Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 50
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Shpend Ahmeti VV - kandidat për Kryetar të Prishtinës!



    Shpend Ahmeti, Kryetari i Graçanicës


    Fatos Shala E enjte, 18 Dhjetor 2014 16:51
    Shpend Ahmeti qeverisë tani e një vit më Komunën e Prishtinës, mirëpo ai nuk jeton në kryeqytet. Ai jeton në një shtëpi luksoze në Komunën me shumicë serbe të Graçanicës. Ky veprim është i kundërligjshëm dhe sanksionimi për të është përfundimi i mandatit të kryetarit. Këtë për Express e kanë konfirmuar edhe në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti duket që nuk e ka problem ta shkel ligjin, ndoshta edhe më vetëdije. Ai nuk jeton në Prishtinë - aty ku punon dhe siç kërkohet me ligj por është duke jetuar në Komunën e Graçanicës.

    Në këtë komunë me shumicë serbe, Ahmeti ka një shtëpi luksoze, të cilën, siç ka raportuar Express nuk e ka deklaruar në formularin e pasurisë te Anti-korrupsioni.

    Express ditë më parë ka sjell për lexuesit e vet edhe fotografit e kësaj shtëpie, të cilën Shpendi nuk e ka deklaruar farë në formularin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

    Se kryetari i Prishtinës është duke shkel ligjin me këtë veprim, në parim, e kanë thënë edhe në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokale. Por, një fakt të tillë e thotë edhe ligji për qeverisje lokale i miratuar në Kuvendin e Kosovës.

    “Ligji Nr. 02/L-121 për Vendbanimin dhe Vendqëndrim, në nenin 2 ka përkufizuar se, "vendbanimi" - është vendi në të cilin qytetarët vendosen me qellim që të jetojnë përgjithmonë, ndërsa vendqëndrimi është vendi në të cilin qytetari qëndron përkohësisht për shkak të punës, shkollimit apo arsyeve të tjera, mirëpo në të nuk ka për qellim të jetoj gjithmonë. Në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, neni 56.3, pika d),mandati i Kryetarit të Komunës përfundon nëse e ndërron vendbanimin në komunën tjetër”, thotë për Express Lumnije Demi, zëdhënëse në MAPL.

    MAPL nuk ka komentuar për rastin specifik të Ahmetit me arsyetimin që ende nuk kanë informacion.

    “Lidhur me pyetjen e dytë nëse Shpend Ahmeti Kryetar i Komunës së Prishtinës ka bërë shkelje ligjor në këtë çështje, nuk mund të bëjmë asnjë kualifikim, pasi ne nuk posedojmë një informatë zyrtare,për vendbanimin apo vendqëndrimin e tij”, tha Demi për Express.

    Edhe përfaqësuesit e partive opozitare në Komunën e Prishtinës po thonë se Ahmeti është duke shkelur ligjin me këtë veprim.

    Flamur Shala, asamblist në komunën e Prishtinës nga LDK’ja ka thënë se kryetari Shpend Ahmeti është duke bërë shkelje ligjore, dhe sipas tij për këtë punë ai duhet të jap përgjigje.

    “Kjo është tamam shkelje ligjore. Nëse kryetari Komunës bënë këso veprime, atëherë çfarë përgjegjësi mund të kërkoj ndaj qytetarëve apo kujt do tjetër. Ky është një shembull i keq i Shpendit dhe për këtë ai duhet të jap shpjegime”, ka thënë Shala

    Ai ka treguar se edhe në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal do ta ngrit këtë çështje, dhe do të kërkojë përgjigje direkt nga kryetari Ahmeti.

    Se Lagja “NIC”, aty ku është duke jetuar tani kryetari Ahmeti me familje është pjesë e Komunës se Graçnicës e kanë vërtetuar edhe zyrtarë të këtij institucioni.

    Fatmir Sheholli, Këshilltar për media në komunën e Graçanicës ka thënë se lagja “NIC” është në kuadër të kësaj komune. Ai ka treguar se kjo është e ndarë edhe me kufij dhe kjo çështje, sipas tij është e definuar edhe zyrtarisht.

    “Kjo lagje është në kuadër të Komunës së Graçanicës. Të gjithë banorët e kësaj lagje janë banorë të kësaj komune. Pjesë e komunës është pjesa e majtë e kësaj lagje, do të thotë aty është edhe kufiri ndarës me Prishtinën”, ka thënë Sheholli.

    Ai ka treguar se ne lagjen e njohur si "NIC" janë ndërtuar 32 objekte individuale që posedojnë leje ndërtimi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Shpend Ahmeti VV - kandidat për Kryetar të Prishtinës!



    Kryetari i Graçanicës thotë: "Prishtinali jom"



    GazetaExpress E enjte, 18 Dhjetor 2014 20:17
    Shpend Ahmeti ka postuar këngën "Prishtinali" të 2Po2 në bashkëpunim me shumë reperë të tjerë.

    Këtë, Ahmeti e ka bërë pas raportimit të Gazetës Express se ka një vit që ai qeveris me Komunën e Prishtinës, por jeton në Graçanicë.

    Ky veprim është i kundërligjshëm dhe sanksionimi për të është përfundimi i mandatit të kryetarit.

    Këtë për Express e kanë konfirmuar edhe në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Shpend Ahmeti VV - kandidat për Kryetar të Prishtinës!




    Shpendi fsheh marrëdhënien me kompaninë falsifikatore të naftës


    E premte, 19 Dhjetor 2014 07:55
    Një burim i gazetës kanë thënë se Komuna e Prishtinës ka firmosur kontratën për furnizim me naftë dhe derivate të saj me “Petrol Company”, e dhënë kjo që nuk ka qenë e mundur të konfirmohet. Prej një jave ka refuzuar të ofrojë informacione zëdhënësja Mullafazliu, drejtori Nushi e edhe kryetari Ahmeti. Gjatë verës, Komuna kishte shpërblyer me kontratë kompaninë, pavarësisht faktit se atëkohë ajo ishte zënë me gjashtë licenca false.

    Shpend Ahmeti kishte premtuar “transparencë radikale”, por ka dëshmuar “mbyllje totale” sa herë i janë kërkuar informacione për marrëdhënien që Komuna e Prishtinës ka me një kompani nafte me precedentë falsifikimi – “Petrol Company”. Komuna nuk tregon nëse ka firmosur ose jo kontratë me të.

    Prej muajsh, këtë operator ekonomik e ka shpërblyer me tenderin për furnizim me naftë dhe derivate të saj, ndërkaq kontratën kishte planifikuar ta firmoste më 22 gusht.

    Po këtë ditë, Ministria e Tregtisë pati gjetur se e njëjta kompani kishte paraqitur 6 licenca false në një aktivitet tjetër prokurimi. Kjo nuk është konsideruar nga komuna si rrethanë për të mos e lidhur kontratën.

    Një burim i gazetës ka thënë të jetë firmosur kontrata, e dhënë kjo që nuk ka qenë e mundur të konfirmohet. Autoritetet komunale kanë refuzuar t’i japin informacione “Kohës Ditore”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Shpend Ahmeti VV - kandidat për Kryetar të Prishtinës!



    Prokuroria thotë se Shpend Ahmeti po e pengon hetimin e 70 dosjeve të Isa Mustafës


    Mustafës © GazetaExpress Foto: Kushtrim Tërnava



    Visar Duriqi E martë, 30 Dhjetor 2014 16:45
    Prokuroria po heton 70 dosjet që Vetëvendosje i dërgoi te ta kundër administratës së LDK’së dhe Isa Mustafës. Por, në Prokurorinë Speciale thonë se Shpend Ahmeti është duke penguar hetimet. Express sjell detaje nga mënyra e ndërhyrjes së Kryetarit Ahmeti dhe administratës së tij në këto hetime

    Kryetari i Prishtinës nga partia ‘Vetëvendosje” ka disa herë që në paraqitjet e tij publike akuzon Prokurorinë Speciale që po e zvarrit hetimin e lëndëve që janë denoncuar nga administrata e Vetëvendosjes për ish-administratën e Komunës së Prishtinës të LDK’së dhe Isa Mustafës.

    Por, Prokuroria Speciale që po i heton këto lëndë, të njohura si “70 lëndët” e që në fakt janë vetëm dy raste, thotë që Shpend Ahmeti dhe administrata e tij po ndërhyjnë në këto hetime.

    “Në dinamikën e këtij hetimi kanë ndikuar disa rrethana, në mesin e të cilave është ajo se Drejtoria e urbanizmit, ndërtimit dhe mbrojtjes së mjedisit, në Komunën e Prishtinës, gjatë hetimit të këtij rasti ka lëshuar pesë leje ndërtimore, për objektet që vetë i ka denoncuar si të paligjshme”, thuhet në përgjigjet e Prokurorisë Speciale për Express.

    Express kishte raportuar kohë më parë se raste që janë nën hetime janë pajisur me leje nga urbanizmi që drejtohet nga Liburn Aliu- një nga drejtuesit kryesor në Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

    Por, Prokuroria thotë që pos ndërhyrjeve me anë të dhënies së lejeve, në hetime po ndërhyn edhe Shpend Ahmeti me deklarata.

    “Njëherësh PSRK konsideron se deklaratat e kryetarit të Komunës së Prishtinës, ku ai vlerëson punën e PSRK-së për rastin në fjalë, janë të pabazuara dhe për më tepër meqenëse këto deklarata vijnë nga zyrtari, i cili është jashtë sistemit prokurorial, deklaratat e tilla i konsiderojmë si ndërhyrje direket në punën e PSRK-së, e cila në punën e vet është e pavarur”, thuhet në përgjigjet për Express nga Prokuroria Speciale

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka në punë dy lëndë që kanë të bëjnë me Komunën e Prishtinës, njëra ka të bëjë me fushën e ndërtimit të objekteve të paligjshme në këtë komunë dhe tjetra ka të bëjë me lëshimin e lejeve ndërtimore të dyshimta, nga kjo komunë.

    Rasti i parë është në fazën përfundimtare të hetimeve, ndërsa rasti i dytë është në fazën e grumbullimit të provave dhe informatave të nevojshme, thonë në Prokurori për Express.

    Në kuadër të këtyre dy lëndëve janë të përfshira afërsisht 70 dosje të pranuara nga Inspektorati për Ndërtim në Komunën e Prishtinës dhe Drejtoria e Urbanizmit, ndërtimit dhe mbrojtjes së mjedisit, në Komunën e Prishtinës.

    “Lidhur me deklaratat publike të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ankohet në punën e Prokurorisë, duke i quajtur hetimet e vonuara në lidhje me rastin ku po hetohen zyrtarë të kësaj komune, PSRK njofton se lënda që ka të bëjë me ndërtime të paligjshme është në fazën përfundimtare të hetimeve”, thuhet në përgjigjet e Prokurorisë për Express.

    Prokuroria jep edhe dy arsye se si Komuna e Prishtinë po ndikon që të zvarriten këto hetime.

    “Në dinamikën e këtij hetimi kanë ndikuar disa rrethana, në mesin e të cilave është ajo se Drejtoria e urbanizmit, ndërtimit dhe mbrojtjes së mjedisit, në Komunën e Prishtinës, gjatë hetimit të këtij rasti ka lëshuar pesë leje ndërtimore, për objektet që vet i ka denoncuar si të paligjshme. Arsye tjetër që ka ndikuar në dinamikën e hetimit të këtij rasti është mos përmbushja me kohë e kërkesës së PSRK-së, për sigurimin e disa provave nga Sektori i Ndërtimit në Komunën e Prishtinës, respektivisht matjes së dy objekteve që janë të përfshira në hetim”, thotë Prokuroria për Express.

    Për rastin e ndërtimeve të paligjshme në Komunën e Prishtinës PSRK-ja ka filluar hetimin zyrtar, në fillim të muajit prill 2014.

    Meqenëse me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, “afati ligjor për kryerjen e hetimit është dy vite, kryerja e hetimit në një rast kaq voluminoz dhe kompleks në më pak se një vit mund të konsiderohet si sukses i punës së PSRK-së”, thuhet në përgjigjet e prokurorisë për Express.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Shpend Ahmeti VV - kandidat për Kryetar të Prishtinës!



    Shpend, a po të kujtohet ky aksion i Vetëvendosjes? (VIDEO/ FOTO)


    GazetaExpress E martë, 30 Dhjetor 2014 12:16
    Vetëvendosje e kishte kritikuar qeverisjen e LDK’së në kryeqytet për mos-pastrim të borës me një aksion klishe- iu hipën skive. Kryeqyteti nën qeverisjen e tyre, siç raportoi Express është bërë saktësisht një qendër e skijimit. A do të donte Vetëvendosje ta fshinte nga historia këtë aksion?

    Në fillim të viti 2013 partia e Albin Kurtit kishte bërë një nga performancat e tyre klishe- u hipën skive nëpër Prishtinë në shenjë kundërshtimi të Komunës që atëherë drejtohej nga Isa Mustafa i LDK’së që nuk i kishte pastruar rrugët nga bora. E quajtën “Prishtina : Qendër skijimi apo kryeqytet".

    Më pak se dy vite më vonë, kjo parti do të donte ta fshinte nga arkivi këtë aktivitet që e ka të publikuar në facebook’un dhe llogarinë e tyre në youtube.

    Siç raportoi dje Gazeta Express, pjesa më e madhe e rrugëve ët Prishtinës, e sidomos rrugicat, ishin komplet të pa pastruar- ishin bërë për ski. Vende-vende u panë kontraktorë privat të kësaj komune duke shpërndarë kripë me grushte, ose duke larguar borë me mini-bagerë.

    Sikur të mos mjaftonte, zyrtarë informimi të punësuar nga Shpend Ahmeti gjetën kohë që të merren nga Prishtina e bllokuar nga bora me rrugicat e Gjakovës së pa pastruara.

    Nga kjo komunë të hënën nuk pati asnjë kërkimfalje, derisa dita tjetër e gjeti Prishtinën e qeverisur nga Vetëvendosja prapë me rrugë të pa pastruara.

    Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti që dijë të reagoj për çdo kritikë mediale duke e cilësuar si “shpifje”, pas publikimit të dhjetëra fotove për mos-pastrim të borës në Prishtinë nga Express dhe kërkimin e përgjegjësisë penale, nuk publikoi asnjë koment.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Shpend Ahmeti VV - kandidat për Kryetar të Prishtinës!



    LDK akuzon Shpend Ahmetin për blerjen e 200 mijë litrave naftë pa kontratë

    GazetaExpress E mërkurë, 31 Dhjetor 2014 14:11
    Grupi Parlamentar i LDK’së në Komunën e Prishtinës e ka akuzuar Shpend Ahmetin se ka blerë 200 mijë litra naftë pa kontratë dhe duke shkelur ligjin për prokurim publik.

    Sipas LDK’së, Ahmeti ka dëmtuar buxhetin e Komunës për 14 mijë euro.

    LDK ka paralajmëruar se këto gjetje do t’i deponojnë në Prokurorinë e Shtetit për të hetuar gjithë këto keqpërdorime të parasë publike nga Shpend Ahmeti.

    Lexojeni të plotë deklaratën
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Shpend Ahmeti VV - kandidat për Kryetar të Prishtinës!






    Shpendi reklamon kishën pa leje që e ndërtoi Millosheviqi, i injoron xhamitë



    GazetaExpress E mërkurë, 07 Janar 2015 11:02
    “Prishtinaonline.com” është ueb-faqja më e re që Komuna e Prishtinës, e drejtuar nga Shpend Ahmeti e ka dizajnuar. Kjo faqe, që është lëshuar në përdorim para pak orësh,duket se është bërë për t’i informuar qytetarët me aktivitetet e komunës dhe gjëra të tjera që kanë të bëjnë me kryeqytetin

    Në uebin e ri kanë zënë vend të gjitha aktivitetet e Komunës. Në mesin e tyre ndodhet edhe dritarja e galerisë, aty pasqyrohen fotografi të ndryshme te Prishtinës. Nëe mesin e fotografi në tri pamje te ndryshme është dhënë edhe imazhi i kishës ortodokse serbe që gjendet nëe oborrin e Universitetit te Prishtinës.

    Për më tepër kjo kishe është pa leje dhe si e tillë nuk përbën kurrfarë vlerash kulturore as artistike, pasi ishte ndërtuar në kohen e masave të dhunshme serbe të instaluara në Kosovë.

    Në galeri vend gjeti në disa pamje edhe katedralja 'Nena Terezë'. Por, si duket për ketë herë autoritet e Vetëvendosjes kanë harruar te fusin ne galeri edhe ndonjërën nga dhjetar xhamit që ndodhet në Prishtinë.

    Që galeria të duket me estetike në janë futur shumica e projekteve që u realizuan në kohën e Isa Mustafes.

    Në këtë galeri nuk duket asnjë projekt i bërë nga drejtuesit aktuale të komunës së Prishtinës.

    Vlen të përmendet se deklarimet për kishën që është e ndërtuar në oborrin e UP’së ishte deklaruar muaj me parë edhe vetë Shpend Ahemti. Ai pati thënë se kjo kishë është pa leje ndërtimi.

    "Kisha ortodokse ne oborrin e Universitetit është objekt pa leje i ndërtuar para gushtit të vitit 2013. Pas fillimit të procesit të trajtimit të ndërtimeve pa leje, çdo objekt pa leje duhet të aplikojë për legalizim. Më pas Komuna do t'i trajtojë të gjitha këto rast pas rasti sipas specifikave dhe aplikimit", ka shkruar Ahmeti në Facebook.

    Ky është linku i ueb faqës : “Prishtinaonline.com”



    Shiqone se sa here i shkreti patriot e ka fotografue ate kishen e milloshit
    edhe plus ajo siq e dim te gjith eshte e ndertueme pa lejt
    keta jan patriotat e vetfundosjes



    http://prishtinaonline.com/galeria
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Shpend Ahmeti VV - kandidat për Kryetar të Prishtinës!






    Feim Salihu i përgjigjet Shpend Ahmetit: Unë kam fakte, ti ke fjalë!


    Kryeshef Ekzekutiv i Kompanisë “Pastrimi”, Sh.a-Prishtinë përmes një kumtese për shtyp ia tërhequr vërejtjen kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti dhe ekipit të tij që të mos bëjnë shkelje të Ligjit për ndërmarrjet publike. Ai ka adresuar një mori kritikash në adresë të kryetarit Ahmeti dhe ka përmendur sukseset e deritashme të kësaj ndërmarrje.

    “ Duke pasur parasysh veprimet e njëpasnjëshme të Komisionit të Aksionarëve të Komunës së Prishtinës, anëtarit të Bordit të KRM”Pastrimi” Bardhyl Nocit (te emëruar nga KK i Prishtinës) të cilat bien ndesh me ligjin, reagimeve dhe deklaratave të Kryetarit të KK z.Shpend Ahmeti dhe përfaqësuesve të tjerë të Lëvizjës Vetëvendosje .

    Kompania Regjionale e Mbeturinave“Pastrimi” paraqet fakte dhe argumente për opinionin Publik duke u bazuar në gjendjen momentale ekzistuese të Ndërmarrjes.

    Komuna e Prishtinës nuk ka qenë implementuese e ligjit për menaxhim të mbeturinave , me të cilin Komuna obligohet të caktoj tarifat, të gjejë mënyrat e arkëtimit të mjeteve financiare (Rregullorja për menaxhimin e mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës Neni 2. Paragrafi 2.6).

    Komuna e Prishtinës nuk ka caktuar lokacion për deponim të mbetjeve shtazore e cila me ligj nuk i obligohet KRM”Pastrimi”-it nuk ka caktuar lokacion për deponim të mbetjeve inerte e cila i sjell vështirësi Ndërmarrjës “Pastrimi”. Komuna e Prishtinës për vitin 2014 nuk e ka bërë asnjë investim më të vogël në këtë ndërmarrje (0% investim).

    Kryetari i Komunës së Prishtinës z.Shpend Ahmeti që nga ardhja në detyrën e të parit të Kryeqytetit asnjëherë nuk e ka vizituar këtë ndërmarrje dhe as nuk e ka pranuar menaxhmentin e kësaj ndërmarrjeje. Borxhi i cili përmendet nga z.Ahmeti është borxh i trashëguar para vitit 2010 dhe i takon menaxhmentit të kaluar, ky borxh ju ka ngarkuar menaxhmentit të tanishëm të cilët kanë bërë përpjekje të vazhdueshme që ti shlyejnë këto borxhe paraprake.

    Obligimet e KRM “Pastrimi” ndaj deponisë janë në një shumë të vogël. Duke përmendur faktin se para vitit 2010 deponia është paguar ne bazë te inkasimit ( në vitin 2010 ka qenë e paguar 243726.85€ për deponi, kurse në vitin 2014 është paguar 447632.24€, që i bie rritje e pagesave rreth 84%) dhe jo sikurse tani në bazë të tarifave. Vlenë të përmendet fakti se gjatë vitit 2010-2014 kemi pasur rritje të të hyrave vetanake prej 42%, zgjerim të rrjetit të shërbimit për qytetarët, kurse rritje të shpenzimeve vetëm (9% të derivateve) me të cilën vërtetohet se Ndërmarrja ka shënuar suksese.

    Sa i përket punësimit të punëtoreve në këtë ndërmarrje duhet thekesuar se në vitin 2010 kan qenë të punësuar (444) punëtor, kurse deri në vitin 2014(495) punëtor të gjithë kuadro të kualifikuar për vendin përkatës, kjo d.m.th që krahas rritjës së inkasimit, të të hyrave të kompanisë është bërë edhe punësimi i punëtorëve duke përfshirë çdo periudhë kohore dhe jo në kohë të fushatave dhe arsyeve të tjera. KRM “ Pastrimi” mburret që ka arritur që edhe 50 familjeve t’u siguroj një pagë mujore dhe ekzistencë nga një anetar i familjes së tyre i cili është punësuar në KRM “Pastrimi”. Nëse merren parasysh rritja e të hyrave vetanake të shënuara gjatë këtyre viteve atëher lirisht mundë të flasim për suksese të KRM”Pastrimi” dhe jo si dështime siq janë quajtur nga z.Shpend Ahmeti.

    Shërbimi për marrje të mbeturinave gjithmonë është në nivelin e duhur edhe atehër kur kemi pasur mbyllje të deponisë. Kohët e fundit prej vështirësimit të kushteve atemosferike KRM “Pastrimi” ka hasur në vështirësi për kryerje të shërbimeve të marrjës së mbeturinave për shkak të rrugeve të papastruara nga bora, faj ky që nuk i takon “Pastrimit” por, Komunës së Prishtinës. KRM “Pastrimi” nuk ka asnjë tender për pastrim të rrugëve nga bora prandaj nuk mbanë këtë përgjegjësi.

    Pas të gjitha veprimeve të Kryetarit z.Shpend Ahmeti, veprimi i sotëm 15.01.2014 i aksionarit të Komunës së Prishtinës z.Genc Sherifi , Drejtorit të Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës z.Ardian Gashi, z.Alban Krasniqi, Fadil Gashi aksionar i Komunës së Prishtinës dhe Bardhyl Noci Anëtar i Bordit të Drejtorëve të KRM “Pastrimi” zgjedhur nga Komuna e Prishtinës, të cilët kërkuan shkarkimin e Kryeshefit Ekzekutiv z.Feim Salihut, Të gjitha këto janë të pavlefshme dhe në kundërshtim me ligjin mbi Nërmarrjet Publike.

    Anëtari i Bordit i zgjedhur nga Komuna e Prishtinës , z.Bardhyl Noci nuk është kryesues i Bordit Kryesues aktual i Bordit është z.Naser Selmani dhe vetëm Bordi i Drejtorëve ka këtë kompetencë e jo individët e caktuar. Lidhur me zgjedhjën e Kryesuesit, neni 4 i udhëzimit administrativ 03/2009 për mënyrën e përfaqësimit të komunave në Bordet e drejtorëve të ndërmarrjeve publike lokale përcakton se:

    “Bordi emëron Kryesues njërin nga anëtarët e zgjedhur të tij.Anëtarët e Bordit të emëruar nga komunat të cilat kanë në pronësi më shumë se 50% të aksioneve kanë përparësi “.

    Pas gjithë këtyre ndodhive sot me datë 15.01.2015 Aksionarët e Komunës së Prishtinës , së bashku me Anëtarin e Bordit Bardhyl Noci, Alban Krasniqi të cilin e ka përcaktuar Komuna e Prishtinës si ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv, të cilët kërkuan shkarkimin e Kryeshefit Ekzekutiv në menyre jo ligjore, të cilen e kundërshtoi fuqimisht duke u bazuar në Ligjin mbi Ndërmarrjet Publike dhe Udhëzimin Administrativ mbi Ndërmarrjet Publike dhe Interpretimin Ligjor te konfirmuar nga Zyra Ligjore e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.



    Me respekt Feim Salihu, Kryeshef Ekzekutiv i Kompanisë “Pastrimi”, Sh.a-Prishtinë
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Shpend Ahmeti VV - kandidat për Kryetar të Prishtinës!



    Çelaj: VV i gënjeu qytetarët, e ka mbushur Komunën e Prishtinës me militantë të Albinit


    GazetaExpress E shtune, 17 Janar 2015 17:02
    Kryetari i Degës së PDK'së në Prishtinë, Lirak Çelaj ka reaguar ndaj emërimit të Alban Krasniqit, militant i 'Lëvizjes Vetëvendosje" dhe bashkëshorti i deputetes Albulena Haxhiu, si ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv në kompaninë “Pastrimi”.

    Çelaj ka thënë për Express se kjo po dëshmon edhe njëherë se 'Vetëvendosje' vetëm ka mashtruar qytetarët e Prishtinës kur deklaroheshin se nuk do të merreshim me rehatimin e militantëve të tyre por do të merrnin për bazë profesionalizmin. Sipas tij, VV po e mbush komunën e Prishtinës me militant partiak nga e gjithë Kosova.

    "Kjo dëshmon edhe një herë se deklaratat e VV'së se ata kanë koalicion me popullin dhe do të udhëheqin me popullin dhe se nuk do të kenë parasysh militantizmin por profesionalizmin, kanë qenë vetëm një prej gënjeshtrave të 'Vetëvendosjes', sepse jo vetëm në këtë rast por edhe në disa tjera Prishtina është shenduar në një vend ku po grumbullohen të gjithë aktivistet e 'Vetëvendosjes' nga të gjitha Komunat e Kosovës. Duke filluar nga drejtoresha e Arsimit dhe disa drejtore tjerë komunal apo edhe në bordet e ndërmarrjeve tjera, p.sh. në ndërmarrjen 'Banesore' ka hy dikush që është nga Vitia, dhe nuk ka lidhje me atë punë", ka thënë Çelaj.

    Çelaj, ka kujtuar "Lëvizjen Vetëvendosje" për 'zhurmën' e tyre ndaj rehatimit të militantëve nga partitë tjera, dhe thotë se tashmë nuk po vren asnjë dallim tek 'Vetëvendosja'.

    "Nuk janë mbajtur parimet profesionale që kanë deklaruar por thjeshtë militantizmit. Ata kanë bërë shumë zhurmë ndaj subjekteve tjera që po rehatojnë militantet e vetë dhe po shihet se as ata vetë nuk po ndryshojnë nga ky mentalitet", ka shtuar Lirak Çelaj për Express.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Shpend Ahmeti VV - kandidat për Kryetar të Prishtinës!



    Vetëvendosje akomodon bashkëshortin e deputetes Haxhiu në krye të Pastrimit


    GazetaExpress E shtune, 17 Janar 2015 15:30
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ditë më parë ka marrë vendim për shkarkimin nga puna të drejtorit të kompanisë “Pastrimi”, Feim Salihu. Ahmeti ka theksuar se vendimi i tij është valid.

    E pas kësaj kryeshefi i kompanisë “Pastrimi”, Feim Salihu ka reguar përmes një komunikate për shtyp ku ka theksuar se pas të gjitha veprimeve të kryetarit Shpend Ahmeti, veprimi i aksionarit të Komunës së Prishtinës Genc Sherifi , Drejtorit të Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës z. Ardian Gashi, Alban Krasniqi, Fadil Gashi aksionar i Komunës së Prishtinës dhe Bardhyl Noci ,anëtar i Bordit të Drejtorëve të KRM “Pastrimi” zgjedhur nga Komuna e Prishtinës, të cilët kërkuan shkarkimin e Kryeshefit Ekzekutiv Feim Salihut, janë të pavlefshme dhe në kundërshtim me ligjin mbi Ndërmarrjet Publike.

    E menjëherë pas kësaj Alban Krasniqi i cili ishte kandidat për kryetar të komunës së Malishevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, një herësh edhe bashkëshorti i deputetes së VV-së Albulena Haxhiut është emëruar si ushtrues detyre i Kryeshefit Ekzekutiv në kompaninë “Pastrimi”.

    Zëdhënësja në komunë e Prishtinës, Miranda Mullafazliu ka thënë për Indeksonline, se Krasniqi është emëruar në këtë pozitë nga bordi i kompanisë “Pastrimi”.

    “Alban Krasniqi është emëruar ushtrues detyre prej bordit të kompanisë “Pastrimi”, ka thënë Mullafazliu.

    Kryeshefi Feim Salihu e ka mohuar që Alban Krasniqi të jetë zgjedhur në këtë pozitë nga bordi i kompanisë “Pastrimi”.

    “Bordi nuk e ka zgjedhur. Me datë 23 të këtij muaji do të kemi një mbledhje të rregullt ku do të vendoset çdo gjë. Unë e di që Naser Selmani është kryetar i bordit. Këto kontabandime që po bëhen për zgjedhjen e tij si drejtor unë nuk i njohë. Le të mblidhet bordi dhe të diskutohet nëse mua më thonë shko unë nesër e lë pozitën time”, ka thënë Salihu.

    E zgjedhja e drejtorit të ri sipas Mullafazliut pritet të bëhet pas hapjes së konkursit nga bordi i kompanisë. /indeksonline
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •