Tifozë të shumtë të skuadrës së PAOK, ku luan shqiptari Ergys Kaçe, sulmuan sot zyrat e degës së Agimit të Artë në Selanik.
Sulmi i tifozëve vjen në mbrojtje të lojtarit shqiptar, i cili postoi në profilin e tij në Facebook një foto ku mbante veshur një bluzë me flamurin e UÇK-së.
Të rinjtë, tifozë të PAOK, sulmuan me gurë, shishe dhe fishekzjarre zyrat e partisë neonaziste pasi ajo ka sulmuar futbollistin shqiptar pas postimit të fotos në FB.
Forca të shumta policie qetësuan situatën dhe arrestuan dhjetëra persona./ep
![]()
Krijoni Kontakt