E dashura: "Puthja qe vrau Dorianin"
Elisa, 18 vjecarja, qe pa te jepte shpirt i dashuri, i qelluar per vdekje nga nje banor i fshatit Ibe, rrefen castet e fundit te kaluara se bashku. Si e defryen diten e diele, propozimi per fejese, vrasja e tmerrshme ne lokal dhe si e mesuan prinderit e saj lidhjen, prej dy vjetesh, me Dorianin
Aida HARKA
"Ishim ulur ne nje lokal ne ane te rruges. Ate dite isha shume e lumtur pasi kishim kaluar majft mire dhe Dorani po me puthte", e rifillon edhe njehere historine me te dhimbshme te jetes se saj Elisa, vajza qe pa te vdiste te deshurin te qelluar nga nje idiot, vetem pse ishte puthur me te ne nje ambient fshati. "Nje person i panjohur na u afrua ne tavoline dhe na gjuan te dyve me shuplake pas koke. Une dola per nje moment jashte lokalit, pasi isha pak e trullosur, ndersa Doriani po bisedonte me personin qe na goditi. Por kur kthej koken nga tavolina ku ndodhej Doriani, shikoj se personi i panjohur kishte nxjerre pistoleten dhe qellon dy here mbi te. Hyra me vrap brenda ne lokal, por ishte vone. Doriani kishte vdekur". 18 vjecarja eshte ne vitin e katert ne nje shkolle private te kryeqytetit dhe qe prej 2 vitesh ajo ishte e lidhur me Dorianin. "Ai kishte vendosur qe shume shpejt te fejoheshim, pasi duheshim shume", tregon 18 vjecarja, qe dy dite me pare u nda perfundimisht nga djali me te cilin do te lidhte jeten pergjithmone. Me fytyre te tronditur nga ngjarja e rende, pas cerememonise mortore te dy diteve me pare, Elisa ende nuk arrin te ambientohet me ate c'ka i ka ndodhur. Aq me teper kur shkaku i tragjedise ishte thjesht nje puthje e dhene te dashurit e zemres. Pak ore pas arrestimit, 18 vjecarja eshte perballur dhe nje here me vrasesin Duka, ne komisariatin e policise, duke e identifikuar ate si autorin e ekzekutimit te Dorianit. Para forcave te rendit, ajo ka pershkuar dhe nje here te gjithe skenen e se dieles: qe nga nisja e festes e deri tek perfundimi i saj makaber, ne vrasjen e te dashurit 23 vjecar. "U nisem, se bashku me nje grup shokesh dhe shoqesh per te festuar ditelindjen e nje mikut tone. Pasi kishim ngrene dreke ne nje lokal aty prane, per te dale pak nga kryeqyteti, njeri nga shoket tane e kishte lene me nje shofer furgoni, i cili do te vinte te na merrte ne oren 17.30. Duke pritur furgonin u ulem ne lokalin me emrin "Selba", per te pire ndonje freskuese apo ndonje kafe, per t`u clodhur, pasi kishte dhe nga ata qe kishin pire pak, por pa e tepruar. Me pas ndodhi edhe momenti i tmerrshem, kur vrasesi nxorri menjehere pistoleten duke mos pranuar te sqaronte ngjarjen me Dorianin, por qelloi mbi te pa iu dridhur dora", tregon Elisa per diten e 12 majit, pa e ditur se ajo do te shnderrohej ne diten me fatkeqe per te. Vajza zbulon edhe dicka tjeter duke shtuar se prinderit e saj ende nuk dinin ndonje gje per lidhjen e saj me Dorianin, e cila kishte filluar dy vjet me pare. "Ata e mesuan nje gje te tille vetem diten e ngjarjes, kur televizioni kishte bere te ditur lajmin per vrasjen e tij", tregon Elisa. Ndersa per prinderit e 23 vjecarit, lidhja e tij me Elisen ishte dicka normale dhe ata kane qene ne dijeni per kete lidhje. Per diten e vrasjes. Liljana, e ema e viktimes tregon se vajza e saj Ina, kishte marre ne telefon edhe Elisen, cka tregon se familja Bena e kishte pranuar lidhjen e djalit te tyre. Megjithese Doriani u nda nga kjo jete, Elisa, nuk ka ngurruar te shkoje ne shtepine e tij dhe te ngushelloje dhe te qendroje prane nenes se tij te paralizuar, duke ndare dhimbjen mes tyre, njera si nene dhe tjetra si e dashur.
Vrasesi i Ibes: "U puthen ne sy te gruas sime"
"U puthen dhe u perqafuan ne sy te gruas time, e cila ne ate moment ishte ne lokal". Keshtu mesohet te jete justifikuar 36 vjecari Arben Duka, autor i vrasjes se 23 vjecarit Dorian Bena, ne seancen e djeshme ne Gjykaten e rrethit te Tiranes, ku ju komunikua masa e sigurise burg pa afat. Sipas shpjegimeve te vete Dukes, ai nuk e ka duruar dot gjestin e dy te rinjve te dashuruar, te cilet nen shoqerine edhe te miqve te tjere, jane perqafuar dhe kane shkembyer nje puthje ne nje lokal ne fshatin Ibe te Tiranes, pasi kishin kaluar nje fundjave te kendshme. Si per te treguar fanatizmin e tij prapanik te justifikuar me prezencen e gruas se tij ne ate lokal, vrasesi Duka ka reaguar ndaj ketij gjesti. Pasi ka shkembyer disa replika, duke i kerkuar llogari 23 vjecarit Bena se, pse perqafoi te dashuren e tij ne lokal, ai e ka qelluar me pas me dy plumba pistolete ne koke viktimen Dorian Bena, duke e lene te vdekur ne vend ne sy te se dashures dhe shokeve te tij. Vetem disa ore pas kryerjes se krimit makaber, forcat e policise se kryeqytetit, bene te mundur arrestimin e autorit, i cili ishte larguar per t`u fshehur ne nje pyll prane fshatit Ibe. Ne skedaret e policise, shtetasi Arben Duka rezulton i denuar edhe nje here me pare per akuzen, "tentative vrasjeje dhe keqtrajtim". Diten e djeshme gjyqtarja Brunilda Kasmi nen akuzen "vrasje me dashje dhe armembajtje pa leje", ka vendosur burg pa afat si mase sigurie per Duken, deri sa dosja e tij te vije per gjykim ne Gjykaten e Faktit ne Tirane. Ne baze te akuzes, vrasesi Duka rrezikon nga 10-20 vjet heqje lirie.
Krijoni Kontakt