Pėr herė tė parė revista JAVA nxjerr nga Arkivi i Shtetit evidencat origjinale tė vitit 1967, rreth pasurive tė luajtshme dhe tė paluajtshme qė dispononin institucionet fetare nė atė kohė. Lista e buxheteve dhe pronave tė komuniteteve fetare tė hartuara nga burokratėt e pushtetit nė fillim tė vitit 1967 tė mjafton tė hedhėsh dritė pėr atė qė ishte menduar prej kohėsh nga regjimi kundėr fesė. Fjalimi i Enver Hoxhės pėr dasitė fetare para Komitetit Qendror mė 6 shkurt tė 1967, thjesht e shpejtoi gjithēka, ndėrkohė qė vendimi pėr t’i dhėnė fund kishte kohė e kohė qė ishte marrė. Nė kėtė material ku paraqitet gjendja e fundit e pronave dhe situatės ekonomike-financiare, ka shumė cinizėm dhe mungesė korrektėsie. Njė e tillė, qė i mungon deri diku edhe sot shtetit shqiptar nė marrėdhėnien zyrtare me komunitetet fetare…

Nga Ben Andoni, JAVA

Ėshtė pak e paditur sot e kėsaj dite se kush ka qenė speechwriter-i zyrtar i Enver Hoxhės pėr fjalimet lidhur me fenė. Por, kushdoqoftė, helmin qė derdhi nė atė fjalim dhe qė u lexua me tė gjithė grimasat e mundshme tė Enver Hoxhės, mė shkurt tė vitit 1967, tė bėn tė kuptosh se Shqipėria kishte kohė qė e kish dėnuar fenė me vdekje.

E ndėrsa tė rinjtė, tė indoktrinuar nė kulm, nėn shembullin e Revolucionit Kulturor kinez po i pėrgatisnin kudo (kinse spontanisht) qė tė derdheshin mbi objektet e kultit duke shfrytėzuar disi dhe frymėn revolucionare qė ngrihej pėr gjėra gati nė absurd, burokratėt prej kohėsh i kishin larė hesapet me fenė.

Njė informacion i detajuar i Kuvendit Popullor, qė ruhet nė Arkivin e Shtetit (pa datė tė saktė), jep tė gjithė situatėn ekonomike financiare tė komuniteteve fetare nė zgrip tė gjendjes sė tyre dhe pronat, qė u kishin mbetur.

I gjithė ai pretendim, qė ngrihet sot me pronat ende tė pamarra tė komuniteteve, ndoshta mund tė ketė njė fillesė tė mirė me kėtė dokument. Qė ėshtė i pamėshirshėm, por edhe mbyllet me shprehjen e cinizmit kur flitet pėr verdiktin se “Pėrsa i pėrket pasurisė qė kanė, kjo t’u shtetėzohet e tėra me pėrjashtim tė ndėrtesave tė selisė sė secilit komunitet”.

Raporti, edhe pse i referohet momentit tė ditėve tė marsit 1967, shkruhet nė kohėn e shkuar dhe kjo tregon se marrėdhėnia e komuniteteve fetare me shtetin ka arritur pikėn mė tė ulėt. Referimi ėshtė dy kolonėsh: marsi i vitit 1967 dhe fillim i prillit.

Nga ato ditė: Komuniteti Mysliman nga 60 veta personel do katandiset me vetėm 13 syresh dhe nga fondi i pagės 30050 lek (rroga mesatare nė atė kohė ėshtė 550 lek), tani do shkojė nė 8300 lek.

Komuniteti Bektashian nga 14 dervishė pėrfundon nė 5 vetė dhe ndihma qė pėrbėn vetėm alokacioni pėr Kryegjyshin reduktohet nga 3941 lek nė 2300 lek.

Kisha Katolike nga 12 vetė personel pėrfundon nė tre vetė dhe nga fondi i pagės qė e ka 2880 lek pėrfundon nė fondin 1530 lek.

Kisha Ortodokse nga 194 vetė pėrfundon nė vetėm 10 vetė dhe fondi ulet nga 45360 lek nė 5380 lek.

Pasi bėhet njė pėrllogaritje e llogarive rrjedhėse me cinizėm thuhet se meqė kanė gjendje, ne nuk i kemi subvencionuar pėr tremujorin e dytė!

Por, s’kanė ē’tė bėjnė mė. Ėshtė fundi. Ata, pak klerikė tė mbetur, do vdesin njė nga njė. Nė vitin 1971, shkruan Edwin Jacques, kishin mbetur gjallė vetėm 14 priftėrinj katolikė, 12 prej tė cilėve nė internim ose nė burgje, kurse 2 rrinin tė fshehur…

Mė 1973 do vdesė pas gjashtė vitesh burg dhe Damian Konobnesi, kryepeshkopi ortodoks, element qė do t’i sjellė shumė probleme edhe imazhit tė regjimit komunist.

Pasuritė e luajtshme

Ndėrkohė, presioni nuk mjaftohet me kaq. Presioni ekonomik e ka bėrė rubinetin tė mbyllet gati fare edhe pėr pasuritė e tundshme dhe tė patundshme tė komuniteteve.

Komuniteti Mysliman, nė informacionin qė i kėrkohet, paraqitet me rreth 280 rrėnjė ullinj nė Elbasan dhe me rreth 276 ndėrtime kudo nėpėr Shqipėri, por edhe vetė nuk ka tė dhėna pėr xhamitė pėr shkak tė histerisė qė ka pėsuar!

Dokumenti as nuk pėrpiqet ta fshehė asfare.

“Sesa ėshtė numri i xhamive nė qytete dhe fshatra, kryesia e Komunitetit nuk ka tė dhėna, pasi nuk i ka regjistruar. Por nga tė dhėnat qė kanė, shumica e xhamive nė qendėr dhe nė rrethe janė mbyllur. Gjithashtu janė mbyllur dhe tyrbet. Xhamitė dhe tyrbet qė ndodhen nė qytete u kanė kaluar komiteteve ekzekutive, kurse ato nė fshatra u kanė kaluar kooperativave bujqėsore”.

E tė mendosh njė pjesė e tyre janė monumente kulture dhe me vlera tė rrallė arkitekturore, atėherė vėrtetė tmerrohesh.

Komuniteti Bektashian duket disi mė “i favorizuar”, pasi edhe ritet e saj janė shumė mė liberale, por edhe i duhet ende regjimit pėr make-up! Bektashinjtė posedojnė gjithsej nė kėtė fond rreth 34 dynym tokė, nga kėto 29 dynym i kanė kaluar N.B.Sh “Gjegj Dimitrov” “dhe pjesa tjetėr qė ndodhet brenda oborrit rrethues tė godinės sė kryegjyshatės janė mbajtur nga ajo”.

Gjeografia e pronave tė bektashinjve ėshtė e madhe dhe kanė shumė pasuri tė patundshme kudo gati nė tė gjithė Shqipėrinė. Janė afėrsisht 45 teqe tė mbetura, nga tė cilat vetėm nė Gjirokastėr numėrohen 17 syresh, nė zonėn e Fushė-Krujės janė 9, nė zonėn e Korēės 10, kurse nė zonėn e Beratit janė 9. Bektashinjtė kanė dhe prona tė patundshme, tė tilla si ndėrtesa banimi me aksesorė 50; 9 mullinj qė vlerėsohen me 1.600.000 lek; 2 dyqane dhe pasuri tė luajtshme si orendi dhe pajisje me vlerė 320.000 lek dhe bagėti tė imta e tė trasha me rreth 650 krerė, qė kapin vlerėn e 230.000 lekėve.

Shuma e pronės sė saj shkon nė 2.150.000 lek. Por, edhe kjo pronė e mbetur ishte pasi s’ėshtė mė: “Tani tė gjithė teqetė janė mbyllur. Nga pasuritė qė kishin njė pjesė tė hollash dhe orendish u janė dhėnė klerikėve qė shėrbenin nė to, kurse pjesa tjetėr me proces verbale tė rregullt u ka kaluar kooperativave bujqėsore. Shumica e klerikėve janė pranuar si anėtarė tė kooperativave bujqėsore. Edhe teqetė e qyteteve dhe pasuria e tyre, duke hequr njė pjesė qė kanė marrė klerikėt pėr nevojat e tyre, u kanė kaluar komiteteve ekzekutive tė kėshillave popullore tė rretheve ose qyteteve”.

Dokumenti mbetet i paqartė sepse kush e menaxhon mė komunitetin, kur nuk funksionojnė mė teqetė. Nga ana tjetėr, regjimi kujdeset pak mė shumė pėr bektashinjtė, sepse nėpėrmjet tyre mban ende marrėdhėnie me njė grup vendesh tė botės sė tretė tė besimit mysliman shiit.

Sa i pėrket Kishės Katolike, e merr lehtė me mėndje katrahurėn. Asaj i kanė mbetur gjithsej 31 kisha, nga tė cilat 8 kisha nė famullinė e Shkodrės, 2 nė Tiranė, 2 nė Bushat, 3 nė Dajē, 2 nė Juban, 2 nė Bajzė, 2 nė Kastrat, 2 nė Laē tė Kurbinit, 2 nė Laē tė Vaut tė Dejės, 2 nė Lezhė, 2 nė Pllanė dhe 2 nė Kashnjet. “Megjithėse nė tė dhėnat qė na ka paraqitur kryesia e Kishės nuk bėhet fjalė pėr qelat, shtojmė se pranė ēdo kishe ka nga 1 qelė (shtėpi banimi) pėr priftėrinjtė”.

Ēuditėrisht mungojnė referencat e tjera pėr kishėn, por marrėdhėnia e shtetit me katolikėt ka kohė qė ėshtė e nderė, pėr tė mos thėnė ata janė gati inekzistent.

Kisha Ortodokse posedon gjithsej si pasuri tė paluajtshme 600 kisha qytetesh dhe fshatrash si edhe 8 manastire. Nė manastire figurojnė tė regjistruara 500 krerė bagėti deri mė 1 janar tė vitit 1967.

Pasi bėhet njė inventar i pėrgjithshėm, thuhet se: “Sipas tė dhėnave qė ka kryesia, e gjithė pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme e manastireve ėshtė marrė nė dorėzim me proces verbal tė rregullt nga ana e kooperativave tė afėrta, pasi tani tė gjithė manastiret janė mbyllur. Gjithashtu, me pėrjashtim tė 5 kishave qė funksionojnė akoma, 1 nė Berat, 1 nė Kavajė, 1 nė Durrės, 1 nė Tiranė dhe nė 1 nė Shkodėr, tė gjithė kisha e tjera janė mbyllur. Pasuria e tyre e luajtshme dhe e paluajtshme u ka kaluar me procesverbal tė rregullt kooperativave bujqėsore ose komiteteve ekzekutive tė Kėshillave Popullore tė rretheve” dhe “Magazinat e kishave tė qyteteve Vlorė, Fier, Lushnjė dhe Elbasan pasi u bė inventari fizik me proces-verbal tė rregullt (Nė Vlorė dhe Lushnjė duke qenė prezent edhe pėrfaqėsues tė financės dhe tė Rinisė) u mbyllėn dhe u vulosėn…”.

Tė mendosh se vetėm kishat, ku kanė punuar ikonografėt e mėdhenj, krenaria e kulturės shqiptare, duhet tė jenė mbi tridhjetė syresh, tė kap tmerri pėr kėtė konfiskim.

Aty ku ka punuar Onufri, Shpataraku, Ēetirėt, tani ėshtė stallė, nė mundėsinė mė tė mirė depo drithi. Dėnimi ėshtė dhėnė. Thjesht viktima duhet tė kėnaqet me orėt ‘e fundit’.



Por cinizmi s’ka mbaruar

Njeriu anonim, nė orėt e fundit tė hartimit tė kėtij materiali, ka kohė qė tė ketė dhe humor.

“Pėrfundimisht, nė rast se do tė jetė nevoja qė pėr efekte protokollare tė asistojnė organizmat qendrore tė institucioneve fetare, do tė ishte e mjaftueshme tė kishin njė personal prej 3 vetėsh (kryetari, njė sekretar dhe njė person pėr shėrbime tė ndryshme)”.

Subvencioni qė jepet ėshtė gati qesharak dhe tė bėn tė kuptosh se ēfarė vlere kanė. Pėr Komunitetin Mysliman 21.600 lek, pėr atė bektashian 19.200 lek, pėr atė ortodoks ėshtė 20.880 lek dhe atė katolik ėshtė 16.800 lek.

Dhe, njė fjali e frikshme nė fund, ku duket se ėshtė bėrė esėll: “Pėrsa i pėrket pasurisė qė kanė, kjo t’u shtetėzohet e tėra me pėrjashtim tė ndėrtesave tė selisė sė secilit komunitet”.

Se pėr ēfarė duhen mė ndėrtesat qendrore, kuptohet. Klerikėt e mbetur kukulla duhet tė bėjnė ndonjė pritje diplomatike sa pėr tė thėnė qė ne ekzistojmė.

Kurse jashtė perimetrit tė kėtyre godinave, histeria nuk pushon. Me klerikėt tallen nė masė, ata mė me fat burgosen dhe internohen, kurse shqiptarėt, edhe pse gjithēka ėshtė bėrė me urdhėr nga larg dhe me mobilizim spontan, tregojnė se janė njė popull jo aq fetar.

Tė pakėt qė rezistojnė janė shumė ‘demode’. Pėr ironinė e tė gjithės pėrdoret thėnia e famshme e Pashko Vasės: Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria…, njeriut qė vetė dergjet nė njė varrezė fetare nė Bejrut.

Regjimi socialist nuk do tė mbetet pas nga ‘histeria’ e disa aktivistėve tė rinisė. Shumė syresh nga kėta tė fundit, u ricikluan nė politikė pas viteve ’90.

Mė 19 nėntor tė vitit 1967, qeveria nxori dekretin famėkeq nr. 4337 me titullin “Mbi abrogimin e disa dekreteve”, ku u eliminuan menjėherė dekretet e viteve 1949-1951, qė legalizonin kartat e komuniteteve fetare.

S’mbaroi kėtu. U ndaluan tė gjitha ritet fetare dhe u parashikuan penalizime pėr shkelėsit. Paradoksalisht, Kushtetuta nė fuqi ende u garantonte tė gjithė qytetarėve, lirinė e ndėrgjegjes dhe tė fesė. Element qė ‘u rregullua’ me nenin 55 tė Kushtetutės sė vitit 1976, ku ndaloheshin rreptėsisht tė gjithė veprimtaritė dhe propaganda fetare…

Atėkohė, speechwriter-at e shumtė tė politikanėve shqiptarė do mbahen mėnd pėr garėn se kush thurte mė shumė anatema ndaj Zotit.

Qė atė vit, objektet fetare u shndėrruan nė teatro, palestra, punishte, vatra kulture e deri banja publike, veprim qė do tė rregullohej pėrgjysmė nė vitet ’90, por duke mos e abroguar asnjėherė shpirtėrisht atė vendim absurd tė Shqipėrisė, qė mė 1967… provoi t’i jepte Zotit dėnimin me vdekje.