Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    15 vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, prehet tek Varrezat e Dëshmorëve

    Ngrihem sot për të nderuar Azem Hajdarin! (Fjala e Eliot Engel në Kongresin Amerikan)

    Nga Eliot Engel*

    Emri:  Engel-Azem-Hajdari-crop.jpg

Shikime: 1433

Madhësia:  62.9 KB

    Zoti Kryetar, jam ngritur sot për të nderuar Azem Hajdarin, një udhëheqës demokrat dhe parlamentar shqiptar, i cili u vra në vitin 1998. Sot, në 12 shtator, mbushen 15 vite që nga vdekja e tij tragjike.

    I lindur në vitin 1963, në një familje punëtore, Azem Hajdari u rrit në rajonin malor verior të Shqipërisë në Bajram Curri. Ai ishte student në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, kur rrëzimi i Bashkimit Sovietik frymëzoi lëvizje popullore në shtetet komuniste të Europës Qendrore dhe Lindore.

    Në Shqipëri, mijëra vetë iu vërsulën ambasadave të huaja për t’u arratisur nga vendi. Tensioni politik dhe social vijoi të përshkallëzohet, derisa në dhjetor 1990, studentët filluan të protestojnë për kushtet e tyre të jetesës.

    Azem Hajdari ishte i vendosur për realizuar ndryshime demokratike në Shqipëri dhe shumë shpejt doli në pah si udhëheqësi i lëvizjes studentore. Demonstratat e studentëve sollën rrëzimin e regjimit, ndërsa Azemi u bë një nga bashkëthemeluesit e Partisë Demokratike, partisë së parë politike jokomuniste në Shqipëri, që prej Luftës së Dytë Botërore. Ai u bë kryetari i parë i Partisë Demokratike dhe u zgjodh në parlamentin e parë shqiptar, ku luftoi për reforma demokratike.

    Në vitin 1997, Azem Hajadari u qëllua disa herë në mjedist e parlamentit shqiptar dhe u plagos rëndë. Megjithatë, ai refuzoi të frikësohej. Ai këmbënguli në për të vijuar misionin e tij të ndërtimit të demokracisë në Shqipëri, pavarësisht prej përpjekjeve të tjera për t’ia marrë jetën. Por, në 12 shtator 1998, Azem i u vra ndërsa po dilte nga zyrat e partisë së tij në Tiranë.

    Vdekja e Azem Hajdarit shokoi kombin shqiptar dhe ai u shpall Martir i Demokracisë pas vdekjes. Me fjalët dhe veprat e tij, ai u mësoi shqiptarëve se liria nuk vken vetë – ajo duhet fituar, me përpjekje, vendosmëri dhe besim.

    Gjatë konfliktit në Kosovë, Azemi mbështeti gjithashtu Lëvizjen për Liri dhe Pavarësi të Kosovës, Ai ishte një mik i ngushtë i Presidentit Ibrahim Rugova dhe i kushtoi kohë dhe energji të madhe çështjes kosovare.

    Sot, Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj. Ka një sistem politik dhe është anëtare e NATO-s. Shqiptarët janë të lirë të udhëtojnë lirisht nëpër Europë. Edhe Kosova e lirë dhe një vend i pavarur, që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Si Shqipëria ashtu edhe Kosova janë duke ndërtuar demokraci të forta ashtu si kishte ëndërruar Azemi.

    Azem Hajdari ka marrë shumë çmime pas vdekjes së tij, duke përfshirë edhe Urdhërin e Flamurit në Shqipëri, me rastin e 50-vjetorit të lindjes (që do të kishte qenë pak kohë më parë gjatë këtij viti) Është nderuar me çmimet “Nderi i Kombit” dhe “Gjergj Katriot Skenderbeu” (apo Urdhëri i SKënderbeut). Këto dekorime ia kanë bërë Presidenti shqiptar Bujar Nishani si dhe ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Bamir Topi.

    Në 15-vjetorin e vdekjes së parakohëshme të Azem Hajdarit, populli shqiptar do të nderojë edhe një herë një udhëheqës historik të lëvizjes demokratike të Shqipërisë. Në këtë ditë, në 12 shtator, shqiptarët nga mbarë vendi e bota, duke përfshirë edhe shqiptarë të Kosovës, do të mblidhen për ta kujtuar Azemin dhe do ta përcjellin për në banesën e tij të fundit, ku do të prehet në Varrezën e Dëshmorëve, në Tiranë.

    Zoti kryetar, Azem Hajdari ishte një kampion i vlerave demokratike dhe bnjë hero për shumë shqiptarë. Ju kërkoj me plot respekt që ju dhe kolegët e mi të shquar të më bashkoheni për ta nderuar Azem Hajdarin për kontributin e tij në ndërtimin e demokracisë në Shqipëri.



    *Fjala që do të mbajë sot ne Kongresin Amerikan, në 12 shtator, kur mbushen 15 vite që nga vrasja e tij në Tiranë

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kongresmeni amerikan Elliot Engel: Fjalim ne nderim te Azem Hajdarit

    Azem Hajdari do të prehet në "Varrezat e Deshmoreve"

    Heroi i Demokracise, Azem Hajdari nga sot do te prehet ne varrezat e “Deshmoreve te Kombit”. Ne nje njoftim te saj, Bashkia e Tiranes thekson se me daten 12 shtator, personalitete te larta te jetes politike nga Shqiperia dhe me gjere, kryetaret e partive politike, studentet e dhjetorit ‘90, intelektualet, nismetare te levizjes per demokraci, miq, shoke dhe kolege te Azemit do te kryejne homazhe per nder te tij e me pas ta percjellin per ne varrezat e “Deshmoreve te Kombit”. Sipas Bashkise, ne oren 10:00, ne Pallatin e Kongreseve do te kryhen homazhe, ne nderim te “Heroit te Demokracise” Azem Hajdari, ndersa ne oren 12:00, kortezhi i permortshem me arkivolin e vendosur ne shtratin e topit, do te niset per ne varrezat e “Deshmoreve te Kombit”. Ne oren 12:30, do te nise ceremonia e varrimit ne varrezat e “Deshmoreve te Kombit”. Protokolli shteteror parashikon gjithashtu edhe institucionin qe do te marre persiper shpenzimet per ceremonine, qe do te zhvillohet per rivarrosjen e eshtrave te Azem Hajdarit. “Shpenzimet e funeralit shteteror perballohen nga Keshilli i Ministrave. Ceremonia permbledh keto momente kryesore: lista e pjesemarresve, personalitete, te huaj, miq, familjare; njoftimi i trupit diplomatik; ceremonia fetare, nese eshte e nevojshme dhe menyra e vendosjes se pjesemarresve; rregullimi i shtratit te topit dhe flamurit qe do te mbuloje arkivolin; rrugekalimi i kortezhit te permortshem; oficeri drejtues; truproja e nderit; banda e Republikes; motocikletat e shoqerimit; berja gati e vendvarrimit ne Varrezat e Kombit; mbajtesit e arkivolit”, thuhet ne aktin e qeverise i cili u miratua javen e kaluar. Azem Hajdari, Heroi i Demokracise mban titullin me te larte te Republikes se Shqiperise “Urdhrin e Flamurit” dhe urdhrin me te larte ne Republiken e Kosoves, “Medaljen e Larte te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit”, te dhene nga ish – Presidenti Ibrahim Rugova. Azem Hajdari eshte “Qytetar Nderi i Tiranes” dhe pothuajse i te gjithe Bashkive dhe komunave te Republikes se Shqiperise.

    Pervjetori

    Me rastin e 15-vjetorit te vrasjes se themeluesit te Partise Demokratike, eshte parashikuar zhvillimi i nje ceremonie te detajuar per nderimin e figures se tij. Keshtu, 12 shtatori kete vit nuk do te kujtohet si vitet e tjera, vetem me vendosjen e kurorave me lule ne monumentin e tij fare prane selise se vjeter te Partise Demokratike dhe me vizitat e rastit ne familjen e Azemit, por me nje protokoll shteteror, i cili po detajohet gjate ketyre diteve.

    Kortezhi

    Levizja e kortezhit behet ne oren 10:00. Arkivoli i vendosur ne shtrat topi, i mbuluar me flamur kombetar, niset nga vendndodhja, i shoqeruar nga gjashte truproja nderi, tri ne cdo ane. Perpara kortezhit ecen truproja e nderit e Gardes se Republikes dhe truprojat me jasteket e kuq te dekoratave. Kortezhi ecen ne kembe deri tek ura e Lanes dhe prej ketej drejtohet i motorizuar te Varrezat e Kombit. Prane varrit jane percaktuar vende te vecanta per familjaret, personalitetet e larta te ftuar dhe per truprojen e nderit.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kongresmeni amerikan Elliot Engel: Fjalim ne nderim te Azem Hajdarit

    Berisha: Azemi gjunjëzoi diktaturën më të egër

    Emri:  Berisha-homazhe.jpg

Shikime: 1771

Madhësia:  29.0 KB

    TIRANE- Ish kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se Azem Hajdari ka bërë më shumë se kushdo tjetër në histori për lirinë e shqiptarëve. Në ditën e vendosjes së eshtrave të tij në Varrezat e Dëshmorëve, Berisha shkruan se Azemi gjunjëzoi diktaturën më të egër komuniste në Evropë.

    “Te dashur miq, sot vendosem ne Varrezat e te Reneve te Kombit, eshtrat e burrit te madh te kombit shqiptar, tribunit legjendar te lirive dhe dinjitetit njerezor te shqiptareve, udheheqesit te levizjes studentore te dhjetorit 90, themeluesit te PD, mikut tim te paharruar Azem Hajdarit. Ne krye te levizjes studentore ne dhjetor te vitit 1990 Azemi gjunjezoi diktaturen me te eger komuniste ne Europe dhe beri per lirine e shqiptareve te shtypur me shume se kushdo tjeter ne histori. Nder perjete vepres se pavdekshme dhe kujtimit te ndritur te Azem Hajdarit! Azem ti je gjalle!”- shkruan Berisha në Facebook.

    Pas homazheve për nder të “Heroit të Demokracisë”, Azem Hajdari në Pallatin e Kongreseve, arkivoli me eshtrat e tij prehet tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

    Panorama
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kongresmeni amerikan Elliot Engel: Fjalim ne nderim te Azem Hajdarit

    Hajdari, te ‘Dëshmorët’. Basha: Pason rilindasit nga vlerësimet e marra. Ndarja nga diktatura, rilindja e vërtetë

    Emri:  Lulzim-Basha.jpg

Shikime: 968

Madhësia:  43.8 KB

    TIRANE- Pas homazheve per nder te Heroit te Demokracisë, Azem Hajdarit ne Pallatin e Kongreseve, arkivoli me eshtrat e tij prehet te Varrezat e Deshmoreve te Kombit.

    Kreu i PD-se, Lulezim Basha ka shprehur vleresimet me te larta per te dhe vepren e tij.

    “Ai ishte prijesi i levizjes studentore, e ndaj u vra. Se kishte qene protagonist per hapjen demokratike te vendit, se kishte qene themelues i PD, se kishte qene mbrojtes i demokracise dhe ceshtjes kombetare. Nuk eshte e vertete se permbuysja e komunizmit u be ne menyre paqesore, levizja per demokraci ka dhene liderin e saj te pare, nuk e vrane ne betejen ballore te fillimit, por ne pabesine e revanshit. Sot figura e tij apelon per unitet dhe bashkim per vlerat kombetare”- tha Basha.

    Sipas tij, ajo ditë e mallkuar ka qenë vetem fillimi i përjetësisë për Azem Hajdarin.

    “Ai pason rilindësit më të shquar për vlerësimet institucionale qe ka marre, se lëvizja e dhjetorit shënoi ndarjen nga dikatura, kjo ishte dhe mbetet rilindja e vërtete e vendit”- tha Basha, duke kujtuar se ai eshte gjalle, se eshte e do te jete frymezim i brezave.
    Homazhet

    Ne nderim te tij jane drejtuar sot ne homazhe qytetare te thjeshte, personalitete e perfaqesues te politikes, ambasadore dhe perfaqesues te komuniteteve fetare. Homazhe kane bere ambasadori i SHBA, Arvizu, ai i OSBE-se, Ambasadori i BE-se, etj.

    Ne oren 12.10 minuta homazhe ka zhvilluar kreu i PD-se, Lulzim Basha, njeheresh kryebashkiaku i Tiranes. Ai shoqerohej nga bashkeshortja e tij.

    Vetem pak caste pas tij, hollit te Pallatit te Kongreseve i eshte drejtuar ish kryeministri Sali Berisha dhe zonja e tij, Liri Berisha.

    Nderkohe qe Berisha ishte duke mbaruar mesazhin ne librin e kujtimeve per nder te Hajdarit, mberriti kreu i shtetit, Bujar Nishani.

    Kater ministra te kabinetit Rama kane qene pjese e homazheve. Nderkohe homazhe kane zhvilluar ish kryeparlamentarja Topalli dhe kreu i komanduar i grupit te PD-se, Paloka.

    Rreth ores 11.42 homazhe ka zhvilluar kreu i Kuvendit, Ilir Meta, njeheresh kreu i LSI-se. Ai nderoi vepren e Hajdarit si simbol i levizjes se dhjetorit, duke shtuar se kjo dite duhet te sherbeje njeheresh edhe si angazhim per te permbushur endrren e tij, per Shqiperine anetare te denje ne BE.

    Kreu i FRD-se, Bamir Topi ka deklaruar pas homazheve se ndihet i emocionuar, nderkohe qe Hajdari do te prehet si e meriton ne Varrezat e Deshmoreve.

    “Fat i jetes sime qe kam njohur Azem Hajdarin, njeriu me i hapur nga ata qe kam njohur te PD, shume i guximshem, dinjitoz, kurajoz, pa komplekse, qe dinte te bente edhe trimin edhe diplomatin. E perkujtoj me shume mall, respekt, e vleresim, ai do te mbahet mend si nje njeri qe do te frymezoje te rinj e te reja, e ata qe duan t’i hyjne rruges se politikes me dinjitet”- tha Topi.

    Azem Hajdari, Heroi i Demokracisë mban titullin më të lartë të Republikës së Shqipërisë “Urdhërin e Flamurit” dhe urdhërin më të lartë në Republikën e Kosovës, “Medaljen e Lartë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, të dhënë nga ish – Presidenti Ibrahim Rugova. Azem Hajdari është Qytetar Nderi i Tiranës dhe pothuajse i të gjithë bashkive dhe komunave të Republikës së Shqipërisë.

    Panorama

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kongresmeni amerikan Elliot Engel: Fjalim ne nderim te Azem Hajdarit

    Biografia e Azem Hajdarit:

    Emri:  azem_hajdari.jpg

Shikime: 1280

Madhësia:  31.7 KB

    - Azem Hajdari u lind më 11 mars 1963, në qytetin Bajram Curri;

    - I martuar, me tre fëmijë, Kirjaldi, Rudina dhe Azemi i vogël, i lindur katër muaj pas vdekjes së Azemit;

    - Më 1987, fiton të drejtën e studimit dhe regjistrohet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike;

    - Në vitin 1993 diplomohet për filozofi, në Universitetin e Tiranës;

    - Në vitin 1995 diplomohet si jurist, në Universitetin e Tiranës;

    - Në vitet 1993-1994 ndjek kualifikim pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për filozofi;

    - Më 1996 ndjek kualifikim për politikat e sigurisë e mbrojtjes, në kuadrin e NATO-s, në Garmisch-Partenkirchen, në Gjermani;



    Aktiviteti Politik:

    - Dhjetor 1990 – Udhëheqës i Lëvizjes Studentore;

    - Dhjetor 1990 – shkurt – Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike;

    - 1991 – 1993 – Nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe anëtar i Komitetit të saj Drejtues;

    - 31 mars 1991- Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shkodrën;

    - 22 mars 1992 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shijakun;

    - 26 maj 1996 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Bulqizën;

    - 29 qershor 1997 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Tropojën;

    - 1992-1996 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Rendin Publik dhe SHIK-un;

    - Nëntor 1996 – Kryetar i Sindikatave të Pavarura Shqiptare;

    - Qershor 1997 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Mbrojtjen Kombëtare;

    - 1995 – 1998 – President i klubit të futbollit “Vllaznia” – Shkodër dhe president i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale



    Vlerësime për Heroin e Demokracisë:


    - Urdhëri i Flamurit;

    - Urdhëri “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, dhënë nga Presidenti i Republikës;

    - Medalja e Artë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, dhënë nga ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, në vitin 2003;

    - Urdhëri “Nderi i Kombit” (2002);

    - Pishtar i Demokracisë;

    - “Qytetar Nderi” i qytetit të Tiranës, Vlorës dhe i pothuajse të gjithë bashkive e komunave të Shqipërisë


    Panorama

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •