Close
Faqja 6 prej 19 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 190
  1. #51
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Neni 86

    1. Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit.
    bukur,por clidhje ka kjo me foton e tij,e cila duhet vene dhe ne institucione shteterore????-sic tha dhe qyfyre me lart cili ligj flet per foton e tij,e cila duhet vene kudo,ka ligj per kete????tjeter gje pra se cperfaqeson presidenti dhe tjeter fotoja e tij,kjo nuk ndodh te pakten ne asnje vend te europes,un te solla rastin e greqis,nje anetare tjeter me lart rastin e gjermanis,ne asnje vend nuk vihet fotoja e presidentit apo kryeministrit,por figura te ndryshme kombetare,sic duket juve te pd ju ka marr malli per kohen e xhaxhit,atehere kur fotoja e tij nuk mungonte as nga qerdhet....
    Ndryshuar për herë të fundit nga BLEDI_SH : 17-09-2013 më 11:30

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Ej na e shuni nji kuriozitet se na cmenden me llafe : Ne cilin ligj parashikohet se eshte e detyrueshme mbajtja e portretit te Presidentit ne zyrat e shtetit shqiptar ?

    Jo per gje , por se Rama duhet ndeshkuar ne rast se ka shkelur ligjin qe thote se portreti i Presidentit duhet te mbahet ne zyren e shtetit ! Kjo eshte e para !

    Dhe e dyta , une duhet me ble nji fotografi te Nishanit dhe ta vendos ne banjo (sepse une zyre nuk kam ) krahas fotografise se Berishes , per me zbatu ligjin ! Ne banjo fotografia e Berishes me ka mbet nga koha kur "ligji" na detyronte te mbajshim fotografine e Presidentit dhe pastaj te Kryeministrit !

    Kush njef ligjet te na thote se na morret ne qafe me duket ! Do na sulet Nishani qe i zbaton aq mire ligjet !
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 17-09-2013 më 11:35

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar violativo për postimin:

    Kreksi (17-09-2013)

  4. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Neni 86

    1. Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit.
    Kur presidenti te zgjidhet drejtperdrejt nga populli ky nen eshte shume i drejte. Ndersa kur presidenti nuk kandidon vete vullnetarisht per postin e presidentit me kandidature ne kuvend, por e zgjojne ne mes te nates dhe i thone se partia ty do te bej president se ti do na sherbesh me mire nga te gjithe dhe je shoku im me i mire, dhe se une per ty kam bere shume, prandaj do i bindesh urdherave te partise dhe do behesh president. Ky lloj presidenti nuk shpreh unitetin e popullit biles as te vete partise qe e zgjodhi, por vetem unitetin e unit te kryetarit te saj qe gjoja u largua.
    Edhe presidenti i meparshem nuk shprehte unitetin e popullit por shprehte unitetin e kafeneve ku u bene pazare per zgjedhjen e tij.

    Ne kushtetuten tone shprehet nje ligj qe administratat publike vendosin fotot e presidentit , simbol unitetit te kombit.
    Meqense de fakto ky lloj presidenti nuk shpreh aspak unitetin e popullit, dhe as ate te partise se tij, duhet qe ligji ne kushtetut te nderrohet dhe zyrat te mos detyrohen me te vendosin foton e presidentit.
    Por me perpara shko germo kushtetuten ku thuhet se te gjitha zyrat shteterore duhet te vendosin foton e presidentit. Ma jep pak nr e ligjit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dardajan : 17-09-2013 më 11:42

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar dardajan për postimin:

    PINK (17-09-2013)

  6. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Amon ere se na plaset : Na gjeni LIGJIIIIN ...., LIGJIN ore po LIGJIN .... ku eshte se na plaset ?

    Maliqin e dime ku e kemi banon akoma perkohesisht ne Tirane ! Quhet Sali Berisha !

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar violativo për postimin:

    Kreksi (17-09-2013)

  8. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Eshte humbje kohe te edukosh votuesit e Edi Rames, pasi si vete ai, u mungon njohja elementare e ligjeve kushtetuese te atij vendi dhe si funksionon nje Republike Parlamentare. Nuk do te benit keq qe te lexonit Kushtetuten e Shqiperise:


    Neni 86

    1. Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit.



    Keshtu shkruan Kushtetuta e Shqiperise dhe kreu i shtetit nuk eshte kryeministri i vendit, eshte presidenti i vendit. Akti i VENDIMIT te kryeministrit eshte nje akt anti-ligjor, anti-kushtetues, anti-shtet ligjor, dhe anti-demokratik. Cdo Republike Parlamentare apo Presidenciale ne bote, ka nje Kryetar te Shtetit, dhe fotografija e Kryetarit te Shtetit vihet ne te gjitha zyrat e administrates. Nuk behet si nje forme respekti ndaj personit te presidentit, behet ne forme respekti ndaj institucionit kushtetutes se Presidences. Opozita nuk duhet te denoncoje kete akt anti-kushtetues vetem publikisht, duhet ta coje kete vendim te qeverise ne Gjykaten Kushtetuese!

    Akti eshte anti-shtet ligjor pasi shteti ligjor nuk ngrihet mbi njerezit, ngrihet mbi ligjet demokratike. Ky nuk eshte "shteti i Berishes" apo "shteti i Rames", ky eshte shteti ligjor demokratik i shqiptareve. Dhe nje popull qe nuk ka respekt per ligjet, nje popull qe nuk respekton Kushtetuten, ligjin themeltar te atij shteti, ai popull eshte tribu dhe jo popull demokratik. Problemi ne kete rast nuk eshte vetem injoranca e treguar nga Rama, problemi ne kete rast eshte injoranca e treguar nga votuesit e tij, qe ngaterrojne mbeshtetjen politike per te dhe partine e tij me respektin ndaj ligjeve dhe shtetit. Shteti shqiptar ka 100 vjet histori dhe historia e tij nuk fillon nga e para sa here qe pushteti ndryshon duart. Dhe "pranimi" i akteve te tilla anti-kushtetuese nga qytetaret e atij vendi, eshte nje ftese per kthimin e Shqiperise ne Rama-shtet, ne nje diktature te re te nje personi te vetem qe guxon te dali me vendime te tilla mbi ligjin.

    Akti eshte edhe anti-demokratik, pasi pushtetet ne demokraci jane te ndara dhe eshte ligji e Kushtetuta qe ndan detyrat dhe pergjegjesite e cdo pushteti e institucioni kushtetues. Nje kryeminister mund te mos kete respekt per presidentin si person, por eshte i detyruar me ligj qe te respektoje institucionin qe ai drejton dhe te punoje me te per te miren e vendit. Demokracia shqiptare vdes nese institucionet nuk respektojne ligjin dhe nuk punojne me njera-tjetren per te zgjidhur problemet e qytetareve. Dhe ky akt i kryeministrit Rama eshte nje kercenim i hapur per demokracine shqiptare pasi me kete vendim, ai kerkon te marri persiper nje kompetence qe nuk i takon, kerkon qe te jete ai kryetar i shtetit shqiptar.

    Te gjithe qytetaret e atij vendi, pavaresisht nese votuan per Ramen apo Berishen, kur vjen fjala tek LIGJI e KUSHTETUTA duhet ti hapin syte e veshet mire. Pasi shenja dalluese e diktatoreve ne gjithe historine e njerezimit eshte shkelja me dashje e ligjeve e Kushtetutes. Eshte ne interesin e cdo qytetari te lire te atij vendi, qe te mbroje Kushtetuten dhe Ligjin nga cilido pushtetar qe e shkel ate, me dashje apo pa dashje.

    Sa per budalleqet e tjera qe thote ish-presidenti Topi qe "Topalli e hoqi e para portretin e presidentit", akti i saj ishte nje akt personal, dhe nje akt i ulet qe nuk i fiton asaj pike ne syte e mi. Akti i Rames nuk eshte nje akt personal, eshte nje VENDIM qeverie, bile vendimi i pare qe ai merr si kryeminister i vendit. Dhe ky eshte dallimi i madh. Dhe sa per "Ismail Bej Vlora eshte simbol uniteti", skraparlliut une do ti mesoja qe LIGJI e KUSHTETUTA eshte simbol uniteti. Respekti ndaj LIGJIT e KUSHTETUTES ndan shqiptaret ne dy kampe, ne qytetare te lire dhe ne popull tribu. Qytetaret e lire respektojne dhe mbrojne Kushtetuten e tyre, popullit tribu nuk i behet vone per ligje, institucione e demokraci. Qytetaret e lire krijojne shtet ligjor, populli tribu krijon vetem klane e anarki.

    Dhe me e bukura per ne fund: Kryeministri Rama e ka vene "harten e Evropes ne tavolinen e Kryeministrise". Evropen demokratike nuk e bene as hartat, as arti, e as rilindja artistike. Evropen demokratike e beri respekti ndaj ligjit demokratik. Dhe nje kryeminister qe eshte zgjedhur ne detyre nga zgjedhesit shqiptare, ne te njejten dite qe betohet para presidentit per te mbrojtur e respektuar Kushtetuten e atij vendi, ne te njejten dite me vendim e tij te pare qe merr e shkel me te dyja kembet Kushtetuten. Dhe nje njeri qe nuk respekton as Kushtetuten e vendit te tij, nuk ka se si te respektoje traktatet e Evropes se Bashkuar!

    Albo
    Idiotesia me e madhe.

    Nje veprim eshte anti-kushtetues kur eshte ne kundershtim me kushtetuten vendit.

    Ne asnje nen apo paragraf te kushtetutes te vendit nuk thuhet se duhet mbajtur portreti presidentit neper zyrat shteterore!

    Vendimi eshte marre nga Keshilli i Ministrave me cdo te drejte qe i lind nga Neni 100 i kushtetutes i cili thote shprehimisht:

    1. Këshilli i Ministrave përcakton drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore.
    2. Këshilli i Ministrave merr vendime me propozim të Kryeministrit ose të ministrit përkatës.
    3. Mbledhjet e Këshillit të Ministrave bëhen të mbyllura.
    4. Aktet e Këshillit të Ministrave janë të vlefshme, kur nënshkruhen nga Kryeministri dhe ministri propozues.
    5. Këshilli i Ministrave nxjerr vendime dhe udhëzime.
    Kjo ishte sa per info o Albo intelektuali.

    Me tej po ju sqaroj te gjithe ju te indinjuareve se:

    Vendimi per detyrimin e vendosjes se portretit te presidentit ne zyrat e administrates publike, te titullareve te dikastereve dhe perfaqesive diplomatike jashte shtetit eshte marre me vendim te KM Nr 229 date 23/4/2004 Për miratimin e Ceremonialit Zyrtar te Republikes se Shqiperise dhe eshte firmosur nga Fatos Nano.

    Kapitulli 3 - Simbolet e Republikes - Paragrafi 1 - Flamuri Kombetar - Pika 1.18: Në zyrat e administratës publike, duke filluar nga niveli drejtor drejtorie deri te titullarët e dikastereve dhe në përfaqësitë diplomatike shqiptare jashtë shtetit është e detyrueshme të vendoset portreti i Presidentit të Republikës.

    Gjithashtu me vendim te KM te dates 15 Shtator 2013 u vendos: Zëvendësimi i portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit;


    Me keq mbaron filmi dhe peripecite e PeDe-istave per kete teme.

    Shkoni gjeni dicka tjeter me se te kapeni tani.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 17-09-2013 më 12:18

  9. #56
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Me erdhi mirë që Kryeministri Rama eshte Anti-plehrave dhe ka te drejte qe ti eliminoje, nje hap i madh per gjithe njerezimin !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Kreksi për postimin:

    violativo (17-09-2013)

  11. #57
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Idiotesia me e madhe.

    Nje veprim eshte anti-kushtetues kur eshte ne kundershtim me kushtetuten vendit.

    Ne asnje nen apo paragraf te kushtetutes te vendit nuk thuhet se duhet mbajtur portreti presidentit neper zyrat shteterore!

    Vendimi eshte marre nga Keshilli i Ministrave me cdo te drejte qe i lind nga Neni 100 i kushtetutes i cili thote shprehimisht:



    Kjo ishte sa per info o Albo intelektuali.

    Me tej po ju sqaroj te gjithe ju te indinjuareve se:

    Vendimi per detyrimin e vendosjes se portretit te presidentit ne zyrat e administrates publike, te titullareve te dikastereve dhe perfaqesive diplomatike jashte shtetit eshte marre me vendim te KM Nr 229 date 23/4/2004 Për miratimin e Ceremonialit Zyrtar te Republikes se Shqiperise dhe eshte firmosur nga Fatos Nano.

    Kapitulli 3 - Simbolet e Republikes - Paragrafi 1 - Flamuri Kombetar - Pika 1.18: Në zyrat e administratës publike, duke filluar nga niveli drejtor drejtorie deri te titullarët e dikastereve dhe në përfaqësitë diplomatike shqiptare jashtë shtetit është e detyrueshme të vendoset portreti i Presidentit të Republikës.

    Gjithashtu me vendim te KM te dates 15 Shtator 2013 u vendos: Zëvendësimi i portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit;


    Me keq mbaron filmi dhe peripecite e PeDe-istave per kete teme.

    Shkoni gjeni dicka tjeter me se te kapeni tani.
    ,
    A mund te pyes ty pse institucionet shteterore kishin vendosur fotot e Presidentit neper zyra, se nuk ishin detyruar nga kushtetuta apo qe e kishin vendosur vete ? Qe ta sqarojme pak kete muabet se ne injorantet nuk po marrim vesh , ka te drejte Edi cmenduria apo kushtetuta?
    Ne institucionet e pavarura jane fotot e Presidentit. Nese Edi cmenduria ka vendosur te ndryshoje fotot ne institucionet ku ai kontrollon nuk do te thote qe ai ka te drejte . Pyeteni Ilir Meten pse nuk e hoqi foton e Nishani...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 17-09-2013 më 12:34
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  12. #58

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Kushtetuta nuk thoshka gje per kete ceshtje.

    Nese eshte thjeshte vendim i KM si per ta vene e si per ta hequr foton, atehere me duket nje vendim jo ne kundershtim me ligjin, por si pa lidhje dhe i panevojshem. Mund te ishte mare me gjera te tjera ne fillim te detyres.

  13. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    ,
    A mund te pyes ty pse institucionet shteterore kishin vendosur fotot e Presidentit neper zyra, se nuk ishin detyruar nga kushtetuta apo qe e kishin vendosur vete ? Qe ta sqarojme pak kete muabet se ne injorantet nuk po marrin vesh , ka te drejte Edi cmenduria apo kushtetuta?
    Ne institucionet e pavarura jane fotot e Presidentit. Nese Edi cmenduria ka vendosur te ndryshoje fotot ne institucionet ku ai kontrollon nuk do te thote qe ai ka te drejte . Pyeteni Ilir Meten pse nuk e hoqi foton e Nishani...
    Ti jo vetem qe nuk di ca flet, por as di te lexosh, as nuk kupton.

    Ja tek e ke kushtetuten e shtetit Shqiptar, ma gjej ku thote duhet portreti i presidentit ne cdo zyre: Kushetuta

    E dyta e kam shpejguar shume qarte qe vendimi per vendosjen e portertit te presidentit eshte marre me Vendim te Keshillit te Ministrave ne vitin 2004 ku eshte miratuar ceremoniali zyrtar i republikes se Shqiperise. Sic e kam permendur me siper Kapitulli 3, Paragrafi 1, Pika 1.18 flet per portretin e presidentit.

    E treta kam sqaruar se po me vendim te Keshillit te Ministrave te 15 Shtator 2013 eshte vendosur ndryshimi i pikes 1.18 te ceremonialit zyrtar te shtetit dhe eshte vendosur se portreti i presidentit do e zevendesohet me ate te Ismail Qemalit.

    Eshte shume e thjeshteeeeeeeeee. Mjafton te lexosh, dhe kuptosh, cka ne te vertete eshte e tepert tu kerkohet PeDe-istave...

  14. #60
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Kryeministri Rama: Jo plehra, jo komunikim me mediat, jo foto të presidentit në

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Kushtetuta nuk thoshka gje per kete ceshtje.

    Nese eshte thjeshte vendim i KM si per ta vene e si per ta hequr foton, atehere me duket nje vendim jo ne kundershtim me ligjin, por si pa lidhje dhe i panevojshem. Mund te ishte mare me gjera te tjera ne fillim te detyres.
    Meqe kushtetuta nuk thoshka gje, pse e kishin neper administra dhe institucionet pavararura? Kaq e veshtire e keni per te kuptuar qe Presidenti perfaqeson kushtetuten ?
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

Faqja 6 prej 19 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •