Gjashtë të vdekur, 12 të plagosur në një bazë ushtarake në Uashington
0 tweet
Flash, Lajmi i Fundit e Hënë, 16 Shtator, 2013 | 19:42 pm
UPDATE- Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur dhe të paktën 12 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me armë në një bazë ushtarake në Uashington.
Të paktën një person i armatosur ka hapur zjarr brenda ndërtesës. Policia është në kërkim të dy personave të tjerë, të armatosur, të cilët mbajnë uniformë ushtarake.
Një nga tre personat e armatosur ka vdekur, por autoritetet ende nuk thonë se si.
“Shqetësimi më i madh për ne është se kemi potencialisht të lirë dy njerëz të armatosur të cilët ende nuk i kemi lokalizuar”- tha për mediat një drejtues i policisë.
http://www.panorama.com.al/2013/09/1...ne-uashington/
Krijoni Kontakt