Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Rrymat fetare vehabiste dhe selefiste kërcënojnë me djegien e varrit të profetit, nda

    Rrymat fetare vehabiste dhe selefiste kërcënojnë me djegien e varrit të profetit, ndalimin e Mevludit dhe të umetit mysliman

    Emri:  largea_selafit1378485095.jpg

Shikime: 197

Madhësia:  54.0 KB Emri:  islamiket1-300x213.jpg

Shikime: 164

Madhësia:  28.3 KB

    Në Kosovë ekzistojnë shoqata me misione fetare që mbajnë emrin e udhëheqësit vehabij Albanit, përkundër faktit se kryemyftiu Naim Tërnava nuk pranon se në Kosovë ka vehabistë e ekstremistë fetar. Kosova gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një çerdhe shoqatash e organizatash joqeveritare (OJQ) me misione fetare që s’i monitoron askush. Disa nga këto shoqata kanë synim përhapjen e vehabizmit dhe selefizmit në Kosovë. Protagonistë të rrymave fetare vehabiste dhe selefiste kanë kërkuar djegien e varrin të profetit Muhamed, ndalimin e Mevludit dhe të umetit mysliman. Rrymat fetare vehabiste dhe selefiste në vendin tonë po bëhen sikurse një farë që po mbillet, e që në të ardhmen do mbinë si kërcënim. Qëllimet, misionet, aktivitetet për përhapjen e ideologjive fetare dhe rekrutimi i të rinjve të papunë po shndërrohet në një kërcënim i së ardhmes së vendit. Po insistohet në shkombëtarizimin e shqiptarëve. Të rekrutuarit të zhvishen nga elementet tradicionale shqiptare, duke u arabizuar ose tjetërsuar me elemente religjioze. Këto ditë në Kosovë është shpërndarë një video e përkthyer nga arabishtja në gjuhën shqipe ku flet dr. Shejh Xhemil Halim, i cili paralajmëron kërcënimin e vehabistëve dhe selefistëve se do ta djegin varrin e profetit Muhamed (s.a.v.s.), dhe kërkohet të ndalohet Mevludi dhe se umeti mysliman është qafirë (i pafe).

    (Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

    Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësia e abonimit është në Zvicër.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2011
    Postime
    55

    Për: Rrymat fetare vehabiste dhe selefiste kërcënojnë me djegien e varrit të profetit

    ceki tri organizata me emer, adrese dhe veprimtari te dyshimt .

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •