Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 50
  1. #31

    Për: Shpend Ahmeti VV - kandidat për Kryetar të Prishtinës!


    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Shpend Ahmeti VV - kandidat për Kryetar të Prishtinës!





    Shpend Ahmeti na del me shtëpi luksoze


    17.12.2014 15:50

    Shpend Ahmeti na del me shtëpi luksoze

    Agjencia Anti-Korrupsion (AKK) ka nisur hetimet rreth kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit për të cilin dyshohet se ka fshehur shtëpinë e tij luksoze në lagjen “ Nic”. Kryetari i Prishtinës me këtë pozitë, kishte ardhur me premtimin për transparencë, mirëpo doli se ka fshehur në formularin e pasurisë, shtëpinë e tij luksoze.

    Ky dyshim ka çuar atë në proceduara tek Anti-korrupsioni, përderisa tashmë fshehja dhe mos deklarimi i pasurisë është vepër penale.

    Agjencia kundër Korrupsion (AKK) ka publikuar se Shpend Ahmeti ka një shtëpi luksoze në Lagjen “Nic” të Prishtinës, shtëpi kjo të cilën nuk e ka deklaruar në formularin e pasurisë,

    Drejtori i kësaj agjencie Hasan Preteni ka konfirmuar se së shpejti do të nisen procedurat ligjore kundër Kryetarit Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje.

    “Ne qysh sot, jemi interesuar për këtë çështje, dhe njëherësh jemi duke e trajtuar komfor legjislacionit në fuqi” , tha Preteni./BS
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Shpend Ahmeti VV - kandidat për Kryetar të Prishtinës!




    Kryeministrit Mustafa: Sekserët e VV-së po ndërmjetësojnë për leje ndërtimi




    nga Gazeta Tribuna - December 17, 2014 10:44 AM


    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk ka bërë koalicion me PDK’në pasi është frikësuar nga burgu, siç po akuzohet nga lideri i VV-së Albin Kurti.

    “Mund të ju them se asnjë frikë nuk e kam as nga burgu e as nga ato raste që përmend Kurti. Ata zhvillojnë fushate me dosje, thonë se kanë veguar 70 dosje. Kryetarët e komunave nga LDK’ja kanë mundur t’i dërgojnë nga 170 dosje për kryetaret e mëhershëm, të cilët kanë qenë. Ne s’jemi marrë me ato punë, sepse janë në kompetenca të organeve të drejtësisë”, ka thënë Mustafa.

    Ai tutje ka thënë se krejt punët e veta i di mirë, dhe sipas tij jo 70 por 700 lënde nëse i dërgojnë Shpend Ahmeti e Albin Kurti do të jetë i sigurt për punën e bërë.

    Mustafa ka thënë se për lendet që ata kanë dërguar në Prokurori kanë lëshuar vetë leje, që sipas Mustafës është totalisht shkelje e ligjit.

    “….nëse një lëndë e konteston dhe e dërgon në Prokurori mandej ti s’mund të ndryshosh atë lëndë, përderisa Prokuroria të mos e japë verdiktin e fundit. Pra problemi është aty brenda, prandaj edhe Kurti edhe Ahmeti duhet të shohin se kush po nderon pa leje në Prishtinë, kush po nderon në pronë publike, kush po lëshon leje dhe si po lëshohen ato, kush janë sekserët që i bëjnë ndërmjetësimet për lëshimet e lejeve, sepse qytetarët po flasin”, ka thënë Mustafa./Express/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Shpend Ahmeti VV - kandidat për Kryetar të Prishtinës!

    Dyfytyrësia e Shpend Ahmetit | Shtëpinë e tij e dekoroi, por jo edhe Prishtinën (FOTO)




    GazetaExpress E martë, 16 Dhjetor 2014 18:08
    Shtëpia e Shpend Ahmetit në lagjen NIC të Prishtinës është dekoruar për festat e fundvitit, ashtu sikurse çdo shtëpi tjetër në këtë lagje luksoze., ndërkohë që ai refuzon ta dekorojë edhe sheshet e qytetit.


    Fotografi i Gazetës Express ishte sonte tek shtëpia e Kryetarit të Prishtinës dhe sjell këto fotografi.

    Megjithëse shtëpinë e tij e ka dekoruar, Ahmeti ka vendosur ta lërë Prishtinën në një atmosferë depresive – ndryshe nga çdo qytet tjetër evropian. Kjo duket se është bërë qëllimisht nga Ahmeti, i cili, ashtu sikurse edhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje mbajnë lidhje me grupe radikale ekstremiste islamike.

    Te dekoruar jane edhe shtepite tjera te lagjes.



    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Shpend Ahmeti VV - kandidat për Kryetar të Prishtinës!



    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Shpend Ahmeti VV - kandidat për Kryetar të Prishtinës!

    "​Kurrizi” dikur pika e preferuar e kryeqytetit, tash një shëmti




    "​Kurrizi” dikur pika e preferuar e kryeqytetit, tash një shëmti

    Ajo që dikur njihej si pjesa më moderne e kryeqytetit të Kosovës, plateja mbi “Kurriz”, në lagjen “Dardania” ka kohë që është shkatërruar. Aq më keq, sipas banorëve të lagjes, për rikthimin e madhështisë së saj nuk kujdeset askush.
    Në këtë plate bien në sy pllaka të shkëputura dhe të thyera e të shkapërderdhura gjithandej. Pjesët e saj, si poshtë platesë ashtu edhe mbi të, janë të dëmtuara skajshëm.

    “Ajo që dikur vlerësohej si pjesa që i ka ngjasuar lagjeve të Perëndimit, tashti është lënë në harresë”, ka thënë Florim Bislimi, nga lagjja “Kodra e Diellit”, i cili i kishte kaluar të pesëdhjetat dhe i cili theksonte se pjesën më të mirë të rinisë e ka kaluar në këtë pjesë të qytetit. Sipas tij, për një kohë të gjatë, “Kurrizi” i lagjes “Dardania” ishte bërë vendtakim i të rinjve

    “Kjo pjesë ishte bërë simbol i bukurisë prishtinase, ishte bërë busull e kryeqytetit. Prandaj, lënia anash në këtë mënyrë s’është tjetër pos paraqitje e shpirtit të ftohtë të udhëheqësve të Prishtinës, qysh nga paslufta e këndej”, ka thënë ai.

    I ndërtuar midis viteve 70 e 80, “Kurrizi” është rinovuar shkarazi pas përfundimit të luftës, porse nuk i është dhënë dora e merituar.

    Lokalet poshtë platesë kanë probleme sa herë që bie shi. Mirëpo, drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi, ka thënë se në muajin shtator do të fillojnë punimet për t’u rregulluar ajo pjesë e lagjes. Durmishi ka thënë se tani është faza kur do të përzgjidhet projektuesi, e pas një debati publik me qytetarë do të bëhet edhe hapja e tenderit e më pas rregullimi i platesë.

    “Tani për tani është faza e tenderimit të projektuesit dhe nuk e di saktë sa mund të zgjasë por besoj se kjo fazë do të përfundojë për një muaj, pastaj edhe tenderi për ndërtuesin do të zgjasë diku rreth 1 muaj dhe po besojmë që në shtator të fillojnë punimet”, ka thënë Durmishi.

    Mjellma Muçolli, e cila ka një lokal të vogël poshtë platesë, ka thënë se këtë vit lokali i saj është dëmtuar shumë nga reshjet.

    “Viti ishte i mbushur me reshje të shiut dhe më ka dëmtuar mjaft. Institucionet s’është dashur të lejojnë të shkatërrohet ‘Kurrizi’- simboli i bukurisë së kryeqyteti”, ka theksuar ajo duke u shprehur e kënaqur që më në fund komuna paska shfaqur interesim për këtë pjesë të qytetit. Kritikat për dëmtimin e “Kurrizit” i janë adresuar edhe qytetarëve.

    ------------------------------------------

    nuk ka lek sepse ju kan nevoit per shtepin super-luksoze qe e ka ble shpendi i vetfundosjes
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Shpend Ahmeti VV - kandidat për Kryetar të Prishtinës!




    Ja gjendja e shkallëve përballë Komunës së Prishtinës (Foto)
    Publikuar: E marte 4 Nëntore 2014, 18:14 0
    Komuna e Prishtinës edhe pse ka paraparë rregullimin e shumë projekteve në infrastrukturën rrugore dhe atë përcjellëse në lagje të ndryshme të kryeqytetit, siç duke ka harruar të kujdeset për 'oborrin' e vet.
    Hapësira në mes Kuvendit të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës, është e dhimbshme për tu parë. Shkallët në këtë pjesë janë tërësisht të shkatërruara dhe pengojnë lëvizjen normale të qytetarëve.
    Por, edhe pse i kanë përballë dhe kalojnë çdo ditë andej, zyrtarëve komunal siç duket kjo gjë nuk iu bën përshtypje.
    Megjithatë, janë qytetarët ata të cilët kalojnë çdo ditë në këtë hapësirë që shprehin dëshpërimin e tyre se si kjo pjesë në qendër të Prishtinës vazhdon të mos ketë përkujdesje.
    Endrit Kastrati qytetar nga Prishtina ka thënë se ai shpesh kalon në këtë pjesë dhe është dëshpëruese se si askush nuk merret me rregullimin e tyre. "Vërtetë është e dhimbshme se si këto shkallë gjinden në këtë gjendje. Kjo tregon pasqyrën e qytetit, pasi kjo hapësirë është në qendër. Megjithatë, shpresojmë që Komuna do të merr masa dhe do t'i rregullojë sa më parë në mënyrë që edhe qytetarët të ecin lirshëm", ka thënë Kastrati.
    Mbesim me shpresë, se Komuna do të ndërmarrë masa sa më shpejt për të rregulluar këto shkallë, në mënyrë që qytetarët të mos hasin në vështirësi, duke ditur se edhe stina e dimrit po vije dhe kalimi do të bëhej edhe më i vështirë. (Kosova Sot)
    -----------------------------------------------


    ma mire shtepi per veti se per qytetaret ky eshte shpendi i vetfundosjes
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Shpend Ahmeti VV - kandidat për Kryetar të Prishtinës!



    Jeta Xharra pyet Dardan Sejdiun: Pse krejt po e braktisin Shpendin?


    GazetaExpress E premte, 11 Korrik 2014 16:26
    Dardan Sejdiu tashmë e ka braktisur postin e Nënkryetarit të Komunës për atë të deputetit të Kuvendit të Kosovës. Ngjashëm si ai kanë vepruar edhe të paktën tre drejtorë tjerë të Komunës së Prishtinës.

    Kjo situatë, natyrshëm, ka shtruar dilemën se çfarë po ndodh në komunë, dhe pse krejt po e braktisin Shpend Ahmetin. Mos vallë ai s’po udhëheq mirë? Apo ndoshta ata e kanë parë se nuk mund t’i mbajnë premtimet?

    Pyetje të ngjashme ka shtruar edhe gazetarja Jeta Xharra në profilin e Dardan Sejdiut në Facebook, por s’ka marrë përgjigje.

    “Çka o tu ndodh që krejt ju kolegët ma të afërt të Shpendit pe lshoni komunën? A shumë v'shtir me kry punë në komunë a?”, ka pyetur ajo.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Shpend Ahmeti VV - kandidat për Kryetar të Prishtinës!

    Ky bërllok është midis kryeqytetit (Foto)
    GazetaExpress E diel, 13 Korrik 2014 13:46
    Bërlloku ende është prezentë në rrugët e Prishtinës. Atë s’po mund ta largoj askush. Për eliminimin e tij janë investuar miliona euro, janë vendosur edhe kontinjer nëntokësor por gjendja vazhdon të mbetet e njëjtë.

    Këtë pamje të shëmtuar të kryeqytetit s’po mund ta rregulloj as Shpend Ahmeti.

    Express gjatë ditës se djeshme i ka bërë disa fotografi ky shihet bërllok afër dhe mbi kontinjer. Pos bërllokut edhe gjendja e kontinjerve nuk është e mirë. Aty kundërmon edhe era.





    Foto shënim | Ku ndodhet metropoli i Shpend Ahmetit?!
    16:46 | 15.09.2014




    Një fotografi e rrallë për metropolet, por jo edhe për Prishtinën. E atillë do të duhej të ishte edhe Prishtina, metropol, pa pamje të tilla - por bërllokun ku ta çojmë?!

    Në fakt, sot, me këto arritje teknologjike, të thuash pamje, s’është se thua një fakt – se pamjet edhe mund të sajohen me Photoshop, por këtu bëhet fjalë për një stok real mbeturinash, i cili, për më shumë se kundërmon erë të rëndë edhe lëshon lëngje helmuese nga mbeturinat të cilat rrjedhin në asfalt dhe vazhdojnë të prodhojnë erë të keqe edhe pasi kontejnerët të zbrazen.

    Qytetarët shpejtojnë e ndalojnë frymëmarrjen ose mbyllin hundën me dorë kur kalojnë pranë tyre, e të komentosh për infeksione a sëmundje, kjo veç është e tepërt – të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë!

    Harruam të flasim për Shpendin!

    Ai me gjasë jeton diku në metropol, mbase të sajuar, siç përmendëm se mund të sajohen pamjet! Ai, mbase do të ketë sajuar një metropol diku në studiot e Fisnik Ismajlit, por në realitet, Prishtina është tjetër – aty s’bën punë Adobe Photoshopi, madje as Adobe Ilustratori apo Adobe After Effecti!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Shpend Ahmeti VV - kandidat për Kryetar të Prishtinës!

    Dështimi spektakular i “Treshi Përsheshit” të Komunës, madje as pishinën nuk mundën ta funksionalizojnë (Foto)














    GazetaExpress E mërkurë, 09 Korrik 2014 15:33
    “Treshi Përsheshi” janë shumë të zëshëm kur vjen puna te premtimet apo aktivitetet në Facebook. Por, kur nisin të bëjnë ndonjë punë ata thjeshtë dështojnë. Madje për mosfunksionalizimin e pishinës së Gërmisë - që iu duhet qytetarëve në këto ditë të nxehta - ata nuk japin as përgjigje.

    Parku i Gërmisë dhe Pishina e Gërmisë janë ndër atraksionet e pakta që natyra u ka ofruar qytetarëve të Prishtinës. Si i tillë, ky lokacion shënon numër të madh të vizitorëve, të cilët e shfrytëzojnë Gërminë për t’u larguar nga përditshmëria.

    Përkundër kësaj, kjo sezonë verore, edhe pse me temperatura tropikale e gjen Prishtinën pa pishinë. Kjo për arsye të rregullimit të saj, punimet e të cilit kanë filluar rreth një vit më parë. Vitin e kaluar ishte njoftuar nga zyrtarët komunalë dhe vetë kompania, “Arda Rei,” e cila e kishte fituar tenderin për rregullimin e pishinës së Gërmisë, se punimet do të fillonin në gusht 2013, menjëherë pasi që të mbyllej sezoni veror, edhe pse kompania punë-kryese ishte zgjedhur në janarin e atij viti. Punimet kanë filluar, por rrjedha e ngadalshme e tyre i ka privuar qytetarët e Prishtinës nga shfrytëzimi i saj këtë verë.

    Gazeta Express ka provuar të kontaktojë me zyrtarët e Komunës së Prishtinës, për të marrë një sqarim më të zgjeruar lidhur me punimet në pishinë, dhe kohën e funksionalizimit të saj, mirëpo ata nuk u janë përgjigjur pyetjeve të gazetës, që me udhëzimet e vetë Zyrës për Informim janë dërguar te Blerta Zeqiri – Drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës.

    Gjithashtu, Express ka provuar të kontaktojë me kompaninë kryese të punimeve, “Arda Rei,” për të marrë vesh për planin dhe rrjedhën e punimeve, mirëpo as ata nuk i janë përgjigjur thirrjeve.

    Përveç problemit të funksionalizimit, ende nuk është e qartë se prej nga do të furnizohet me ujë kjo pishinë. Deri në sezonin e kaluar, pishina është furnizuar me ujë nga ujësjellësi, mirëpo me urdhëresën për kufizimin e mënyrave të shfrytëzimit të ujit të pijshëm, e cila pati hyrë në fuqi në janar të këtij viti, nuk lejohet një gjë e tillë, ani pse tashmë gjendja e furnizimit me ujë është përmirësuar.

    E qytetarëve të Prishtinës s’ju mbetet gjë tjetër veçse të freskohen në pishina të tjera, me çmime më të larta. Fëmijët në anën tjetër, kanë filluar t’i përdorin fontanat e cekëta të qytetit për t’u freskuar, të cilat, siç ju kemi informuar më herët, paraqesin rrezik për ndonjë infektim të mundshëm, e edhe lëndime fizike pasi që këto fontana nuk janë të ndërtuara për qëllime të tilla. Almira Sylaj
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •