
Postuar më parë nga
Breshka
Lame e Shkreli me 20 punëtorë po rimobilojnë ambientet e brendshme të Kryeministrisë. Fotot e punimeve, ne “Panorama”.
Në prag të votimit të qeverisë së re në Parlament, në godinën e Këshillit të Ministrave është duke u punuar intensivisht për të përgatitur sallën ku do të zhvillohet mbledhja e parë e kabinetit “Rama”.
Prej katër ditësh rreth 20 punëtorë të kontraktuar nga Partia Socialiste kanë “zbarkuar” në Kryeministri dhe kanë nisur të ndryshojnë të gjithë sallën qendrore të godinës, ku për tetë vjet Kryeministri në ikje Sali Berisha ka zhvilluar mbledhjet me ministrat.
SALLA E RE
Burime nga Kryeministria bëjnë të ditur për gazetën se çdo element i sallës së katit të dytë të godinës së Kryeministrisë është duke u ndryshuar. Që nga dita e parë punimet po i ndjekin nga afër dy përfaqësuesit e PS-së, Artan Lame dhe Artan Shkreli. Tavolina e mbledhjes, e përbërë nga dy pjesë, pritet të zgjatet nga të dyja anët për shkak se numri i ministrave të qeverisë “Rama” është më i madh se kabineti paraardhës. Tavolina e ministrave nuk do të jetë më ajo ngjyrë druri, por një ngjyrë ulliri e errët.
Gjithashtu ndryshime do të pësojnë edhe dritaret, të cilat janë lyer nga jashtë në ngjyrë të errët, si dhe perdet, të cilat nuk do të jenë më jeshile. Gjatë ditëve të ardhshme pjesë e këtyre ndryshimeve do të jetë edhe ngjyra e murit që përshkonte gjithë sallën e qeverisë, e cila ishte edhe ajo ngjyrë jeshile. Megjithatë, për këtë detaj, burimet nga Kryeministria thanë se ende nuk ka ardhur letra e re që do veshë sallën. Një tjetër ndryshim është parketi i drurit i shtruar në ambientin e mbledhjes së qeverisë, i cili ka qenë i arreduar që në kohën kur Ekzekutivin e drejtonte Fatos Nano.
Mësohet se parketi nuk do të jetë më dhe në vend të tij do të shtrohet një tapet i ri, i cili do të kombinohet me ngjyrën e tavolinës si dhe të letrës së murit. Dy elementet që pritet të jenë të njëjta me atë të qeverisë “Berisha” janë karriget e ministrave dhe ajo e Kryeministrit, si dhe laptopët. Megjithatë, burimet bëjnë të ditur se edhe teknologjia pritet të shoqërohet me probleme për shkak se Kryeministria ka gjendje vetëm 16 laptopë, ndërkohë që për qeverinë e re do të duhen.
Prisni thone, "se s'kane filluar akoma", pse kush tha qe kane ndaluar........prishni prishni....... se populli i "zgjuar" shqiptar ka vizion, dhe do presi per mrekulline tuaj te vij.......hahaha dikush ketu tha 8 muaj.... une them jane shume.Shqiptaret nuk kane kohe me prit e duan xhepin plot kur te gdhien neser....... perlye kryeministrine sa te duash, por paret tona shefo......i duam sot....
Krijoni Kontakt