Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22

    Qeveria e re merr votbesimin me 82 vota, Berisha bojkoton

    Qeveria e re merr votbesimin me 82 vota, Berisha bojkoton

    Edi Rama ka kaluar provėn e parlamentit pėr ekipin e tij qeverisės duke marrė 82 vota pro, gati-gati njė shumicė tė cilėsuar kur i duheshin vetėm njė shumicė e thjeshtė prej 71 votash pėr tė marrė votbesimin. Nga 137 deputetė tė pranishėm nė sallė 82 deputetė kanė votuar pro, 55 kundėr.

    Votimi ėshtė paraprirė nga debate dhe replika mes dy palėve, kryesisht mes ishkryeministrit Berisha dhe kryeministrit Rama. Debati ka nisur tė shtunėn nė orėn 10 pėr tu ndėrprerė vetėm sot pasdite me votimin e qeverisė.

    Ish-kryeministri Sali Berisha propozoi qė diskutimet pėr programin qeverisės tė shtyhen, pasi sipas tij, mazhoranca nuk ka njė program tė qartė pėr 100 ditėt e para tė qeverisjes. Por propozimi i tij u hodh poshtė nga kryetari i parlamentit Ilir Meta, i cili tha se meraku i ish-kryeministrit Berisha ėshtė qė pasardhėsi i tij tė shkojė nė Bruksel si kryeministėr i dekretuar dhe i pavotuar nė Kuvend.

    Rama-Berisha “bashkėpronarė” tė foltores sė fjalės

    Dy kundėrshtarėt politikė Rama dhe Berisha kanė qenė nė fakt dhe protagonistėt kryesorė tė debatit dhe kanė marrė mė shumė kohė fjalė nė foltoren e Kuvendit.

    Para votimit Kryeministri i dekretuar Edi Rama u ka bėrė thirrje deputetėve tė parlamentit tė votojnė programin. Ftesa iu drejtua veēanėrisht opozitės. Gjatė fjalės sė tij, nė sallė mungonte Edi Rama. “Ju ftoj tė vazhdojmė bashkė me programin. Dua tė vijojmė bashkė pėr tė rilindur kėtė vend, por ju ende vijoni tė kėrkoni pėr tė gjetur kokėn.”

    Sipas Ramės, fjalimet e opozitės u ngjasojnė atyre qė vazhdojnė shkolla nate, ndėrsa reagoi ndaj akuzave pėr dhunė qė janė bėrė nė adresė tė tij.

    “Jo sikur sapo kanė dalė nga njė i atillė dru i popullit por ju nuk e dini ku e keni kokėn. Mė mirė vijoni tė gėrmoni tė gjeni ku keni kokėn. Mė akuzuat se ushtroj dhunė, por nuk keni parė ende asgjė”.

    Rama nuk anashkaloi dhe krahasimin qė opozita i bėn atij me Papandreun nė Greqi duke thėnė se “tjetėr jam unė dhe tjetėr Papandreu”, tha Rama nė fjalimin e tij nė pėrmbyllje tė seancės maratonė mbi programin qeverisės tė mazhorancės pėr vitet 2013-2017.

    Duke sqaruar nė lidhje me kėtė argument, se krahasimi qė opozita po bėn mes tij dhe ish-kryeministrit grek, Jorgos Papandreu, nuk qėndron aspak. Sipas Rama, Shqipėria nuk ėshtė si Greqia, dhe se ai nuk do tė bėjė atė qė bėri Papandreu.

    Rama krahasoi qeverisjen e djeshme Berisha me kabinetin qė do tė trejtojė vendin. Sipas kryeministrit tė ri, dallimi kryesor ėshtė paaftėsia. Ndėrsa kėrkesave tė opozitės qė ai tė pranojė reformat qė ka bėrė qeveria e shkuar Rama iu pėrgjigj me njė batutė: “Mirė kundėrshtarėt, po njė popull i tėrė si nuk i paska parė tėrė ato suksese pėr tė cilat ne akuzohemi si nihilistė?! Si ka mundėsi qė “recituesit” e sotėm kanė tetė vjet me kėtė nivel qė edhe nė Universitetin “Vitrina” e kanė vėshtirė ta pėrkthejnė duke dhėnė edhe lekė nė dorė”.

    Rama ftesė Dashamir Shehit

    Kryeministri i ri i ka bėrė ftesė deputetit tė LZHK-sė Dashamir Shehi qė tė bėhet pjesė e qeverisjes duke kontribuar me propozimet e tij. “I nderuar z.Shehi! Unė jam dakord me ju qė reforma territoriale ėshtė jetike pėr vendin, qysh prej njė dekade, por pėr arsyet e mosarsyet e PD-sė, ky plan qė s’u miratua dhe as u propozua, “bujrum”, z.Shehi, ne e duam kėtė reformė tė shtetit. Ne e dimė qė kjo kėrkon njė shumicė kushtetuese, prandaj jeni i mirėpritur nė Qeveri pėr diskutimin paraprak tė kėsaj reforme, ashtu siē janė tė mirėpritur tė gjithė deputetėt e opozitės pėr kėtė reformė. Doni tė bashkohemi pėr reformėn e pronave? Bujrum nė tryezė t’i diskutojmė bashkė. Nuk ka pasur kurrė gjithpėrfshirje tė parlamentit pėr zgjidhjen e pronės”, tha Rama.

    Mapo

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Qeveria e re merr votbesimin me 82 vota, Berisha bojkoton

    Pas betimit, Rama hyn nė zyrė me fishekzjarre dhe brohoritje

    Njė ceremoni ndryshe ka qenė ajo e betimit tė qeverisė sė re sot nė Presidencė. E organizuar nė momentet e fundit, kryeministri Edi Rama nuk i ka shpėtuar dot dėshirės pėr ta bėrė sa mė festive hyrjen nė godinėn e kryeministrisė. Ai ka zgjedhur qė tė ecė nė kėmbė sė bashku me ministrat nga Presidenca nė Kryeministri pasi rruga ka qėnė mbushur me simpatizantė tė majtė qė pėrshėndesnin qeverinė e re. Para afro njė mijė vetave, nė mes tė cilėve ishin dhe deputetėt e majtė, Rama ka mbajtur njė fjalim nė shkallėt e kryeministrisė pėr tu ngjitur mė pas nė zyrė, ku po mban ndėrkohė mbledhjen e parė zyrtare tė kabinetit. Ndėrkohė ndryshimi ka nisur nė funksionimin e kėsja godine, ku si nisje ka ndryshuar faqja zyrtare e internetit km.al siē shihet nė foto.

    Kabineti i ri qeveritar

    1. Edi Rama, Kryeministėr

    2. Niko Peleshi, zėvendėskryeministėr

    3. Ditmir Bushati, ministėr i Punėve tė Jashtme

    4. Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes

    5. Saimir Tahiri, ministėr i Punėve tė Brendshme

    6. Klajda Gjosha, ministre e Integrimit Evropian

    7. Shkėlqim Cani, ministėr i Financave

    8. Edmond Haxhinasto, ministėr i Transportit dhe Infrastrukturės

    9. Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit

    10. Arben Ahmetaj, ministėr i Zhvillimit Ekonomik, Tregėtisė dhe Sipėrmarrjes

    11. Lindita Nikolli, ministre e Arsimit dhe Sportit

    12. Nasip Naēo, ministėr i Drejtėsisė

    13. Mirela Kumbaro Furxhi, ministre e Kulturės

    14. Erion Veliaj, ministėr i Mirėqenies Sociale dhe Rinisė

    15. Damian Gjiknuri, ministėr i Energjisė dhe Industrisė

    16. Edmond Panariti, ministėr i Bujqėsisė, Zhvillimit Rural dhe Administrimit tė Ujėrave

    17. Ilir Beqja, ministėr i Shėndetėsisė

    18. Lefter Koka, ministėr i Mjedisit

    MAPO

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Qeveria e re merr votbesimin me 82 vota, Berisha bojkoton

    Parlamenti i batutave…

    Nė Kuvendin e Shqipėrisė mė shumė se diskutime tė mirėfillta ligjvėnėsish me karakter politik, ka batuta dhe ironi personale mes dy palėve. I pėrkthyer nė batuta séance e stėrgjatė e nisur tė shtunėn nė mėngjes dhe e pėrfunduar tė dielėn pasdite sjell njė tablo se si deputetėt zgjedhin tė tėrheqin vėmendjen e publikut dhe tė kundėrshtarit me batuta ironike apo fyerje e etiketime personale….

    Mė poshtė disa nga batutat mė pikante tė dy ditėve debat:

    Paloka pėr Ramėn: Por si do hyjė nė histori zoti Rama? Tė gjithė e dinė se ai ka njė kompleks inferioriteti ndaj zotit Berisha. Ėndėrron tė bėhet ndopak si z Berisha por sado i gjatė tė jetė, Berishės nuk do i vijė dot as deri tek mesi. Nga nesėr nuk fillon rrumpalla por rrampalla.

    Paloka-Blushit: “Ne nuk kemi njė qeveri. Kemi njė njeri qė i pėlqen tė quhet koka se PS, i cili e ka gjetur kokėn se dje ishte i shqetėsuar. Njėrit nga qoshja i bėrtet i thotė pse qeshe, pastaj i bėrtet i thotė pse nuk qeshe. Ministrat i pėrdor pėr tė dėrguar letrat, apo shishe uji. Ti Blush nuk pse mėrzitesh qė nuk u bėrė ministėr nė kėtė qeveri se nuk do ishe gati ti bėje kėto detyra”.

    Berisha- Blushit: “As Sali Berisha dhe asnjė prej nesh nuk ėshtė i mundur. Ne jemi tė pathyeshėm dhe tė pamposhtur”.

    Blushi iu pėrgjigj: “Se kuptova pse dole kėtu. Ti je njeri qė lexon, por dua tė tė them diēka qė se ke lexuar; Kur Don Kishoti fillojė tė lexojė, u bė “xhentleman”, kur filloi tė besonte ato qė lexonte, u bė qesharak. Unė kam njė kėshillė pėr ty, mos i beso tė gjitha ato qė lexon, qoftė edhe nga programi i qeverisė.”

    Rama ironi me Berishėn: Pas fjalimit tė Berishės, Rama shkon pėr replikė nė foltore por sheh se aty janė dokumentat qė kishte lėnė parafolėsi. Rama urdhėron ministren Harito t’i ēojė ish-kryeministrit Berisha dokumentat.

    “Kur ha 1 milion shuplaka mendja o tė ikėn o tė vjen dhe pale vite duhen pėr t’i kapur”, thotė Rama duke dorėzuar dosjen nė duart e Haritos. Ironia nuk merr fund kėtu. Ndėrsa njė vajzė e stafit tė parlamentit i ofron njė shishe ujė tė pijshėm, Rama shprehet. “Ēoja atij, ai ka nevojė, nuk kam nevojė”, tha kryeministri i dekretuar duke vijuar mė pas fjalimin.

    Berisha nė greqisht:”Empros Andrea e pise Edi! Pwrktheja Anastas”

    Flamur Noka pėr Saimir Tahirin: Zoti Rama, ju i servirni shqiptarėve, si ministėr tė Brendshėm, njė individ depresiv qė ka tentuar suicid dhe qė pėr kėtė ėshtė mjekuar nė spitalin San Martino nė Xhenova.

    Sajmir Tahiri: Parafolėsi ėshtė i vetmi nė kėtė Parlament qė ka studiuar mė shumė pėr shėndetėsinė. I ka filluar studimet nė diktaturė dhe i mbaroi me anėtarėsimin nė NATO. 17 vjet shkollė.

    Flamur Noka: Pėr sa i pėrket zbatimit tė ligjit, pyet rojet e Kuvendit tė tregojnė ku e ke lėnė makinėn dhe sa e respekton ligjin.

    Eduard Halimi: Zotėria qė foli para, nuk ėshtė ministėr. Ishin dje ministra nė Kosovė, po nuk janė ministra sot nė Parlament. Ata nuk e kanė tė drejtėn kushtetuese tė ndėrhyjnė deri kur tė bėjnė betimin.

    Erjon Braēe: Po pusho, ore thuthuq! Edhe nė opozitė ti kėrkon t’i ndalosh fjalėn ministrit.

    Edi Paloka: Zoti Meta, ju nuk po ndiqni rregullin e diskutantėve, kanė folur tre nga PD-ja dhe asnjė nga maxhoranca. Ne kemi njė raport dhe kemi llogaritur kohėn dhe ju nuk mund ta bėni kėtė lojė.

    Ilir Meta: Kjo ėshtė hera e parė qė kritikohet njė kryetar Kuvendi pse i jep prioritet opozitės, nė vend tė ankohen socialistėt.

    Edi Paloka: Ju e kuptoni qė s’po e bėni pėr t’i dhėnė prioritet opozitės, kėrkoni qė nė orarin qė s’ka dėgjueshmėri, tė kaloni deputetėt e PD-sė. Kjo nuk ėshtė njė lojė qė mund tė bėhet.

    Erjon Braēe: Ju doni tė shihni dhe sportin, dhe tė debatoni.

    Taulant Balla: Ju kanė ikur deputetėt tė shohin Bajernin dhe s’ua kemi ne fajin.

    Ilir Meta: Unė jam i ri nė kėtė detyrė dhe nuk e di qė ndikon orari. Do ta balancojmė, ne bashkė jemi marrė vesh nė mėnyrėn mė perfekte. (Deputeti i Partisė Socialiste i kėrkon kreut tė Parlamentit tė heqė monitorėt e kompjuterave nga tavolina)

    Xhemal Qefalia: O zoti kryetar, kėto kompjuterat qė nuk pėrdoren, a mund t’i heqim fare nga tavolina? Na pengojnė.

    Ilir Meta: Kjo ėshtė njė ēėshtje qė do tė zgjidhet nė vijim (qeshin deputetėt nė sallė).

    Liliana Elmazi: Si deputet i Vlorės do t’i kėrkoja zotit Rama tė bėnte mė shumė se zoti Berisha pėr kėtė qytet, por nuk kam se si, sepse nuk e besoj se thjesht gjatėsia trupore ta dallojė nga kryebashkiaku qė ka ofruar modelin Vlora.

    Voltana Ademi: Njė vlerėsim tė pėrgjithshėm pėr palo– programin qė kemi nė dorė… Tek e lexon, tė kujton shprehjen e baballarėve tuaj “shqiptarėt nėn qeverisjen tonė do tė hanė me lugė floriri!”

    Arta Dade: Me sa kuptova nga parafolėsja, Shkodra ka votuar masivisht edhe kundėr ish-prefektes.

    MAPO

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Qeveria e re merr votbesimin me 82 vota, Berisha bojkoton

    Profil, Edi Rama, kryeministri i ri i Shqipėrisė


    TIRANĖ - Edi Rama, kryeministri i ri i Shqipėrisė, ka lindur nė Tiranė, mė 4 korrik 1964. Ai ėshtė i martuar me zonjėn Linda Rama dhe kanė dy fėmijė, Gregun dhe Rean.

    Edi Rama ka njė karrierė tė larmishme nė arte, sport, mėsimdhėnie, publicistikė dhe politikė. Ka qenė pedagog i pikturės nė Akademinė e Arteve, lojtar i ekipit kombėtar tė basketbollit, autor i librave "Refleksione" nė bashkėpunim me Ardian Klosin, botuar fill pas rėnies sė diktaturės, dhe "Kurban", botuar nė vitin 2011. Po ashtu, Edi Rama ka botuar edhe dy libra arti me krijimet e tij nė bashkėpunim me artistin e njohur Anri Sala, si dhe ėshtė autor e pjesėmarrės i shumė ekspozitave nėpėr botė.

    Pėrfshirja e Edi Ramės nė jetėn publike dhe politike zė fill me lėvizjen pėr demokraci qė rrėzoi regjimin komunist nė Shqipėri, ku ai ishte njė nga zėrat mė tė spikatur publikė, por edhe njė drejtues i njohur i lėvizjes studentore nė Akademinė e Arteve.

    Pas njė largimi disa vjeēar jashtė Shqipėrie ku iu pėrkushtua jetės artistike, por kritik aktiv nė shtyp i qeverisjes sė parė post-komuniste, Edi Rama hyri nė politikė si Ministėr i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve nė vitin 1998. Gjatė periudhės qė drejtoi kėtė ministri, ai fitoi mbėshtetjen dhe vlerėsimin e publikut shqiptar pėr mėnyrėn kreative dhe tė efektshme tė promovimit tė artit dhe kulturės nė Shqipėri.

    Nė vitin 2000, Edi Rama kandidoi pėr Bashkinė e Tiranės me mbėshtetjen e Partisė Socialiste, duke shėnuar njė fitore tė thellė ndaj rivalit tė tij. Pas fitores, ai ndėrmori njė fushatė transformimi dhe rigjenerimi tė kryeqytetit duke rikthyer hapėsirat publike tė pastruara nga ndėrtimet pa leje, duke shtuar hapėsirat e gjelbra dhe pėrgjithėsisht duke sjellė njė vizion dhe frymė tė re administrimi tė punėve tė kryeqytetit. Nėn lidershipin e Edi Ramės, Bashkia e Tiranės u kthye nė njė institucion modern evropian. Projektet e tij pėr futjen e ngjyrės nė hapėsirėn publike pėrmes fasadave tė rrėnuara tė banesave popullore tė periudhės komuniste, rehabilitimi i shtratit tė Lumit Lana, shtimi i parqeve dhe hapėsirave tė gjelbra nė kryeqytet dhe rindėrtimi me standarde tė reja projektimi i rrjetit rrugor tė Tiranės janė vlerėsuar me njė sėrė ēmimesh ndėrkombėtare, ku mund tė pėrmenden, World Mayor Award (2004) dhe European Hero Aėard i revistės Time. Edi Rama u rizgjodh sėrish Kryetar i Bashkisė Tiranė nė vitin 2003 dhe 2007 dhe pėr 11 vjet drejtoi kryeqytetin e Shqipėrisė.
    Nė vitin 2005, Edi Rama u zgjodh Kryetar i Partisė Socialiste tė Shqipėrisė, tė cilėn e udhėhoqi gjatė viteve tė vėshtira nė opozitė dhe nė fitoren plebishitare tė 23 qershorit 2013.

    (d.b/BalkanWeb)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Qeveria e re merr votbesimin me 82 vota, Berisha bojkoton

    Basha: Qeveria e Ramės mbeti nė klasė

    Kryetari i PD-sė Lulzim Basha ka reaguar pas votimit tė qeverisė duke deklaruar se ajo nuk e kaloi provėn e opozitės. Nė njė aludimpėr krahasimin qė Rama i bėri opozitės si “shkollė nate” Basha tha se “qeveria mbeti nė klasė”.

    “Qeveria e Ramės kaloi sot nė Kuvend tė ashtuquajturin program tė saj me numrat qė ka nė Kuvend. Por mbeti nė klasė nė provėn e gjykimit tė shėndoshė dhe profesional tė opozitės”, u shpreh sot kreu i Partisė Demokratike, Lulzim Basha, nė faqen e tij nė “Facebook”.

    “Pėr dy ditė me radhė deputetėt e Partisė Demokratike dhe partive aleate demostruan me fakte tė pakundėrshtueshme se qeveria Rama nuk ka program. Kjo ėshtė e para qeveri nė historinė e demokracisė sė re shqiptare qė starton pa program pune, pa program zhvillimi, pa objektiva tė mbėshteur nė burime konkrete, pa kalkulime konkrete, pa afate. Starton, si tė mos ishte qeveri e njė vendi tė NATO-sė, e qė pason dhjetė qeveri demokratike nė kėtė vend, qė kanė lėnė secila shenjėn e vet nė pėrparimin e Shqipėrisė, por si tė ishte njė qeveri qė, “zbret nga mali”, shkruan Basha.

    Sipas tij, “pėr dy ditė me radhė deputetėt tanė hodhėn dritė me fakte konkrete se manifesti qė qeveria e konsideron program pėrfaqėson njė listė tė gjatė tėrheqjesh e modifikimesh tė premtimeve elektorale qė Rama e tė tijėt kanė bėrė nė fushatė”.

    “Kjo ėshtė e para qeveri qė tėrhiqet pa filluar punė akoma nga njė numėr i madh premtimesh tė votuara, duke vendour qė tani me qytetarėt dhe me dinjetetin e tyre raportin e gėnjeshtrės dhe mashtrimit pa dridhje qerpiku”, vijon Basha.

    “Unė besoj se nė pėrballjen e parė tė kėtyre pėrmasave nė aulėn e Kuvendit midis tė ashtuquajtures rilindje tė zotit Rama dhe opozitės, qeveria mbeti nė klasė edhe nė provėn e gjykimit tė shėndoshė tė bashkėqytetarėve. Mbeti nė klasė pikėrisht se nuk ka program, pikėrisht se ka mashtruar pa kufi pėr tė marrė vota”, shkruan ai.

    MAPO

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •