Rama emëron Ëngjëll Agaçin Sekretar të Përgjithshëm të Kryeministrisë
0 tweet
Flash, Lajmi i Fundit e Hënë, 16 Shtator, 2013 | 18:07 pm
Engjell Agaçi
TIRANE- Ndërsa ndodhet në Bruksel në vizitën e tij të parë si Kryeministër, Edi Rama nëpërmjet faqes së tij në Facebook ka prezantuar Engjëll Agaçin si Sekretar të Përgjithshëm të kryeministrisë. Engjellë Agaçi, sipas njoftimit, ka lënë studion e tij të avokatisë në Romë duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Kryeministrit për të marrë këtë detyrë.
“Historia e Ëngjëll Agaçit është një histori suksesi nga ato në rrugën e emigracionit, ku djem e vajza të dalë nga shtëpitë e varfra shqiptare të viteve ‘90 u nisën drejt ëndrrash në dukje të pamundura dhe i bënë ato të mundura. Me forcën e madhe të ambicies, me vullnetin e fortë të njeriut në një betejë për të ardhmen, me talentin e me përulësinë e kujt s’ka asgjë tjetër veç fuqive të veta në tokë të huaj, madje përballë paragjykimesh tejet penguese, shumë prej tyre ia dolën. Dhe një prej atyre që ia dolën të bëjnë rrugë e karrierë, është edhe Ëngjëll Agaçi. I shkëlqyer në studime, i pandalur në punë, i papërtuar për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve në Itali, i respektuar në mjedisin profesional të Romës, ai la studion e tij të avokatisë në kryeqytetin italian për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës sime që të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i kryeministrisë. Duke falenderuar për mirësjelljen e korrektesën në dorëzimin e detyrës paraardhësin e vet, kam bindjen se falë Ëngjëll Agaçit, puna me draftet e reformave e të ligjeve do të njohë një cilësi të re dhe fryma e skuadrës vetëm do të fuqizohet falë kulturës së tij të jashtëzakonshme profesionale e qytetare.”- shkruan Rama në Facebook.
0 tweet
3 Komente per “Rama emëron Ëngjëll Agaçin Sekretar të Përgjithshëm të Kryeministrisë”
Ëngjëll
16 Shtator, 2013 - 18:10
Paska patur shum të afërm Rama.
Përgjigjjuni
hawk
16 Shtator, 2013 - 19:07
Engjell “Agai” i Berishes dhe i VKM per levrimin e 300 000 eurove…Engjelli i denoncuar nga une ne Albon e Romes,pasi pa prokure nga Qeveria e Berishes per perfaqesim ne lidhje me “ceshtjen e 50 mln eurove” te bllokuara me kerkesen time ne Gjykaten Civile te Romes,kerkonte te pervetesonte te njejten shume(300 000)… e cila u levrua nga BERISHA…me dokumente
Përgjigjjuni
besniku
16 Shtator, 2013 - 19:35
TE PAKTEN MIK I TE DYVE . EH O ZOT .
http://www.panorama.com.al/2013/09/1...ryeministrise/
Krijoni Kontakt