilėve po shtohet frikshėm kėto kohėt e fundit), edhe midis nesh, jo vetėm nė Shqipėri, por kudo nėpėr botė, ka pasur, ka dhe shpresojmė tė ketė gjithmonė, pėrherė e vazhdimisht njerėz tė ndershėm, pra, me nder, tė cilėt dinė ta mbrojnė dhe e mbrojnė nderin e tyre.


Sipas tė njėjtit fjalor, antonimi, d.m.th. fjala bartėse e konceptit tė kundėrt me atė tė fjalės “nder” ėshtė fjala “turp”. Megjithatė, nga vėzhgimi objektiv i realitetit tė sotėm shqiptar, – dhe lidhur me kėtė i kėrkoj ndjesė lexuesit tim tė vėmendshėm e tė paanshėm pėr ēka do tė shtjelloj mė poshtė – mė rezulton se e kundėrta e fjalės “nder” nuk ėshtė vetėm fjala “turp”, por edhe vetė fjala (mos u habit, o lexuesi im) “nder”! Po ta rilexojmė me vėmendje tė pėrqendruar, fjalori i lartpėrmendur na jep edhe disa kuptime tė tjera tė fjalės bartėse tė konceptit “nder”, ndėr tė cilėt edhe ky, i katėrti sipas renditjes: “e mirė a shėrbim qė i bėhet dikujt”; nė kėtė kuptim dhe vetėm nė kėtė kuptim, fjala “nder” pėrdoret edhe nė shumės, saktėson fjalori ynė.

Ėshtė e vėrtetė qė, rėndom, pėrdoren shprehje tė tilla si “i kėrkova tė mė bėnte njė nder”, “nuk di si t’ia shpėrblej kėtė nder”, “ai/ajo mė ka bėrė shumė ndere” dhe “kėto ndere vetėm ai/ajo di t’i bėjė pa tė dalė fjale”. Gjithsesi, fjalori ynė, me shembujt qė sjell, ka harruar tė saktėsojė diēka thelbėsore: ndėrsa nė kuptimin e saj tė parė fjala “nder” ėshtė gjithnjė abstrakte, nė kuptimin e saj tė katėrt, ajo ėshtė konkrete, sepse tė mirat dhe shėrbimet janė konkrete, pėr shembull, futja e dikujt nė punė, sidomos nė kėtė kohė krizė me tė cilėn po fėrkohemi.

Nė qoftė se vendi i punės ėshtė bosh dhe zhvillohet njė konkurs pėr tė emėruar dikė nė tė, nė qoftė se ky konkurs ėshtė i hapur, transparent, i paanshėm dhe atė e fiton mė i miri ose mė e mira pa asnjė ndėrhyrje tė parregullt pėr tė mos thėnė tė pamoralshme, pra, tė pandershme (para nėn dorė, trafik ndikimi ose njė favor i padrejtė i premtuar pėr ta shlyer “nderin” nė fjalė), atėherė ky veprim i quajtur “nder” nuk ėshtė mė nder, por turp.

Tė njėjtėn gjė mund tė themi pėr shitblerjen – aty, kėtu, afėr e larg, anash, para e prapa – e njė numri votash gjatė zgjedhjeve tė 23 qershorit, aq sa shkodranėt, populli shpotitės par excellence, nxorėn bejte lidhur me kėtė dukuri tė neveritshme, por qė, pa mė tė voglin ngurrim, do ta cilėsoja si njė njollė tė pashlyeshme pėr ndėrgjegjen mjerane tė shitėsit e blerėsit nė fjalė ose, pėr tė mos dalė jashtė terminologjisė sime sot, si njė “nder” konkret tė kundėrmoralshėm. (Sa pėr kujtesė, sipas njė sinjalizimi anonim, disa nga kėto bejte mund tė lexohen nė Internet).

Rrjedhimisht e pėr pasojė, ky “nder” tejet konkret (si nocion dhe si veprim) i kundėrvihet kuptimit fillestar tė fjalės “nder”, qė ėshtė abstrakt sepse i pėrket fushės sė moralit (shih edhe njė herė pėrkufizimin e parė tė kėsaj fjale nė krye tė kėtij shkrimi). Pėrfundimi qė mund dhe duhet nxjerrė nga e tėra kjo mė duket i qartė dhe i pakundėrshtueshėm: te ne, abstraktes i kundėrvihet konkretja, sė moralshmes i kundėrvihet e pamoralshmja, pra, nderit i kundėrvihen nderet. Oh, kjo ndodh edhe nė vendet e zhvilluara, mund tė hidhet e tė mė thotė shumėkush.

Po, ndodh, por “ndere” tė tilla ose “turpe” tė tilla “tė ndershme” nė ato vende dėnohen me ligj, kurse nė Shqipėrinė tonė, pėr shkak tė njė korrupsioni galopant, pėrplasja midis nderit dhe ndereve nuk ėshtė thjesht gjuhėsore, ajo kryesisht morale nė rrafshin individual, ndėrindividual dhe shoqėror; kjo mynxyrė kombėtare po na e nxin faqen duke na pėrmutur pa mėshirė, me nder jush. Apo nuk ia ndien erėn, o lexuesi im i vėmendshėm dhe i paanshėm? (Panorama).