Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 190
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Opozita: Vendimi i Ramës për heqjen e portretit, padi në Gjykatën Kushtetuese

    Tre vendimet e para: Ndalohet importi i plehrave, Kod Etike, fotoja e Ismail Qemalit në zyra

    Emri:  rama-dita-e-pare-qeveri.jpg

Shikime: 1050

Madhësia:  26.9 KB

    Qeveria e re e drejtuar nga Edi Rama ka zhvilluar sot pasdite mbledhjen e saj të parë fill pas betimit në Presidencë. Në këtë mbledhje që zgjati vetëm 30 minuta janë marrë tre vendimet e para, njëri prej të cilëve ishte i paralajmëruar nga Rama më parë. Qeveria sot vendosi që të heq foton e presidentit Bujar Nishani nga zyrat e institucioneve shtetërore dhe të vendosë foton e Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit shqiptar. Ndërsa ka suprizuar me vendimin për ndalimin e importit të plehrave në Shqipëri, çështje për të cilën është zhvilluar një debat i madh në kohën kur e ligjëroi qeveria “Berisha”. Rama siç edhe flitej ka miratuar me vendim qeverie sot një “Kod Etike”, që nga mediat është komentuar si një mbyllje e qeverisë për mediat, por që socialistët e komentojnë si një kod sjelljeje të qeverisë me qytetarin. Ndërkohë Rama ka hedhur një foto në Facebook ulur në karrigen kryeministrore me foton e Ismail Qemalit në mur.

    MAPO

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Kermilli (17-09-2013),Kreksi (17-09-2013)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Duket patur parasysh ca pazari behet kur zgjidhet presidenti dhe kuptohet ca rendesi ka kjo karrike besoj mire ja ka bere se fundja I. Qemali eshte shume here me i pahshem si ky qe kemi tani

    Do i uroja pune te mbare qeverise dhe zoti do zoti do punojne per te mire e shqiptareve.

  4. 3 antarët më poshtë falenderuan vagabondo_nyc për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Enkeleu (16-09-2013),Kermilli (17-09-2013),Kreksi (17-09-2013)

  5. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Tre vendimet e para: Ndalohet importi i plehrave, Kod Etike, fotoja e Ismail Qemalit në zyra

    Emri:  rama-dita-e-pare-qeveri.jpg

Shikime: 1050

Madhësia:  26.9 KB

    ...Qeveria sot vendosi që të heq foton e presidentit Bujar Nishani nga zyrat e institucioneve shtetërore dhe të vendosë foton e Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit shqiptar.
    Ide interesante...
    Edhe pse eventualisht mund te jete ne kundershtim me Kushtetuten.
    Sipas mendimit tim, edhe fotografia e Presidentit do te duhej te vendosej prane fotografise se Ismail Qemalit ne menyre qe vendimi te jete plotesisht kushtetues.

  6. #4
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    Duket patur parasysh ca pazari behet kur zgjidhet presidenti dhe kuptohet ca rendesi ka kjo karrike besoj mire ja ka bere se fundja I. Qemali eshte shume here me i pahshem si ky qe kemi tani

    Do i uroja pune te mbare qeverise dhe zoti do zoti do punojne per te mire e shqiptareve.
    Ja ku na doli qe hipokrizia juaj qe sulmoni Presidentin qe ka shkelur kushtetuten per nje gje qe nuk e ka shkelur dhe pergezoni qeverine kur shkel ligjin . Sipas ligjit fotoja e Presidentit vendoset ne cdo administrate.Antipatite personale nuk eshte arsye per te hequr fotot duke shkelur ligjin.
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  7. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Po Sala kur e hoqi presidentin Topi pa ligj fare pse nuk thate gjo?

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar vagabondo_nyc për postimin:

    starbright (16-09-2013)

  9. #6

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Kryeministri ndryshoi, por budalliqet vazhdojne...

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Qyfyre për postimin:

    Kreksi (17-09-2013)

  11. #7
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    Po Sala kur e hoqi presidentin Topi pa ligj fare pse nuk thate gjo?
    Vagabond Ju jeni mesuar te leshoni fjale te paverteta , mjafton te jete ne dem te Sales. . Sala nuk mori asnje vendim qeverie te ndryshoje foto e topit ne zyrat shtetesore . Une nuk kam hyre ne zyre dhe kam pare e kishte hequr apo jo por edhe sikur ta kete bere vertet , e ka bere vetem ne zyren e tij.

    Me kto arsyetime e beri Sala duhet ta bente Edi , po pse duhet ti ngjaje ? Ju e urreni Salen
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 16-09-2013 më 09:57
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  12. #8
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    cazzo.............. nuk kemi plehra thenkju capo

  13. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Te heqesh foton e presidentit te Republikes se Shqiperise nga zyrat e administrates se qeverise, do te thote te mos kesh respekt per institucionet demokratike te vendit, institucionin e presidences, qe presidenti aktual drejton. Dhe kjo nuk eshte dicka e re ne mentalitetin komunist te Edi Rames, te njejten gjuhe anti-kushtetuese dhe anti-shtet ai ka perdorur edhe kur ishte ne opozite karshi gjithe institucioneve te vendit, qe nga Policia e Shtetit, KQZ, Kryeministria e deri tek Presidenca. Ai nuk e kupton injorancen qe manifeston me vendime te tilla, pasi ne mendjen e tij te semure, shqiptaret si popull nuk kane patur shtet ne keto 100 vjet apo ne keto 20 vjet, por shteti shqiptar e ka fillesen e vete me Edi Ramen kryeminister.

    Po aq shqetesuese eshte edhe mania e majmunit te cirkut qe eshte bere kryeminister per te kontrolluar gjithcka. Njerezit qe zgjodhi ne qeverine e tij jane te gjithe njerez te besuar te tij por ka eksperience ne qeverisje dhe pa ndonje kontribut te vecante politik ne PS. E beri kete gje pasi eshte me e lehte te mbash nen kontroll njerez pa integritet dhe eksperience ne qeverisje, se sa njerez me eksperience ne qeverisje ne rradhet e socialisteve. Keta njerez me eksperience nuk do te ndiqnin vendimet qesharake dhe anti-ligjore te kryeministrit te tyre, por do te ngrinin zerin e tyre karshi tyre. Dhe nga ky kontroll i rrepte qeveritar, majmuni i cirkut kerkon qe t'ua imponoje edhe mediave te vendit. Vendimi i tij per "Kodin e Etikes" ka per qellim qe te ndaloje daljen e informacionit nga zyrat e ministrive te vendit per mediat e vendit qe te informojne publikun. Ai kerkon qe te kontrolloje e menaxhoje propaganden qeveritare me SMS dhe celular, ashtu sic beri ne 8 vjetet ne opozite, duke perdorur mediat e veta. Dhe kjo mungese e hapur transparence me publikun shqiptar garanton qe qeveria e re do te gatuaje shume ligje dhe projekte larg syve te mediave dhe larg syve te publikut. Dhe perseri, ne budallallekun e tij, Edi Rama, kembengul se ai "Qeveria eshte e popullit dhe ajo do te flasi direkt me popullin". Ju gazetare e televizione te vendit, qe keni per detyre te monitoroni e raportoni mbi cdo hap e vendim te qeverise, ju do ta gjeni deren mbyllur ne kryeministri dhe telefonin nuk do t'ua ngreje njeri. Ky eshte "kodi i etikes" se majmunit te cirkut qe eshte bere sot kryeminister. Ose me mire te themi, rilindasin Edi Rama, njeriun me te pashkolle te politikes shqiptare!

    Shqiptaret deshen nje majmun kryeminister, e kane sot majmunin kryeminister. Ta gezoni e mundohuni te qeshni me akrobacite e tij! Ky eshte vetem fillimi...

    Albo

  14. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    sa ju djeg ju demokrateve dhe ty albo qe filogreket kseras berisas,morren ate qe merituan per shkaterrimin e gjithckaje ne shqiperi..prandaj ata qe dinit tani ti harroni...muk ecin me,kjo ju djeg dhe duket qarte nga mesazhet tuaja,por skemi cbejme,sovrani vendosni,ju doni njerez si berishas qe shet dete mbush shqiperine me plehrat e evropes sikur te ishim kosh plehrash,ne duam te ecim perpara dhe nuk duam plehra,nuk duam qe te vriten njerez perdite,nuk duam korrupsion,nuk duam gerdecas,nuk duam 21 janara,ne duam shqiperine,jo si ju qe duani veten..
    -ne cillin vend te europes presidenti perkates figuron nezyrat e institucioneve???-askund,poer skeni ku te kapeni dhe filluat tani me idiotlleqet,te prishka pune ty ismail qemali..cudi se ti perdor emrin e tij ne cdoi rresht qe shkruan........

  15. 2 antarët më poshtë falenderuan BLEDI_SH për mendimin e shprehur në këtë postim:

    arba.t (16-09-2013),IllyrianPatriot (16-09-2013)

  16. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    -ne cillin vend te euroipes presidenti perkates figuron nezyrat e institucioneve???-askund,poer skeni ku te kapeni dhe filluat tani me idiotlleqet,te prishka pune ty ismail qemali..cudi se e ke dhe ne firmen tende.....
    Ne cdo vend demokratik te botes se qyteteruar, portreti i kreut te shtetit, vendoset ne zyrat e ministrive dhe administrates se vendit. Ne Amerike, portretin e presidentit e gjen te vendosur ne te gjitha zyrat e administrates federale te shtetit amerikan. Pak rendesi ka nese ai punonjesi i administrates votoi per ate president apo jo apo ka nje mendim te mire per te apo jo. Kreu i shtetit shqiptar nuk eshte kryeministri, eshte presidenti i Republikes se Shqiperise.

    Ja dhe kete e mesove ti dhe Rama bashke me ty.

    Albo

  17. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ne cdo vend demokratik te botes se qyteteruar, portreti i kreut te shtetit, vendoset ne zyrat e ministrive dhe administrates se vendit. Ne Amerike, portretin e presidentit e gjen te vendosur ne te gjitha zyrat e administrates federale te shtetit amerikan. Pak rendesi ka nese ai punonjesi i administrates votoi per ate president apo jo apo ka nje mendim te mire per te apo jo. Kreu i shtetit shqiptar nuk eshte kryeministri, eshte presidenti i Republikes se Shqiperise.

    Ja dhe kete e mesove ti dhe Rama bashke me ty.

    Albo
    hahhahahah,si gjithmon ti i mencuri qe i jep mend te gjitheve...lexon shqip ti apo jo?-un te pyeta se ne cven te EUROPES,ti me pergjigjesh se cbehet ne usa,nuk te pyeta per ne usa,shqiperia nuk eshte ne usa por ne europe,e pra ne europe nuk vendoset askund,ne greqi nuk e sheh gjekundi foton e papulias.

  18. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Vendimi i qeverisë për foton, opozita: Antikushtetues. Meta: Simbol bashkimi

    TIRANE -Vendimi i qeverisë për ndërrimin e fotos së Presidentit Bujar Nishani me atë të Ismail Qemalit është pritur me kritika nga ana e opozitës. Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi dhe ish-zv/ministri i Punëve të Jashtme kanë reaguar mbi vendimet e qeverisë. Halimi u fokusua tek të 3 vendimet që qeveria miratoi dje, ndërsa Çollaku tek vendimi për foton. Por kryeparlamentari Ilir Meta ka mbrojtur vendimin e qeverisë duke argumentuar dhe arsyet.

    Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi i cilëson si antikushtetuese vendimet e para të qeverisë së re. Sipas Halimit, qeveria e re nuk kishte përcaktuar as rendin e ditës dhe i miratoi vendimet pa i shqyrtuar fillimisht ato.

    “Ligji përcakton se rendi i ditës miratohet dy ditë përpara. Vendimi fillimisht propozohet, pastaj shqyrtohet. Rama, përsëritës i shkeljes së kushtetutës”,- shprehet Halimi.

    Në mbledhjen e parë të qeverisë së tij, Edi Rama mori tri vendime, dy prej të cilave i kishte premtuar që gjatë fushatës zgjedhore. Qeveria vendosi ndalimin e importit të plehrave dhe miratoi heqjen e portretit të presidentit nga institucionet shtetërore dhe zëvendësimin e tij me portretin e Ismail Qemalit.

    Përmes një njoftimi të shkurtër, të publikuar në faqen e re të Këshillit të Ministrave, njoftohen tri vendimet. “Zëvendësimin e portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit”, thuhet në njoftim. Me këtë vendim është ndërhyrë në Ligjin për Protokollin e Shtetit, ku përcaktohet përdorimi i portretit të Presidentit të Republikës. Kapitulli “Flamuri Kombëtar” i Protokollit të Shtetit.

    Një tjetër vendim i pritshëm ishte dhe miratimi i Kodit Etik Ministror, për të cilin Rama është shprehur se është i standardeve të vendeve të njohura demokratike.

    Ish-zv/ministri Collaku

    Ish-zv/ministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Çollaku ka reaguar ashpër mbi vendimin e qeverisë ‘Rama’ për zëvëndësimin e fotos së Presidentit me atë të Ismail Qemalit.
    Sipas Çollakut, fotoja e Presidentit në institucionet zyrtare ka simbolikë vendin që dëshmohet se është një Republikë dhe se me këtë vendim qeveria cënoi këtë simbolikë.

    “Jam krejt i shokuar nga akti i heqjes se foto se presidentit të Republikes. Jam i shokuar dhe i zhgënjyer nga niveli i vulgaritetit të këtij akti. Shteti serioz është formë serioze. Në çdo protokoll të çdo shteti nga ato me të qytetëruar e zhvilluar e deri të ato në një hap me tej se shtetet tribale, fotografia e kreut të shtetit, presidentit, nuk mungon. Nuk mungon se ajo nuk është foto panoramike, por ka një simbolikë që në çdo Republikë është në themel. Presidenti përfaqëson unitetin e kombit. Duke hequr foton e presidentit Rama ka cënuar pikërisht këtë simbolikë.
    Si kundërshtar politik me të do të kisha pritur e mirëpritur shumë akte. Por jam thellë i zhgënjyer në kufij revolte, nga Rama e disa ministra pranë tij, të cilët sidoqoftë për faktin se të dalë nëpër botë, do shfaqeshin më të emancipuar. Në fakt ndodhi e kundërta”, shkruan Çollaku në rrjetin social, "Facebook".

    Sipas ish/zëvëndësministrit, mazhoranca po kthen kohën e Koçi Xoxes.
    “Me këtë akt prej vandalësh na dhanë shenjën e hidhur se fjalët nga veprat janë larg. Dhe shkollat, kurset, vitet e jetuara jashtë nuk kane arritur te mundin te keta njerez instiktin e eger te nje ideologjie qe e shpallin te vdekur por te ciles besnikerisht i ruajne e ndjekin ritet....ky kthim i vrullshem pas në vitet e Koçi Xoxes është i papranueshem e duhet ndalur me çdo kusht e çmim...Vandale të tillë janë të padenjë për gjeneratën e re te shqiptarëve. Këta meritojnë vend në arkivat e shëmtuara të vesit e primitivitetit njerëzor”.

    Meta: Ismail Qemali, simbol bashkimi

    Kryeparlamentari Ilir Meta u shpreh sot mbi vendimin e qeverisë për zëvëndësimin e fotos së Presidentit me atë të Ismail Qemalit.

    Në një prononcim për mediat, i pyetur sesi e vlerëson vendosjen e fotografisë së Ismail Qemait në institucionet zyrtare, Meta e konsideroi një mesazh bashkimi.

    "Fakti që do të jetë një figurë themeluese e shtetit shqiptar, siç është figura e Ismail Qemalit, i cili është një mesazh bashkimi. Mendoj se të gjithë duhet ti mbajmë të gjalla idealet e Konferencës së Pezës, patriotëve shqiptar, komunistëve, nacionalistëve të asaj kohe të cilët kapërcyen diferencat e tyre në emër të interesit të madh, të lirisë së atdheut dhe progresit shoqëror", deklaroi Kryeparlamentari pasi mori pjesë sot në festimet e 71 -vjetorit të Konferencës së Pezës.

    (d.b/er.nu/BalkanWeb)

  19. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,772
    Postimet në Bllog
    20

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    PD thirrje Ramës: Hiq dorë nga ‘Kodi i Heshtjes’, detyrim i qeverisë transparenca


    TIRANË- Partia Demokratike i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, Edi Rama të heqë dorë nga “Kodi i Etikës’ duke i kujtuar se transparenca dhe Informimi nuk janë zgjedhje, por detyrim i qeverisë para mediave dhe qytetarëve.

    Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Jorida Tabaku në një konferecë për shtyp, deklaroi se “Kodi i Heshtjes”, është kodi i propagandës së vjetër me mjete të reja, një çensure shumë e rrezikshme që synon të modelohet si autoçensurë dhe vijë sjelljeje për mjetet e informimit publik.

    “Qeveria Rama po starton duke krijuar një sistem të mbyllur dhe të kontrolluar të informimit të publikut, ku çdo gjë duhet të kalojë në vrimë të gjilpërës dhe nëpër filtrat e shumfishtë që vendos ky kod midis qeverisë dhe mediave. Ky është kodi i propagandës së vjetër me mjete të reja; është kodi i një çensure shumë të rrezikshme që synon të modelohet si autoçensurë dhe vijë sjelljeje për mjetet e informimit publik. Partia Demokratike thekson me forcë se Trasparenca dhe Informimi nuk janë zgjedhje, por detyrim i qeverisë para mediave dhe qytetarëve”, theksoi Tabaku.

    Gjatë konferencës për shtyp, Tabaku shprehu keqardhjen se ky model ka filluar të reflektohet që tani në disa media, të cilat po cungojnë dhe po shtrembërojnë këto ditë qëndrimet e Partisë Demokratike si dhe qëndrimet e papranueshme të zotit Rama kundrejt opozitës në Parlament.

    “Me keqardhje konstatojmë se ky model ka filluar të refektohet që tani tek disa media, të cilat po cungojnë dhe po shtrembërojnë këto ditë qëndrimet e Partisë Demokratike si dhe qëndrimet e papranueshme të zotit Rama karshi opozitës në parlament. Kështu një medium kombëtar dje fshiu nga ekrani kërcënimin e paprecedent të Ramës drejtuar opozites, se nëse ankohej për dhunë, ende nuk ka parë se çdo ti punojë!” shtoi Tabaku.

    Partia Demokratike i kërkon me forcë qeverisë të zbatojë me korrektësi standarted demokratike të informimit të publikut dhe mediave, si vlerë supreme e demokracisë europiane, duke u tërhequr nga kodi i saj i mbylljes.

    (e.m/BalkanWeb)

  20. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ne cdo vend demokratik te botes se qyteteruar, portreti i kreut te shtetit, vendoset ne zyrat e ministrive dhe administrates se vendit. Ne Amerike, portretin e presidentit e gjen te vendosur ne te gjitha zyrat e administrates federale te shtetit amerikan. Pak rendesi ka nese ai punonjesi i administrates votoi per ate president apo jo apo ka nje mendim te mire per te apo jo. Kreu i shtetit shqiptar nuk eshte kryeministri, eshte presidenti i Republikes se Shqiperise.

    Ja dhe kete e mesove ti dhe Rama bashke me ty.

    Albo
    He mor burre se nuk kane ndonje inat me Nishanin ! Thjesht e hoqen portretin e tij se iu kujtonte Sali Berishen dhe politken e tij "shqiptaro-serbo-greko-madhe" !

    A te kujtohet ne 1994 qe Sali Berisha beri nje premtim ne Stadiumin Qemal Stafa kur garonin femijet antikapate ? Iu deklaroi atyre fatkeqeve se : "- Juve jeni e ardhmja e Shqiperise ....!" Dhe sic e shikon ti pervec vehtes se tij Kryeminister zgjodhi edhe Nishanin President ! Dhe vertet sa ishte Ai Kryminister vetem antikapate kishte te punesuar ! Por edhe shqiptaret e shkrete nga sagllam i beri çyryk !

    E kuptove tani ????? PS-ja do t'i largohet kesaj politike Berishiste kombetare dhe do t'i afrohet poltikes se Ismail Qemal Vlores !

    Une mendoj se ne ku ta gjejme te ndodhe kjo ...! Ndihte vete Zoti per kete !
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 16-09-2013 më 12:03

  21. #16
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shqiptaret deshen nje majmun kryeminister, e kane sot majmunin kryeminister. Ta gezoni e mundohuni te qeshni me akrobacite e tij! Ky eshte vetem fillimi...

    Albo
    E di c fare eshte o Albo ?!

    Ne 2 dite qe esht Edi Rama kryeminister , jan bere me shume sec jan bere ne 2 vitet e fundit . Perse ?! Sepse ka pasur vetem regres moral/ekonomik/social !

    Te pakten keto 2-3 dite edi rama : a) Ka vajtur ne kosove per ti afruar shqiptaret me teper me plane edhe oferta konkrete per fuqizimin e faktorit shqiptar b) Ndaloj importin e plehrave qe e katandise shqiperine landfilin europian c) Vajti ne Bruksel ku sa po shikoje qe na ka paraqitur mire . Nje kryeminister qe nuk trurperohesh kurre ja shikojne surratin te huajt edhe sidomos kurre hape gojen .

    Eh pra . Une gezohem sa nuk e imagjinon dot . E dua kete vend qe quhet Shqiperine , edhe duke hequr parazitin Berisha me nje Kryeminister te denje , diference eshte e dyfishte , edhe gezimi im gjithashtu 2 here me i madh .

    Prandaj te pelcasesh ti , edhe personat si ti , qe gezoheni nga rrenimi i Shqiperise , edhe prandaj qani me lot te zi , per kryemafjozin shpellarin Berisha .

    Karvani do eci , qehnte le te lehin !!!! Pa problem !!!

    P.S geja me e mire qe kam bere neper forum , keto 2 vitet e fundit , edhe pse nuk jam simpartizant i ndonje partje edhe as nuk kam ndonje perfitim material/social eshte qe kam denoncuar shpellarizmin e qeverise te kryeshpellarit Berisha .

  22. 3 antarët më poshtë falenderuan IllyrianPatriot për mendimin e shprehur në këtë postim:

    BLEDI_SH (16-09-2013),goldian (16-09-2013),starbright (16-09-2013)

  23. #17
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Citim Postuar më parë nga violativo Lexo Postimin
    He mor burre se nuk kane ndonje inat me Nishanin ! Thjesht e hoqen portretin e tij se iu kujtonte Sali Berishen dhe politken e tij "shqiptaro-serbo-greko-madhe" !

    A te kujtohet ne 1994 qe Sali Berisha beri nje premtim ne Stadiumin Qemal Stafa kur garonin femijet antikapate ? Iu deklaroi atyre fatkeqeve se : "- Juve jeni e ardhmja e Shqiperise ....!" Dhe sic e shikon ti pervec vehtes se tij Kryeminister zgjodhi edhe Nishanin President ! Dhe vertet sa ishte Ai Kryminister vetem antikapate kishte te punesuar ! Por edhe shqiptaret e shkrete nga sagllam i beri çyryk !

    E kuptove tani ????? PS-ja do t'i largohet kesaj politike Berishiste kombetare dhe do t'i afrohet poltikes se Ismail Qemal Vlores !

    Une mendoj se ne ku ta gjejme te ndodhe kjo ...! Ndihte vete Zoti per kete !

    Violavivo Para qe te flasesh per nje njeri duke quajtur antikapat per shkak te shendetit duhet te mendohesh mire. Nje fjale e mencur thote ; Nje njeri dobet fizikisht eshte i forte menderisht. Edhe Presidenti Amerikan Rusveld ishte i paralizuar fizikisht por ai drejtoi boten sepse ishte i afte dhe i forte menderisht. Njeriu sidomos BURRI ka nje kod njerezor ; nuk flitet keq per shendetin e njeriut se mos nje dite keshtu mund te ndodhe ty , familjes tende , mikut tend e kushdo qe ti e ke perzemert. MOS E HARRO KETE.
    Te te vije turp , njeriu sado urrejtje mund te kete s'mund te arrije deri ne kete pike. Por ti nuk je burre , je thjesht nje primitiv me shpirt te mbushur me ligesi .


    Me mire te jesh i dobet fizikisht dhe mire menderisht sesa i forte fizikisht dhe i cmendur menderisht si Edi Rama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 16-09-2013 më 13:05
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  24. #18
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    felliqesira ..... pasi shkoj si pusht duke i lepire bithen Nishanit per te leshuar firmen per te marre dekretin tani del e ben garipin ....
    haleja ....!!!! haleja ...!!!!


    Emri:  rama nishani.jpg

Shikime: 407

Madhësia:  84.8 KB
    "They will not control us, We will be victorious"

  25. #19
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    ome mcus qthot otobuzi i unazes, se na pate than qe te than se nishani nuk ka per ta dekretu ket qeveri?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  26. #20
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,786

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    ome mcus qthot otobuzi i unazes, se na pate than qe te than se nishani nuk ka per ta dekretu ket qeveri?
    derjansi,
    kam qen un sot te otobuzi i unazes, dhe kam nje eskluzive, por duhet t'beheni t'pakten nja 200 social-specialista, mundsisht edhe ndonje minister i porsa zgjedhur. Orari i prononcimit neser ne oren 00.29.

    Sa me t'shumte ne numer, ta kini parasysh.
    Ti me Stationin mos hajdeni, se keni pune...

    ( )
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •